aleati i vladimir putinit Archives - Albeu.com

Pse është shumë herët të thuhet se Putin është në prag të rrëzimit
Nga Walter Russell Mead “Wall Street Journal”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Thuhet se Winston Churchill i cilësoi njëherë intrigat politike të Kremlinit “si një përleshje nën qilim midis 2 qenve të racës bulldog”, dhe sipas tij e vetmja mënyrë që të huajt ta marrin vesh kush fitoi është kur prej andej “të fluturojnë kockat e humbësit”.

Aktualisht të dy “qentë” që po përleshen midis tyre janë ende duke rënkuar nga plagët. Kremlini thotë se komandanti rebel i forcave mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin, është ende nën hetim penal. Ndërkohë Prigozhin, që deri të hënën pasdite nuk kishte marrë zyrtarisht strehën e ofruar në Bjellorusi, vazhdoi të bënte deklarata publike.

Në një moment kjo situatë do të marrë një drejtim përfundimtar. Prigozhin mund të riafrohet me Kremlinin. Armiku i tij, Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, mund të vendosë të kalojë më shumë kohë me familjen e tij. Ose Vladimir Putin mund të kërkojë dhënien fund të grindjeve të brendshme dhe të detyrojë një pajtim të organizuar midis rivalëve.

Ndërkohë, shumë analistë në Perëndim po flasin për atë që duket të jetë një pengesë e madhe për Vladimir Putinin dhe për luftën e tij në Ukrainë. Sigurisht, puçi i Wagner ishte një moment shumë i sikletshëm për regjimin e tij. Ai zbuloi shumë gjëra në lidhje me rritjen e tensioneve në mesin e elitën ruse ndërsa lufta vazhdon ende.

Kjo e bëri Putinin të dukej në publik i pavendosur dhe i dobët, një përshtypje që nuk u largua as pas rishfaqjes së tij mbrëmjen e së hënës në televizionin shtetëror rus. Sigurisht, nuk është ky imazhi që i duhet një diktatori në kohë lufte. Por regjimet diktatoriale nuk rrëzohen gjithmonë vetëm sepse ketë e dëshirojmë ne në Perëndimin liberal.

Për shumë vite, diktatura e Stalinit duroi luftëra të njëpasnjëshme midis fraksioneve, por përmes të gjitha atyre Stalini e forcoi pushtetin e tij. Edhe Hitleri e konsolidoi pushtetin e tij mbi Wehrmacht-in pas atentatit ndaj tij në korrik 1944, dhe vetëm vdekja zhduku kontrollin e tij mbi shtresën e oficerëve gjermanë dikur rebelë.

Hopi i Madh Përpara i Maos dështoi në një mënyrë edhe më spektakolare se sa sulmi i Putin ndaj Ukrainës, por vite më vonë Timonieri i Madh vdiq në shtratin e tij. Rebelimi i Wagner mund të shënojë fillimin e fundit të sundimit të zotit Putin, ose mund të shënojë fillimin e një faze të re dhe ndoshta edhe më intensive të sundimit totalitar në Moskë.

Siç do të shprehej dikur kryeministri komunist i Kinës Zhou Enlai, është ende shumë herët për ta thënë këtë. Unë mendoj se janë të paktën 3 gjëra që duhen mbajtur parasysh, teksa përpiqemi të kuptojmë zhvillimet e fundit dramatike në Rusi.

Së pari politika në shoqëritë jodemokratike, sidomos në Rusi, mund të duket shumë e ndryshme nga ajo që ne njohim në Perëndim. Politikanët e paskrupullt në shoqëritë perëndimore organizojnë revolta parlamentare ose i shpallin në media argumentet e tyre.

Kur parlamenteve u mungon pushteti dhe media nuk është i lirë, mosmarrëveshjet politike zhvendosen në vende të tjera. Zakonisht, politika në këto shoqëri zhvillohet pas dyerve të mbyllura. Dhe kur grindjet dalin në shesh, kjo gjë mund të duket aty për aty dramatike, por drama nuk është gjithmonë një katastrofë.

