aleatet Archives - Albeu.com

Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë
Gati tri dekada pas luftës në Kosovë, James Rubin do të rikthehet për të dëshmuar mbi ngjarjet e asaj kohe, që vendosën kursin e një pjese të historisë.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit do të dëshmojë para Dhomave të Specializuara në Hagë, në mbrojtje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – që të gjithë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“UÇK-ja luajti rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në çmilitarizimin e premtuar prej tyre”, tha Rubin në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë më 11 prill të vitit 2023.

Më shumë se dy vjet më vonë, ai tha se do të kthehet “sërish në fillim”, duke shtuar se ka më shumë për të thënë mbi ngjarjet e asaj kohe.

Mbrojtja e të akuzuarve i tha Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre, nisur nga 15 shtatori, është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra – në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Clark, udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë disa vite më vonë, ai tha se NATO-ja bëri gjënë e duhur kur ndërhyri.

“… veprimi u ndërmor, sepse po shihnim fillimin e një përsëritjeje të pastrimit etnik në Ballkan. Kjo ishte arsyeja që shtyu NATO-n të vepronte. Nuk ishte thjesht një veprim humanitar, por një veprim për të parandaluar një katastrofë humanitare, që po zhvillohej para syve tanë”, tha ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s.

William Walker, në kohën e luftës, ishte shef i Misionit Verifikues të OSBE-së, që nisi në tetor të vitit 1998, për të mbikëqyrur një armëpushim midis forcave serbe dhe UÇK-së.

Rreth tre muaj më vonë, në janar të vitit 1999, Walker ishte në vendin ku u vranë 44 civilë shqiptarë nga forcat serbe, në fshatin Reçak.

Ai e përshkroi ngjarjen si “krim kundër njerëzimit”, duke nxitur atëkohë një ndryshim të politikës perëndimore kundër Kosovës.

“Ata që e mohojnë masakrën, janë të përfshirë në të”, tha Walker për Radion Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2021.

Si përfaqësues i posaçëm i Kombeve të Bashkuara, Bernard Kouchner, shërbeu në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001.

Duke folur për gazetarët disa vite më vonë, ai tha se “nuk ka dëgjuar kurrë për shtëpinë e verdhë”.

E ashtuquajtura “shtëpi e verdhë” përmendet në një raport të vitit 2010 për Këshillin e Evropës, i cili u hartua nga ish-senatori zviceran, Dick Marty.

Në atë dokument, termi “shtëpia e verdhë” përdoret për të përshkruar një vendndodhje në veri të Shqipërisë, ku dyshohet se ish-pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime të rënda, “përfshirë trafikim të organeve njerëzore”.

Raporti i Martyt i parapriu krijimit të Dhomave të Specializuara – të njohura edhe si Gjykata Speciale – në vitin 2015.

Gjykata është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por ka në përbërje gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë.

Selia e saj u vendos në Hagë për të shmangur kërcënimin e dëshmitarëve.

Gjykimi i katër ish-eprorëve të UÇK-së nisi në vitin 2023.

Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së para dhe gjatë luftës së viteve 1998-99, Veseli ishte udhëheqës i shërbimit të inteligjencës së UÇK-së, Krasniqi ishte zëdhënës, ndërsa Selimi në mesin e shtabit të përgjithshëm.

Aktakuza kundër tyre përfshin akuza për burgosje të paligjshme, torturë, vrasje, krime kundër njerëzimit, zhdukje me forcë dhe persekutim të qindra civilëve dhe njerëzve që nuk donin të merrnin pjesë në luftime.

Këto krime dyshohet se ndodhën midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 në vende të ndryshme në Kosovë, por edhe në veri të Shqipërisë.

Sipas Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mbajnë përgjegjësi penale personale për këto krime, por të gjithë ata kanë mohuar se janë fajtorë.

Avokatët mbrojtës kanë thënë se UÇK-ja nuk do të kishte fituar kurrë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, nëse do të ekzistonte një plan kriminal i përmasave që pretendojnë prokurorët.

Sipas tyre, aktakuza është ndërtuar mbi një keqinterpretim selektiv të ngjarjeve.

Akuzat për trafikim organesh nuk janë vërtetuar dhe nuk janë përfshirë në aktakuzën aktuale.

Organizata e Veteranëve të Luftës njoftoi se më 14 shtator do të mbahet një protestë në Hagë, në mbështetje të të akuzuarve./REL

The post Aleatët e Kosovës kthehen si dëshmitarë në Hagë appeared first on Albeu.com.

