Alda Klosit Archives - Albeu.com

Mbi 450 mijë euro, shtëpi dhe garazh/ Gjykata konfiskon pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi dhe ish-bashkëshortit të saj, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.

Të dy akuzohen për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saktë të të ardhurave, një vepër penale e parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Sipas hetimeve, Klosi, e cila ka qenë subjekt deklarimi në ILDKPKI që nga viti 2016, nuk ka deklaruar pasuri që nuk justifikohen me burime të ligjshme.

Në bazë të analizës së dokumentacionit, Prokuroria ka arritur në përfundimin se pasuritë e paluajtshme të saj dhe të personave të lidhur janë të pajustifikuara. Për këtë arsye, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e:

368,000 lekë, 15,600 dollarë dhe 462,950 euro, të sekuestruara më parë për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022.

Një apartament në Tiranë me sipërfaqe 85.09 m², në pronësi të Alda Klosit.

Një garazh në Tiranë me sipërfaqe 14.06 m², gjithashtu në pronësi të saj.

Njoftimi i gjykatës:

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, konfiskohen pasuritë e shtetases A.K. dhe ish-bashkëshortit

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjykata konfiskoi pasuritë e shtetases A.K. dhe ish-bashkëshortit të saj, të akuzuar për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur e nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim’ parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Nga procedimi pasuror nr.05, 2022, rezultoi se e pandehura/subjekti i hetimit pasuror A.K. e cila është përfshirë si subjekt deklarimi në ILDKPKI që në vitin 2016, nuk ka deklaruar në këtë institucion pasurinë që nuk e justifikon atë me burime të ligjshme të të ardhurave.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar rezulton se pasuritë e paluajtshme të llojit apartament dhe garazh, që zotërohen nga ajo dhe nga personi i lidhur, janë pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e ligjshme. Këto pasuri të paluajtshme janë fshehur dhe nuk janë deklaruar në deklaratat e ILDKPI nga personi i hetuar A.K.

Sa më sipër, si dhe në mbështetje të neneve 3, 5, 7, 12/b, 14, 15 deri në 22, 23, 24, 28-38 e vijues, të Ligjit nr.10192 datë 03/12/2009 “Për parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit Nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 302 të Kodit të Procedurës Civile, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë u konfiskuan pasuritë e mëposhtme:

– Shuma monetare 368.000,00 (treqind e gjashtëdhjetë tetëmijë) Lekë, 15.600,00 (pesëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind) USD dollarë amerikan, 462.950,00 (katërqind e gjashtëdhjetëedymijë e nëntëqindepesëdhjetë) Euro, sekuestruar për llogari të procedimit penal nr. 9220/2022 dhe arkëtuar në llogarinë e Prokurorisë në 10.01.2023;

– Apartament me siperfaqe 85.09 m2 të shfrytëzueshme me numër pasurie 6/572+1-35, ZK 8210, Vol. 42,Fq 127 pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K..; dhe

-Garazh me sipërfaqe 14.06 m2 të shfrytëzueshme, pasuri e ndodhur në Tiranë, në pronësi të shtetasit A.K.

The post Mbi 450 mijë euro, shtëpi dhe garazh/ Gjykata konfiskon pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj appeared first on Albeu.com.