Albin Kurti Archives - Albeu.com

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro
Qeveria në detyrë e Kosovës, ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehonat, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi – tashmë i shpërndarë – për shkak të, “bllokimit nga blloku opozitar”.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.

Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, u shpreh Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro.

Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat.

Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.

“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.

Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për lehonat e papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës.

Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë “për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës”.

Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, Qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024./REL

The post Në prag të zgjedhjeve të parakohshme, Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro appeared first on Albeu.com.

VV e publikon listën me 110 kandidatë, s’ka ndonjë befasi
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kësaj liste i prin Albin Kurti, pasuar nga Glauk Konjufca.

Më pas është Donika Gërvalla, Avni Dehari e Albulena Haxhiu.

Lista me 110 kandidatë:

The post VV e publikon listën me 110 kandidatë, s’ka ndonjë befasi appeared first on Albeu.com.

NUK KA PRESIDENT/ Shpërndahet Parlamenti, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve
Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të zgjedhë Presidentin, pavarësisht afatit kushtetues 34-ditor.

Në minutat e fundit të këtij afati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës.

Kështu, pas përfundimit të afatit kushtetues vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi Kuvendi i Kosovës shpërndahet automatikisht sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Dështimi i këtij procesi ka thelluar krizën politike dhe institucionale, duke e futur vendin në një tjetër periudhë pasigurie.

Pas disa tentativave në Kuvend, mungesa e kuorumit dhe e konsensusit mes pozitës dhe opozitës bëri të pamundur zgjedhjen e kreut të shtetit. Palët politike nuk arritën të siguronin marrëveshjen e nevojshme, ndërsa ngërçi institucional tashmë duket se ka vetëm një rrugëdalje: zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gjatë ditës nuk munguan akuzat e ndërsjella mes partive. Përfaqësuesit e pushtetit fajësuan opozitën për mungesë bashkëpunimi dhe bllokim të procesit, ndërsa partitë opozitare akuzuan qeverinë për keqmenaxhim dhe përpjekje për ta përdorur krizën në funksion të kalkulimeve elektorale.

Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues hap rrugën për shpërndarjen e Kuvendit dhe organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare. Ky zhvillim e vendos Kosovën përballë një testi të rëndësishëm politik, në një kohë kur vendi po përballet me polarizim të shtuar dhe pasiguri institucionale.

Zgjedhjet e parakohshme pritet të jenë një përballje e fortë mes partive kryesore, të cilat tashmë do të kërkojnë mbështetjen e qytetarëve për të dalë nga kriza dhe për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm politik të vendit.

The post NUK KA PRESIDENT/ Shpërndahet Parlamenti, Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve appeared first on Albeu.com.

AFP: Kosova shtyn ligjin kontrovers, rrezikohej destabilizimi i marrëdhënieve
AFP ka raportuar lidhur me vendimin e qeverisë së Albin Kurtit, i cili ditën e sotme njoftoi se po shtyhet për 12 muaj zbatimi i rregullave të reja për hyrjen e të huajve.

Në raportim theksohet edhe se, Ligji për të Huajt parashikonte që të gjithë shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë për arsye të ndryshme, nga punësimi deri te bashkimi familjar, do të duhet të marrin një leje qëndrimi, dhe se, i njëjti gjithashtu ndalon përdorimin e automjeteve me targa të huaja në rrugët e Kosovës për më shumë se tre muaj.

Më tej, shkruan se ‘‘ky hap rrezikonte të destabilizonte marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë fqinje, të cilat mbeten të brishta që nga lufta e viteve 1990, si dhe në veri të Kosovës, ku shumicën e përbëjnë serbët’’.

Pas një takimi të hershëm me përfaqësuesin e BE-së për negociatat Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, Kurti tha se qeveria e tij do t’u ofrojë punëtorëve dhe studentëve serbë “leje qëndrimi të përkohshme për 12 muaj me mundësi zgjatjeje.”

Duke theksuar se BE-ja “ka pasur diskutime intensive me qeverinë e Kosovës gjatë disa javëve të fundit” për këtë çështje, Sorensen tha se vendimi për shtyrjen e ligjit merret “që të mos pengohen ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore” në pjesët me shumicë serbe.

Përfaqësuesja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha në X (Twitter) se ky hap ishte “një përparim i rëndësishëm për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë”.

Në raportim njoftohet edhe për reagimin e Petar Petkoviç, i cili ka thënë se “zgjidhja do të mundësojë funksionimin e qetë dhe normal të institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe në Kosovë.”