Së dyti, publiku ka qenë kryesisht i pa përfshirë në këtë që ndodhi. Sigurisht, pati shenja sporadike të mbështetjes publike për Wagner, por nuk u pa ndonjë shtim i trazirave publike. Asnjë turmë demonstruesish nuk mbushi rrugët e Moskës; asnjë turmë e madhe nuk u mblodh në formën e një barrikade për të mirëpritur ose bllokuar përparimin e Prigozhin.

Edhe në një moment dobësie të perceptuar të regjimit, rusët e zakonshëm qëndruan në shtëpitë e tyre. Publiku rus mund të jetë mosbesues ndaj udhëheqësve të tij dhe i pakënaqur me luftën në Ukrainë, por tani për tani politika mbetet në pronësi të elitës. Dhe nga këndvështrimi i Putinit, ky është një lajm i mirë. Diktaturat mbështeten tek pranimi dhe pasiviteti publik shumë më tepër sesa tek mbështetja entuziaste. Dhe gjykuar nga ngjarjet e fundjavës, qëndrimi i Putin në krye të vendit duket për momentin i sigurt.

Së fundi, duhet të mos harrojmë se Prigozhin dhe Shoigu kanë arritur suksese reale. Wagner ka rëndësi për Putinin. Ai arriti, edhe pse me kosto të madhe, të vetmen fitore të vërtetë të Rusisë muajt e fundit, kur trupat e tij i detyruan ukrainasit të tërhiqeshin nga Bakhmut.

Po ashtu mercenarët e Wagner-it, duke përfituar nga paraliza e papërgjegjshme strategjike që duket se ka kapur Uashingtonin dhe Perëndimin përballë rritjes së grupit, kanë shënuar përparime të mëdha në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, duke rritur prestigjin e tij në sytë e Kremlinit.

Pra ky grupim një aset i rëndësishëm, edhe nëse Putin nuk është i sigurt nëse do të funksionojë njëlloj nën një udhëheqjen e re, Prigozhin mund të jetë ende shumë i vlefshëm dhe nuk do të mënjanohet apo asgjësohet. Por edhe Shoigu është gjithashtu i dobishëm.

Pas një sërë dështimesh, ushtria ruse duket se ka mësuar nga gabimet e saj. Fushat e minuara, llogoret dhe fortifikimet e mirë-planifikuara, si dhe kundërmasat e ushtrisë ruse kundër raketave amerikane Himars dhe armëve të tjera perëndimore, e kanë mposhtur deri tani kundërsulmin e Ukrainës.

Përveç kësaj, Putin beson se prejardhja etnike e Shoigu nga Azia Qendrore e bën atë një zgjedhje të sigurt për të udhëhequr Ministrinë e Mbrojtjes. Pa ndihmën e rrjeteve të dendura të bashkëpunëtorëve brenda shërbimeve të armatosura që kanë gjeneralë me origjinë ruse, Shoigu do ta kishte të vështirë të niste një grusht shteti.

Perëndimi dëshiron shumë që Putin të dështojë, dhe nëse ngjarjet e fundjavës së kaluar sinjalizojnë rënien e Putinokracisë, unë do të marr pjesë me kënaqësi në festime. Por nëse mbrojtja e Rusisë vazhdon të rezistojë në Ukrainë, Wagner vazhdon të përparojë globalisht dhe publiku rus qëndron pasiv, atëherë Putin mund të jetë në më pak telashe sesa shpresojmë shumë prej nesh në Perëndim. /albeu.com

The post Pse është shumë herët të thuhet se Putin është në prag të rrëzimit appeared first on Albeu.com.

Kundërofensiva e pritshme e Ukrainës do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Vladimir Putinit
Nga Jon Sweet & Mark Toth “Fox News”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Teksa pranvera në Ukrainë do t’i lërë gradualisht vendin verës, presidenti rus Vladimir Putin dhe gjeneralët e tij po përpiqen që të menaxhojnë një ofensivë ushtarake dimërore të ngecur në vendnumëro në Donbas, e cila ka shkaktuar vdekjen e mbi 75.000 ushtarëve rusë dhe mercenarëve të Grupit Vagner.

