al diriyah Archives - Albeu.com
Paga e Berat Gjimshitit te Al Diriyah: ja sa përfiton në ditë, javë, muaj dhe vit
<html><head></head><body>
Berat Gjimshiti ka lënë pas eksperiencën e tij te Atalanta dhe ka nisur një etapë të re në karrierë, pas transferimit te klubi saudit Al Diriyah.
Vëmendjen nuk e ka marrë vetëm kalimi i kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë në Arabinë Saudite, por edhe vlera e kontratës që ai pritet të përfitojë me skuadrën e re.
Sipas raportimeve, mbrojtësi shqiptar do të marrë rreth 4 milionë euro në vit. Marrëveshja me Al Diriyah raportohet se do të jetë në fuqi deri në qershor të vitit 2028, shkruan Indeksonline.
Duke marrë si bazë një pagë vjetore prej 4 milionë eurosh, të ardhurat e Gjimshitit përllogariten përafërsisht në këto vlera:
4 milionë euro në vit
333 mijë euro në muaj
76.9 mijë euro në javë
10.9 mijë euro në ditë
456 euro në orë
7.6 euro në minutë
Nëse shifrat e publikuara konfirmohen, Gjimshiti do të arkëtojë afro 77 mijë euro në javë vetëm nga paga e tij.
Me transferimin në Arabinë Saudite, mbyllet një periudhë e rëndësishme e karrierës së tij te Atalanta. Me këtë klub, mbrojtësi shqiptar ndërtoi një pjesë të konsiderueshme të rrugëtimit të tij dhe u bë një nga liderët e ekipit.
Al Diriyah raportohet se ka paguar rreth 3 milionë euro për kartonin e Gjimshitit, duke e renditur atë mes emrave të njohur që i janë bashkuar projektit të futbollit saudit.
Nëse kontrata deri në qershor të vitit 2028 parashikon pagën e raportuar prej 4 milionë eurosh në sezon, atëherë Gjimshiti do të fitojë rreth 8 milionë euro vetëm nga paga gjatë dy viteve të ardhshme. Në këtë përllogaritje nuk përfshihen bonuset, shpërblimet apo përfitimet e tjera që mund të jenë pjesë e marrëveshjes.
</body></html>
The post Paga e Berat Gjimshitit te Al Diriyah: ja sa përfiton në ditë, javë, muaj dhe vit appeared first on Albeu.com.
Kapiteni që ngriti trofeun e Europa League-s largohet nga Atalanta, Gjimshiti transferohet në Arabinë Saudite
Berat Gjimshiti do të vazhdojë karrierën tek Al Diriyah. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, klubi saudit do të derdhë 3 milionë euro në arkat e Atalantës për transferimin e mbrojtësit shqiptar.
Reprezentuesi i Shqipërisë do të firmosë një marrëveshje 2-vjeçare, duke mbyllur kështu etapën e tij në Itali. Gjatë aventurës me Atalantën, Gjimshiti fitoi trofeun e Europa League-s si kapiten i skuadrës, ndërsa tashmë do të nisë një kapitull të ri në Ligën saudite.
Në këtë kampionat, ai do të takohet edhe me shokun e Kombëtares, Nedim Bajramin, i cili u prezantua të hënën si përforcimi më i ri i Al-Taawoun.
</body></html>
The post Kapiteni që ngriti trofeun e Europa League-s largohet nga Atalanta, Gjimshiti transferohet në Arabinë Saudite appeared first on Albeu.com.