albana kociu Archives - Albeu.com

Mësuesit përzgjidhen pa ndikim politik/ Albana Koçiu në shkollën “Ndre Mjeda”: Paga mesatare e mësuesve 950 euro, vijon transformimi
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka zhvilluar një bashkëbisedim me mësuesit në shkollën “Ndre Mjeda” në Shkodër, së bashku me ministren Mirela Kumbaro dhe kryetarin e bashkisë Benet Beci.

Gjatë takimit u diskutua për përmirësimin e cilësisë në arsim dhe mbështetjen për mësuesit përmes rritjes së pagave dhe zhvillimit profesional.

Koçiu vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke u ndalur edhe te investimet në infrastrukturën shkollore që po përmirësojnë kushtet e mësimdhënies.

Në fokus ishte edhe përzgjedhja e mësuesve përmes platformës “Mësues për Shqipërinë”, e cila synon një proces të bazuar në meritë dhe transparencë, duke u dhënë mundësi të barabarta profesionistëve të arsimit.

Po ashtu, u fol për rritjen e pagave në sektorin e arsimit, ku paga mesatare ka arritur rreth 950 euro, si dhe për njohjen e eksperiencës në punë, që synon të motivojë më shumë mësuesit dhe të vlerësojë kontributin e tyre ndër vite.

Takimi u përqendrua te përmirësimi i arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

The post Mësuesit përzgjidhen pa ndikim politik/ Albana Koçiu në shkollën “Ndre Mjeda”: Paga mesatare e mësuesve 950 euro, vijon transformimi appeared first on Albeu.com.

Ministrja Albana Koçiu: Policia nuk ka dhënë leje për protestë, kush kryen vepra penale do dënohet
Në një konferencë me gazetarët, ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, sqaroi deklaratën e Policisë në lidhje me protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e sotme.

Ajo tha se Policia nuk ka miratuar lejen e Partisë Demokratike për të zhvilluar tubimin.

Megjithatë, Albana Koçiu, u shpreh se pavarësisht nëse protesta është me leje apo pa leje, kush kryen vepra penale do të dënohet sipas ligjit.

Ajo tha se kushdo ka të drejtë të protestojë në mënyrë paqësore, ndaj policia do bëjë detyrën për të ruajtur rendin.

“Ne e kemi thënë që protestat janë një e drejtë kushtetuese për të protestuar në mënyrë paqësore. Sa i përket faktit që policia nuk e miratuar zhvillimin e protestës së sotme, kjo është një procedurë që është e lidhur me dy protestat e kaluara. Nga ana tjetër e drejta për të protestuar është e kujdo dhe policia ka për detyrë te ruaje rendin.

Si të jetë një protestë me leje apo pa leje kushdo që kryen një veprim që dënohet penalisht janë organet e tjera që bëjnë klasifikimin e veprës. Kjo nuk ndikon në faktin që kemi një protestë me leje apo pa leje”, tha ministrja.

The post Ministrja Albana Koçiu: Policia nuk ka dhënë leje për protestë, kush kryen vepra penale do dënohet appeared first on Albeu.com.

Albana Koçiu me gjuhë të ashpër ndaj Berishës: Gënjeshtar patologjik, porosite dhunë…
Ministrja Albana Koçiu, ka shpërthyer në Kuvend ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili deklaroi se asnjë efektiv nuk u dhunua apo lëndua gjatë protestës së dy ditëve më parë.

“Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak.

Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre.

Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin”, tha ajo.

The post Albana Koçiu me gjuhë të ashpër ndaj Berishës: Gënjeshtar patologjik, porosite dhunë… appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Ministrja Albana Koçiu u drejtohet qytetarëve: Do u dënoj maksimalisht sipas ligjit…
Këtë të mërkurë, ministrja Albana Koçiu, po jep një konferencë për mediat në lidhje me protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita, protestë e karakterizuar nga tensione dhe përplasje mes protestuesve të policisë.

Ajo theksoi se të miturit janë përdorur në protestë për të hedhur sende të forta ndaj efektivëve, ndërsa me një gjuhë të ashpër ka bërë me dije se autorët do të dënohen maksimalisht, sipas kritereve ligjore.

Koçiu ka deklaruar se protestat e PD janë braktisur nga qytetarët dhe në to marrin pjesë sipas saj, “militantë dhe elementë të paguar për të krijuar idenë e një revolte popullore”.

Ajo është treguar edhe më e ashpër kur e ka quajtur kreun e PD një dhunues përsëritës.