Ndërsa sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes, numri i përgjithshëm i viktimave ruse është mbi 200.000 që nga fillimi i luftës, po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka të ngjarë që të shohim fillimin e fundit të Putinit në Ukrainë, sidomos kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe gjeneralët e tij të urdhërojnë nisjen e kundërsulmit të shumëpritur të Kievit.

Ukraina është një vend i madh në madhësinë e Teksasit. Kundërofensiva e Kievit mund të nisë nga kudo. Duke pasur parasysh hapësirën e madhe, gjenerali rus Valery Gerasimov po përballet me një sfidë të ngjashme me atë të marshallit gjerman Erëin Rommel në Luftën e Dytë Botërore në mbrojtjen e Francës dhe Norvegjisë të kontrolluar nga nazistët kundër një pushtimi aleat të Evropës.

Rezultati përfundimtar, si ai i Normandisë dhe Operacionit “Overlord” gjatë muajve të verës 1944 deri në vjeshtë, ka të ngjarë të diktojë rezultatin e “operacionit special ushtarak” të Putinit. Atëherë lind pyetja se ku dhe si do ta pozicionojë Gerasimov mbrojtjen e tij:në Donbas, Krime apo gjetkë?

Një pyetje tjetër është:Forcat ruse do të luftojnë, apo do të dorëzojnë armët dhe do të kthehen në Rusi? Deri më tani, ushtria ruse nuk ka treguar prirjen për t’u mbrojtur mirë. Natyra e betejave të zhvilluara në rajonin Kherson në vjeshtën e vitit të kaluar, mund të jetë një tregues domethënës i performancës së ardhshme ruse në fushën e betejës.

Kremlini beson se kundërsulmi ukrainas mund të nisë në Krime. Imazhet satelitore të kapura nga “Planet Labs” dhe “Maxar Technologies”, tregojnë qartë fortifikimet mbrojtëse dhe një rrjet të gjerë llogoresh që po ndërtohen dhe përgatiten me shpejtësi në Istmin Perekop.

Moska po e forcon shumë këtë urë tokësore të ngushtë, me një rol shumë strategjik, pasi ajo lidh Krimenë me pjesën e brendshme të Ukrainës. Këto fortesa të sapo-ngritura lidhen gjithashtu me pengesa natyrore. Ato po ndërtohen me nxitim përgjatë bregdetit për të parandaluar çdo lloj zbarkimi amfib.

Nëse Krimea do të jetë vendi ku do të nisë Dita D e sotme, atëherë kjo betejë është zhvilluar shumë herë në të njëjtin territor që nga kohërat e lashta, dhe më së afërmi gjatë Luftës së Dytë Botërore kur ushtria gjermane pushtoi Krimenë e kontrolluar nga sovjetikët në vitin 1941.

Kievi mund të mësojë shumë gjëra nga leksionet që morën sovjetikët pas humbjes së asaj beteje, dhe më pas rimarrjen e gadishullit në vitin 1944:një mbrojtje në thellësi, me theksin tek ruajtja e Sevastopolit dhe Ngushticës së Kerçit për të mbështetur forcat e tyre.

Strategjia mbrojtëse ruse, është të ngadalësojë shpejtësinë e lëvizjes, të bllokojë formacionet e blinduara të armikut, dhe pastaj t’i shkatërrojë ato përmes zjarrit të artilerisë dhe sulmeve ajrore. Imazhet satelitore përshkruajnë mjetet e synuara të Moskës për ta bërë këtë:llogore, kurthe tankesh, kanale dhe barriera në formën e ”dhëmbëve të dragoit”.

Ruajtja e kontrollit të gadishullit të Krimesë, dhe e rajonit të Detit të Zi në rastin e një kundërsulmi ukrainas, e bën mbrojtjen e tij strategjikisht vendimtare për sigurinë kombëtare të Rusisë. Aq sa Kremlini shpalli “vijën e kuqe” për çdo pushtim të mundshëm të gadishullit dhe pak kohë më parë rrëzoi një dron amerikan mbikëqyrës që fluturonte mbi brigjet e tij. Gjeneral-lejtnant i pensionuar i ushtrisë amerikane, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë, Ben Hodges, e ka bërë të qartë se “çlirimi i Krimesë” është çelësi për fitoren e Ukrainës në këtë luftë. Dhe përgatitjet e vazhdueshme mbrojtëse të Kremlinit, janë një dëshmi se Rusia ka arritur në të njëjtin përfundim.

