albin kurti takon vucic Archives - Albeu.com

Vuçiçi apo Kurti, kush do të rrëzohet i pari?
Nga Daniel Serwer “Dtt.net”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Protesta e pestë masive e së shtunës së kaluar kundër presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic, ishte më e madhja e parë deri më sot. Duket se njerëzve në Serbi u është sosur durimi. Të shkaktuara fillimisht nga 2 masakra të tmerrshme me armë zjarri, protestat e kanë zgjeruar tani qëllimin e tyre dhe po fokusohen tek rrëzimi nga pushteti i presidentit Aleksandar Vucic, çlirimin e medias nga kontrolli i qeverisë dhe dhënies fund të kulturës së dhunës.

Protestuesit kanë simpatinë time, por…

Unë nuk mund të mos kem simpati për  protestuesit paqësorë. Serbia e rizgjodhi Vucic me 60 për qind të votave vetëm 14 muaj më parë në proces zgjedhor formalisht të lirë, por larg nga të qenit i ndershëm. Por prej disa kohësh është më se e qartë, se një pjesë e madhe e shoqërisë serbe është e pakënaqur me sundimin e tij gjithnjë e më autoritar, përdorimin e dhunës dhe pandjeshmërinë e saj ndaj problemeve mjedisore.

Ndërsa opozita politike është tejet e përçarë dhe joefektive, lëvizja e protestës po tregohen deri më tani e bashkuar dhe e qëndrueshme. Çështja është nëse ajo do të jetë aq e fuqishme sa të çojnë në rrëzimin e Vucic. Dhe unë dyshoj për këtë.

Sepse ndërsa është e zakonshme të përmendet përmbysja e Slobodan Miloshevic në tetor 2000, harrohet jo rrallë se ato demonstrata masive ishin në mbështetje të rezultateve zgjedhore.

Miloshevic sapo i kishte humbur zgjedhjet që i kishte thirrur para kohe, duke e menduar veten të paprekshëm.

Presidenti Vucic ka folur për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në shtator të këtij viti, por nuk e ka dekretuar ende datën. Përpara se ta bëjë këtë, ai do të dëshirojë të jetë i sigurt se do ta fitojë garën. Po ashtu, ai është i aftë në përdorimin e burimeve shtetërore dhe vendeve të punës për sigurimin e mbështetjes politike.

…Vucic ka ende disa letra për të luajtur

Aleksandar Vucic di të luajë mirë edhe kartat e tjera të zakonshme të politikës serbe. Fundjavës që shkoi ai organizoi demonstratën e tij, duke përdorur jo pak slogane etno-nacionaliste. Në të njëjtën kohë ai provokoi një përplasje të re në Kosovë midis serbëve dhe shqiptarëve, me qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga zhvillimet brenda Serbisë.

Këto i dhanë atij justifikimin për të mobilizuar ushtrinë serbe, dhe për të vendosur njësi shtesë

në kufirin me Kosovën, duke pretenduar se duhej të mbronte serbët e Kosovës Veriore. Edhe pse në fakt ishin këta të fundit që sulmuan policinë e Kosovës, e cila po mbronte marrjen e detyrës  nga kryetarët jo serbë të zgjedhur në zgjedhjet lokale të prillit, të cilët nën udhëzimet e Vucic, u bojkotuan nga serbët e Kosovë s.

Nuk ka dyshim se Aleksandar Vucic ka edhe letra të tjera për të luajtur. Ai mund të arrestojë dhe të ngacmojë organizatorët e protestës. Po ashtu, mund të organizojë përleshje brenda Serbisë duke kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Mediat serbe, të cilat kryesisht i injorojnë protestat kundër qeverisë, mund t’i propagandojnë më fort dhe me më forcë lavdërimet ndaj tij. Gjithashtu, ato mund të zmadhojnë kërcënimet e supozuara ndaj serbëve në Kosovë.

