alebu Archives - Albeu.com

Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkan varet nga të gjitha palët, palët të zgjedhin diplomacinë në vend të konfliktit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua të mërkurën në Shkup me drejtuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, anëtare të Aleancës, për të diskutuar mbi çështjet e sigurisë në rajon e më gjerë; luftën që po vazhdon në Ukrainë si dhe konfliktin në Lindjen e Mesme, por dhe mbi tema të tjera.

Zoti Stoltenberg tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është me rëndësi strategjike për NATO-n dhe sipas tij ka arsye për shqetësim.

“Ne shohim kërcënime për ndarje në Bosnjë-Hercegovinë, një situatë të brishtë të sigurisë në Kosovë dhe ngecje të bisedimeve midis Beogradit dhe Prishtinës. Mbi të gjitha, shtetet autoritare, siç është Rusia synojnë të minojë demokracitë tona”, tha shefi i NATO-s.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe kaosit”, theksoi më tej ai.

“Riagazhimi në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja është thelbësor për rrugën e Beogradit dhe Prishtinës drejt paqes dhe mirëqenies. Propozimi i fundit për Asociacionin e Komunave me Shumicsë Serbe mund të jetë një hap i rëndësishëm përpara. Është koha që të shmangen konfliktet që kanë zgjatur shumë kohë”, tha zoti Stoltenberg.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka propozuar një format të një samiti të NATO-s me Ballkanin Perëndimor, ku do të jenë të pranishme jo vetëm anëtaret e Aleancës por edhe vendet partnere të saj.

Ai në konferencën e përbashkët të shtypit më shumë foli për Kosovën, ndërsa sulmin e fundit në veriun e saj e konsideroi si një paralajmërim dhe jo një ngjarje sporadike.

Kryeminisrti Rama theksoi dhe synimet për shpejtimin e procedurave rreth ndërtimit të bazës së NATO-s në Porto Romano, sepse kjo do të ishte e rëndësishme sipas tij, për vlerën strategjike jo vetëm për Shqipërinë por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitonte një qasje të shpejtë në këtë anë të Evropës për qëllimet e mbrojtjes së përbashkët.

Ai, ndërkohë bëri me dije se vendi i tij ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 qëllimin e financimit të mbrojtjes me 2 përqind, siç e kërkon NATO-ja, për të qenë në frontin e vendeve të Aleancës në të gjitha sfidat e përbashkëta.

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve për dëbimin e një diplomati kroat nga Serbia tha se kjo duket të jetë pjesë e fushatës parazgjedhore në vendin fqinj. “Mirë që ka zgjedhje në Serbi”, komentoi ai.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se qëndrueshmëria dhe siguria që ofron NATO-ja për vendin e tij dhe rajonin sjell edhe mirëqenie ekonomike, investitorë evropianë dhe amerikanë dhe standarde më të mira për qytetarët.

“Maqedonia e Veriut dhe vendet e rajonit meritojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ai, ndërsa shtoi se vendi ka kapacitet për t’i bërë ballë ndikimit rus dhe synimeve keqdashëse, ndërsa vendin e tij e shikon si një faktor stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Kryeministri malazez Milojko Spajiç theksoi përkushtimin e fuqishëm të qeverisë së tij për plotësimin e synimeve strategjike që janë: anëtarësimi i plotë në BE, zbatimi i politikave të NATO-s dhe zgjerimi i bashkëpunimit rajonal.

Sipas tij, gjendja e sigurisë në rajon kërkon një vigjilencë të vazhdueshme të BE-së dhe NATO-s, ndërsa tha se vendi i tij “ka 0 probleme me fqinjët”.

Në takim është diskutuar edhe për luftën brutale të Rusisë ndaj Ukrainës, siç tha kreu i Aleancës, teksa shtoi se nuk shikon shenja tek Putini për të negociuar apo ndalur luftën.

Ai u shprehu mirënjohje vendeve të rajonit për dhënien e mbështetjes jetike, siç tha, për Ukrainën.

Zoti Stoltenberg përsëriti se Aleanca nuk shikon një kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak ndaj vendeve anëtare dhe ndaj rajonit. Ai e cilësoi Maqedoninë e Veriut si një vend të suksesshëm në më shumë fusha, “përfshirë të qenurit një shoqëri e suksesshme shumetnike që i dëshmon rajonit dhe më gjerë se njerëz me origjinë të ndryshme mund të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore”. “Dhe një vend aleat i vlerësuar lart”, u shpreh ai./VOA

The post Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkan varet nga të gjitha palët, palët të zgjedhin diplomacinë në vend të konfliktit appeared first on Albeu.com.