Megjithatë, rusët kanë një problem. As komandanti i përgjithshëm, gjenerali Valerii Zaluzhnyi, dhe as komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral-kolonel Oleksandr Syrskyi nuk do të lejojnë që sulmi i Kievit të përfshihet në rrjetën e përgatitjeve mbrojtëse në Krime të ndërtuar nga rusët.

Fortifikimet mbrojtëse të Putinit, njëlloj si Linja Maginot e Francës gjatë Luftës së Parë Botërore, janë statike, dhe të cenueshme nga ndërprerja e linjave të furnizimit. Po ashtu ato mund të anashkalohen. Gadishulli në vetvete, njësoj si një ishull, mund të izolohet dhe rrethohet nëse Ukraina vendos të shkatërrojë Urën e Kerçit dhe të ndalojë hyrjen në portet e Detit të Zi në Jaltë, Feodosia, Kerç, Sevastopol, Chornomorske dhe Yevpatoria.

Unë mendoj se kundërofensiva ukrainase ka të ngjarë të fillojë në Donbas, ku Rusia është në gjendjen e saj më të dobët në aspektin ushtarak. Por ajo do të përfundojë në Krimenë Jugore me një disfatë të madhe të ushtrisë ruse, dhe me kolapsin e mundshëm të regjimit të Putinit.

Siç e artikulon qartë Hodges, Ukraina duhet ta bëjë “të paqëndrueshëm” Gadishullin e Krimesë në një mënyrë metodike dhe përmes goditjeve të sakta në thellësi të tij mbi objektet kryesore ushtarake, shtabet ushtarake dhe Urën e Kerçit, linja kryesore e zinxhirit të furnizimit ushtarak nga pjesa kontinentale e Rusisë.

Ukraina nuk do të angazhohet me vendosmëri kundër një ushtrie ruse të mirë-pozicionuar në llogore. Përkundrazi, ajo do të diktojë kushtet e betejës duke zgjedhur kohën dhe vendin e fushëbetejës, do të manovrojë, dhe më pas do të mposhtë forcat tokësore ruse.

Ndërsa Kievi përparon në Krime, do të godasë dhe asgjësojë trupat, pistat ajrore, depot e furnizimit dhe municionet, si dhe selinë ushtarake që komandon dhe kontrollon mbrojtjen ruse. Çelësi i suksesit të Ukrainës është përparimi i shpejtë në Istmin Perekop, që do të kërkojë një përgatitje të gjerë të artilerisë dhe shtypjen e formacioneve të artilerisë ruse që mbështesin mbrojtjen e saj.

Kjo duhet të pasohet nga një përpjekje e fuqishme inxhinierike për të krijuar korsi, për të kaluar me shpejtësi drejt formacioneve të blinduara. Forcat tokësore ruse ka të ngjarë të futen në kolaps, pasi deri më sot e kanë treguar veten të paafta të ndryshojnë në varësi të situatave.

Ato nuk ka pasur asnjë ide alternative për të zbatuar që nga fillimi i pushtimit të tyre të dështuar që filloi më 24 shkurt 2022. Dhe s’ka asnjë arsye të besohet se ekziston një e tillë as sot, përveç kërcënimit të përsëritur të përshkallëzimit bërthamor.

Administrata Biden e ka vështirësuar pa pasur arsye këtë mision, duke ia mohuar Ukrainës aftësinë e goditjes në thellësi të prapavijës së armikut, në formën e sistemeve ATACMS dhe avionëve luftarakë F16. Por përmes zgjuarsisë, përshtatjes dhe shkathtësisë së shkëlqyer të Kievit, ekipi i Zelensky do të gjejë një mënyrë.

