akuzë të re Archives - Albeu.com

Jo vetëm tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme, ka ngritur akuzë të re sa përket zëvendënës kryeministres Belidna Balluku.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se akuza është dy herë per shkelje e barazisë në tendera, për tunelin e Llogarasë dhe lotin 4 të Unazës së Madhe.

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion, ka vendosur sot 2 masa sigurie ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, u mor zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike në 31 tetor 2025. Hetimi lidhet me procedurën e tenderit për Ndërtimin e tunelit të Llogarasë, në seksionin rrugor Orikum-Himarë, pjesë e autostradës SH8 (Vlorë-Sarandë). Tenderi fillimisht u hap më 11 dhjetor 2020, u anulua dhe u rihap më 22 qershor 2021, me fond limit 18,967,810,952.08 lekë pa TVSH.

Hetimi ka nisur pas një kontrolli në banesën e ish-Drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në shkurt 2024, ku u sekuestruan telefona, pajisje kompjuterike dhe dokumente. Ekspertimi i këtyre pajisjeve ka mundësuar rikuperimin e komunikimeve të Berberit dhe bashkëshortes së tij, Adela Ruko, të cilat sollën më pas krijimin e një dosjeje që lidhet edhe me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, dhe përfshirjen e Ballukut në hetime.

Mësohet se Balluku ka rënë në rrjetën e komunikimeve me vartësin e saj Ervis Berberi gjatë kohës kur ai drejtonte ARRSH-në, ndërsa roli i saj në paracaktimin e fituesve të tenderave publikë mbetet objekt hetimi.

Tenderi i tunelit të Llogarasë, i hapur nga ministria e Infrastrukturës në 1 dhjetor 2021, u fitua në mars 2022 nga bashkimi i kompanive “Hill International N.V” dhe “Net-Group”, pasi kompanitë “Stucky L.T.D” dhe “Gjeokonsult & CO” u skualifikuan për shkelje të kushteve të tenderit. SPAK dyshon se kjo skualifikim mund të ketë qenë i qëllimshëm për favorizimin e fituesve, për shkak të lidhjeve mes Berberit, biznesmenit Valter Begaj dhe ministres Belinda Balluku.

Hetimet kanë përfshirë gjithashtu tërheqjen e dokumenteve nga ARRSH për praktikën e prokurimit që lidhet me mbikëqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë, si dhe verifikimin e aksioneve të kompanisë “Net-Group”, të cilat më 4 dhjetor 2024 iu dhuruan bashkëshortes së Valter Begajt, Loreta Vallja.

The post Jo vetëm tuneli i Llogarasë, Prokuroria e Posaçme ngre akuzë të re ndaj Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re
Këtë të hënë, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit në SPAK pas thirrjes së Prokurorisë.

Raportohet se Prokurorët e Posaçëm, i kanë komunikuar bashkëshortes së Erion Veliajt akuzën e fshehjes së të ardhurave.

Xoxa qëndroi në SPAK për rreth 2 orë, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë, ajo u paraqit në ambientet e Prokurorisë në kuadër të respektimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, të caktuar ndaj saj nga ana e GJKKO.

Ajo është nën hetim për akuzat:

Ajola Xoxa është lënë në masën “detyrim paraqitje” lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

Sipas SPAK, Erion Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Gjithashtu, Ajola Xoxa është nën hetim për akuzat: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë); “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”; “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

The post SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re appeared first on Albeu.com.