“Na quajtën kriminelë e tradhtarë. Nuk ka bileta”, reagojnë “Plisat”: S’ka problem, shihemi në Gjermani
Tifozët e Prishtinës kanë mbetur pa bileta në ndeshjen e sotme të kombëtares shqiptare me Ishujt Faroe.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale  “Plisat” shkruajnë se i kanë quajtur tradhtarë dhe kriminelë, por theksojnë se pavarësisht ndërhyrjes së politikës, ata do të jenë sërish aty, për të festuar.

Prishtina sot feston, shkruajnë “Plisat” në Facebook, ndërsa thonë se “le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve”.

Reagimi i Plisave:

Plisat edhe një herë lajm. Nuk ka bileta.

Por, sot nuk kemi kohë për lajmet tuaja. Plisat e kanë perfunduar misionin e tyre, ME SUKSES.

Kur të gjithë ia kthyen shpinën kombëtares, ne ishim aty! Këta të njejtit, të pandalshmit, të pashantazhueshmit, të vetmit, “kriminelat”, “tradhëtarët”… ne do të jemi gjithmonë aty. Pavarësisht ndërhyrjeve të politikës, e të kujtdo, do të jemi përherë e më të fortë.

Nuk ka bileta – nuk ka problem. Le të shkojnë sonte të tjerët për festë. Në fund të fundit Kombëtarja është e të gjithëve.

Ne do të kthehemi përsëri, edhe në festa – edhe në ditë të vështira.

Plisat janë në festë. Prishtina sonte feston. Feston sepse ajo frymon KUQ E ZI. Sepse KU KA PLISA OSHT’ SHQIPNI.

Shihemi në Gjermani!

The post “Na quajtën kriminelë e tradhtarë. Nuk ka bileta”, reagojnë “Plisat”: S’ka problem, shihemi në Gjermani appeared first on Albeu.com.

Pesë shqiptarë humbën jetën në një ndërtesë në Gjermani, DW: Kantieri kishte probleme, çfarë ndodhi 10 ditë më parë
Vetëm dhjetë ditë para se të binte skela me shqiptarët në kantierin e Hamburgut, zyra përkatëse e qytetit pati konstatuar defekte.

Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare. Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte.

Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve.

Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut. Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigja e Senatit për një pyetje të kreut i grupit të CDU-së, Dennis Thering.

Pasojat nuk janë ende të qarta

Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorrën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë një përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Skela me punëtorë ra në boshllëk

Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela./DW

The post Pesë shqiptarë humbën jetën në një ndërtesë në Gjermani, DW: Kantieri kishte probleme, çfarë ndodhi 10 ditë më parë appeared first on Albeu.com.

Mjekët japin alarmin: Edhe fëmijët mund të preken nga tensioni i lartë i gjakut, si ta kuptoni
Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, e njohur si hipertoni, rrezikohen që të vuajnë edhe në moshë madhore prej saj.

Sipas një studimi në Kanada, publikuar më 2022 nga National Library of Medicine, hipertonia është një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë, por që në fakt mund të parandalohen, nëse ajo trajtohet në kohën e duhur. Numri i fëmijëve me hipertoni dekadat e fundit është shtuar ndjeshëm.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet më të shpeshta janë adipositas, mungesa e lëvizjes ose një sëmundje kronike e veshkave. Edhe pesha e ulët në lindje mund të jetë një faktor i mundshëm rreziku, po ashtu si edhe predispozita gjenetike, kur edhe prindërit vuajnë nga hipertonia.Nëse prindërit pijnë duhan edhe kjo ndikon negativisht në tensionin e gjakut tek fëmijët.

Kur një fëmijë ka marrjemendsh, mospërqendrim në mësim e lexim ose gjakderdhje nga hundët, askujt nuk i shkon mendja, se tensioni i lartë mund të jetë shkaku.

“Eshtë e rëndësishme, që qysh në fëmijëri dhe në moshë të re t’i kushtohet vëmendje tensionit”, këshillon Robert Dalla-Pozza nga Klinika e Universitetit Ludëig-Maximilian të Mynihut.

“Kjo vlen kryesisht për fëmijët, të cilët kanë kaluar infeksion në kanalet urinare apo u janë prekur edhe veshkat nga infeksioni, ose për fëmijët e lindur me veshka difektoze, me cist të veshkave apo ngushtim të arterieve të veshkave”, shpjegon Dalla-Pozza. Veshkat janë një pjesë e rëndësishme e një qarkullimi të rregullt kompleks dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Çfarë ndodh me tensionin e lartë?