“Përpjekje e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet dhe duke përdorur të mitur për të hedhur molotov e dende të forta mbi punonjësit e policisë, për të mos u ndjekur penalisht autorët e vërtetë. Është akt i turpshëm dhe i dënueshëm. Keqpërdorimi i të miturve për të kryer vepër penale është akt i dënueshëm. Protestat e PD janë braktisur nga qytetarët duke përfunduar nga një grusht militantësh apo elemente të paguar për të krijuar skenarin e një revolte popullore. E drejta për të protestuar nuk është një e drejtë për të dhunuar, apo tentuar gjymtimin e apo vrasjen e efektivëve të policisë. Ministria e Brendshme nuk do qëndrojë duarkryq, autorët do ndëshkohen, pas të cilave qëndrojnë urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit Kushtetues”, tha ajo.

Deklarata e ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu:

Përpjekja e dështuar për të ardhur në pushtet duke goditur punonjësit e rendit, duke djegur institucionet, e për më tepër duke përdorur të miturit për të hedhur molotovë apo sende të forta mbi punonjësit e Policisë, që të mos ndiqen penalisht autorët e vërtetë, është një akt i turpshëm dhe i dënueshëm.

Keqpërdorimi i të miturve për të kryer akte dhune është vepër penale, por është gjithashtu një shkelje e rëndë morale. E këtu një rol të posaçëm mund dhe duhet të luajnë institucionet, shoqëria civile dhe vetë familja, për t’i mbrojtur këta ta mitur nga përdorimi dhe instrumentalizimi me qëllime të errëta të politikës kriminale.

Është pikërisht kjo arsyeja, përse protestat e Partisë Demokratike janë braktisur masivisht nga qytetarët. Duke përfunduar tek një grusht militantësh, apo elementë të paguar për të krijuar skenarë imagjinarë të një revolte popullore. Kjo është e papranueshme.

E drejta për të protestuar, nuk është e drejtë për të dhunuar, për të shkatërruar, apo aq më pak, për të tentuar gjymtimin apo vrasjen e efektivëve të Policisë.

Ndaj, Ministrja e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk do të qëndrojnë duarkryq. Autorët e këtyre akteve barbare do të ndëshkohen maksimalisht, sipas ligjit.

U bëj thirrje organeve të drejtësisë, t’i trajtojnë me përgjegjësinë maksimale dhe ligjore këto sulme barbare ndaj uniformës, pas të cilave qëndrojnë padyshim urdhëruesit e fshehur pas imunitetit, nën drejtimin e Sali Berishës; një dhunues përsëritës i sulmeve ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues.

Personat përgjegjës, duhet të kuptojnë se nuk kanë asnjë mburojë politike mbi kokën e tyre. Kush tenton të vrasë policin, kush tenton të djegë institucionet, nuk merr as çmimin si terroristi më i mirë, as mirënjohjen e partisë së tij, por shkon në burg dhe merr ndëshkimin e parashikuar nga ligji.

Sot, solidaritet maksimal për të gjithë punonjësit e policisë të plagosur, si dhe për të gjithë kolegët e tyre, që edhe një herë më shumë kryen me profesionalizëm detyrën, duke mos rënë pre e një strategjie të qartë terrori, përmes provokimit të përsëritur dhunës e të gjakderdhjes.

Vetëpërmbajtja e forcave të rendit, në kushtet më ekstreme, është një garanci e jashtëzakonshme për të gjithë qytetarët e ndershëm, që pavarësisht bindjeve të tyre politike, janë të bashkuar në dëshirën për të mos parë dhunë e aq më pak, ripërsëritjen e ngjarjeve të mbrapshta përpara syve të tyre.

Nuk ka asnjë tërheqje përballë akteve kriminale, të një minorance të dhunshme me maska, që fshehin fytyrën, por nuk mbulojnë dot qëllimin e tyre.

Do të jemi përherë në krah të punonjësve me uniformë, gazetarëve dhe njerëzve të medias në krye të detyrës, dhe të gjithë atyre, që e ushtrojnë të drejtën kushtetuese të tubimit, në respekt të ligjit dhe bashkëjetesës në një shoqëri demokratike.

The post Protesta e opozitës/ Ministrja Albana Koçiu u drejtohet qytetarëve: Do u dënoj maksimalisht sipas ligjit… appeared first on Albeu.com.

Ministrja Koçiu thyen heshtjen për shoqërimin e të miturit gjatë protestës: Po qëllonte efektivët me gurë, u trajtua sipas ligjit
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës ku për shkak të tensioneve, u shoqërua në komisariat një i mitur 14-vjeçar.

Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj protestuesve, ndërsa shtoi se 11 policë u lënduan.

“Akti normativ është i rëndësishëm edhe për ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të bëjmë të mundur të kemi më shumë mbështetje për të gjitha institucionet e ministrisë së Brendshme, Policia apo Garda. Garda do të vazhdojë të marrë mbështetje dhe do të vijojë mbështetja edhe për punonjësit e policisë.

Me protestën që u zhvillua ditën e shtunë dhe rolin e policisë së shtetit në këtë protestë. Diskutimi këtu përballi punonjësit e policisë së shtetit. Kam detyrimin moral për të garantuar qytetarët që policia e kreu detyrën më së miri. Nuk u ushtrua dhunë ndaj protestuesve, por policia u përball me dhunë, u sulmuan me Molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, duke u lënduar 11 prej tyre.

Policia ka vepruar sipas rregullave, ka bërë thirrje të vazhdueshme për ruajtjen e qetësisë, kur këto u shpërfillën, u ndërmorrën masa për shpërndarjen e turmës sipas rregullores. Akuzat janë të pavërteta dhe të pabazuara. Çdo veprim është kryer sipas ligjit. E drejta për protestë është kushtetuese, por dhuna nuk është një e drejtë.

Dua të ndalem te rasti i diskutuar për të përdorur opinionin publik dhe manipulimin politik. Rasti i shoqërimit të një të mituri, gjatë veprimeve të policisë së shtetit, u konstatua i mituri duke gjuajtur me gurë dhe sende të forta drejt policëve. Për të mbrojtur jetën e policëve dhe vetë të miturit, ai u mor për verifikim. Bëhej fjalë për një 14-vjeçar, në asnjë moment nuk është trajtuar në mënyrë të paligjshme apo çnjerëzore. Ka qëndruar në një ambient të përshtatshëm në përputhje me standardet për mbrojtjen e të miturve. Askush nuk është mbi ligjin, askush nuk duhet të përdorë fëmijët për të justifikuar dhunën”,-u shpreh Koçiu.

The post Ministrja Koçiu thyen heshtjen për shoqërimin e të miturit gjatë protestës: Po qëllonte efektivët me gurë, u trajtua sipas ligjit appeared first on Albeu.com.

Policia e Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK? Përgjigjet ministrja e Brendshme, Albana Koçiu
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, iu përgjigj pyetjeve në komision mbi deklaratat se Policia e Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK.

Koçiu tha se nuk ka në Policinë e Shtetit asnjë rast të dekonspiruar, duke nenvizuar “Zero raste”.

“Sa i përket SPAK dhe Policisë së Shtetit, nuk është regjistruar asnjë rast dekonspirimi, këto janë të dhëna që vijnë nga Policia”, tha Koçiu.

The post Policia e Shtetit dekonspiron operacionet e SPAK? Përgjigjet ministrja e Brendshme, Albana Koçiu appeared first on Albeu.com.

Tensione gjatë seancës plenare/ Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh
Këtë të enjte, ka pasur tensione gjatë seancës plenare. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka hequr të drejtën e fjalës deputetit të PD-së, Flamur Noka.

Vendimi u mor për shkak se demokrati shkoi drejt foltores gjatë fjalës së ministres së Brendshme, Albana Koçiu, ku i kërkuan dorëheqjen për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.

“Duhet t’ju vijë turp”, iu drejtua Noka ministres së Brendshme, teksa kjo e fundit iu kthye: “Nuk më intimidon duke më drejtuar gishtin. Jam një grua në detyrë, mos e politizo situatën. Trup të kesh ti nga mëngjesi deri në darkë”.

Ndërsa kryeparlamentari pasi i dha masën disiplonore të vërejtjes, i hoqi të drejtën e fjalës.

“Zoti Noka vërejtje sipas rregullores. Duke qenë se morët një tërheqje vëmendje dhe një vërejtje dhe përdorët fjalë fyese që cënojnë drejtuesin e seancës, ju heq të drejtën e fjalës për ditën e sotme”, tha Peleshi.

The post Tensione gjatë seancës plenare/ Debat i ashpër mes Koçiut dhe Nokës: Mos m’u drejto me gisht, turp të kesh appeared first on Albeu.com.

Shkarkoi zv.ministrin e Brendshëm se e kapën duke pirë cigare, reagon për herë të parë ministrja Albana Koçiu
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar për herë të parë duke konfirmuar zyrtarisht shkarkimin e zëvendësministrit të Brendshëm, Andi Mahila për shkak të një sjelljeje që sipas saj përbën shkelje të ligjit anti-duhan.