Trupat ukrainase po stërviten në Gjermani, Poloni dhe Ukrainë, për kryerjen e detyrave individuale dhe kolektive. Ekuipazhet po përvetësojnë me shpejtësi aftësitë e duhura luftarake për përdorimin e sistemeve të armëve të ofruara së fundmi nga vendet e NATO-s. Të kombinuara në fushën e betejës, ata kanë shumë mundësi të mposhtin një ushtri ruse të rraskapitur, të demoralizuar dhe të keq-armatosur. /albeu.com

Shënim:Jon Sweet, kolonel në pension i ushtrisë amerikane, me 30 vjet përvojë si oficer i inteligjencës ushtarake.

The post Kundërofensiva e pritshme e Ukrainës do të shënojë fillimin e fundit të regjimit të Vladimir Putinit appeared first on Albeu.com.

Ofensivat e pranverës nuk do të zgjidhin asgjë, lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë
Nga Carlo Jean “Formiche.net”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Agresioni rus ndaj Ukrainës e ka kaluar tashmë ditën e 400-të. Dhe rezultati i tij është ende i pasigurt. Ndoshta gjërat mund të jenë më të parashikueshme pas ofensivave të paralajmëruara pranverore. Megjithatë, nuk është e sigurt se do të kemi ndonjë gjë të re.

Sepse sikurse e ka provuar tashmë historia, është gjithmonë më e lehtë të nisësh një luftë sesa t’i japësh fund asaj. Në fakt, në raste të tilla në lojë nuk janë vetëm fatet e palëve ndërluftuese, por edhe pushteti i udhëheqësve të tyre politikë. Konflikti i vazhdueshëm mund të zgjatet.

Edhe në rastin e një humbje totale, ukrainasit ka të ngjarë të vazhdojnë të luftojnë në thellësi, të paktën me një strategji guerile. Perëndimi do të vazhdojë që t’i mbështesë ata. Rusëve u mungojnë 500.000-600.000 trupat e nevojshme për të kontrolluar gjithë territorin.

Ne nuk e dimë se cilat synime mund ta nxitin Vladimir Putinin – sot një car pa perandori, por që aspiron të jetë një Pjetër i Madh i ri – drejt nënshkrimit të një marrëveshje paqeje. Planet fillestare për të aneksuar të gjithë Ukrainën apo për të vendosur një qeveri kukull në Kiev duken de facto shumë të zbehta.

Ne nuk e dimë se cilën ”fitore” e konsideron Putin të mjaftueshme për të shpëtuar pushtetin e tij: nëse kjo nënkupton vetëm Donbassi-n apo 4 rajonet e aneksuara nga Rusia (përveç Krimesë së domosdoshme), apo të gjithë bregun e Detit të Zi dhe territorit në lindje të lumit Dnieper apo në fund të gjithë Ukrainën, teksa ai vazhdon të shpallë kryqëzatën e tij kundër “nazistëve”.

Po ashtu nuk kemi asnjë ide mbi garancitë e sigurisë që Putini do të ishte i gatshëm të pranonte për atë që do të mbetej nga Ukraina. Si Putin po ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duhet të arrijnë diçka që të paktën në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, mund ta “shesin” si një sukses.

Ose të paktën një zgjidhje të detyrueshme për palët, për të shmangur problemet e mëdha. Dhe ajo nuk duhet doemos të ketë lidhje me çështjet territoriale, por edhe me garancitë që do t’i jepen Ukrainës që të shmanget në mënyrë të besueshme mundësia e një agresioni të ri rus.

Këto garanci duhet të sigurohen nga Perëndimi, por të pranohen nga Moska. Për Putinin, ato mund të ishin të tilla, vetëm nëse do të ndiqnin konceptet e shprehura në dokumentin e fundit mbi parimet e politikës së jashtme ruse. Këto të fundit parashikojnë se Perëndimi nuk do të përzihet në zonën e ndikimit natyral të Moskës.

Prandaj do të ishte e pamundur një marrëveshje. Në fakt, kjo do të ishte e papranueshme edhe për qeverinë më pro-ruse në Kiev. Për Ukrainën, asnjë garanci nuk do të kishte kuptim pa angazhimin e drejtpërdrejtë të NATO-s në Ukrainë. Në kushtet aktuale, në pamundësi të një fitoreje vendimtare në terren, duket se nuk ka një alternativë ndaj zgjatjes së luftës aktuale.