Ushqyerja jo e shëndetshme është një ndër arsyet, përse shumë fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë. Kjo vlen në mbarë botën, thotë Dalla-Pozza. “Kur fëmijët në vendet në zhvillim ndjekin mënyrën perendimorë të jetesës, ata çuditërisht jo vetëm preken nga sëmundjet tipike të civilizimit, si mbipesha, por si rrjedhojë e kësaj preken edhe nga hipertonia.”

Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetës, thotë, thotë Dalla-Pozza: “çdo enë e qarkullimit të gjakut vjetërohet, nuk është më elastike dhe ngurtësohet. Ky është një proces normal i plakjes. Por ky proces fillon qysh në moshën e fëmijërisë nëse ata vuajnë nga hipertonia, si rrjedhojë me kalimin e moshës ata përballen me procesin e përforcuar të plakjes.”

Përse është tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët kaq i rrezikshëm?

Nga tensioni i lartë gjaku vazhdimisht pompohet me shumë presion nëpër paretet e enëve të gjakut dhe në trup. Enët e gjakut tendosen. Kjo është e rrezikshme tek fëmijët, sepse arteriet dhe venat e tyre kanë një diametër më të vogël se tek të rriturit.

Sforcimi prej tensionit të lartë mund të rrisë tek fëmijët rrezikun për arteriosklerozën. Kalçifikimet në paretet e enëve të gjakut përbëhen nga kolesterol, yndyrna dhe kalcium. Si rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk qarkullon më lirshëm. Pasoja janë sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut e në rastin më ekstrem mund të ndodhë goditje në tru që në moshë të re.

Dëmtimi i syve është një pasojë tjetër e mundshme. Nëse fëmijët shfaqin shqetësime me shikimin patjetër duhet konsultuar me mjekun okulist. “Mjeku okulist konstaton p.sh. ndryshim të indit. Në indin e syrit ndodhen kapilarë të gjakut, që mund të ndryshojnë prej tensionit. Madje ato mund të shkaktojnë edhe hemoragji”, shpjegon Dalla-Pozza.

Si mund të trajtohet hipertonia tek fëmijët?

Meqënëse adipositas është një ndër shkaqet kryesore për tensionin e lartë, në plan të parë duhet të jetë lëvizja, sa më shumë aktivitete fizike si dhe një mënrë e shëndetshme të ushqyeri. Nëse këto masa nuk japin efekte pozitive për një gjysmë viti, fëmijët duhet të trajtohen me medikamente si p.sh. me frenues të ACE-së.

Ashtu si edhe shumë sëmundje të tjera tensioni i lartë luftohet me një jetë të shëndetshme, me ruajtjen e një peshe normale, sa më pak ushqime fast food dhe sa më pak kripë. Edhe pijet që rrisin tonalitetin (energydrinks) dhe preferohen nga fëmijët e të rinjtë./DW

The post Mjekët japin alarmin: Edhe fëmijët mund të preken nga tensioni i lartë i gjakut, si ta kuptoni appeared first on Albeu.com.

Shkoi në një qendër tregtare për të bërë pazare, Riberisë i vjedhin makinën nga parkimi
Shtatë muaj pas vjedhjes së ‘Mini Countryman’ të Khvicha Kvaratskhelia, yllit të Napolit, dhe pak ditë pas asaj të ‘Range Rover’ të Kaio Jorge, brazilianit të Juventusit, një tjetër figurë e njohur e futbollit italian duhet të përballet me grabitësit kriminelë.

Në qendrën tregtare ‘Maximall’ të Salernos, dy persona vodhën një ‘Fiat 500’ në pronësi të Franck Ribéry, i cili aktualisht është pjesë e stafit teknik të klubit të “granatave”. Dy kriminelët nuk e dinin se kush e kishte makinën dhe vepruan të pashqetësuar gjatë grabitjes së saj.

Nëpërmjet hetimeve u bë e mundur gjetja e identitetit të njërit prej tyre, i cili u arrestua nga karabinierët e Pontecagnano-s, ndërkohë që bashkëpunëtori është aktualisht në kërkim dhe ka ikur me makinën që ka qenë objekt i vjedhjes.

Automjeti nuk është i regjistruar direkt në emrin e ish-futbollistit francez, por të një të afërmi të tij. Ribery ishte brenda qendrës tregtare gjatë vjedhjes për të bërë blerje dhe e kuptoi se çfarë kishte ndodhur vetëm kur u kthye në parking për të marrë makinën. Ajo nuk ndodhej më aty. “Skifterat” e kishin rrëmbyer atë…

The post Shkoi në një qendër tregtare për të bërë pazare, Riberisë i vjedhin makinën nga parkimi appeared first on Albeu.com.