Listat e kandidatëve/ Aleatët shkojnë në selinë blu, pritet zyrtarizmi i emrave
Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatet e PD kanë shkuar në selinë blu.

Pas marrëveshjeve tashme të arritura mes PD dhe 25 partive të tjera, e vetmja gjë qe mbetet të behet është përcaktimi i emrave qe do garojnë nen koalicionin e “Aleancës se Shqipërisë Madhështore”.

Një prej aleatëve të PD-së, është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar më herët se nuk do të jetë në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.

Ndërkohë, Ilir Meta, do të jetë kandidat për deputet në Tiranë në listën e hapur, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.

Pjesë e paktit të arritur, është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit. Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar, është ai i ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Po ashtu, Partia e Lirisë, do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos.

The post Listat e kandidatëve/ Aleatët shkojnë në selinë blu, pritet zyrtarizmi i emrave appeared first on Albeu.com.

Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trump?
Gjermania po tenton të josh Partinë Republikane. Japonia po përdor zyrtarët e saj pro Donald Trumpit. Zyrtarët e Qeverisë meksikane, po zhvillojnë bisedime me kampin e Trumpit dhe Australia është e zënë duke hartuar ligje që t’ia bëjë me dije Trumpit se shteti ka lidhje të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara.

Gjetkë, aleatët e SHBA-së po ndërmarrin hapa për të mbrojtur apo avancuar interesat e tyre në rast se ish-presidenti Donald Trump, rikthehet në pushtet në zgjedhjet e nëntorit.

Sondazhet e fundit sugjerojnë Trump, ka shanse që të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Aleatët duan që të shmangin shuplakën e ftohtë që morën gjatë mandatit të parë nga politika e Trumpit “Amerika e Para”.

Kjo politikë shkaktoi luftëra tregtare, lëkundje të aleancave të sigurisë, shtypje të emigrimit dhe tërheqje nga një marrëveshje botërore e klimës.

Agjencia Reuters ka biseduar me diplomatë dhe zyrtarë qeveritarë në pesë kontinente për përgatitjet e tyre për Trump 2.0.

Bisedat zbuluan se në Meksikë janë zhvilluar diskutime për emërimin e një ministri të ri të Jashtëm, që do t’i përshtatej Trumpit, në Australi një ambasador po nxiton që të mbrojë një marrëveshje për nëndetëset, ndërkaq një zyrtar gjerman po mban kontakte me guvernatorët republikanë.

Disa liderë të huaj kanë kontaktuar drejtpërdrejt Trumpin, pavarësisht rrezikut se një gjë e tillë do të zemërojë rivalin e tij në zgjedhje, presidentin aktual demokrat, Joe Biden.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite së fundi ka telefonuar Trumpin, tha një burim që ka njohuri për këtë bisedë telefonike.

Ndërkaq, kryeministri i Hungarisë dhe presidenti i Polonisë në javët e fundit kanë zhvilluar takim me të. Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, po ashtu gjatë këtij muaji ka zhvilluar takime me Trumpin në resorin e ish-presidentit në Florida.

Kryediplomati britanik u tha gazetarëve në Uashington, pas këtij takimi, se takimi ishte një darkë private ku u diskutua për Ukrainën, luftën e Izraelit në Gazë dhe të ardhmen e NATO-s.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha për Reuters se takime të tilla, sikurse ai që zhvilloi Cameron, nuk janë të pazakonshme.

Ajo nuk iu përgjigj pyetjeve lidhur me takimet e Trumpit me Viktor Orbanin e Hungarisë, apo për bisedën me sauditët, për të cilën fillimisht raportoi New York Times.

Zyra për media e Qeverisë saudite dhe fushata e Trumpit nuk iu përgjigjën kërkesave për koment lidhur me bisedën. Fushata e Trumpit tha se ai ka diskutuar për çështjet e sigurisë me të gjithë liderët evropianë, përfshirë edhe për propozimin e bërë nga presidenti polak, Andrzej Duda, që anëtarët e NATO-s të shpenzojnë të paktën 3 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për fushën e mbrojtjes. Aktualisht, caku për këtë çështje është 2 për qind.

Jeremi Suri, historian për presidentët në Universitetin e Teksasit, tha se takimet mes kandidatëve dhe diplomatëve janë normale.

Por, ai shtoi se mendon që takimi i Trumpit me Orbanin dhe biseda telefonike me Mohammed Bin Salmanin e Arabisë Saudite ishin të pazakonta.

