AL Archives - Albeu.com

Videoja e krijuar nga ‘AI’ e Mona Lizës ngjall reagime të forta në rrjet
Microsoft së fundmi ka prezantuar një model të ri me AI që mund të gjenerojë video realiste të fytyrave njerëzore që flasin.

Klipi polarizues, i cili ka shkaktuar reagime në internet duke filluar nga humori deri te tmerri, është një nga truket e teknologjisë së re të AI të Microsoft-it të quajtur VASA-1.

Teknologjia është në gjendje të gjenerojë fytyra të gjalla të personazheve virtualë që flasin duke përdorur një imazh të vetëm dhe një klip audio me të folur.

Inteligjenca artificiale mund të bëjë që personazhet vizatimorë, fotografitë dhe pikturat të këndojnë ose të flasin, siç dëshmohet në pamjet e publikuara nga Microsoft si pjesë e hulumtimit të publikuar më 16 prill.

Videot fituan shpejt tërheqje në internet: Një postim në X, dikur Twitter, më 18 prill, ku shfaqej klipi i Mona Lisa-s dhe të tjerë, kishte mbledhur shtatë milionë shikime.

Microsoft just dropped VASA-1.

This AI can make single image sing and talk from audio reference expressively.  Similar to EMO from Alibaba

10 wild examples:

1. Mona Lisa rapping Paparazzi pic.twitter.com/LSGF3mMVnD

— Min Choi (@minchoi) April 18, 2024

The post Videoja e krijuar nga ‘AI’ e Mona Lizës ngjall reagime të forta në rrjet appeared first on Albeu.com.

VIDEO/ Mona Lisa duke kënduar rap, një kryevepër e Inteligjencës Artificiale
Piktura e famshme e Leonardo Da Vinçit është gjallëruar falë Inteligjencës Artificiale të Microsoft!

Teknologjia nëpërmjet së cilës mund të animoni foto ose imazhe quhet Vasa-1. Njerëzit në foto këndojnë ose flasim me shprehje pothuajse perfektë të fytyrës dhe të buzëve.

Vasa-1 nuk është e hapur për tu përdorur nga publiku.

Microsoft ka publikuar disa video, siç është edhe ajo e Mona Lisës, e cila këndon rap tekstin ‘Paparazzi’, një këngë rap nga aktorja Annna Hathaway, për të treguar aftësitë e modelit të inteligjencës artificiale.

@dailymail

The Mona Lisa like she’s never been seen before 😭 VASA-1 transforms an image of a face into a clip of them singing or rapping. To demonstrate, Microsoft had The Mona Lisa rap Anne Hathaway’s Paparazzi. 🎥 Microsoft #monalisa #art #rap #ai #microsoft #bot #music #annehathaway

♬ original sound – Daily Mail

The post VIDEO/ Mona Lisa duke kënduar rap, një kryevepër e Inteligjencës Artificiale appeared first on Albeu.com.

Gara e Europës në Inteligjencën Artificiale
Europa dëshiron që firmat e saj startup të lidhin Inteligjencën Artificiale me superkompjuterë. Ideja është tërheqëse në teori, por e vështirë në praktikë

Nuk janë vetëm kompanitë e teknologjisë që po luftojnë për sukses në fushën e Inteligjencës Artificiale. Edhe shtetet duan të kenë përparësi ndaj njëri-tjetrit, shkruan The Economist. Ashtu si me kompanitë, pasuritë kombëtare janë të shpërndara në mënyrë të pabarabartë.

Nëse Amerika mund të krahasohet me një titan të teknologjisë, Europa nga ana tjetër, i ngjason më tepër një firme startup në një fazë të hershme.

Ndërsa Amerika krenohet me shumë grupime kompjuterike me më shumë se 20,000 çipa IA të nivelit të lartë, në Europë, një strukturë me 1000 procesorë, konsiderohet e madhe. BE-ja shpreson t’u japë një shtysë firmave startup të Inteligjencës Artificiale në kontinent, duke përdorur flotën e saj në rritje të superkompjuterëve.

