Aleksander Čeferin Archives - Albeu.com

Mbledhja e Komitetit të UEFA-s në Tiranë, Ceferin letër Dukës, vlerëson organizimin dhe mikpritjen nga FSHF
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i ka dërguar një letër falenderimi presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas organizimit për herë të parë të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla që u zhvilluan këtë javë në Tiranë.

“Më lejoni të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin perfekt gjatë mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe Festivalit të Futbollit në Shkolla këtë javë në Tiranë. Ishte një kënaqësi e vërtetë për UEFA-n të bashkëpunonte me Federatën tuaj – jo vetëm për të çuar përpara qëllimet tona të përbashkëta në zhvillimin e futbollit, por edhe për të përjetuar shpirtin e vërtetë të Tiranës”, shkruan presidenti Čeferin.

Ai thekson se energjia e kryeqytetit shqiptar, mikpritja dhe organizimi i detajuar lanë mbresa të mëdha tek të gjithë pjesëmarrësit.

“Energjia e gjallë e qytetit, historia e pasur dhe fryma mikpritëse lanë një përshtypje të pashlyeshme tek anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, ambasadorët dhe drejtuesit e lartë. Përkushtimi juaj personal ishte i dukshëm në çdo detaj dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht për angazhimin tuaj të palodhur”, vijon letra.

Në mënyrë të veçantë, presidenti i UEFA-s, vlerëson edhe përfshirjen e fëmijëve dhe shkollave në Festivalin e Futbollit në Shkolla, duke e cilësuar atë si një moment unik dhe frymëzues: “Përfshirja e shkollave lokale dhe stafit tuaj në festival ishte shembullore, plot gëzim, krenari dhe një dashuri të thellë për lojën. Ishte më shumë se një ngjarje; ishte një festë e komunitetit dhe e kulturës”, shkruan Čeferin.

Letra mbyllet me një falënderim të ngrohtë për presidentin Duka dhe mikpritjen shqiptare.

“Faleminderit, Armand! Tirana na hapi zemrën dhe ne do ta mbajmë këtë ngrohtësi me vete”.

Në datën 11 shtator u mbajt për herë të parë në Tiranë mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, e cila solli në vendin tonë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Kreu i UEFA-s, Aleksandër Ceferin dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që e shoqëronin, u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryeministri Edi Rama.

The post Mbledhja e Komitetit të UEFA-s në Tiranë, Ceferin letër Dukës, vlerëson organizimin dhe mikpritjen nga FSHF appeared first on Albeu.com.

Në shenjë proteste ndaj Ceferin, Boban jep dorëheqjen nga posti i UEFA-s
Veterani i Milanit dhe Kroacisë, Zvonimir Boban, ka dhënë dorëheqjen si shef i futbollit të UEFA-s , në shenjë proteste ndaj një plani të diskutueshëm që u shty nga presidenti i konfederatës europiane, Aleksandar Ceferin, për ta mbajtur atë në detyrë deri në vitin 2031.

Ceferin u zgjodh fillimisht shef i UEFA-s në vitin 2016 dhe një vit më vonë solli një sërë reformash në qeverisjen e futbollit si pjesë e një përpjekjeje për të kapërcyer një seri skandalesh që e kanë pllakosur atë në vitet e mëparshme. Një nga ato reforma ishte kufiri prej tre mandatesh për të gjitha postet e larta, përfshirë edhe të tijat.

Por, siç u konfirmua në mbledhjen e komitetit ekzekutiv të UEFA-s në Hamburg muajin e kaluar, ndërkombëtari slloven beson se termat që kanë filluar para vitit 2017 nuk duhet të llogariten në kufi, dhe është pikërisht ky ndryshim që do t’i lejojë atij të rinovojë mandatin e tij deri në vitin 2031 .

Ky vendim i veçantë shkaktoi reagime që në fillim, me arkëtarin e UEFA-s, David Gill, i cili shprehu kundërshtimin e tij, duke theksuar se nuk ishte në përputhje me frymën e rregullave të reja, me Bobanin që ishte zyrtari i dytë i profilit të lartë që doli kundër tij, madje duke paraqitur dorëheqjen e tij.

“Pavarësisht se kam shprehur shqetësimin tim më të thellë dhe mosmiratimin total, presidenti i UEFA-s nuk sheh ndonjë problem ligjor me ndryshimet e propozuara, e lëre më ato morale apo etike. Ironia është se ishte vetë presidenti i UEFA-s që propozoi dhe nisi një sërë reformash në vitin 2017, të cilat u prezantuan për të parandaluar një eventualitet të tillë.