‘‘Serbia financon plotësisht një sistem paralel arsimor dhe shëndetësor, dhe shumë nga punonjësit e saj që posedojnë dokumente identiteti serbe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ligji, i cili fillimisht pritej të hynte në fuqi të hënën, do të prekë shtetasit serbë si dhe serbët etnikë në Kosovë që përfitojnë nga këto shërbime. Kurti gjithashtu njoftoi një lehtësim tjetër për serbët etnikë, duke premtuar se procedura për marrjen e kartës së identitetit të Kosovës do të thjeshtohet’’, thuhet në raportim.

The post AFP: Kosova shtyn ligjin kontrovers, rrezikohej destabilizimi i marrëdhënieve appeared first on Albeu.com.

Pse u prishën raportet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit
Ai që përshkruhej si “binom i shpresës” – bashkimi i forcave mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministrit të vendit, Albin Kurti – duket se u thye kur askush nuk e priste. Për më tepër, as arsyet nuk janë të vogla, meqë afërsia e presidentes me Shtetet e Bashkuara duket se është ndër kryesoret. Çfarë ndodhi mes udhëheqësve dhe sa e dëmton kjo Kosovën?

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë.

Ndonëse prej javësh përflitej se presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.

Presidentja Osmani tha në një intervistë për Syri TV, të hënën, se rritja e partneritetit mes Kosovës dhe administratës aktuale amerikane do të duhej të shihej si sukses, dhe jo pengesë.

Kosova e sheh SHBA-në si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

RADIO EVROPA E LIRË kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

Njohësi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, thotë se Osmani mund të mos i ketë thënë të gjitha, për faktin se është ende në detyrë, por konsideron se ajo ia ka borxh opinionit publik një shpjegim për këtë deklaratë.

“Historikisht, [Shtetet e Bashkuara] e kanë pasur të vështirë të ndërtojnë raport bashkëpunues me kryeministrin Kurti, raport produktiv, të ndërtuar në besim. Gjithsesi ka pasur bashkëpunim në disa sfera të caktuara me Qeverinë, në mbrojtje, në siguri, në ekonomi, por besoj që ekziston një lloj dyshimi në mundësinë për të ndërtuar partneritet produktiv”.

Marrëdhëniet SHBA – Kurti

Përgjatë mandatit të dytë të Kurtit, autoritetet amerikane thanë disa herë publikisht se Kosova nuk e trajtoi SHBA-në si partnere, dhe që vendime të caktuara të Qeverisë ndikuan në cilësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve.

SHBA-ja e pezulloi edhe Dialogun Strategjik me Kosovën, ende pa nisur ai. Vendimi u komentua gjerësisht si sinjal i distancimit nga Kurti.

Vetë kryeministri tha me raste se nuk ishte prishur me Amerikën, por se kishte dallime me të në disa çështje.

Presidentja Osmani, në anën tjetër, ftohej dhe takohej me figura të rëndësishme të administratës amerikane në Uashington, dhe sa herë situata tensionohej, ajo e përsëriste rëndësinë e ruajtjes së raporteve me aleatin kyç.

Maliqi sheh potencial që në të ardhmen deklaratat e fundit të Osmanit të bëhen problematike në raportet me SHBA-në.

“Nëse ata [amerikanët] nuk e gjejnë dikë në institucionet e Kosovës, qoftë në Qeveri, qoftë në Presidencë, që e shohin si partner të besueshëm, atëherë kjo marrëdhënie nuk mund të prodhojë aq shumë sa mundet”.

Edhe Visar Ymeri, drejtues i Institutit “Musine Kokalari”, përmendi ditë më parë se janë pikërisht marrëdhëniet e Osmanit me SHBA-në që në sytë e Kurtit shihen si mungesë besnikërie të cilën ai e kërkon.

Osmani tregoi përgjatë intervistës së 9 marsit se nuk ka pasur fare komunikim dhe koordinim me Kurtin kur ajo ishte nisur drejt Davosit të Zvicrës, më 22 janar, për ta përfaqësuar vendin në themelimin e Bordit të Paqes – nismë e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’iu dhënë fund konflikteve nëpër botë.

Sipas saj, ndonëse Kurti ishte atje, autoritetet amerikane i kërkuan asaj që merrte pjesë në ceremoninë e themelimit, dhe me gjithë përpjekjet, stafi i presidentes nuk arriti të bisedonte paraprakisht me atë të kryeministrit.