Këshilltari i Trumpit, Brian Hughes tha: “Takimet me bisedat me liderët botërorë reflektojnë njohjen e asaj që në SHBA veçse e dimë. Joe Biden është i dobët dhe kur presidenti Trump të betohet si presidenti i 47-të i SHBA-së, bota do të jetë më e sigurt dhe Amerika do të jetë më prosperuese”.

Zëdhënësja e fushatës së Trumpit tha se “aleatët e Amerikës po shpresojnë që presidenti Trump të rizgjidhet”.

Diplomacia e shmangies e Gjermanisë

Shumica e komunikimeve me Trumpin kanë qenë më pak të drejtpërdrejta.

Gjermania po ndërton ura me republikanët e Trumpit përmes nivelit shtetëror, duke u kujtuar zyrtarëve të kësaj partie se ajo investon shumë në industrinë amerikane.

Berlini është i vetëdijshëm që Trumpi ka kërcënuar me tarifa ndëshkuese për industrinë e makinave të Gjermanisë kur ai ishte presidenti, dhe tani, nëse zgjidhet president, dëshiron që të vendosë një tarifë minimale prej 10 për qind për të gjitha importet. Gjermania po përdor një koordinator transatlantik për t’u përgatitur për Trump 2.0.

Si koordinator, Michael Link po udhëheq atë që Berlini e quan “diplomaci të shmangies”, duke shënjestruar disa shtete amerikane, që mund të jenë përcaktuese për zgjedhjet e nëntorit në SHBA, e në të cilat Berlini është një investitor i madh.

“Do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse Donald Trump rizgjidhet, që të shmangeshin tarifat ndëshkuese që ai ka planifikuar që të vendosë kundër mallrave që vijnë nga Bashkimi Evropian”, tha ai për Reuters.

Link tha se ka takuar guvernatorët republikanë të Oklahomës, Arkansasit, Alabamës dhe Indianës. Në secilin prej këtyre takimeve, ai tha se u ka shpjeguar bashkëbiseduesve të tij se pse lidhjet e mira tregtare mbështesin praninë e Gjermanisë në SHBA.

Eksportuesi më i madh i makinave të prodhuara në SHBA është BMW, dhe Gjermania thotë se kjo kompani punëson 860.000 amerikanë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë.

Link po ashtu ka zhvilluar takime me zyrtarë demokratë, por prioritet i tij është që të lobojë tek ata që kanë ndikim te Trumpi.

Reuters nuk ka arritur të përcaktojë nëse Trumpi është në dijeni të qasjes së Berlinit.

Personat miqësorë me Trumpin

Në Meksikë, zyrtarët qeveritarë kanë zhvilluar takime me njerëz të afërt me Trumpit, me të cilët kanë diskutuar për çështje sikurse emigrimi dhe trafikimi i fentanilit – një drogë sintetike – për në SHBA.

Për këto dy çështje, Meksika mund të përballet me presion të SHBA-së, nëse fiton Trumpi, sipas dy burimeve në Meksikë.

Trump ka thënë se ai do të urdhëronte Pentagonin “të përdorë siç duhet forcat speciale” për të sulmuar udhëheqjen e karteleve dhe infrastrukturën, gjë e cila ka shumë gjasa që të mos përkrahet nga Qeveria meksikane.

Zyrtarët në Meksikë po ashtu kanë biseduar për marrëveshjen për tregti të lirë të Amerikës së Veriut, që ishte rishkruar nën presidencën e Trumpit më 2020 dhe duhet të rishikohet më 2026, thanë burimet.

Trump po ashtu ka lavdëruar punën që është bërë në rishkrimin e marrëveshjes gjatë disa fjalimeve publike të bëra së fundi.

Dhe, në shenjë të asaj se sa janë të rëndësishme raportet personale nën një administratë të udhëhequr nga Trumpi, partia në pushtet në Meksikë po e shqyrton mundësinë e kandidatëve alternativë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, varësisht se kush fiton zgjedhjet në SHBA, thanë dy burime të informuara për këto zhvillime në Meksikë.

Meksika do të mbajë zgjedhje presidenciale në qershor. Nëse kandidatja e partisë në pushtet, Claudia Sheinbaum fiton, ashtu siç pritet, ajo do të marrë detyrën në tetor apo një muaj para zgjedhjeve amerikane.

Nëse sondazhet sugjerojnë një fitore të Trumpit, ajo ka të ngjarë të zgjedhë Marcelo Ebrard si ministër të saj të Jashtëm, thanë burimet për agjencinë Reuters.