Tentuan të ekzekutonin të riun në Elbasan, gjykata lë në burg Rustën dhe Rrapushin
Gjykata ka lënë në burg dy të rinjtë Briken Rusta dhe Emanuel Rrapushi, të cilit kishin planifikuar të vrisnin Mariglen Hidën në Elbasan.

Ngjarja u regjistrua më 26 maj, kur Rusta ka tentuar të vrasë Mariglen Hidën për një sherr që ata kishin pasur me njëri-tjetrin.

Rusta nuk ka mundur që ta kryejë vrasjen në lagjen “Qemal Stafa”, në rrugën “Tomorr Sinani”, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar.

Ai u identifikua dhe u shpall në kërkim, ndërsa ditën e sotme u arrestua.

Pas ngjarjes, në bazë të hetimeve të kryera, policia ka kryer kontrolle edhe në banesën e Boiken Bahitit, 41-vjeç, banues në Elbasan.

Edhe Emanuel Rrapushi, 24 vjeç u la në burg, pasi nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesë e Boiken Bahitit, ku u ushtruan kontrolle menjëherë pas tentativës për vrasje.

Këtij të fundit ju gjetën në banesë 1 armë zjarri automatik PMSH, municion luftarak, rreth 300 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një radio si të Policisë.

The post Tentuan të ekzekutonin të riun në Elbasan, gjykata lë në burg Rustën dhe Rrapushin appeared first on Albeu.com.

Incident në qendën e votimit në Maliq, Spaho përplaset me një person, e tërheq me forcë nga krahu
Deputeti demokrat Edmond Spaho është përplasur me një person në një qendër votimi në Zvezdë të Maliqit.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj përplasjeje, por mësohet se Spaho ka qenë mjaft i irrituar, ndërsa ka tërhequr nga krahu personin tjetër

Kujtojmë që në Maliq javën e fundit pka patur mjaft tension, pasi Spaho ka akuzuar kandidatin e majtë për blerje votash.

The post Incident në qendën e votimit në Maliq, Spaho përplaset me një person, e tërheq me forcë nga krahu appeared first on Albeu.com.

Përdhunim, vrasje, dhunë e sërish vrasje, kush është monstra Dan Hutra që kënaqej me gjakun e grave
Një ngajrje monstruoze ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Paskuqanit në Tiranë, ku Dan Hutra 40-vjeç ka vrarë me armë zjarri ish-kunatën e tij dhe nusen e vëllait të ish-bashkëshortes, si dhe ka lënë të plagosur këtë të fundit dhe nënën e saj.

Kjo ngjarje merr përmasa edhe më të mëdha, kur sheh “CV-në” e gjatë të krimeve që monstra Dan Hutra ka kryer përgjatë 20 viteve të fundit.

Në vitin 2003 Dan Hutra do të merrte peng nënën e kunatës së tij, si dhe do të përdhunonte këtë të fundit. Për këtë ngjarje ai bëri 3 vite burg.

Vetëm një vit pas daljes nga burgu, Dan Hutrën do e merrte sërish “etja” për gjak, pasi do të vriste bashkëshorten e tij.

“Po, unë e kam vrarë gruan time, Dafinën, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetëdijë”, deklaronte Hutra para policisë pas krimit që kishte kryer.

Ndërkohë që disa vite më pas ai do të martohej sërish, por jo për të nisur jetën nga e para e të jetonte me dhimbjen e asaj që kishte bërë në të shkuarën, por do të kërkonte sërish gjak dhe dhunë për të kënaqur epshet e tij monstruoze.

Monstra Dan Hutra do ë përballej sërish me uniformat blu në 16 qershor të vitit të kaluar, pasi u arrestua për dhunë në familje.

Këtë herë Gjykata e dënoi me 8 muaj burg, pasi ai do të lirohej nga qelia në 16 shkurt të këtij viti.

Ende pa u mbyllur mirë plagët e dhunës së viktimës së tij 8 muaj më parë, Dan Hutra do të kërkonte sërish gjak, dhe këtë e bëri ditën e sotme.

Mesditën e kësaj të mërkure, Dan Hutra do të qëllonte ndaj familjes së ish-gruas, duke lënë të vdekura 2 gra Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj).

E vetmja gjë që kërkohet për këto krime është dënimi i merituar sipas ligjit ndaj një monstre si Dan Hutra, pasi nëse do të kemi sërish dënim të cunguar, nuk është çudi që monstra Dan Hutra apo monstra të tjera që mund të jenë në qarkullim, të shtojnë numrin e grave dhe vajzave të pafajshme si viktima në “CV-të” e tyre.

/T.Halili/AlbEu.com/

The post Përdhunim, vrasje, dhunë e sërish vrasje, kush është monstra Dan Hutra që  kënaqej me gjakun e grave appeared first on Albeu.com.