Si do të ndikojë përçarja në skenën politike?

Maliqi beson se ekziston “efekti Osmani” te rritja e përqindjes së votave për LVV-në viteve të fundit. Sipas tij, edhe vetë Osmani duket se e sheh Kurtin si “borxhli” në këtë drejtim, prandaj beson se mund t’ia marrë mbrapsht kapitalin politik dhe ta çojë diku tjetër.

“Një efekt do ta ketë, nuk e lë pa shenjë kjo LVV-në, sepse më 2021, fryma që u prodhua, mitologjia që u prodhua e fitores, ishte e përbashkët, dhe ishte Osmani ajo që në njëfarë forme e shembi Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe e çoi votuesin e LDK-së [te LVV-ja]”.

Më 2021, Kurti dhe Osmani, duke garuar në një listë të përbashkët, fituan mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare dhe siguruan rezultatin më të mirë ndonjëherë për një subjekt politik prej pavarësisë së Kosovës.

Më 28 dhjetor 2025, LVV-ja arriti rezultat edhe më të mirë, por Maliqi beson se Osmani pati sërish dorë, sepse “ajo e pranoi edhe publikisht që kishte përdorur Presidencën për t’ia ndihmuar Kurtit qeverisjen dhe fitoren në zgjedhjet e fundit”.

Sipas Maliqit, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme sivjet – dhe dilema e vetme është rreth datës kur do të mbahen ato./RADIO EVROPA E LIRË

The post Pse u prishën raportet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit appeared first on Albeu.com.

Osmani shpërndan Kuvendin, Kurti nuk e pranon – gjithçka që ndodhi të premten
Kosova ka hyrë në një fazë të re, pasi Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nxjerr dekretin që të shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

Takimet ndërmjet liderëve politikë, duke përfshirë kryeministrin Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë dështuar të sigurojnë konsensus.

Presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill, derisa Kuvendi dështoi të votojë për presidentin për mandatin e ri më 5 mars, pasi nuk kishte kuorum.

Presidentja Osmani e ka bërë të ditur synimin për një mandat shtesë, mirëpo votat e nevojshme nuk i pati.

LVV kishte propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për president, ndërsa si kundërkandidat ishte Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, por që nuk kishte kuorum.

Me situatën e krijuar, tani pritet interpretimi i Gjykatës Kushtetuese se cili do të jetë hapi i ardhshëm, a do të shkojë Kosova në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme apo do të tentohet zgjedhja e presidentit/es.

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Pas krizës së re institucionale në Kosovë qeveria gjermane thekson rëndësinë e institucioneve për integrimin e vendit në BE

Gjermania reagoi ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.

“Kosovës i duhen institucione funksionale”, tha ai. Sipas qeverisë gjermane, kjo është e rëndësishme edhe për vazhdimin e dialogut të normalizimit të udhëhequr nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë. “Integrimi i Serbisë dhe Kosovës në BE mund të arrihet vetëm përmes këtij dialogu të normalizimit”, u shpreh Giese.

BE-ja thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit

Një zëdhënësi i Bashkimit Evropian i ka thënë Radios Evropa e Lirë të premten se blloku i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

“Tani, po presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha zëdhënësi, duke iu referuar ankesës së partisë në pushtet kundër dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ta shpërndarë Kuvendin.

Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën Kushtetuesja

“Ndodhemi në një situatë ku nuk besoj se mund të flasim për zgjedhje të reja pa e thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese, meqenëse kemi mospajtime dhe kërkesë para tyre. Ata kanë një materie, të cilën tash duhet ta trajtojnë”, ka theksuar Kurti në një konferencë për media.

Kurti tha se është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo, teksa dekretin e presidentes Vjosa Osmani për të shpërndarë Kuvendin e ka quajtur jokushtetues.

“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as raundin e parë pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër, nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë”, ka shtuar kreu i ekzekutivit.

Ai ka thënë se deputetët që u zgjodhën për katër vjet në legjislaturën e dhjetë nuk i mbushën as katër javë të detyrës së tyre dhe sot në mëngjes u njoftuan nga mediet se me dekret është shpërndarë Kuvendi.