Kjo ide ishte një nga temat e Samitit EuroHPC, i cili tërhoqi ekspertët europianë të superkompjuterëve në qytetin Antwerp më 18-21 mars.

Por kjo mbledhje tërhoqi më pak vëmendje sesa “Woodstock of AI” e organizuar në Silicon Valley nga kompania Nvidia, prodhuesi i pandalshëm i çipave të Inteligjencës Artificiale. Por për ambiciet europiane, takimi në Belgjikë mund të luajë një rol të rëndësishëm.

Pasi mbeti pas Amerikës dhe Kinës në fushën e superkompjuterëve, në vitin 2018, BE-ja prezantoi EuroHPC, një projekt në mbarë bllokun me synim zgjerimin e kapacitetit. Nëpërmjet kësaj nisme, pritet të shpenzohet një shumë prej gati 8 miliardë eurosh (8.7 miliardë dollarë) midis viteve 2018 dhe 2027, në një duzinë apo më shumë superkompjuterë të rinj.

Nga nëntë që janë ndërtuar deri tani, tre prej tyre renditen mes dhjetë makinerive më të fuqishme në botë. Ato kanë rritur pjesën e Europës në fuqinë globale superkompjuterike, nga 15% në vitin 2020, në 22% tani. Në shtator, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se ky stimul do t’i ofrohej pa pagesë kompanive startup europiane të Inteligjencës Artificiale.

Dikur, superkompjuterët shiheshin si fusha e shkencëtarëve që studionin gjëra të ndërlikuara si klima ose reaksionet kimike.

Një makinë tipike ishte një koleksion prej dhjetëra mijë njësive të përpunimit qendror me qëllime të përgjithshme (CPU), të ngjashme me ato që fuqizojnë kompjuterët personalë, por të krijuara dhe të lidhura nëpërmjet rrjeteve shumë të shpejta. Në ditët e sotme, disa superkompjuterë përmbajnë gjithashtu disa mijëra njësi përpunuese grafike (GPU).

Këta çipa të specializuar, që prodhohen kryesisht nga firma Nvidia, u krijuan fillimisht duke pasur në mendje videolojërat. Më vonë, falë një rastësie matematikore, u zbulua se ato mund të përdoreshin edhe për ndërtimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale.

Shpenzimet

Firmat e Inteligjencës Artificiale shpenzojnë rregullisht një pjesë të madhe të parave që mbledhin nga investitorët, për të blerë përpunues të tillë, ose për t’i marrë ato me qira nga ofruesit e shërbimeve cloud-computing. Dhe firmat amerikane startup, duke qenë se janë më të pasura, e kanë më të lehtë se firmat europiane që të sigurojnë burimet e nevojshme kompjuterike.

BE-ja dëshiron që makinat e EuroHPC ta ndihmojnë kontinentin për të përparuar në garë. Ajo planifikon që t’i pajisë këto makineri me GPU shtesë. Dhe synon të ndërtojë disa qendra të dhënash pranë superkompjuterëve, të cilat do t’i mundësonin firmave të shfrytëzonin fuqinë e tyre kompjuterike.

Një nga “fabrikat e para të Inteligjencës Artificiale”, siç i quan ato BE-ja, ka të ngjarë të ndërtohet në qytetin Jülich, në Gjermaninë Perëndimore. Një qendër kërkimore aty pranë, ku Gjermania dikur vuri në provë centralet bërthamore, tashmë është bërë shtëpia e dy superkompjuterëve të fuqishëm.

Nëse gjithçka shkon mirë, këtë vjeshtë do të shtohet një makineri e re prej 500 milionë eurosh, e cila do të jetë makineria më e fortë në Europë. Ajo do të jetë në gjendje të kryejë një miliardë llogaritje marramendëse, në çdo një miliardë të sekondës.

Sasia e fuqisë GPU të qendrës në Jülich, është e krahasueshme me atë që përdori firma e njohur amerikane OpenAI, për të trajnuar modelin e saj më të mirë të Inteligjencës Artificiale, të quajtur GPT-4. Për një firmë startup europiane, kjo është një arritje e madhe.

