Aleanca per Teatrin Archives - Albeu.com

Kalimi i TK në pronësi të Bashkisë, reagon Aleanca: Ju lutemi ndërkombëtarëve të veprojnë
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka protestuar sot pas vendimit të qeverisë për ti kaluar truallin në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Regjisori dhe aktori Edmond Budina në një deklarim për mediat thotë se Aleanca do e vijojë betejën deri në Departamentin Amerikan të Shtetit apo Parlamentin Europian.

Ai i kërkon opozitës dhe Presidentit Ilir Meta të mos heshtin për këtë vendim të fundit. Po ashtu ai ka një thirrje të veçantë për Gjykatën Kushtetuese. Budina i kërkon anëtarëve të saj të shprehen publikisht për këtë vendim ose të dorëhiqen individualisht ose të gjithë bashkë.

‘’Mafia e ka zaptuar shtetin, e ka zaptuar në mënyrën më skandaloze. Dmth një vendim i Gjykatës Kushtetuese që shkelet me këmbë, vetëm në një shtet mafioz mund të ndodhë, jo në Shqipëri, por në gjithë Europën e botën. Gjërat nuk janë të rastësishme. E shihni çndodhi dje, u mor ky vendimi i Këshillit të Ministrave.

Jemi këtu për ti thënë që ne do ta ndalojmë me çdo kusht, në DASH në Europë, në PE. Ne luftën për drejtësi do ta vazhdojmë. Ne nuk fitojmë asgjë përveç drejtësisë.

Qytetarët të mos heshtin. Të ngrihemi kundër kësaj kaste. Të shkelësh vendimin e Gjykatës është të kesh çdo gjë në dorë. Intelektualët të ngrihen. Mos e lëmë këtë vend në mëshirë të fatit. Opozita mos heshtë për gjithë këto problem. Mos heshtë as Presidenti. Kam një thirrje të veçantë për anëtarëat e Gjykatës Kushtetuese, që morën një vendim shumë të saktë që u shkel me këmbë. Të nderuar, ju që morët një vendim me koshiencë, të bindur, a jeni të bindur ende që ky shtet ju ka dhënë priftërinjve e ju ruan mjekrën. Duhet të shpreheni publikisht, edhe të jepni dorëheqjen për ti treguar në këtë vend se nuk vijohet kështu. Jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, kulturën, Kushtetutën e këtij vendi. ‘’- tha Budina.

The post Kalimi i TK në pronësi të Bashkisë, reagon Aleanca: Ju lutemi ndërkombëtarëve të veprojnë appeared first on Albeu.com.

“Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen”, Margariti reagon pasi ju mbylli derën e Ministrisë Aleancës për Teatrin
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka shprehur keqardhje për sjelljen ‘e përfaqësuesve të një grupi” siç e quan ajo, të cilët u paraqitën ditën e sotme te godina e Ministrisë së Kulturës, për të depozituar një kërkesë.

Ministrja thotë se dera e Ministrisë është e hapur për këdo që di të trokasë, por duke respektuar institucionet. Sa për Teatrin Kombëtar, Ministrja thotë se tashmë ka një vendim të Kushtetueses, i cili duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet.

Reagimi i Margaritit:

Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.

Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.

Nuk ndodh që t’i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.

Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t’u zbatuar nga institucionet dhe per t’u respektuar nga të gjithë. Pa përjashtim!

Anëtarët e Aleancës për Teatrin Kombëtar kanë mbërritur gjatë ditës së sotme në ambientet e ministrisë së Kulturës, ku janë ndaluar që të hyjnë në oborrin e godinës, ndërsa donin që të dorëzonin një kërkesë për informacion.

Përfaqësuesit thanë se kjo është e paprecedentë, ndërsa rojet u mbyllën derën, edhe pse ata do të hynin brenda duke respektuar rregullat me vetëm dy përfaqësues.

Adriana Kalaja tha se për këtë çështje do të ketë një kallëzim në prokurorinë e Tiranës, ndërkohë që në bluzat e tyre shkruhet: Teatri ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Kjo lëvizje e Aleancës vjen pas vendimit të Gjykatës Kushetuese, për ti kthyer ministrisë së Kulturës pronësinë e truallit ku ishte i vendosur Teatri Kombëtar.

The post “Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen”, Margariti reagon pasi ju mbylli derën e Ministrisë Aleancës për Teatrin appeared first on Albeu.com.