“Neni 86, paragrafi 6 i Kushtetutës parashikon se Kuvendi shpërndahet nëse në votimin e tretë asnjë kandidat nuk zgjedhet president. Pra, asnjëri nga kandidatët nuk i merr 61 vota. Ne nuk kemi mbërri atje. Dy kandidatë ishin mbrëmë, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, mirëpo nuk u konsumua as raundi i parë, e lëre më i tretë. Nga formulimi i kësaj dispozite, pra neni 86 paragrafi 6, del qartë se shpërndarja e Kuvendit lidhet drejtpërdrejt me përfundimin e procedurës së votimit. Pra, pasi të jenë zhvilluar tre raunde votimi dhe votimi i tretë të ketë dështuar për të zgjedhur presidentin. E mbrëmë ne vetëm sa filluam me raundin e parë, kurrsesi nuk jemi tek përfundimi i raundit të tretë”, ka nënvizuar Kurti.

Nagavci: Dekreti i sotëm i presidentes Osmani i paparë ndonjëherë

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, sot në RTK Prime ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. Ajo tha se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë shkelje duke nxjerrë një dekret që është kundërkushtetues. Po ashtu, ajo ka folur edhe për atë nëse kanë pasur ndonjë kërkesë për hyrje në qeveri nga PDK dhe LDK dhe marrëveshje politike.

“Fillimisht, ai ka qenë synimi dhe bindja jonë që të kemi dakordim edhe me partitë e tjera, në mënyrë që të votonim një kandidat i cili do të ishte edhe konsensual. Pas takimit me Hamzën, është bërë e ditur nga ata që dëshirojnë të kandidojnë një kandidat që vjen nga partia e tyre, gjegjësisht kërkojnë garanci për dhënien e votave për kandidatin e partisë së tyre. Në mungesë të propozimeve nga emra të tjerë, tashmë është bërë e ditur se është propozuar edhe emri i Andin Ukshin Hotit. Ai do të mund të ishte një opsion. Ka qenë një mundësi që të hapet diskutimi; nëse do të jepej mbështetje, do të ecnim përpara”, tha ajo.

“Ne, si Lëvizje, kemi qenë kundër zgjedhjeve të reja. Mendojmë se vendi ka nevojë për punë, për projekte dhe për shërbim në interes të qytetarëve. Kemi pasur mjaftueshëm bllokada, por duhet përmendur që edhe gjatë vitit të kaluar, kur Kuvendi ishte i pa konstituuar dhe Qeveria ishte në detyrë, qeveria ka vazhduar çdo ditë punët e saj dhe do të vazhdojë edhe deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja, kurdo që ato të ndodhin”, shtoi Nagavci.

Osmani takon liderët, mungon Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar takimin me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe përfaqësues të partive të komuniteteve.

Takimi është konsultativ, për të diskutuar në lidhje me datën e zgjedhjeve, pasi mëngjesin e sotëm Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza arrin në kuvend, në takimin e thirrur nga presidentja Osmani lidhur me datën e zgjedhjeve të reja.

Hamza para mediave, deklaroi se fillimisht do t’i shqyrtojë datat e propozuara, ndërsa theksoi se çdo vendim duhet të jetë në përputhje me rendin kushtetues dhe ligjor.

“Do t’i shikoj cilat janë datat e propozuara. Sidoqoftë, mendoj se gjithçka do të vendoset në përputhje me rendin kushtetues dhe rendin ligjor, dhe ne jemi parti që e respektojmë rendin kushtetues dhe ligjin”, tha Hamza.

Po ashtu në Kuvend kanë arritur edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajm, Kryetari i Lidhjes Demokratike rë Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe Deputetja Duda Balje.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para takimit konsultativ me presidenten Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve, në prononcim para mediave tha se afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nuk mund të ndryshohen dhe se partia e tij do t’i respektojë.

Me këtë rast Haradinaj tha se tash “ne jemi në auto-pilot, dhe komandohemi nga Kushtetuta, nga afatet kushtetuese”.

“Dekreti është i drejtë dhe e respektojmë si të tillë. Kuptohet, presim edhe caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha ai.

Kurse sa i përket kërkesë së LVV-së drejtuar Gjykatës Kushtetuese pas dështimin të djeshëm për zgjedhjen e Presidentit, Haradinaj tha se “ky është vazhdim i talljes me procese e me qytetarë” nga ana e kësaj partie.

Në takim nuk ka marrë pjesë llideri i LVV-së, Albin Kurti. Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci tha se nuk ka arsyeje që të merret shkohet në takim me Presidenten, kur lenden Vetëvendosje e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese.