Ajo nuk mund të përfundojë, të paktën për momentin, me një zgjidhje si Lufta e Koresë, pra me një armëpushim të zgjatur, të ndjekur nga ngrirja e konfliktit në vijën e frontit si dhe miratimi i garancive de facto nga Perëndimi në favor të Kievit.

Në këtë drejtim, aktualisht po debatohen dy zgjidhje: nga njëra anë, forcimi u ushtrisë ukrainase, një linjë e mbështetur nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken; nga ana tjetër, shtrirja në njëfarë forme e garancisë së NATO-s për ngrirjen e armëpushimit në Ukrainë.

Sipas mendimit tim, ka të ngjarë të pranohet zgjidhja për të shmangur poshtërimin e tepruar të Moskës. Masat që duhet të parandalojnë shpërthimin e një Lufte të re të Ftohtë me Rusinë janë duke u studiuar brenda NATO-s. Ato konsiderohen të domosdoshme për stabilitetin e brendshëm të Federatës Ruse, sidomos në rastin e shembjes së regjimit të Putinit.

Ky i fundit dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë treguar kohët e fundit shenja të qarta të paranojës dhe të vështirësisë për të mbajtur nën kontroll grupet e ndryshme që po luftojnë për pushtet në Kremlin. Këto masa mund të frymëzohen nga marrëveshjet e vitit 1997 midis Javier Solana, asokohe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe Ministrir të Jashtëm rus Yevgeny Primakov, që çoi në Aktin Themelues NATO-Rusi, i pasuar nga marrëveshjet Pratica di Mare të vitit 2002.

Konsideratat e bëra bazohen mbi supozime të ndryshme. E para është pamundësia e një fitoreje në terren. Pra skenari shumë realist i një ngërçi ushtarak dhe vazhdimi i një lufte rrënimi. E dyta është pamundësia e Rusisë për të kryer një mobilizim të përgjithshëm.

E treta është mungesa e përshkallëzimit bërthamor. Së fundi, dështimi i parashikueshëm i çdo negociate paqësore, qoftë edhe ai i sponsorizuar bashkërisht nga Kina dhe Perëndimi.

Situata do të mbetet në ngërç, edhe pse Perëndimi nga frika e një përshkallëzimi nga Kremlini, do të vazhdojë të ndjekë kritere jashtëzakonisht graduale në transferimin e armëve në Ukrainë.

Pavarësisht fleksibilitetit të tyre operacional dhe aftësisë për të shfrytëzuar sa më shumë nga teknologjitë e reja, ukrainasit mund të mos jenë në gjendje t’i detyrojë rusët të kalojnë nga lufta aktuale e rrënimit në atë të manovrimit, e vetmja që mund të lejojë çlirimin e territoreve të pushtuara ruse.

Pavarësisht mbështetjes së shumicës së opinionit publik, Putin përballet me vështirësi në imponimin e rekrutimeve të reja. Edhe ai i mëparshmi, i shtatorit të vitit të kaluar, paraqiti probleme të mëdha: rreth 200.000 të rinj u larguan jashtë vendit, duke iu shtuar 700.000-800.000 që u larguan nga Rusia që në ditët e para pas fillimit të agresionit kundër Ukrainës.

Në përgjithësi njerëzit largohen kur pushtohet vendi i tyre, jo kur pushton një vend tjetër. Për më tepër, në fund të marsit të këtij viti, Putin u detyrua të pranonte efektin katastrofik që kanë sanksionet mbi ekonominë ruse, duke hedhur poshtë pretendimet e tij të mëparshme për këtë çështje. Elvira Nabiullina, guvernatorja e Bankës Qendrore Ruse, thotë se Rusisë do t’i duhen 10 vjet për të rikuperuar dëmet.

Së fundi, mbi konfliktin rëndon faktori i panjohur i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia. Mediat vazhdojnë t’i quajnë kërcënimet një taktikë, me supozimin se ajo mund t’i japë forcave ruse një avantazh vendimtar operacional ndaj atyre ukrainase. Pra se ato përdoren jo kundër qyteteve, por në fushën e betejës.

