akuzat per vjedhje votash Archives - Albeu.com

Basha në PPE: Ballkani është kthyer në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve, mos e pranoni krimin elektoral të Ramës
Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Samitin e Partive Popullore Europiane ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka blerë e vjedhur zgjedhjet e 25 prillit në vend.

Sipas Bashës, qeveria e Ramës ka vepruar me të njëjtat metoda si ajo e Lukashenkos në Bjellorusi.

Basha gjithashtu u ka kërkuar krerëve të shteteve anëtarë që mos pranojnë për vendin tonë, gjëra që nuk do t’i pranonin kurrë për zgjedhësit e tyre, pasi sipas tij, raporti i OSBE e faktoi krimin electoral në Shqipëri.

Për shefin e opozitës, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve.

“Ne presim nga ky Samit i Ballkanit Perëndimor të adresojë pengesat në udhëtimin tonë drejt Europës.

Përveç arenë përplasjesh gjeostrategjike, Ballkani është kthyer edhe në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve e kriminelëve, të cilat nxiten dhe lehtësohen nga autokratët e Ballkanit, që për pushtetin e tyre përdorin krimin e më pas e ndajnë pushtetin me ta.

Për shumë vite është kërkuar stabiliteti në dëm të demokracisë, duke korrur si rezultat bjerrjen e të dyjave.

Mjafton të shihni raportin e ODIHR, 5 rekomandimet prioritare, nëse hiqni emrin e Shqipërisë, do të mendoni se është raporti i zgjedhjeve i Bjellorusisë së Lukashenkos. Po ju përmend vetëm një frazë, “Shteti duhet të garantojë lirinë dhe fshehtësinë e votës”.  Lirinë dhe fshehtësinë e votës?! Në 2021, në Shqipëri, një vend anëtar i NATOS-s, kandidat për në BE që pret Konferencën e Parë Ndërqeveritare…

Ndaj në këtë proces, sinqeriteti dhe guximi janë thelbësorë.

Guxim për të drejtuar gishtin ndaj veprimeve dhe autorëve që gërryejnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e medias.

Duke mbajtur qëndrim, për të mos pranuar për vendet tona, gjëra që nuk do t’i pranonit kurrë për zgjedhësit tuaj.

Për këtë, unë besoj se rajoni ynë ka nevojë për më shumë mbështetje për sundimin e ligjit, më shumë ndihmë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, më shumë mbështetje për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Vetëm në këtë mënyrë ne mund të krijojmë, së bashku, më shumë mundësi për të rinjtë tanë dhe qytetarët tanë, dhe të bëhemi udhëheqës të vërtetë për shpresat dhe aspiratat e tyre dhe jo shfrytëzues të frikës dhe anktheve të tyre” deklaroi ai, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të selisë blu./albeu.com

The post Basha në PPE: Ballkani është kthyer në kryqëzimin e rrugëve të trafikantëve, mos e pranoni krimin elektoral të Ramës appeared first on Albeu.com.