Me anë të një postimi në Facebook, ministrja shpjegon se vendimi është marrë pas një denoncimi nga një qytetar shqiptar që jeton në New York, i cili kishte qenë dëshmitar i një episodi ku zëvendësministri kishte tymosur cigare në një restorant në Tiranë, në kundërshtim me ligjin.

“Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova zv.ministrit largimin nga detyra. Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit,” shkroi Koçiu.

Ministrja thekson se standardet duhet të fillojnë nga vetë drejtuesit e institucioneve, sidomos në një dikaster si ai i Punëve të Brendshme, i cili ka në mision garantimin e rendit dhe respektimin e ligjeve.

Reagim i Ministres së Punëve të Brendshme, Albana Koçiu në fb:

Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit.

Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në New York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.

Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër.

I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh.

The post Shkarkoi zv.ministrin e Brendshëm se e kapën duke pirë cigare, reagon për herë të parë ministrja Albana Koçiu appeared first on Albeu.com.

Albana Koçiu e nis me “dorë të hekurt” detyrën si Ministre e Brendshme, shkarkon nga detyra zv.ministrin pas denoncimit nga qytetari
Ministrja e re e Punëve të Brendshme e Shqipërisë, Albana Koçiu e ka nisur me “dorë të hekurt” detyrën, me firmosjen e vendimit të parë për shkarkimin e zëvendësit të saj Andi Mahila. Gjithçka ka ndodhur pas një denoncimi qytetar.

Pirja e cigares në ambient të mbyllur i ka kushtuar detyrën zyrtarit të lartë Andi Mahila, pasi një ndër vendimet e para të ministres së re, e cila është dhe ministrja e parë grua në krye të Punëve të Brendshme, ka qenë shkarkimi i tij.

Ka qenë një denoncim qytetar me foto që ka përfunduar në adresën e ministres Albana Koçiu, në të cilin zëvendësi i saj shfaqej duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, një veprim i ndaluar me ligj.

Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilës dhe më pas është vendosur për shkarkimin e tij nga detyra. Ai mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021.

Menjëherë pas miratimit të shkarkimit nga Këshilli i Ministrave, ministrja Albana Koçiu ka njoftuar qytetarin për vendimin e marrë.

The post Albana Koçiu e nis me “dorë të hekurt” detyrën si Ministre e Brendshme, shkarkon nga detyra zv.ministrin pas denoncimit nga qytetari appeared first on Albeu.com.

Prezantohet ministrja e Brendshme Albana Koçiu/ Rama: Ndryshim radikal i profilit të ministrit
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, prezantoi ministren e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, në një ceremoni të organizuar në ambientet e kësaj ministrie.

Rama e konsideroi këtë një moment historik për Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi për herë të parë drejtimin e kësaj ministrie e merr një grua.

“Ministrja e re Albana Koçiu vjen sot në krye të Punëve të Brendshme me një profil krejt tjetër nga tërë paraardhësit e saj dhe me një mision shumë të qartë, ta kthejë këtë ministri nga një ministri tradicionalisht e Policisë sipas standardit shqiptar, në një ministri të Punëve të Brendshme sipas standardit europian”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se; Punët e Brendshme nuk janë kurrsesi thjesht dhe vetëm punët e Policisë së Shtetit, pavarësisht se Policia e Shtetit zë pjesën më të madhe të sferës së Punëve të Brendshme.

“Askush nuk e vë në diskutim këtë fakt, por ka ardhur koha që askush të mos vërë në diskutim as faktin tjetër, që ligji ynë dhe praktika e kudondodhur e vendeve demokratike e thonë në gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tyre: Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën punë policore dhe Ministri i Brendshëm nuk është kryepolici i vendit”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se kjo, jo vetëm pse ligji dhe praktika demokratike e thonë këtë, por mbi të gjitha për një sërë nevojash të mëdha serioze të paadresuara prej dekadash ashtu siç duhet në punët tona të brendshme.

“Ndryshimi radikal i profilit të Ministrit të Punëve të Brendshme është pikënisja logjike e ndryshimit përmbajtësor dhe cilësor që ministrja Koçiu duhet të sjellë në vizionin, qasjen dhe impaktin e kësaj ministrie në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

The post Prezantohet ministrja e Brendshme Albana Koçiu/ Rama: Ndryshim radikal i profilit të ministrit appeared first on Albeu.com.