Ebrard ka shërbyer në postin e ministrit të Jashtëm të Meksikës gjatë presidencës së Trumpit dhe gjerësisht në Meksikë besohet se ai ka vepruar mirë gjatë ndërveprimit me administratën e atëhershme të Trumpit.

Fushata e Sheinbaumit tha se ajo ende nuk është e gatshme të tregojë se kë ka zgjedhur në postin e ministrit të Jashtëm, ndërkaq Ebrard nuk ka komentuar për këtë çështje.

Angazhimi diplomatik i Japonisë

Për të forcuar angazhimin diplomatik me kampin e Trumpit, Japonia po përgatitet që Sunao Takao-një përkthyes i shkolluar në Harvard-të ndihmojë ish-kryeministrin Shinzo Abe, që të bëhet më i afërt me Trumpin gjatë lojës së golfit.

Edhe një tjetër ish-kryeministër i Japonisë, Taro Aso, u takua me Trumpin në Nju Jork gjatë kësaj jave, sipas fushatës së tij.

Aleatja më e afërt e Amerikës në Azi druan se Trumpi, mund të rivendosë proteksionizmin tregtar dhe të kërkojë më shumë para për mirëmbajtjen e forcave amerikane në Japoni, thanë zyrtarët qeveritarë.

Partia Laburiste në Britani, që tani është në opozitë por është kandidate e fortë për të fituar zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të vitit, mund ta ketë më të vështirë që të ketë raporte të mira me një administratë të udhëhequr nga Trumpi.

I nominuari i kësaj partie për postin e ministrit të Jashtëm, David Lammy, një herë kishte shkruar në revistën Time se Trump ishte një “person që urren gratë dhe një sociopat neo-nazist”.

Lammy tani po punon që të ndërtojë raporte me republikanët, tha një zyrtar i Partisë Laburiste.

Lammy është takuar me figura republikane që shihen se mund të kenë rol në kabinetin e Trumpit, përfshirë edhe Mike Pompeo, ish-sekretari amerikan i Shtetit nën administratën e Trumpit, tha zyrtari i partisë britanike.

Lammy ka refuzuar të intervistohet për këtë çështje, por ka thënë se shumë politikanë britanikë e kanë kritikuar Trumpin dhe ai do të përfaqësojë interesat britanike, nëse bëhet ministër i Jashtëm, pavarësisht se kush do të jetë në Shtëpinë e Bardhë.

Victoria Coates, ish-zëvendëskëshilltare për siguri kombëtare gjatë administratës së Trumpit, tha se një fitore e laburistëve do të nënkuptonte një fazë të vështirë në raportet mes SHBA-së dhe Britanisë, nëse në SHBA Trump fiton zgjedhjet presidenciale.

Ndërkaq, një përfaqësues i ish-sekretarit Pompeo refuzoi të komentonte takimin me Lammyn.

Qasja e Australisë

Ambasadori i Australisë në SHBA, Kevin Rudd, së fundi u përmend nga Trumpi për shkak të kritikave që ambasadori kishte bërë në të kaluarën për ish-presidentin amerikan.

Gjatë një interviste muajin e kaluar, Trump tha se ka dëgjuar që Rudd, që më herët ka qenë kryeministër, ishte “pak i pështirë” dhe se “nëse do të jetë armiqësor, nuk do të jetë për një kohë të gjatë në vendin ku është”.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, mbrojti Ruddin, duke thënë se ai do të vazhdojë të jetë ambasador edhe nëse Trump rikthehet në pushtet.

Në prapaskenë, Rudd po tenton të mbrojë një marrëveshje kyçe të mbrojtjes që Trump të mos e zhbëjë, thanë burimet diplomatike në Australi për agjencinë Reuters.

Administrata e Bidenit është pajtuar që ta ndihmojë Australinë që të lëvizë drejt zhvillimit të një flote të nëndetëseve bërthamore, në këmbim që Australia t’i shesë tri deri në pesë nëndetëse luftuese të klasit Virginia.

Rudd i ka kërkuar shtetit të tij që të veprojë shpejtë në miratimin e legjislacionit që e afron me standardet amerikane për kontrollin e armëve dhe krijon një trup të posaçëm për siguri bërthamore, me shpresën që do t’ia bënte më të vështirë Trumpit që të tërhiqej nga marrëveshja, sipas burimeve.

Ambasada australiane në SHBA ka refuzuar që të komentojë për këtë çështje dhe as Qeveria australiane nuk ka komentuar.