Këto rregulla u krijuan për të mbrojtur UEFA-n dhe futbollin evropian nga ‘qeverisja e keqe’ që për vite me radhë ka qenë fatkeqësisht ‘mënyra e funksionimit’ e asaj që shpesh quhet ‘sistemi i vjetër’ i qeverisjes së futbollit”, tha ai në një deklaratë për mediat kroate ‘Telegram . hr’ Boban dhe vazhdoi në të njëjtën mënyrë.

“Reformat ishin për nder të futbollit dhe presidentit të UEFA-s. Megjithatë, largimi i tij nga këto vlera është i pakuptueshëm. Do të ishte kundër të gjitha parimeve dhe vlerave që unë mbroj nëse do të mbështesja në mënyrë implicite ndryshimin e rregulloreve. Nuk po përpiqem të jem një lloj heroi dhe e di mirë se shumë njerëz kanë të njëjtin mendim si unë – ndoshta naiv, por sigurisht i saktë.

Gjatë gjithë këtyre viteve kam pasur një bashkëpunim të përsosur me Aleksandrin dhe kolegët e mi në UEFA , i falenderoj dhe i uroj më të mirat. Më vjen keq dhe jam shumë i trishtuar, por po largohem nga UEFA .”

Nëse, megjithatë, ajo që pretendon Boban është e vërtetë atëherë plani i Ceferin është në rrezik pasi çdo ndryshim në rregullore do të duhej të ratifikohej nga shumica e 55 shoqatave-anëtare të UEFA-s në konferencën e tyre vjetore në Paris më 8 shkurt.

Por ajo që është më e keqja për presidentin aktual të UEFA-s është fakti se ky reagim dhe sulm erdhi nga një njeri që konsiderohej si një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. /abcnews.al

The post Në shenjë proteste ndaj Ceferin, Boban jep dorëheqjen nga posti i UEFA-s appeared first on Albeu.com.

“Lojtarët që bashkohen me klubet saudite për të nxitur ndryshimin është një shaka”, Ceferin ‘godet’ Ronaldon dhe të tjerët
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur për futbollin në Arabinë Saudite, duke ‘goditur’ me deklarata disa nga lojtarët që kanë zgjedhur si destinacion Superligën e tyre.

Superliga e Arabisë Saudite ka pak më shumë se një vit që ka filluar të jetë shumë e diskutueshme, sidomos pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Manchester Unitedi janarin e kaluar.

Pas Ronaldos, kampionati elitar saudit transferoi emra tjerë të mëdhenj si Karim Benzema, N’Golo Kante, Marcelo Brozovic, Neymar Jr, Riyad Mahrez, Roberto Firmino dhe shumë të tjerë.

Transferimi i tyre ndodhi për kontrata marramendëse, por disa nga ta kanë deklaruar se kanë shkuar për ta bërë ndryshimin dhe për të ndihmuar ligën të rritet dhe të bëhet konkurruese, po aq sa kampionatet elitare evropine.

Megjithatë, Ceferin është përkujdesur t’i godasë këta lojtarë, duke thënë se nuk shqetësohet me transferimin e yjeve atje.

“Nuk jam aspak i shqetësuar. Sepse futbolli evropian ka rrënjë kaq të forta. Kjo është pjesë e kulturës, e historisë sonë. Ju nuk mund ta blini këtë. Ti nuk mundesh ta blesh me para”, ka thënë fillimisht Ceferin për The Telegraph.

“Ata shkojnë sepse kontratat janë të mëdha. Dhe unë nuk i fajësoj ata për këtë. Nëse janë afër fundit të karrierës së tyre, ndoshta është një aventurë e re dhe ju fitoni shumë para. Nuk dua t’i fajësoj ata apo diçka të tillë”.

“Por, të thuash se po shkon diku për të ndihmuar, është pak a shumë një shaka”, përfundoi i pari i UEFA-s. /Telegrafi/

The post “Lojtarët që bashkohen me klubet saudite për të nxitur ndryshimin është një shaka”, Ceferin ‘godet’ Ronaldon dhe të tjerët appeared first on Albeu.com.

Futbolli rus sërish jashtë Evropës, UEFA nuk fal vendimet e Rusisë
Ekipet ruse mbesin sërish jashtë Evropës. Ky është vendimi që Presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin ka marrë ditën sotme, vendim ky që është bazuar në ecurinë e sulmeve që Rusia po kryen mbi Ukrainën, sulme këto që kanë nisur në shkurt të vitit 2022.

Sipas asaj çka raportojnë mediat, UEFA ka vendosur që dënimi nuk ka gjasa të hiqet derisa situata të zgjidhet, me Federatën Ruse të Futbollit dhe UEFA-n, që ditën sotme duhej të  diskutonin mundësinë e kthimit të ekipeve ruse në ndeshjet ndërkombëtare.

