alda klositharrese rrobash Archives - Albeu.com

Rozeta Dobi: Për shërbimin që bëra, Alda Klosi më dha 10 mijë €. Më premtoi dhe tharëse rrobash, por s’ma solli
Shërbimi që Rozeta Dobi kreu për vënien në jetë të skenarit që hartoi Alda Klosi, për “vjedhjen” e 550 mijë euro në shtëpinë e saj me qëllim futjen në burg të ish-bashkëshortit, pastruesja është shpërblyer me një shumë të konsiderueshme eurosh.

“Ora News” mëson se pastruesja Dobi është shpërblyer nga Alda Klosi me 10 mijë euro, ndërsa premtimin për dhurimin e një tharëse rrobash, Alda Klosi nuk e ka mbajtur.

“…lidhur me këtë shërbim dua të tregoj se si shpërblim Alda do më jepte vlerën 10 mijë Euro, si dhe një tharëse rrobash…”-ka treguar në prokurori Rozeta Dobi.

E pyetur nga prokurorët se a e kishte marrë, nëse po dhe si e ka marrë këtë shpërblim nga Alda Klosi, pastruesja ka treguar se:“…pas ditës së enjte, që kisha marrë eurot e dollarët dhe i kisha sistemuar në shtëpi, të dielën në darkë e kam telefonuar Aldën, i kam thënë se: …A të vij nesër në punë…?, ajo më ka thënë se: ”…po hajde…”.

Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda, e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit për mbajtjen e lekëve në shumën 10 mijë euro.

Lexo edhe: DOSJA/ Rrëfimi i plotë i pastrueses, Rozeta Dobi: Vjedhjen e eurove e sajuam me Alda Klosin, donte të fuste në burg ish-burrin që e kërcënonte

Me sa më kujtohet, prerjet kanë qenë 200 e 100 euro. Ndërsa për tharësen e rrobave më ka thënë se:”…do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej…”.

Pastruesja ka treguar në prokurori se është e gatshme të përballet me Aldën dhe t’ia thotë të gjitha këto që deklaronte para oficerëve.

Pastruesja Rozeta Dobi, në dëshminë e saj ka treguar dhe një apartament dhe garazh të blerë nga Alda Klosi kundrejt 76 mijë eurove, pasuri që nuk e kishte deklaruar dhe tashmë janë sekuestruar nga prokuroria e Tiranës.

Në 6 shkurt 2023, Rozeta Dobi është nxjerrë nga burgu dhe ka çuar oficerët e policisë, pikërisht në vendin ku ndodhej pallati ku ajo ka punuar, në afërsi të Rr. “Federik Shiroka”.

Dobi, i ka treguar oficerëve me gisht apartamentin ku ajo ka shërbyer si sanitare për rreth dy vite tek familja e shtetases Alda Klosi.

E pyetur se gjatë kohës që Alda ka qenë në Amerikë, a e ka telefonuar dhe çfarë kanë biseduar, ajo Dobi është përgjigjur se: “…po kam komunikuar. Alda, më ka marrë në WhatsApp, më ka pyetur …ku je…?, i kam thënë “…jam në shtëpi…”. A ke qenë nga Altini? (ish-bashkëshorti) më thoshte, …po…- i kam thënë.

Si është gjendja e Altinit (ish-bashkëshorti). I kam thënë është shumë i qetë.

Dua të deklaroj se Altini (ish-bashkëshorti) më kishte thënë se do ikte në Belgjike, a ka vajtur apo jo nuk e di.

Alda më tha se ishte në dijeni që Altini do ikte në Belgjike, pasi i kishte treguar vajza. Kjo bisedë ka qenë dy tre ditë para Vitit të Ri.

Deklaroj se Alda më ka bërë mesazh në WhatsApp ku më ka pyetur …si je? dhe …ku je?.

Unë e kam marrë në celular në “WhatsApp” dhe i kam thënë se jam në punë dhe pasdite do iki tek Altini (ish-bashkëshorti), kjo telefonatë ka qenë në datën 6 janar 2023, që përkon me ditën që jam arrestuar.

Gjatë kësaj kohe, Alda më kërkoi një foto timen që t’ia dërgoja, unë nuk ja dërgova pasi nuk dija të përdor telefonin, por e mora në telefon në “WhatsApp” dhe ajo më është përgjigjur ”…o bo bo, flasim më vonë se nuk kam internet…”.

Nga kjo ditë jam arrestuar dhe nuk kam komunikuar më me të.

The post Rozeta Dobi: Për shërbimin që bëra, Alda Klosi më dha 10 mijë €. Më premtoi dhe tharëse rrobash, por s’ma solli appeared first on Albeu.com.