Vucic mund të mbështetet tek aleatët e tij tashmë të mirë-konsoliduar në Uashington dhe Bruksel, duke nxitur frikën se çfarë do të ndodhte nëse ai do të rrëzohej nga pushteti, duke lënë rrugën e hapur drejt pushtetit të një të djathte edhe më etno-nacionaliste.

Teknologjia e mbikëqyrjes së Pekinit dhe ndihma e Moskës për shërbimet serbe të sigurisë, do të bëjnë ç’është e mundur për ta mbrojtur atë. Shumë serbë fajësojnë tashmë ambasadën amerikane për mbështetjen e Vucic.

Diçka po zien dhe amerikanët mund të ndihmojnë

Ajo çka po zien në Serbi këto kohë, mund të rezultojë të jetë më afatgjatë dhe më e fortë se sa Vucic. Por që të jetë e suksesshme, kjo lëvizje do të duhet të minojë shtyllat që mbajnë në këmbë autokracinë elektorale të Vucic:partinë e tij politike, ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë, Kishën Ortodokse Serbe dhe mbështetjen aktuale që i vjen nga Uashingtoni, Brukseli, Moska dhe Pekini.

Që të ndodhë kjo, do të duhej të kishte një përçarje në elitën qeverisëse, e cila sot për sot nuk është e dukshme. Qytetarët dhe politikanët ende të guximshëm, duhet tA sfidojnë regjimin aktual me një program politik popullor si dhe me protesta të vazhdueshme.

Sigurisht, amerikanët do të mund ta ndihmonin lëvizjen në rast se do ta cilësojnë publikisht Vucic përgjegjës, ashtu siç kanë bërë së fundmi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, që nuk iu nënshtrua diktateve të Departamentit të Shtetit.

Por Uashingtoni dëshiron ende të gënjejë veten se Vucic do ta ankorojë përfundimisht Serbinë në aleancën perëndimore. Zbutja është qasja e preferuar në raport me të. Iluzioni se Vucic do të zgjedhë në fund Perëndimin, ka ende një ndikim të fortë në Departamentin e Shtetit.

Shënim:Daniel Serwer, profesor i Praktikës së Menaxhimit të Konflikteve në Shkollën Johns Hopkins të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare, SHBA.

The post Vuçiçi apo Kurti, kush do të rrëzohet i pari? appeared first on Albeu.com.

Dolën për të pirë birrë, Vuçiç: Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Albin Kurtit
Presidenti i Partisë së Popullit në Serbi, Vuk Jeremiç ka aluduar që Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kryeministri kosovar Albin Kurti, kanë dalë së bashku në një lokal për të pirë nga një birrë, mirëpo pak orë më pas ka kërkuar falje për informacionin e pasaktë.

“Mbrëmë, dy politikanë prominentë ballkanikë, pas darkës me të dërguarin e BE-së, dolën për nga një birrë në barin Standige Vertretung në Berlin, siç u ka hije dy miqve. Për çfarë kanë folur?”, kishte shkruar në Twitter Jeremiç.

Pak orë më pas, Jeremiç kërkoi falje, me një njoftim tjetër, transmeton Gazeta Express.

“Duket se nuk kam pranuar informatat e sakta dhe për këtë gjë kërkoj falje”, shkroi Jeremiq.

Kjo akuzë nga Jeremiç, sot ka nxitur edhe reagimin e Vuçiç, i cili i mohoi këto pretendime. Ai tha se pas takimeve të mundimshme në Berlin, bashkë me pjesëtarë të delegacionit serb dhe vajzën e tij Milica, kanë shkuar në një restorant në Berlin.

“Vajza ime Milica ishte me mua për darkë dhe nëse Kurti ishte njëri prej tyre, atëherë s’di çfarë të them. Dua ta them edhe një gjë. Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Kurtit. Takimi me Kurtin ishte… më mirë të mos e komentoj sepse s’do të ishte e drejtë”, ka thënë Vuçiç./GazetaExpress

The post Dolën për të pirë birrë, Vuçiç: Kurrë në jetë s’ia kam shtrënguar dorën Albin Kurtit appeared first on Albeu.com.