akuzon Archives - Albeu.com

Meta akuzon ministrin Manja: Shqipëria ia kalon edhe vendeve afrikane për numrin e të paraburgosurve
Presidenti i PL, Ilir Meta, ka reaguar nga burgu pas deklaratave të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në një emision televiziv lidhur me situatën në sistemin penitenciar në vend.

Meta e akuzon Manjën për dosjen “184”, duke shtuar se ministri duhet të ishte sot në qeli për krime elektorale. Sipas Metës, situata në burgje sot është dramatike, duke shtuar se abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.

“Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin. Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane. Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë”, thotë Meta.

Audio-mesazhi i plotë:

Ministri famoz i Drejtësisë, ai i “Dosjes 184”, të krimeve elektorale të Dibrës, i cili duhet të ishte sot në qeli, duke vuajtur dënimin e tij për krimin elektoral që tronditi edhe mediat europiane, Bundestagun dhe Parlamentin Europian dhe që bllokoi për vite të tëra integrimin.

Por ai ishte dje në emision, duke mashtruar publikisht për situatën dramatike në burgjet shqiptare, ku abuzimi me paraburgimin ua kalon edhe vendeve më diktatoriale afrikane.

Gati 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë.

Nëse mesatarja në vendet e Bashkimit Europian, është 22–25% e totalit të popullsisë në burgje, në Shqipëri, kjo mesatare është gati 3 herë më e lartë, duke sjellë një mbipopullim të theksuar dhe kushte skandaloze.

Numri ekstremisht i lartë i të paraburgosurve, është një nga treguesit më demaskues të regjimit policor dhe arbitrar të Edi Ramës, që s’ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës dhe standardeve europianë të drejtësisë.

Ky numër kaq i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon abuzimin e hapur me paraburgimin, që përdoret si mjet penal përpara se të ketë vendim gjykate, gjë që e bën inekzistent parimin e pafajësisë deri sa të provohet faji.

Kjo sjell zvarritje pa fund të proceseve gjyqësore dhe këtu, për fat të keq ka njerëz, që janë marrë në pyetje vetëm një herë, gjatë dy viteve paraburgim dhe pa asnjë akuzë.

Ndaj, jo vetëm “Amnesty International”, por edhe Këshilli i Europës edhe Komiteti për Parandalimin e Torturës, e kanë kritikuar vazhdimisht Shqipërinë, për situatën e rëndë në burgje, për mungesën e transparencës së trajtimit të ankesave të të burgosurve, për mungesën e stafit mjekësor dhe terapeutik, që ka çuar deri në kushte të trajtimit çnjerëzor për qindra të paraburgosur me probleme shëndetësore.

Vetëm duke votuar për “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, Shqipëria do të përmbushi standardet europiane të të drejtave të njeriut dhe do të garantojë një sistem të drejtë dhe human të drejtësisë penale.

Si mund të shqetësohet për të drejtat e njeriut në burgje, një Kryeministër, që 12 vite më parë premtoi shëndetësi falas , ndërsa tani edhe “Amnesty International”, siç u detyrua ditët e fundit, theksoi trajtimin çnjerëzor të qytetarëve të lirë, siç e dinë të gjithë dhe të sëmurë, jo vetëm tek Onkologjiku.

Statistikat skandaloze me mijëra të paraburgosur, ku mbi një mijë prej tyre nuk kanë akuzë, nuk e fshehin faktin se qëllimisht janë lëshuar fletë-arrest fiktive, ndërkohë që duhet të ishin ndaluar prej kohësh për kriminelë elektoralë të provuar nga përgjimet ndërkombëtare, të cilët sot veprojnë për llogari të Edi Ramës, në Elbasan, në Durrës, në Lezhë, në Shkodër dhe në zona të tjera.

Por më 11 Maj, ata të gjithë do të marrin përgjigjen e merituar, ne do të rishikojmë Kodin Penal, në përputhje me standardet europiane dhe qindra të paraburgosur, do të hetohen në liri.

Nuk do ketë më zvarritje të proceseve hetimore dhe gjyqësore.

Ndërkohë në burgje, me prioritet, do të vijnë kriminelët elektoralë , që nga ata të dosjes që fle të Dibrës dhe deri te këta të zgjedhjeve të 11 Majit.

The post Meta akuzon ministrin Manja: Shqipëria ia kalon edhe vendeve afrikane për numrin e të paraburgosurve appeared first on Albeu.com.

Plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Orthodokse/ Berisha akuzon Ramën: Ka ndryshime datash dhe vendimesh gjykate
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një konference me gazetarët.