A mund të funksionojë kjo qasje në një shkallë të gjerë? Thomas Lippert, i cili drejton qendrën në qytetin Jülich, pati fat sepse i porositi njësitë GPU nga kompania Nvidia disa vite më parë, përpara se kërkesa për to (dhe çmimi) të arrinte majat.

Homologët e zotit Lippert që punojnë në superkompjuterët e tjerë, tani mund ta kenë më të vështirë të marrin çipa të tillë. Ka edhe alternativa të tjera përveç Nvidia-s, por shumica e prodhuesve të modeleve të Inteligjencës Artificiale, parapëlqejnë që të punojnë me platformën e njohur të kësaj kompanie.

Një firmë finlandeze e quajtur Silo AI, duhej të zhvillonte shumë kode përpara se të mund të trajnonte modelin e saj të Inteligjencës Artificiale në superkompjuterin Lumi, në Finlandë, që funksionon me njësi GPU të prodhuara nga kompania AMD, konkurrentja kryesore e Nvidia-s. Për më tepër, do të duhen disa vjet që përpjekjet e BE-së për të mbështetur prodhimin lokal të çipave, të japin frytet e veta.

Edhe nëse projekti EuroHPC do të mund të sigurojë disi harduerin e nevojshëm, mbeten sfida të tjera. Superkompjuterët nuk njihen mirë nga ekspertët e trajnimit të makinerive të përdorura në serverët e qendrave të të dhënave, thotë Anders Dam Jensen, i cili drejton projektin EuroHPC.

Edhe pse çdo fabrikë e Inteligjencës Artificiale do të ketë burime për t’i ndihmuar firmat që të përshtasin projektet e tyre për superkompjuterët, kompanitë më premtuese europiane të Inteligjencës Artificiale, mund të parapëlqejnë të shmangin telashet dhe ta braktisin këtë program.

Dhe ndërsa marrja e fuqisë kompjuterike është kryesisht një çështje parash, qasja falas në superkompjuterët europianë do të bëhet me rishikim nga kolegët, çka do të thotë se fituesit zgjidhen nga komiteti (shkencëtarët, për shembull, nuk janë shumë të lumtur që makineritë të lidhen me firma startup).

Gjithashtu është e detyrueshme që të bëhen publike rezultatet e punës së përdoruesve, një kërkesë që ndoshta do të kundërshtohet nga shumë aplikues.

Kjo mund të jetë arsyeja pse Mistral, një firmë franceze që merret me prodhimin e modeleve të Inteligjencës Artificiale, përdori një superkompjuter italian për të bërë disa eksperimente, por në fakt e trajnoi modelin e saj të fundit të Inteligjencës Artificiale, me ndihmën e firmës amerikane CoreWeave.

The post Gara e Europës në Inteligjencën Artificiale appeared first on Albeu.com.

Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale?
Meta Platforms ka lëshuar për përdorim versionet e para të modelit të tij më të ri të madh gjuhësor, Llama 3, dhe një gjenerues imazhesh që i përditëson fotografitë në kohë reale përderisa përdoruesit paraqesin kërkesat e tyre, teksa po nxiton të zërë hapin me kompaninë udhëheqëse në tregun e inteligjencës artificiale (IA) gjeneruese, OpenAI.

Meta ka njoftuar më 18 prill se modelet do të integrohen në asistentin virtual, MetaAI, të cilin kompania nga Kalifornia e ka prezantuar si më të sofistikuarin nga konkurrentët e tij që ofrohen pa pagesë, duke iu referuar performancës më të mirë në fusha si arsyetimi, kodimi dhe shkrimi kreativ, në krahasim me programet që ofrohen nga rivalët si Google i Alphabet-it dhe kompania franceze Mistral AI.

Asistentit të avancuar Meta AI do t’i jepet hapësirë më e madhe brenda aplikacioneve të Meta-s, si Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger, si dhe në kuadër të një ueb-faqeje të veçantë, e cila do të vendosë atë në konkurrencë më të drejtpërdrejtë me sistemin e popullarizuar të OpenAI-së së mbështetur nga Microsoft-i, ChatGPT.

