alarmi per bomba Archives - Albeu.com

Kërcënimet me bomba në shkolla, një i mitur në Shkup akuzohet për terrorizëm
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi penale për veprën “terrorizëm” ndaj personi të mitur nga Shkupi, pasi kishte pranuar në polici se në muajin tetor ka kërcënuar me bomba katër shkolla të mesme në kryeqendrën maqedonase.

“I frymëzuar nga njoftimet e mëparshme për bomba në disa shkolla të mesme në territorin e Shkupit, i mituri ka vërejtur në rrjetet sociale se mesazhet nga sinjalizuesit anonimë janë dërguar përmes një ofruesi specifik që ofron enkriptim dhe mbrojtje të komunikimit, dhe më 4 nëntor, nga kompjuteri i tij personal, ka krijuar një adresë elektronike, përmes së cilës ka shkruar një mesazh kërcënues për vendosjen e lëndëve shpërthyese në katër shkolla të mesme”, thuhet në njoftimin e policisë maqedonase.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se me këtë padi penale nuk është zbardhur rasti, pasi sipas tij, kërcënimet kanë ardhur edhe nga jashtë vendit, gjë që sipas Spasovskit dëshmon se bëhet fjalë për sulme kibernetike që vështirë zbulohen.

“Sipas të dhënave që kemi, bëhet fjalë edhe për një domen që është i regjistruar jashtë, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara dhe kjo praktikisht tregon për seriozitetin e sulmeve kibernetike. Vlerësoj se është shumë i vështirë sigurimi i të gjitha dëshmive që vijnë, sepse ky është një krim transnacional, nuk është në korniza të shtetit”, deklaroi Spasovski.

Edhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet me bomba bëhen me qëllim të nxitjes së frikës dhe çrregullimit të punës së institucioneve, por edhe janë përpjekje për rritjen e ndikimit pro-rus.

Ai tha se institucionet maqedonase janë në koordinim me vendet anëtare të NATO-s që të përballen sa më shpejt dhe në mënyrë më efikase me kërcënime të tilla.

“Bëhet fjalë për luftë kibernetike. Këto sinjalizime të rreme për bomba janë pjesë e kësaj lufte. Ka edhe në vende të tjera. Qëllimi i këtyre sulmeve është të nxitet panik. Nuk është e lehtë të zbulohet se kush qëndron pas kërcënimeve me bomba në shkolla, sepse përdoren rrjete private virtuale në të cilat këto adresa janë të hapura. Por, ka pista për autorët dhe nëse konstatohet se janë nga vendi, do të sanksionohen. Jemi në komunikim të përditshëm me partnerët tanë në NATO dhe kemi koordinim me Bashkimin Evropian për këto sulme kibernetike edhe për problemet tjera”, tha Kovaçevski.

Nga fundi i muajit tetor ka pasur gjithsej 12 denoncime të rreme për vendosjen e bombave nëpër shkollat në territorin e Maqedonisë së Veriut, duke shkaktuar frikë dhe çrregullim të sistemin arsimor në këtë shtet./rel

The post Kërcënimet me bomba në shkolla, një i mitur në Shkup akuzohet për terrorizëm appeared first on Albeu.com.

Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë
Katër shkolla të mesme në Shkup të mërkurën, më 9 nëntor, kanë marrë kërcënime me bomba përmes postave elektrike duke shkaktuar panik në mesin e nxënësve të cilët janë evakuuar nga organet kompetente.

Sikur edhe në rastet tjera, njësitet e antiterrorist kanë konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet janë pjesë e një strategjie për sulme hibride, ndaj të cilave janë të ekspozuara edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në periudhën mes 26 tetorit dhe 3 nëntorit, 15 shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë e-maile për vendosje të bombave në objektet e tyre, por që kanë rezultuar të jenë të rreme.

Kryeministri Kovaçevski tha se shpreson se autorët e këtyre kërcënimeve do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe, jo në frikë dhe pasiguri.

“Ajo që po ndodh është pjesë e asaj strategjie për sulme hibride. Duhet të jemi të vetëdijshëm që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ndërhyjë kur ka kërcënime të tilla sepse bëhet fjalë për shkolla dhe jo rastësisht autorët e tyre synojnë shkollat sepse njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkollat sepse në ato shkolla mësojnë fëmijët tanë… Shpresoj se ata që e bëjnë këtë do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe dhe jo në frikë dhe pasiguri”, ka deklaruar Kovaçevaki.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, më herët pati deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e siç ka thënë “lojërave politike”, apo edhe e ndonjë sulmi kibernetik, siç ishte edhe rasti me sulmin ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit.

Por, organet e rendit ende nuk kanë arritur të zbulojnë adresën dhe vendin prej nga dërgohen e-mailet kërcënuese.

Më 3 nëntor, policia maqedonase kishte arrestuar një person të dyshuar të një organizate konservative, por Prokuroria e Shkupit e kishte liruar, meqë nuk kishte konstatuar asnjë lidhshmëri mes tij dhe kërcënimeve me bomba.

The post Kovaçevski: Kërcënimet me bomba, luftë hibride për të nxitur frikë appeared first on Albeu.com.