“Nuk besoj që ka asnjë arsye të merret pjesë në një takim të tillë, për faktin e thjesht sepse siç e thamë ky është një veprim i cili jo vetëm që bie ndesh me Kushtetutën, por është edhe një veprim i nxituar dhe që nuk është në interes të vendit”, tha ajo.

Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon në zgjedhje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Në një konferencë për media, Osmani tha se është paraqitur para qytetarëve pasi, sipas saj, përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jam këtu para jush sepse përfaqësuesit e popullit mbrëmë vendosën që ta dërgojnë vendin në zgjedhje të reja. Kjo situatë ka qenë e evitueshme. Është fatkeqësi e madhe që ata nuk zgjodhën interesin e Kosovës”, tha Osmani.

Ajo shtoi se, në përputhje me kompetencat kushtetuese, ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

“Prandaj sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, kam nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit”, tha presidentja.

Duke folur për dështimin e përpjekjeve për zgjedhjen e presidentit mbrëmjen e 5 marsit, Osmani tha se kjo nuk ka qenë një situatë e rastësishme, por sipas saj një kalkulim i menduar politik.

“Në një republikë kushtetuese ka diçka që është mbi kalkulimet partiake dhe mbi interesat e momentit: Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kushtetuta nuk është tekst ceremonial. Ajo është kontrata jonë e përbashkët si shtet. Është kufiri që politika nuk mund ta kalojë dhe busulla që institucionet nuk mund ta humbasin. Mbrëmë, përpjekjet për zgjedhjen e një presidenti të ri dështuan. Ky dështim nuk ishte as i rastësishëm, as i pamenduar, por përkundrazi shumë mirë i kalkuluar dhe i ideuar, për fat të keq”, shtoi Osmani.

Sipas saj, Kushtetuta e përcakton qartë se afati për zgjedhjen e presidentit ka përfunduar në mesnatën e së enjtes.

“Procedura për zgjedhjen e presidentit, edhe pse mund të fillojë deri në 60 ditë para afatit të fundit, nuk mund të shtyhet më tej, por patjetër duhet të përfundojë jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit aktual. Afati përfundimtar është i qartë: ka qenë mbrëmë në mesnatë dhe presidenti nuk mund të zgjidhet pas këtij momenti”, tha tutje ajo.

Osmani theksoi se deputetët kanë pasur në dispozicion 23 ditë për ta përmbushur këtë obligim kushtetues.

“Deputetët kanë pasur në dispozicion 23 ditë për ta kryer këtë detyrë kushtetuese. Ata vendosën të mos e bëjnë këtë. Fakti që Kuvendi ka zgjedhur të mos i shfrytëzojë këto ditë, nuk e ndryshon Kushtetutën tonë dhe nuk e zhbën detyrën time që ta shpërndaj këtë Kuvend, i cili dështoi”, deklaroi presidentja.

Kujtojmë se mbrëmë në orët e vona është mbyllur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e thirrur për zgjedhjen e presidentit të vendit, pasi nuk pati kuorum të mjaftueshëm për zhvillimin e procesit të votimit.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, sqaroi se në raundin e parë dhe të dytë të votimit duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë, në mënyrë që votimi të konsiderohet i vlefshëm. Për shkak të mungesës së këtij numri deputetësh në sallë, seanca u ndërpre pa u zhvilluar votimi për zgjedhjen e presidentit.

/Albeu/Express/RTK/Telegrafi/

The post Osmani shpërndan Kuvendin, Kurti nuk e pranon – gjithçka që ndodhi të premten appeared first on Albeu.com.

Baton Haxhiu nxjerr informata të padëgjuara: Takimi i Vjosës me Kurtin përfundoi dhunshëm verbalisht
Sipas gazetarit Baton Haxhiu, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim sot me presidenten Vjosa Osmani, të cilës ai thotë se ia kumtoi “lajmin e zorshëm”, sa i përket çështjes së presidentit.

Haxhiu në Pressing në T7, duke u thirrë në burimet e tij tha:

“Askush s’pe përmend takimin e Vjosës me Albin Kurtin sot, ka ndodhë ajo çarja e madhe përfundimtare kur Albini ia kumton lajmin e zorshëm Osmanit. Takimi ka përfunduar gjithashtu dhunshëm verbal”, tha Haxhiu në Pressing.