Një hapësirë informuese që i mirëpret vizitorët në atë ueb-faqe i nxit ata të provojnë t’i kërkojnë asistentit t’ua krijojë një listë gjërash për t’i bërë gati për pushime, të luajë me ta një kuiz për muzikën e viteve të ’90-ta, t’u ofrojë atyre ndihmë për kryerjen e detyrave të shtëpisë apo të pikturojë peizazhin e qytetit të Nju-Jorkut.

Meta është angazhuar që t’u ofrojë produkte të IA-së gjeneruese për miliarda përdoruesit e saj, për të sfiduar pozicionin udhëheqës të OpenAI-së në industri, duke përfshirë një ndryshim të shtrenjtë të infrastrukturës së saj kompjuterike dhe konsolidimin e ekipeve të veçanta të hulumtimeve dhe të produkteve.

Gjiganti i mediave sociale ka ofruar modelet e tij Llama për përdorim nga zhvilluesit që krijojnë aplikacione të IA-së, si pjesë e përpjekjes së tij për të zënë hapin me konkurrencën, teksa një opsion serioz pa pagesë mund t’i dëmtojë planet e rivalëve për të fituar të ardhura përmes teknologjisë së tyre. Strategjia ka nxitur shqetësime për sigurinë në mesin e kritikëve, të cilët brengosen se për çfarë mund ta përdorin modelin aktorë të paskrupullt.

Meta e ka pajisur Llama 3-shin me aftësi të reja për programime kompjuterike, dhe e ka furnizuar atë me fotografi dhe me tekste gjatë trajnimit të tij, ndonëse tani për tani modeli do të përgjigjet vetëm në formë të shkruar, ka thënë drejtori për produkte në Meta, Chris Cox, gjatë një interviste.

Arsyetimi më i avancuar, sikurse aftësia për të hartuar plane më të gjata prej shumë hapash, do të ofrohet përmes versioneve të ardhshme, ka bërë të ditur ai. Versionet e planifikuara për t’u lëshuar për përdorim gjatë muajve të ardhshëm do të jenë të afta të gjenerojnë si shkrime, ashtu edhe imazhe, ka njoftuar Meta.

“Objektivi përfundimtar është ofrimi i ndihmës për t’jua lehtësuar punën, për t’ua bërë jetën më të lehtë, qoftë në ndërveprim me biznese, qoftë në shkrimin e ndonjë teksti apo planifikimin e një udhëtimi”, shtë shprehur Cox.

Ai ka thënë se përfshirja e imazheve në trajnimin e Llama 3-shit do ta përmirësojë një version që do të ofrohet këtë vit për syzet e mençura Ray-Ban Meta, një produkt i bërë bashkë me prodhuesin e xhamave Essilor Luxoticca, për t’i mundësuar Meta AI-së të identifikojë objektet që i sheh përdoruesi i syzeve dhe t’u përgjigjet pyetjeve rreth tyre.

Aksionet e Meta-s në treg janë rritur për 1.8 për qind në mbrëmjen e 18 prillit.

Meta ka njoftuar, po ashtu, se ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Google-in, për të përfshirë rezultatet e tij të kërkimit në kohë reale në përgjigjet e asistentit të saj, i cili shërbehet edhe nga motori i kërkimit i Microsoft-it, Bing.

Asistenti Meta AI do të jetë i qasshëm, përveç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe në dhjetëra vende, përfshirë Australinë, Kanadanë, Singaporin, Nigerinë dhe Pakistanin. Sipas Cox, Meta “po vazhdon të angazhohet për ta gjetur mënyrën e duhur për ta ofruar atë në Evropë”, ku rregullat e privatësisë janë më të rrepta, dhe ku një ligj i ardhshëm për IA-në pritet të përcaktojë kërkesa si zbulimi i të dhënave të trajnimit të modeleve.

Nevoja e madhe e modeleve të IA-së gjeneruese për të dhëna është bërë burim i madh tensionesh në zhvillimin e teknologjisë.