Unë nuk e kam konsideruar kurrë të mundshëm përdorimin e tyre. Ky vlerësim përforcohet edhe nga kundërshtimi i fortë i shprehur nga lideri kinez Xi Jinping. Efektet e bombave të lëshuara mbi trupat ukrainase do të ishin shumë të kufizuara, me përjashtim të rastit të përdorimit masiv të dhjetëra bombave. Por në këtë rast, Putin do të humbte mbështetjen e pothuajse të gjitha shteteve që deri më tani nuk e kanë dënuar agresionin e tij. Si përfundim, ofensivat pranverore të shpallura nga rusët dhe ukrainasit, nuk do të kenë rezultate vendimtare për fatin e luftës në Ukrainë.

Do të kemi një konflikt që do të zgjasë, dhe në të cilin Putini do të vazhdojë të shpresojë për rënien e koalicionit perëndimor që mbështet Ukrainën, ndërsa kjo e fundit do t’i vendosë shpresat e saj në një kolaps të pamundur të forcave pushtuese ruse apo të lidershipit aktual në Kremlin. /albeu.com

The post Ofensivat e pranverës nuk do të zgjidhin asgjë, lufta në Ukrainë do të jetë e gjatë appeared first on Albeu.com.

Të gjithë sozitë e presidentit rus Vladimir Putin
Nga Emmanuel Pietrobon “Il Giornale”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Vizita në mbrëmje e Vladimir Putinit në Mariupol, një qytet i pushtuar nga Rusia që nga maji i vitit 2022, shkaktoi bujë dhe habi në Ukrainë dhe tek aleatët e saj, që të dy të indinjuar me atë që u interpretua si një sfidë e hapur ndaj ligjit ndërkombëtar, sepse ndodhi një ditë pas lëshimit të urdhër-arrestit për të nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Megjithatë, media nuk ka folur vetëm për nëntekstet e supozuara të vizitës së papritur të Putinit në Ukrainë. Sipas teoricienëve të konspiracionit, shërbimeve sekrete perëndimore por edhe disa elementëve në radhët e inteligjencës ukrainase, nuk ishte Putin ai që u shfaq në Mariupol, por një nga sozitë e tij.

Klonet e Putinit

Një ditë pas mini-turit të Putinit në Ukrainë, një nga anëtarët më të rëndësishëm të presidencës Zelensky, këshilltari Anton Geraščenko, publikoi në Tëitter, disa fotot që sipas tij provonin përdorimin e sozive nga presidenti rus. Duke pasur parasysh popullaritetin e Geraščenko, ai postim nxiti një debat të fortë gazetaresk.

Çështja e “kopjeve” të Putinit rishfaqet rregullisht në media dhe debatin publik. Që nga fillimi i viteve 2000, ka pasur zëra mbi përdorimin e sozive nga kreu i Kremlinit. Madje ai vetë foli në vitin 2020 për këtë çështje pasi u pyet me ironi nga një gazetar .

Putin e pranoi se në fillimin e viteve 2000, në kohën e Luftës së Dytë Çeçene dhe të luftës kundër terrorit sipas stilit rus, atij i ishte sugjeruar nga shërbimet sekrete që të zëvendësohej nga një sozi në ngjarje publike të rëndësishme, për shkak të rrezikut të ndonjë atentati ndaj tij.

Por Putin tha se nuk i kishte pranuar kurrë këshillat e kolegëve të tij, pavarësisht se kishte njohuri dhe ishte i vetëdijshëm mbi rreziqet e mundshme për jetën e tij. Por as ky shpjegim nuk ka ndikuar në diskutimet e shumta mbi sozitë e presidentit rus. Këto diskutime kanë gjetur shumë sponsorizues në qarqet konspirative ruse, median tabloide perëndimore dhe në Ukrainë.

Dobia e një akuze të tillë

Ajo që mund të përkufizohet si ”akuza e sozisë” mund t’i shërbejë qëllimeve të ndryshme, sidomos në rrjedhën e një konflikti, nga dëmtimi i besimit tek opinioni publik, deri tek dëshira për të joshur viktimën të bjerë në kurth, duke e shtyrë atë të braktisë përdorimin e sozive për të mohuar zërat mbi ta, dhe më pas për ta eleminuar.