Video:

The post Baton Haxhiu nxjerr informata të padëgjuara: Takimi i Vjosës me Kurtin përfundoi dhunshëm verbalisht appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe homologut Edi Rama ka përfunduar. Diskutimi mes dy liderve ka qenë i larmishëm, por është fokusuar te thellimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore, marrëveshjet ndërqeveritare, projektet infrastrukturore me interes të përbashkët dhe mundësitë e reja në këtë mandat të dy qeverive, ishin ndër temat kryesore të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Rama uroi kryeministrin Kurti për fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për formimin e Qeverisë.

Ndërkohë që kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij dhe vullnetin e Qeverisë që drejton për forcimin dhe zgjerimin e marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në shërbim të qytetarëve dhe mbarë kombit.

“Bashkëpunimi dhe marrëveshjet e deritanishme ndërshtetërore në pesë vitet e fundit kanë përfshirë njësimin e teksteve shkollore, projektet kulturore mbarëkombëtare, projektet infrastrukturore, si hekurudha Prishtinë-Durrës, lehtësimin e lëvizjes në zonat kufitare, njohjen e diplomave, pastaj bashkëpunimi në energji, siguri, sport, transport, turizëm dhe zhvillim ekonomik”, vijon njoftimi i Zyrës së Kryeministrit.

Pas takimit ka reaguar dhe kryeministri Albin Kurti me një postim në Facebook, ku shkruan:

“Mirëprita Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për marrëveshjet bilaterale që kemi dhe fushat se ku mund t’i shtojmë ato, për mundësitë e reja dhe si t’i shfrytëzojmë sa më mirë, si dhe për sfidat e përbashkëta dhe mënyrat për t’i tejkaluar ato sa më lehtë.

Me mandatet tona të ripërtërira, përmes bashkëpunimit ndërqeveritar dhe ndërshtetëror, le t’u shërbejmë edhe më tej e më shumë qytetarëve në të dy republikat dhe kombit tonë mbarë”

The post FOTO/ Përfundon takimi Kurti–Rama, premtohet thellimi i bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri appeared first on Albeu.com.

Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti
Mesditën e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, është pritur në Kosovë, 16 shkurt 2026, me një ceremoni zyrtare nga homologu Albin Kurti, i sapokonfirmuar në detyrë.

Gjithashtu, kreu i qeverisë u takua më herët edhe me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa vizita e tij vjen një ditë para Ditës së Pavarësisë të Kosovës dhe protestës që do të bëhet në Prishtinë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Po ashtu ai mori pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala në Prishtinë, dedikuar gjyqit në Hagë kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeministri e cilësoi Prokurorinë Speciale të Hagës, si një “prokurori idiotësh” për 180 vitet burg që ka kërkuar për 4 ish krerët e ushtrisë së Kosovës, duke shtuar se nuk ka mundur që të provojë asnjë gjë nga akuzat që ka ngritur kundër tyre.

Rama tha se lufta e UÇK nuk kishte të bënte as me terror dhe as me spastrim etnik por kundër sunduesve të huaj.

The post Vizita në Kosovë, kryeministri Rama pritet me ceremoni zyrtare nga Albin Kurti appeared first on Albeu.com.

Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin
Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës për herë të tretë radhazi. Qeveria e re, me Kurtin në krye, mori 66 vota pro, 49 kundër dhe asnjë abstenim.

Ky është mandati i tretë qeverisës i Kurtit, ndërsa vendi vjen pas një periudhe njëvjeçare bllokade.

Në seancën e parë të kësaj dite, pas një procesi të gjatë që pasoi seancën e kaluar, u zgjodh edhe Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 66 vota.

Po ashtu, u zgjodhën edhe pesë nënkryetarët e Kuvendit, të propozuar nga partitë politike.

Pas zgjedhjes, Albin Kurti është betuar si kryeministër i ri i Kosovës. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai premtoi se do ta zbatojë ligjin, do ta respektojë Kushtetutën dhe do të punojë me përkushtim për përparimin e vendit.

“Më lejoni t’ju falënderoj për mbështetjen e dhënë. Betohem se do ta kryej me përkushtim dhe nder detyrën e anëtarit të Qeverisë, do të respektojë Kushtetutën, ligjet dhe rendin juridik dhe do të angazhohem për përparimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës”, tha Kurti në Kuvend.

Po ashtu, edhe ministrat e qeverisë së re të Kosovës janë betuar, duke nënshkruar te një deklaratë.

The post Albin Kurti zgjidhet për herë të tretë Kryeministër i Kosovës, betohet në Kuvend: Do respektoj Kushtetutën dhe ligjin appeared first on Albeu.com.