Kryeshefi i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka pohuar garën me OpenAI-në, në një video që ka shoqëruar prezantimin, ku ai e ka quajtur Meta AI-në “asistentin më zgjuar me inteligjencë artificiale që mund ta përdorni falas”.

Zuckerberg ka thënë se dy versionet më të vogla të Llama 3-shit, që po ofrohen tani, me 8 miliardë, përkatësisht 70 miliardë parametra, kanë arritur rezultate më të mira sesa modelet e tjera që ofrohen pa pagesë, në testet që bëhen për të vlerësuar cilësinë e modeleve. Versioni më i madh i Llama 3-shit po vazhdon të trajnohet, me 400 miliardë parametra, ka njoftuar ai.

Këto rezultate janë “padyshim mbresëlënëse”, por edhe paralajmëruese të rritjes së dallimit në performancë ndërmjet modeleve pa pagesë dhe atyre ekskluzive, ka thënë Nathan Benaich, themelues i Air Street Capital, firmë e cila fokuson investimet në IA.

Zhvilluesit janë ankuar se versioni i mëparshëm i modelit me Llama 2 nuk ka arritur të kuptojë kontekste bazike, përfshirë ngatërrimin e kërkesave për “likuidimin” e një programi kompjuterik me kërkesa për instruksione në kryerjen e një vrasjeje. Rivali Google ka hasur në probleme të ngjashme, ndërsa së voni ka pezulluar përdorimin e mjetit të saj për gjenerim imazhesh nga inteligjenca artificiale, Gemini, pasi ai u përball me kritika për paraqitje të pasakta të figurave historike.

Meta ka thënë se i ka limituar këto probleme në Llama 3, duke përdorur “të dhëna të cilësisë së lartë” për t’i ndihmuar modelit të njohë nuancat. Ajo nuk ka ofruar hollësi për të dhënat e përdorura, ndonëse ka dhënë se Llama 3-shi është furnizuar shtatëfish më shumë sesa Llama 2 me të dhëna.

The post Meta sjell Llama 3: Çfarë ofron modeli më i ri i inteligjencës artificiale? appeared first on Albeu.com.

Gjiganti i teknologjisë zbulon çipin e fundit të Inteligjencës Artificiale
Nvidia ka zbuluar çipin e saj më të fundit të inteligjencës artificiale (AI) për të cilin thotë se mund të kryejë disa detyra 30 herë më shpejt se paraardhësi i saj.

Firma ka 80% të tregut dhe shpreson të çimentojë dominimin e saj. Përveç çipit B200 “Blackwell”, shefi ekzekutiv i tij Jensen Huang detajoi një grup të ri mjetesh softuerike në konferencën e tij vjetore të zhvilluesve. Nvidia është kompania e tretë më e vlefshme në SHBA, pas vetëm Microsoft dhe Apple. Aksionet e saj janë rritur 240% gjatë vitit të kaluar dhe vlera e saj e tregut arriti në 2 trilion dollarë (1.57 trilion £) muajin e kaluar .

Ndërsa Huang nisi konferencën, ai me shaka tha: Shpresoj ta kuptoni se ky nuk është një koncert. Nvidia tha se klientët kryesorë, duke përfshirë Amazon, Google, Microsoft dhe OpenAI, pritet të përdorin çipin e ri kryesor të firmës në shërbimet e kompjuterit cloud dhe për ofertat e tyre të AI. Ai tha gjithashtu se mjetet e reja softuerike, të quajtura mikroshërbime, përmirësojnë efikasitetin e sistemit për ta bërë më të lehtë për një biznes që të përfshijë një model AI në punën e tij.

Njoftimet e tjera përfshijnë një linjë të re çipash për makina që mund të ekzekutojnë chatbot brenda automjetit. Kompania tha se prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike BYD dhe Xpeng do të përdorin të dy çipat e saj të rinj. Huang përshkroi gjithashtu një seri të re çipash për krijimin e robotëve humanoidë, duke ftuar disa prej robotëve që t’i bashkohen atij në skenë.

