alarmi OBSH Archives - Albeu.com

Alarmi i OBSH: Fëmijët po vdesin nga uria në veri të Gazës
“Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën Veriore”, shprehet shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se vizitat e punonjësve të agjencisë gjatë fundjavës në spitalet Al-Aëda dhe Kamal Adëan, ishin të parat që nga fillimi i tetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai foli për situatë të zymtë.

“Mungesa e ushqimit rezultoi me vdekjen e 10 fëmijëve dhe “nivele të rënda të kequshqyerjes”, ndërsa ndërtesat e spitaleve janë shkatërruar”, shkroi ai.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, raportoi të dielën se të paktën 15 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin Kamal Adwan, njofton BBC.

Një fëmijë i gjashtëmbëdhjetë vdiq të dielën në një spital në qytetin jugor të Rafah, njoftoi të hënën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Ëafa.

Dr Tedros raportoi “nivele të rënda të kequshqyerjes, fëmijë që vdesin nga uria, mungesa të rënda të karburantit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ndërtesa spitalore të shkatërruara” në Gazën veriore, ku rreth 300,000 njerëz jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër.

“Mungesa e ushqimit rezultoi në vdekjen e 10 fëmijëve”, postoi ai në X, i njohur më parë si Twitter.

Vizitat ishin të parat e OBSH-së në muaj “megjithë përpjekjet tona për të fituar hyrje më të rregullta në veri të Gazës”, shkroi ai.

“Situata në spitalin Al-Aëda është veçanërisht e tmerrshme, pasi një nga ndërtesat është shkatërruar”, shtoi ai.

OKB-ja paralajmëroi javën e kaluar se uria në Gaza ishte “pothuajse e pashmangshme”.

Një zyrtar i lartë i ndihmës i OKB-së, paralajmëroi se të paktën 576,000 njerëz në të gjithë Rripin e Gazës – një e katërta e popullsisë – përballeshin me nivele katastrofike të pasigurisë ushqimore dhe një në gjashtë fëmijë nën moshën dy vjeç në Veri, vuante nga kequshqyerja akut.

Dhe drejtori rajonal i agjencisë së fëmijëve të OKB-së, Unicef, tha se “vdekjet e fëmijëve që kishim frikë po ndodhin, pasi kequshqyerja po e shkatërron Rripin e Gazës”.

“Këto vdekje tragjike dhe të tmerrshme janë të bëra nga njeriu, të parashikueshme dhe plotësisht të parandalueshme”, tha Adele Khodr në një deklaratë të dielën.

Të shtunën, SHBA nisi dërgimin e parë të ndihmave humanitare në Gaza, duke përfshirë më shumë se 38,000 vakte.

Sidoqoftë, agjencitë e ndihmës kanë thënë se këto ulje – të cilat janë kryer më parë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Egjipti dhe Jordania, janë një mënyrë joefikase për të marrë furnizime për njerëzit.

Vetë dërgesat ndonjëherë janë bërë vdekjeprurëse. Javën e kaluar, të paktën 112 palestinezë thuhet se u vranë kur turma të mëdha zbritën mbi kamionët që mbanin ndihma dhe tanket izraelite ishin të pranishme.

The post Alarmi i OBSH: Fëmijët po vdesin nga uria në veri të Gazës appeared first on Albeu.com.