Michael Shoebridge, nga instituti australian për Analiza Strategjike, tha se politika e Trumpit “Amerika e Para”, megjithatë, mund ta fundosë këtë marrëveshje.

“Aty janë të gjitha levat që Trumpi të thotë ‘Marina amerikane nuk ka mjaftueshëm nëndetëse, prandaj nuk do t’i shesim asnjë Australisë’”, tha eksperti i mbrojtjes.

Reuters nuk ka arritur të përcaktojë se çfarë qëndrimi ka Trumpi për këtë çështje. Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale ai nuk ka shprehur asnjë shqetësim për këtë marrëveshje.

Qasja diskrete e Koresë së Jugut

Një mënyrë e thjesht që aleatët të ndikojnë te Trumpi është përmes lobistëve, veçmas nëse shtetet duan të jenë diskrete.

Një ish-zyrtar i Koresë së Jugut, që tani jeton në Uashington, tha administrata Biden po vëzhgon nga afër qeveritë e huaja dhe se Seuli preferon që të kuptojë se çfarë mendon Trump përmes firmave lobuese “në një mënyrë të fshehtë”.

Grupet lobuese në Uashington po gumëzhin me shtetas të Koresë së Jugut, të cilët janë të etur që të mësojnë se çfarë pikëpamjesh ka Trumpi sa i përket tregtisë dhe investimeve, përfshirë edhe atë se çfarë do të ndodhë me Aktin për reduktimin e inflacionit, tha një zyrtar i Qeverisë jugkoreane.

Zyra e Presidentit të Koresë së Jugut nuk ka komentuar.

Trump mbështet këtë akt, që ka të bëjë me prodhimin dhe tranzicionin e energjisë. Megjithatë, ai kundërshton shtytjen që Bideni bën që të kalohet nga karburantet fosile në energji të gjelbër.

Disa aleatë të SHBA-së po përdorin lobistët e lidhur me Trumpin, përfshirë kompaninë Ballard Partners, që udhëhiqet nga Brian Ballard, lobist nga Florida i cili ka lidhje të ngushta me Trumpin.

Në mesin e klientëve të Ballardit janë Japonia dhe Republika Demokratike e Kongos, thuhet në të dhënat publike të kompanisë, por firma nuk ka përmendur emra të tjerë.

“Shumë anëtarë të firmës sonë për një kohë të gjatë kanë qenë aleatë të ish-presidentit”, tha Justin Sayfie, partner në Ballard.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha se ka kërkuar këshilla dhe mbështetje nga ekspertë të ndryshëm. Por, ky institucion nuk pranoi të komentonte raportet që ka me Ballardin. Ndërkaq, institucionet në Kongo nuk u përgjigjën menjëherë për të komentuar për këtë çështje

The post Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një fitore të mundshme të Trump? appeared first on Albeu.com.

Putin: Jemi gati t’u ofrojmë armët më moderne aleatëve tanë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë
Vladimir Putin ka deklaruar se Moska i vlerëson lidhjet e saj me vendet në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë dhe se është e gatshme t’u ofrojë armë moderne aleatëve të saj.

Putin përdori një fjalim në një shfaqje armësh pranë Moskës për të vënë në dukje aftësitë e avancuara të armëve të Rusisë dhe për të deklaruar gatishmërinë e saj për të ndarë teknologjinë me vendet me të njëjtin mendim, raporton Reuters.

“Ne jemi të gatshëm t’u ofrojmë aleatëve tanë llojet më moderne të armëve, nga armët e vogla te mjetet e blinduara dhe artileria deri te aviacioni luftarak dhe mjetet ajrore pa pilot. Pothuajse të gjithë janë përdorur më shumë se një herë në operacione të vërteta luftarake”, tha Putin në ceremoninë e hapjes së forumit “Ushtria-2022” pranë Moskës.

Komentet e presidentit rus vijnë vetëm një ditë pasi ai ofroi zgjerimin e marrëdhënieve me Korenë e Veriut.

Në një letër drejtuar Kim Jong Un për ditën e çlirimit të Koresë, Putin tha se lidhjet më të ngushta do të ishin në interes të të dy vendeve dhe do të ndihmonin në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit të gadishullit Korean dhe rajonit të Azisë Verilindore.

The post Putin: Jemi gati t’u ofrojmë armët më moderne aleatëve tanë në Amerikën Latine, Azi dhe Afrikë appeared first on Albeu.com.