Sipas Berishës, Rama ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme 224 mijë metra katrorë tokë, duke përfshirë prona të shtetit dhe të Kishës Ortodokse Shqiptare.

“Rama ka përdorur emrin e mamasë dhe vëllait të tij për të grabitur prona me ndihmën e kushërinjve të tij. Historiku i tij si hajdut shtrihet në dekada”, deklaroi Berisha, duke pretenduar se procesi për këto prona është i mbushur me falsifikime dhe shkelje ligjore.

Ai shtoi se ka vendime gjyqësore të manipuluara, me data të ndryshuara dhe dokumente të falsifikuara për të legjitimuar atë që e cilësoi si një nga “plaçkitjet më të mëdha” ndaj pasurisë publike në vend.

“Rikthehemi te një nga plaçkitjet më të mëdha, plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare duke i grabitur 224 mijë metra katrorë tokë nga më të çmuarat. Historiku i Edi Ramës, një hajdut i papërmbajtur, gjithë jetën e tij shtrihet në shumë dekada. Territoret janë publike ose territore të kishës. Ky është vërsulur si hajn i papërmbajtur drejt pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët i dinë, vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të 2013-ës”, tha ai.

The post Plaçkiti 224 mijë metra katrorë tokë të Kishës Orthodokse/ Berisha akuzon Ramën: Ka ndryshime datash dhe vendimesh gjykate appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Akuzat e PD-së, Muçollari: Trafik ndërkombëtar mbeturinash nga Shqipëria, SPAK të hetojë
Anëtari i kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari ka bërë një kërkesë zyrtare për informacion në lidhje me trafikun ndërkombëtar të mbetjeve toksike.

Gjatë një deklarate për mediat para kryeministrisë, Muçollari u shpreh se, me Edi Ramën, Shqipëria është kthyer në një vend i përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

“Teksa jemi në pritje të përgjigjes zyrtare, dyshimet shtohen se rasti i 800 tonëve ka nxjerrë në pah një fenomen që nuk do të donim të kishte ndodhur.

Që Shqipëria, me këtë kryeministër, me këtë qeveri, me këta ministra e autoritete, është e përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Do të donim të mos ishte e vërtetë. Por faktet dhe rrethanat e deritanishme për fat të keq këtë sugjerojnë” shprehet Muçollari.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, GRIGELS MUÇOLLARI:

Mesa duket, 800 tonë mbetje të rrezikshme, të dyshuara si toksike, që janë zbuluar nga agjenci dhe shtete të huaja dhe që po kthehen me anije aty ku u nisën, në Durrës, janë vetëm maja e ajsbergut të një fenomeni kriminal që ka kohë që ndodh.

Është fjala për 100 konteinerë të ngarkuar më 4 korrik në Portin e Durrësit, të cilët tentuan t’i dërgojnë në Tajlandë.

Në media është raportuar edhe për një tjetër rast në prill të  këtij viti ku Shqipëria ka dërguar drejt Kinës 115 kontenierë me mbetje toksike të tjera.

Ndërkohë, KURUM Sh.A ka përgënjeshtruar Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe deklaron që mbetjet e dyshuara toksike nuk janë të sajat.

Të nderuar qytetarë kemi të bëjmë me një mashtrim të qeverisë për të mbështetur një krim qeveritar.

Media ndërkombëtare, qeveri të ndryshme, Rrjeti i Bazelit, e shumë autoritete kanë reaguar dhe janë alarmuar. Vetëm qeveria jonë hesht dhe nuk bën publik asnjë dokument që mund të ofrojë transparencë në lidhje me këtë aferë të rrezikshme.

Ne jemi të bindur se këto sasi të mëdha, e këto lloj trafiqesh të rrezikshme s’mund të ndodhin pa dijeninë e Kryeministrit.

Kemi dorëzuar sot një kërkesë për informacion pranë Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Doganave, Autoritetit Portual, Drejtorisë së Tatimeve, ku kërkojmë të bëhet transparencë mbi këtë ngjarje.

Praktikën e plotë ligjore me dokumentet respektive të ndjekur deri tani lidhur me dy anijet (Maersk Campton me 40 konteinerë dhe Maersk Candor me 60 konteinerë) të ngarkuara me mbetje të dyshuara toksike të nisura drejt Tajlandës, të cilat do të rikthehen në Shqipëri.

Të gjitha këto institucione kanë mundësi t’i nxjerrin këto të dhëna për 2 minuta, nëse duan të ofrojnë transparencë, pasi i disponojnë këto të dhëna në sistem.

Teksa jemi në pritje të përgjigjes zyrtare, dyshimet shtohen se rasti i 800 tonëve ka nxjerrë në pah një fenomen që nuk do të donim të kishte ndodhur.

