albin kiurti Archives - Albeu.com

Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë
Tensionet në veri të Kosovës sa vjen edhe po përshkallëzohen, por mbi këtë situatë ka reaguar edhe kryeministri , Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe Petar Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Me anë të një video-je në faqen e tij zyrtare në Facebok, Kurti ka folur mbi tensionet që po shfaqen ende pa u nënshkruar marrëveshja.

Po ashtu ai kërkoi që opinioni kosovar mos të bie pre e mediave të Beogradit.

Kurti gjithashtu është shprehur se ditet e javët në vazhdim mund të jenë sfiduese dhe problemaitke.

Postimi i Kurtit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Ende pa filluar lëshimi ynë i dokumenteve të hyrje-daljeve në vendkalimet kufitare me Serbinë, strukturat ilegale serbe në veri filluan me bllokim rrugësh dhe të shtëna armësh. Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.

Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët. Organet e rendit dhe të sigurisë së shtetit tonë po mbledhin informacion, po mbikëqyrin gjendjen dhe do të veprojnë, në mbrojtje të ligjit dhe të qytetarëve, të sovranitetit dhe integritetit tonë territorial.

Përcjellni me vëmendje njoftimet nga qeveria jonë, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, dhe, mos lejoni të dezinformoheni nga mediet e Beogradit zyrtar apo edhe ndonjë medie në Kosovë që me vetëdije u shërben atyre apo pa vetëdije bie pre e tyre.

Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë. Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit.

Ju falemnderit për mbështetjen./albeu.com

The post Tensionet në veri të Kosovës, reagon Kurti: Vuçiç dhe Petkoviç janë përgjegjësit kryesorë appeared first on Albeu.com.