al capone Archives - Albeu.com

125-vjetori i lindjes së një prej gangsterëve më famëkeq, përse është edhe sot kaq tërheqëse figura e Al Capone-s?
17 janari shënon 125 vjet nga lindja e një prej gangsterëve më famëkeq të të gjitha kohërave – Al Capone. Bosi i Chicago Outfit është përjetësuar në filma si “Scarface” ose “The Untouchables”.

Me 125-vjetorin e lindjes së Al Capone-s, më 17 janar, trashëgimia e gangsterit famëkeq amerikan mbetet një temë që intrigon producentët dhe romancierët e Hollivudit edhe sot e kësaj dite.

Capone, i cili fitoi famë në vitet e bujshme 1920 si bashkëthemelues dhe bosi i sindikatës së krimit të organizuar italo-amerikan të njohur si Chicago Outfit, është përshkruar nga disa si Robin Hood-i i periudhës së ‘Prohibicionit’ (ndalimit), pasi ai dhuroi para nga aktivitetet ilegale të tij për bamirësi.

Ai u dallua gjithashtu nga gangsterët e tjerë duke qenë shumë i pranishëm në sytë e publikut, duke biseduar me gazetarët dhe duke bërë festa të mëdha, të gjitha këto ndërkohë që paralelisht merrte pjesë në aktivitete të paligjshme.

Por si shumë figura kriminale nga e kaluara, gangsteri i poshtër por karizmatik ndan opinionin. I nderuar nga disa, Capone ishte përgjegjës për “një perandori krimi” në Çikago, e cila bazohej në “bixhoz, prostitucion, vjedhje, ryshfet, trafik narkotikësh, grabitje dhe vrasje”, sipas faqes së internetit të FBI-së.

Kush ishte Al Capone?

I lindur në 1899 në Brooklyn, Nju-Jork, djali i emigrantëve napoletan, Alphonse Gabriel Capone ra në kontakt me krimin e organizuar që në moshë të re. Si adoleshent, ai u bë anëtar i “Five Points Gang”, një bandë kriminale rrugësh me origjinë kryesisht irlandezo-amerikane, me bazë në Pesë Pikat e Manhatanit të Poshtëm, ku ai do të zhvaste paratë e mitmarrjes (tarifat që kriminelët marrin nga njerëzit në shkëmbim për të rënë dakord për të mos i lënduar apo dëmtuar pronën e tyre).

Megjithatë, Capone mësoi shpejt se vetëm dhuna nuk do të siguronte sukses të qendrueshëm.

Në vitin 1917, gangsteri Frank Gallucio vendosi një thikë në fytyrën e Capones në një lokal pasi ai i bëri një koment të vrazhdë motrës së Gallucios. Aty lindi pseudonimi “Scarface” dhe Al Capone më vonë e bëri sulmuesin truprojën e tij.

Menjëherë pas kësaj, Capone qëlloi njeriun e tij të parë, hyri në telashe me një bandë irlandeze dhe rrahu gjysmë për vdekje me duart e tij një mafioz. Duke ditur se nuk mund të kapej më, ai u largua nga Nju Jorku për në Çikago.

Në kulmin e tij në Çikagos nga viti 1925 deri në 1929, Capone njihej si mafiozi më famëkeq në Shtetet e Bashkuara.

Al Capone, megjithatë, nuk e shihte veten si një kriminel, por si një sipërmarrës – një njeri që njihej gjithashtu për aktet e bujarisë me pasurinë që kishte mbledhur si bosi i krimit të organizuar në Çikago në vitet 1920. Konsorciumi i udhëhequr prej tij krenohej me shumën e të ardhurave që varionin nga shitja e paligjshme e alkoolit deri te prostitucioni.

Masakra e Shën Valentinit

Masakra e ditës së Shën Valentinit të vitit 1929 përshkruhet nga FBI si “dhuna kulmore e epokës së bandave të Çikagos, pasi shtatë anëtarë ose bashkëpunëtorë të turmës “Bugs” Moran u qëlluan me mitraloz përballë murit të garazhi nga rivalët që paraqiteshin si policë. Edhe pse Al Capone ishte tek shtëpia e tij në Florida në atë kohë, ai supozohej gjerësisht se ishte përgjegjës për urdhërimin e masakrës.

Ai nuk u dënua kurrë për vrasjet, por në fund shkoi në burg thjesht për krimin e evazionit fiskal, duke i dhënë fund qëndrimit të tij si bos krimi në moshën 33-vjeçare.

Ai shërbeu shumicën e kohës së tij në burgun famëkeq Federal Alcatraz në brigjet e San Franciskos, përpara se të lirohej në vitin 1939, kohë në të cilën aftësitë e tij mendore ishin përkeqësuar ndjeshëm.

Al Capone vdiq në vitin 1947 nga ataku kardiak pas një hemoragjie cerebrale, në moshën 48-vjeçare.

Gangsteri famëkeq jo vetëm që la gjurmë në rrugët e Çikagos së viteve 1920, por edhe në Hollivudin të shekullit të 20-të, përmes filmave të shumtë për mafiean të frymëzuar nga historia e tij. Imazhi i një mafiozi të stolisur me një kostum me vija dhe kapele republikë të mbajtur menjëanë mund të rikonstruktojnë pamjen e Al Capones. Theksi dhe sjelljet e tij kanë frymëzuar gjithashtu portretizime të shumta gangsterësh në novela grafike, filma, muzikë dhe letërsi.

Ai shfaqet në një segment të romanit kriminalistik të Mario Puzos “The Godfather” (1969), i cili u vu në ekran në filmin e famshëm nga Francis Ford Coppola në 1972. Ai ishte frymëzimi për “Scarface” (1929) të Armitage Trail, një roman që ishte përshtatur edhe në dy filma gjatë viteve.

Kryevepra e drejtuar nga Brian De Palma “The Untouchables” është një tjetër dramë e shquar e frymëzuar nga historia e Capones. Me Robert de Niro në rolin e gangsterit, filmi bazohet në mënyrën se si agjenti i Thesarit Eliot Ness, i luajtur nga Kevin Costner, rrëzoi mafiozin famëkeq të Çikagos.

Kohët e fundit, filmi i vitit 2020 “Capone”, me Tom Hardy në rolin kryesor, kronikoi gjithashtu jetën e njeriut që sundoi një perandori krimi.

Përtej 125 viteve që nga lindja e tij, magjepsja rreth Al Capones vazhdon. Historia e tij mishëron jo vetëm Ëndrrën Amerikane, djalin emigrant që kalon nga i reckosur në pasanik, por edhe ambivalencën e kulturës amerikane gjatë periudhës së ‘Prohibicionit’, një epokë e karakterizuar si nga vetëpërmbajtja puritane, ashtu edhe nga konsumimi i tepruar. Dhe ato tipare historike të kundërta janë ende pjesë e kulturës së vendit edhe sot e kësaj dite.

The post 125-vjetori i lindjes së një prej gangsterëve më famëkeq, përse është edhe sot kaq tërheqëse figura e Al Capone-s? appeared first on Albeu.com.