Që Shqipëria, me këtë kryeministër, me këtë qeveri, me këta ministra e autoritete, është e përfshirë në trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme.

Do të donim të mos ishte e vërtetë. Por faktet dhe rrethanat e deritanishme për fat të keq këtë sugjerojnë.

Jemi cilësuar në këto 11 vite si narkoshtet. Do të ishte e padurueshme të ishim edhe qendër e trafikut të lëndëve të rrezikshme. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë, siç nuk meritojnë heshtjen e qeverisë dhe mosveprimin e SPAK para një krimi të tillë monstruoz.

Partia Demokratike do të kërkojë transparencë të plotë në mënyrë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

The post FOTO/ Akuzat e PD-së, Muçollari: Trafik ndërkombëtar mbeturinash nga Shqipëria, SPAK të hetojë appeared first on Albeu.com.

Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtori yt miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që mos të firmosësh
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, u është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës, se dërgimi i çështjes së Xhaçkës sërish në Gjykatën Kushtetuese i shërben Ramës.

Nga dera e Kushtetueses ku dorëzoi padinë e firmosur nga 44 deputetët e opozitës, Bardhi hodhi akuza ndaj Bashës se një bashkëpunëtor i tij që ka miqësi me Xhaçkën, ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar që mos të firmosë.

“Çdo deputet i opozitës ka patur detyrë ta ndjekë këtë çështje deri në fund. Ju keni ndonjë dyshim që Nebiaj, Tase apo me radhë nuk janë deputetë opozitarë? Janë deputetë opozitarë, do bëjnë gjithmonë opozitë. Basha, individ që i ka hyrë në qef të flasë me vete. Kam parë që i shkon ky model. Basha s’ka firmosur as herën e parë, arsyet i di mirë. S’ka pranuar të firmosë edhe mocionin. Kush janë bashkëpunëtorët e tij që kanë miqësi me Xhaçkën dhe që i kanë ndërhyrë Bashës për të mos firmosur pro

Janë 44 deputetë që kanë firmosur, lajmi nuk është a ka firmosur Ori Nebiaj apo jo? Po ka firmosur. Çdo deputet që e ndjen veten në opozitë, do të bëjë opozitë dhe do t’i shkojë gjërave deri në fund ka firmosur. Çdo kush tjetër që që në nisje ka dashur të marrë në mbrojtje Xhaçkën, ai s’ka firmosur dhe as ka lejuar ata që ka në influencë. Ka firmosur edhe Kryemadhi.

Nuk i përgjigjem askujt që flet me vete, i shkon ky pozicion. E vetmja rrugë për të zgjidhur krizat kushtetuese është kjo derë. Kush do të varrosë çështjet dhe ti bashkohet aksionit të Ramës për t’i dhënë mbrojtje Xhackës, mund të shkojë te byrektorja e Bashës.

Basha ka refuzuar nënshkrimin e mocionit kundër Xhaçkës që në qershor 2022. Miqësia e një prej bashkëpunëtorëve të tij me Olta Xhaçkën. Poltika nuk është Pazar, aq miqësi, është parim kushtetutshmëri”, tha Bardhi.

The post Bardhi akuza Bashës: Bashkëpunëtori yt miqësi me Olta Xhaçkën, të kërkoi që mos të firmosësh appeared first on Albeu.com.

Olta Gixhari shpërthen ndaj vajzave në “BBV3”: Për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve, Ledjona është e vetmja vajzë shembull i…
Katër banorët e “Big Brother Vip 3”,  të nominuar për këtë javë kanë qenë vajza: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza, ku në “Prime-n” e sotëm,  njëra prej tyre do lerë shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Olta Gixhari, ka komentuar në “Instagram” këtë nominim dhe shpreh hapur se cilën nga vajzat pëlqen.

Sipas saj, nuk është dakord, që vajzat janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete, për të përballur këtë sfidë të vetme.

E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës, është një shembull në atë shtëpi.

Reagimi:

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndrysge nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.

The post Olta Gixhari shpërthen ndaj vajzave në “BBV3”: Për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve, Ledjona është e vetmja vajzë shembull i… appeared first on Albeu.com.

Pakistani akuzon Iranin për një sulm vdekjeprurës
Pakistani ka nisur një sërë sulmesh hakmarrëse me raketa ndaj Iranit fqinj, dy ditë pasi ky i fundit sulmoi vendin, duke pretenduar se kishte shënjestruar bazat e një grupi militant separatist sunit.

Pakistani shprehet se sulmet e tij kishin goditur “strehimet e terroristëve” në provincën kufitare Sistan-o-Balochistan.