E themeluar në vitin 1993, Nvidia fillimisht ishte e njohur për prodhimin e llojit të çipave kompjuterikë që përpunojnë grafikë, veçanërisht për lojërat kompjuterike. Shumë kohë përpara revolucionit të inteligjencës artificiale, ajo filloi të shtonte veçori në çipat e saj që ndihmojnë në mësimin e makinerive, investime që e kanë ndihmuar atë të fitojë pjesën e tregut.

The post Gjiganti i teknologjisë zbulon çipin e fundit të Inteligjencës Artificiale appeared first on Albeu.com.

Publikohet traileri për filmin “Atlas”, cili është misioni i JLO për “AI”?
Jennifer Lopez ka për detyrë të shpëtojë njerëzimin në filmin e ardhshëm fantastiko-shkencor “Atlas”. Netflix publikoi trailerin e parë, me yllin që luan Atlas Shepherd, një analiste e shkëlqyer e të dhënave me një mosbesim të thellë ndaj inteligjencës artificiale.

Ajo i bashkohet një misioni për të kapur një robot renegat, me të cilin ndan një të kaluar misterioze. Por kur planet shkojnë keq, shpresa e saj e vetme për të shpëtuar të ardhmen e njerëzimit nga inteligjenca artificiale është t’i besojë asaj.

Me regji të Brad Peyton, i cili më parë drejtoi filmin San Andreas dhe Rampage me aktorin Dwayne Johnson, skenari i filmit është shkruar nga Leo Sardarian dhe Aaron Eli Colleit.

Përveç aktores dhe këngëtares së njohur, në kast bëjnë pjesë ndër të tjera Simu Liu, Sterling K. Brown, Greg James Cohan, Lana Parilla dhe Mark Strong.

Hiti i Lopez i vitit të kaluar “The Mother” është në vendin e 8-të në listën e filmave më të njohur në gjuhën angleze të platformës, pas “Glass Onion” të Daniel Craig dhe “Extraction” të Chris Hemsworth. Filmi i ri i yllit magjepsës me titull ‘Atlas’ pritet të ketë premierë në Netflix më 24 maj.

The post Publikohet traileri për filmin “Atlas”, cili është misioni i JLO për “AI”? appeared first on Albeu.com.

Elon Musk paditi ChatGPT, OpenAi i publikon email-et personale
OpenAI iu kundërpërgjigj Elon Musk, i cili paditi kompaninë ChatGPT javën e kaluar për ndjekjen e fitimit dhe devijimin nga misioni i saj origjinal, jofitimprurës.

Të martën mbrëma, OpenAI publikoi disa nga emailet e Musk nga ditët e para të kompanisë që duket se tregojnë se Musk pranon se OpenAI kishte nevojë për të fituar një ton parash për të financuar burimet e pabesueshme kompjuterike të nevojshme për të fuqizuar AI.

Në emailet, pjesë të të cilave janë redaktuar, Musk argumenton se kompania nuk kishte pothuajse asnjë shans për të ndërtuar një platformë të suksesshme gjeneruese të AI duke mbledhur para vetëm dhe kompania duhej të gjente burime alternative të të ardhurave për të mbijetuar.

Në një email të 22 nëntorit 2015, drejtuar CEO Sam Altman, Musk, një bashkëthemelues i OpenAI, tha se kompania duhej të mblidhte më shumë se 100 milionë dollarë për të “mbijetuar”. Musk sugjeroi një angazhim financimi prej 1 miliard dollarësh dhe premtoi se do të mbulonte çdo gjë që nuk do të mblidhej.

OpenAI në një postim në blog tha se Musk nuk e zbatoi kurrë premtimin e tij, duke zotuar 45 milionë dollarë në financim për OpenAI, ndërsa donatorët e tjerë mblodhën 90 milionë dollar.

Musk, në një email të 1 shkurtit 2018, u tha drejtuesve të kompanisë se e vetmja rrugë përpara për OpenAI ishte që Tesla, kompania e tij e makinave elektrike, ta blinte atë. Kompania refuzoi dhe Musk u largua nga OpenAI po atë vit.

The post Elon Musk paditi ChatGPT, OpenAi i publikon email-et personale appeared first on Albeu.com.