Prandaj nuk është për t’u habitur që ukrainasit e kanë përdorur shpesh këtë akuzë në 13 muajt e parë të konfliktit. Mes tyre gjenerali major Kyrylo Budanov. Gjenerali Vadym Skibitsky. Ish-spiuni i dyshuar Sergei Žirnov. Kanali “General SVR” në Telegram.

Politikani Andriy Yusov. Gazetari Jason Jay Smart. Vetë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Lista e atyre që kanë folur për sozitë e Putinit është e gjatë. Flitet të paktën për 3 prej tyre, që kanë dallime të vogla tek veshët, mjekra etj.

Sozia, miku më i mirë i çdo presidenti

Kolazhi i publikuar nga Geraščenko për të mbështetur akuzën e sozive, është i bazuar në përdorimin e fotove të de-kontekstualizuara. Teoria e konspiracionit e ka origjinën nga qarqet e inteligjencës perëndimore, dhe u riciklua nga Kievi në kontekstin e luftës së narrativave. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se Putini nuk mund të ketë sozi. Sepse sozitë kanë qenë miqtë më të mirë të presidentëve, diktatorëve dhe terroristëve që nga shekulli XX. Ata u përdorën gjerësisht nga britanikët, gjermanët dhe sovjetikët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kështu britanikët rekrutuar M.E.Clifton James dhe Keith Deamer Banëell për të zëvendësuar gjeneralin Bernard Montgomery, pas përfshirjes së tij në listën e Berlinit me armiqtë që duheshin eliminuar. Ndërsa Norman Shelley u përdor për të imituar kryeministrin e kohës Ëinston Churchill në fjalimet e tij në radio.

Gjermanët përdorën një numër sozish të Adolf Hitlerit , duke nisur nga shoferi i tij Julius Schreck , me qëllim mbrojtjen e tij nga tentativat e shumta për vrasjen e tij. Po ashtu dihet që sovjetikët përdorën një njeri të quajtur Rashid, aktorin Mikheil Gelovani dhe Felix Dadaev për të zëvendësuar Stalinin në shumë dalje publike.

Lufta e Dytë Botërore luajti një rol vendimtar në masivizimin e taktikës së sozisë, duke kontribuar në popullarizimin e mëvonshëm të tij në mbarë botën, në vendet demokratike dhe diktatoriale, madje edhe brenda organizatave terroriste. Lista e gjatë e liderëve, shteteve dhe grupeve terroriste që përdornin sozitë është tregues i famës së kësaj taktike.

Brenda saj mund të gjenden emra si  Kim Jong Un, Fidel Castro, Boris Yeltsin, Enver Hoxha, Saddam Hussein, Osama bin Laden dhe Manuel Noriega. Për një farë kohe, në kulmin e Luftës kundër Terrorit, besohet se edhe presidenti amerikan Goerge W.Bush u zëvendësua nga një “binjak” në disa dalje publike për arsye sigurie. /AlbEu.com

The post Të gjithë sozitë e presidentit rus Vladimir Putin appeared first on Albeu.com.

Goditet keq me shkop në fytyrë aleati i Putinit, Alexander Lukashenko (FOTO LAJM)
Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, është lënduar sot gjatë një loje amator të hokejit në akull, që është zhvilluar në Minsk. Siç raportojnë mediat, ekipi i tij megjithatë ka fituar 5:1 ndaj një ekipi rajonal të Minskut.

Lukashenko është lënduar nga një lojtar i ekipit kundërshtar, i cili aksidentalisht ka goditur atë në fytyrë me shkopin e hokejit.

Duke e njohur pushtetin e autoritar të Lukashenkos në Bjellorusi, lojtari në fjalë ka mundur ta pësojë keq, mirëpo siç raportohet, ky aksident nuk ka ndikuar në disponimin e presidentit, raporton Interfax.

Ndryshe, Lukashenko është njëri prej aleatëve më të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin. Ai e ka përkrahur me të gjitha kapacitetet pushtimin rus në Ukrainë, duke i dhënë ndihmë ushtarake, por edhe territoriale për të kryer sulme mbi caqet në Ukrainë./GazetaExpress/

The post Goditet keq me shkop në fytyrë aleati i Putinit, Alexander Lukashenko (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.