Mediat iraniane raportuan se tre gra dhe katër fëmijë ishin vrarë.

Goditja e Pakistanit vjen pas sulmit të Iranit, për të cilin Teherani tha se kishte për qëllim grupet terroriste.

Të dy vendet kanë akuzuar prej kohësh njëri-tjetrin, se strehojnë grupe militante që kryejnë sulme nga rajonet përgjatë kufirit të tyre të përbashkët.

Por veprimi ushtarak zyrtar midis Pakistanit dhe Iranit, për këtë çështje është i pazakontë dhe ata zakonisht mbajnë marrëdhënie të përzemërta, megjithëse të brishta.

Ministria e jashtme e Pakistanit konfirmoi sulmet e saj, të cilat u raportuan për herë të parë nga mediat iraniane të mërkurën në mbrëmje.

Ai tha se Pakistani respekton plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Iranit, por veprimi i tij të enjten ishte “një manifestim i vendosmërisë së palëkundur të Pakistanit për të mbrojtur dhe mbrojtur sigurinë e tij kombëtare kundër të gjitha kërcënimeve”.

Irani këmbënguli se sulmet e tij kishin për qëllim vetëm Jaish al-Adl, të cilin e etiketon një grup terrorist, dhe jo qytetarët e Pakistanit.

Sulmet ajrore vijnë në mes të një periudhe të madhe trazirash në Lindjen e Mesme, me luftën e ndezur midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas në Gaza dhe sulmet e grupit Houthi të Jemenit të mbështetur nga Irani mbi anijet në Detin e Kuq.

Teherani ka thënë se nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt më të gjerë.

The post Pakistani akuzon Iranin për një sulm vdekjeprurës appeared first on Albeu.com.

Irani akuzon Izraelin për shpërthimet vdekjeprurëse
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka fajësuar Izraelin për dy shpërthimet vdekjeprurëse gjatë një ceremonie përkujtimore në Iranin juglindor të mërkurën.

Shpërthimet pranë varrit të komandantit ushtarak Qasem Soleimani, ndodhën në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij në një sulm ajror të SHBA-së.

“Unë paralajmëroj regjimin sionist: Mos dyshoni se do të paguani një çmim të rëndë për këtë krim dhe krimet që keni kryer”, tha Raisi në një fjalim televiziv.

Raisi, i cili është kreu i qeverisë iraniane, paralajmëroi gjithashtu se ndëshkimi i Izraelit do të jetë shumë i ashpër.

Ushtria izraelite tha për CNN se nuk kishte asnjë koment mbi shpërthimet në Iran.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, të cilat Irani i ka quajtur “sulm terroist”.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Matt Miller, u tha gazetarëve të mërkurën se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë asnjë informacion të pavarur” në lidhje me shpërthimet dhe se Departamenti i Shtetit “nuk ka arsye të besojë se Izraeli ishte i përfshirë”.

Të paktën 95 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga shpërthimet.

Numri i të vdekurve fillimisht u raportua si 103, por ministri i shëndetësisë së Iranit tha se disa emra u regjistruan aksidentalisht dy herë.

The post Irani akuzon Izraelin për shpërthimet vdekjeprurëse appeared first on Albeu.com.

“Sebepi i naftës”, Rama padit në Gjykatë Brisida Shehaj
Kryeministri Edi Rama ka paditur Brisida Shehajn në Gjykatën Civile të kryeqytetit pak ditë më parë.

Aktualisht Shehaj është nënkryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish-drejtoreshë e Tatimeve.

“Kryeministri Rama pretendon të jetë dëmtuar nga deklarime të bërë nga Shehaj në 10 mars 2022 në një video-postim në profilin e saj në Instagram pas lajmërimit qeveritar për ngritjen e bordit të transparencës për çmimin e naftës”.

Duke i cilësuar si shpifëse dhe të pabaza disa nga deklarimet e Shehajt, Rama kërkon të dëmshpërblehet me 1 milion lekë nga ajo. Pas regjistrimit në gjykatë shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Teuta Hoxha për shqyrtimin e padisë, ndërkohë që ende nuk ka është caktuar një datë për seancën e parë.

Në profilin e Shehaj nuk gjendet postimi i bërë nga nënëkryetarja e LSI-së për të cilin edhe është paditur. Vetë nënkryetarja e LSI-së në status në Instagram, shkruan se ende nuk është informuar për këtë padi dhe se prek dokumentin zyrtar./A2CNN.

The post “Sebepi i naftës”, Rama padit në Gjykatë Brisida Shehaj appeared first on Albeu.com.