Kujtojmë se më 28 shkurt 2022, UEFA dhe FIFA pezulluan klubet dhe ekipet ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare. /albeu.com

The post Futbolli rus sërish jashtë Evropës, UEFA nuk fal vendimet e Rusisë appeared first on Albeu.com.

Presidenti i UEFA-s letër në drejtim të Dukës: Organizim i përsosur, kjo ishte prova e fundit për Tiranën
25 maj do të mbahet mend gjatë nga të gjithë shqiptarët por edhe nga tifozët e ekipit të Romës.

Shqiptarët do ta mbajnë mend këtë datë pasi për herë të parë në histori, UEFA aplikon mundësinë që një finale të një kompeticioni evropian të mbahet në Tiranë. Ky ka qenë një privilegj shumë i madh për shtetin tonë, ku e gjithë bota e sportit i kishin sytë nga ne.

Finalja e Conference League midis Roma-Feyenoord, u luajt më datë 25 maj, ora 21:00 dhe stadiumi ishte sigurisht, “Air Albania”. Emra të njohur mbërritën në Tiranë ku të cilët prekën dhe ambientet e brendshme të stadiumit si Totti, Mourinho, Abraham, Zaniolo, Ceferin etj.

Për Romën do të mbahet mend kjo datë pasi ata fituan trofeun e pare evropian të organizuar nga UEFA, por gjithashtu ekipi i parë që fiton trofeun e Conference League.

Organizimi i këtij eventi madhështor përfundoi me sukses. Çdo gjë shkoi me sukses dhe sipas planit, duke marrë vlerësimet më të larta edhe nga vetë qeveria e futbollit evropian.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin i ka dërguar një letër falënderimi Presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh të gjitha urimet dhe falënderimet për organizimin me sukses të këtij eventi./ h.ll/albeu.com

Më poshtë, edhe letra e plotë e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin drejtuar Presidentit të FSHF-së, Armand Duka:

I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit për pritjen e finales së edicionit të parë të UEFA Conference League në Tiranë. Dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe juve për organizimin me sukses të një eventi kaq prestigjioz dhe sfidues. Nuk do t’i harroj kurrë emocionet e tifozëve kur në fushën e stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë zbritën lojtarët e Romës dhe Feyenoord. Një valë kaq unike, elektrizuese e energjisë pozitive që u dha zemër të gjithëve, edhe atyre me më përvojë.

Kjo ishte prova e fundit që Tirana ishte zgjedhja e duhur për këtë rast historik. Një qytet tërheqës kulturalisht, modern, shumë mikpritës për gjithkënd ishte vendi i përsosur për finalen inaguruese të një kompeticioni ndërkombëtar të shumëpritur.

Më qartë, ju falënderoj i dashur Armand për mbështetjen tuaj të pakushtëzuar në muajt përpara turneut. Uroj që ju dhe Federata Shqiptare e Futbollit të ruani të njëjtën energji dhe pasion në të ardhmen. Shpresoj që kjo finale do të jetë një ngjarje historike për Shqipërinë dhe rritjen e futbollit në vendin tuaj.

Sinqerisht,

Aleksander Ceferin

The post Presidenti i UEFA-s letër në drejtim të Dukës: Organizim i përsosur, kjo ishte prova e fundit për Tiranën appeared first on Albeu.com.

Bashkë me Lindën dhe Zahon, Rama në Paris për të parë “Champions League”
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Parisit për të parë finalen e madhe të Champions League.

Rama ka qenë bashkë me djalin dhe gruan e tij në këtë vizitë në kryeqytetin francez.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Komunikimit në qeverinë e Edi Ramës, Endri Fuga.

Fuga bën me dije se Rama nuk është nisur në Paris me asnjë grup biznesmenësh siç u raportua fillimisht për Dosja.al, por shoqërohet nga Linda dhe Zaho Rama.

Ndërsa ftesën për të marrë pjesë, e ka nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin. Po ashtu, Fuga bën me dije se të gjitha shpenzimet, edhe kostot e fluturimit me linjën “Transavia” janë mbuluar gjithashtu nga Čeferin.

“Kryeministri nuk eshte nisur ne Paris me asnje grup biznesmenesh, por ka udhetuar sot me linjen Transavia me gruan dhe djalin, me ftese te Presidentit te UEFA-s dhe me te gjitha shpenzimet e mbuluara nga UEFA”, është shprehur Fuga.

Čeferin ishte i ftuar në Shqipëri pak ditë më parë, ku nga “Air Albania”, ndoqi finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoordit. Mesa duket i ka kthyer “nderin” Ramës, duke e ftuar në Paris për të parë nesër nga afër ndeshjen mes Real Madrid dhe Liverpoolit.

The post Bashkë me Lindën dhe Zahon, Rama në Paris për të parë “Champions League” appeared first on Albeu.com.