Alabbar derdh 7 milionë eurot e para si kapital për kompaninë Archives - Albeu.com

Durrës Marina, Alabbar derdh 7 milionë eurot e para si kapital për kompaninë
Kompania Durrës Marina ka realizuar rritjen e parë të kapitalit me 7 milionë euro, që pritet të sigurojë fondet e nevojshme për fillimin e projektit.

Shuma prej 7 milionë eurosh është transferuar në llogarinë e Durrës Marina në Bankën OTP Albania më datë 30 qershor, ndërsa rritja e kapitalit është regjistruar në regjistrin tregtar më datë 5 korrik. Injektimi i kapitalit është kryer i gjithi nga aksioneri i shumicës, kompania Eagle Hills Real Estate Development, që përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar.

Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.

Me gjithë injektimin e kapitalit nga aksioneri kryesor, kuotat e aksioneve nuk do të ndryshojnë, sipas parashikimeve të statutit të kompanisë. Statuti përcakton se injektimet e parashikuara të kapitalit do të kryhen nga Eagle Hills Real Estate Development, ndërsa palës shqiptare nuk mund t’i kërkohen kontribute të reja me kapital, për asnjë arsye.

Pavarësisht kësaj, kuotat aksionere të palëve në kompaninë Durrës Marina nuk mund të ndryshojnë. Pala shqiptare ka marrë 33% të aksioneve në shoqëri, duke kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Me fillimin e punimeve për projektin, Porti i Durrësit pritet të zhvendoset në Porto Romano.

Në muajin shkurt të këtij viti, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.

Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.

Projekti i Durrës Marina parashikon ndërtimin e një kompleksi rezidencial dhe tregtare dhe të një porti turistik jahtesh.

Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.

Sipas planit të biznesit, pritet që projekti të gjenerojë në total shitje në vlerën e afërsisht 3.2 miliardë euro, ndërsa fitimi i pritshëm neto për kompaninë që do të zhvillojë projektin është rreth 854 milionë euro.

Në përputhje me pjesën e saj të aksioneve, pala shqiptare do të përfitojë një të tretën e tyre, rreth 281 milionë euro. Pjesa më e madhe e të ardhurave do të vijnë nga shitja e rreth 13 apartamenteve, që do të përbëjnë edhe pjesën dërrmuese të sipërfaqeve të ndërtimit. Pjesa e mbetur do të shkojë për hotele me katër dhe pesë yje dhe për njësi tregtare.

Marrëveshja e bashkëpunimit ekonomik, që krijoi bazat për projektin e Durrës Marina, u ankimua nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese.

Por, muajin e kaluar, kjo gjykatë e rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e marrëveshjes mes qeverisë së Shqipëria dhe asaj të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i hapur përfundimisht rrugën zbatimit të projektit./Monitor/

The post Durrës Marina, Alabbar derdh 7 milionë eurot e para si kapital për kompaninë appeared first on Albeu.com.