akuzat ndaj trump Archives - Albeu.com

Trump paraqitet në gjykatën e Manhatanit për tu përballur me akuzat për mashtrim financiar
Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në një gjykatë në Manhattan këtë të enjte për mbylljen e argumenteve në gjyqin e mashtrimit civil kundër tij dhe kompanisë së tij, duke përfunduar muaj të tëra procedurash gjyqësore.

Letitia James, prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut argumentoi në fillim të këtij muaji se Trump duhet të paguajë 370 milionë dollarë për përfshirje në mashtrime financiare gjatë 10 viteve te fundit.

Shuma është dukshëm më e lartë se 250 milionë dollarët që James kërkoi fillimisht kur ajo ngriti padinë në 2022.

Trump kishte kërkuar të jepte vetë argumentet përfundimtare në gjyq, por gjykatësi Arthur Engoron, e refuzoi kërkesën e ish-Presidentit.

Gjykatësi refuzoi gjithashtu kerkesen e avokatit të ish presidentit për të vonuar argumentet përfundimtare për shkak të vdekjes së nënës së Melani Trump.

The post Trump paraqitet në gjykatën e Manhatanit për tu përballur me akuzat për mashtrim financiar appeared first on Albeu.com.

Gjykata refuzon ta shpejtojë çështjen e imunitetit të Trumpit
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për momentin, ka refuzuar, të vendosë nëse ish-presidenti Donald Trump ka imunitet nga ndjekja penale për gjoja përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës.

BBC ka bërë të ditur se përpjekjet e Trumpit për të vonuar gjyqin ndaj tij duken të suksesshme, pasi çështja tani do të funksionojë përmes procesit të apelimit.

Prokurori i posaçëm Jack Smith i kishte kërkuar gjykatës që ta merrte çështjen në mënyrë të përshpejtuar.

“Trump u padit me akuza për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve në fillim të këtij viti. Gjykata nuk e shpjegoi vendimin e saj. Në vend të kësaj lëshoi urdhër të panënshkruar duke thënë se kërkesa e prokurorit Smith “refuzohet”. Vendimi është pengesë për Smithin, i cili i kishte kërkuar Gjykatës së Lartë të përshpejtonte nga frika se procesi i apelit mund të vononte fillimin e gjyqit ndaj Trumpit, i cili ishte planifikuar më 4 mars në Uashington, DC.” – thuhet në raportim.

Smith po heton përpjekjet e supozuara të Trumpit për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që çuan në trazirat e Capitolit më 6 janar 2021.

The post Gjykata refuzon ta shpejtojë çështjen e imunitetit të Trumpit appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh pas vendimit për abuzim seksual ndaj ish-presidentit Trump?
Një juri në Manhattan arriti të martën në përfundimin se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duhet të paguajë 5 milionë dollarë dëmshpërblim për abuzim seksual ndaj ish-gazetares E. Jean Carroll në vitet 1990 dhe shpifje ndaj saj, duke e quajtur gënjeshtare.

Ja një përmbledhje e asaj që mund të ndodhë më tej:

A DO TA APELOJË ISH-PRESIDENTI TRUMP VENDIMIN?

Po. Avokati i zotit Trump, Joe Tacopina tha se ai do t’i sfidojë vendimet e gjykatësit, Lewis Kaplan, të cilat i quajti të padrejta. Për të pasur sukses në apel, zoti Trump duhet të provojë se gjykatësi Kaplan ka bërë gabime në zbatimin e ligjit në vendime të ndryshme dhe se një gjë e tillë e privoi atë nga një gjykim i drejtë.

Avokati Tacopina u tha gazetarëve se mes të tjerash ai do të apelojë vendimin e gjykatësit Kaplan për të lejuar anëtarët e jurisë që të dëgjonin kasetën e emisionit “Access Hollywood”, ku zoti Trump dëgjohej duke folur për prekjen e grave në organet gjenitale pa pëlqimin e tyre. Anëtarët e juristë panë gjithashtu video të zotit Trump ndërsa ai i mbronte ato komente.

Ekspertët thonë se ish-presidenti Trump nuk duket të ketë argumenta të forta për apelimin, duke vënë në dukje përvojën e gjykatësit Kaplan dhe se niveli i lartë profesional i avokatëve nga të dyja palët duket se ka siguruar një gjykim të drejtë.

Avokatja e zonjës Carroll, Roberta Kaplan, e cila nuk ka lidhje me gjyqtarin Kaplan, tha në emisionin “Good Morning America” të televizionit ABC të mërkurën se zoti Trump kishte absolutisht asnjë shans në apel, sepse gjyqtari bëri maksimumin për të siguruar që procedurat të ndiqeshin në mënyrë rigoroze.

A MUND TË PAGUAJË ZOTI TRUMP 5 MILION DOLLARË?

Ndoshta. Përveç rezidencës Mar-a-Lago në Florida, zoti Trump ka në pronësi disa fusha golfi në SHBA, Skoci dhe Irlandë.

Ish-presidenti nuk mund të përdorë fondet e fushatës për të paguar, por ai mund të përpqiet të grumbullojë fonde nga mbështetësit e tij që besojnë pretendimet e tij se çështja ishte orkestruar nga kundërshtarët politikë.

Përkrahësit e zotit Trump kanë dhuruar pa hezitim për kauzat e tij në të kaluarën. Gjatë presidencës së tij, ata dhanë më shumë se 25 milionë dollarë për një fushatë të organizuar nga ish-këshilltari i tij, Steve Bannon për të mbështetur ndërtimin e një muri në kufirin me Meksikën.

A DO TË PAGUAJË ISH-PRESIDENTI TRUMP DHE ÇFARË NDODH NËSE NUK PAGUAN?

Zoti Trump mbajti një qëndrim sfidues pas vendimit, duke thënë se ai nuk e kishte takuar kurrë zonjën Carroll dhe duke këmbëngulur në pretendimin se padia kishte si qëllim ta pengonte atë në përpjekjet për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Ai ka paguar në raste të mëparshme për t’u dhënë fund proceseve gjyqësore, ndërsa ka mohuar akuzat kundër tij.

Në vitin 2018, ai u pagoi 25 milionë dollarë studentëve të Universitetit Trump që nuk ekziston më, të cilët pretenduan se ishin mashtruar për të paguar mijëra dollarë për seminare të rreme biznesi. Ai nuk pranoi asnjë shkelje sipas marrëveshjes.

Zoti Trump ka të ngjarë të sigurojnë një urdhër gjykate sipas së cilit ai nuk duhet ta paguajë zonjën Carroll ndërsa vazhdon procesi i apelit.

Zonja Carroll dhe avokatët e saj kanë një sërë opsionesh ligjore për ta marrë atë shumë nga pronat ose burime të tjera të të ardhurave të tij, nëse zoti Trump refuzon të paguajë.

Zonja Carroll tha në CNN të mërkurën se çështja e saj “nuk kishte të bënte me paratë”, por përkundrazi me vënien në vend “të emrit tim”.

A DO TË NDIKOJË KJO POLITIKISHT TEK ZOTI TRUMP?

Kjo nuk është ende e qartë, por disa strategjistë politikë thanë se ndikimi ka të ngjarë të jetë i vogël. Mështetja ndaj zotit Trump me votuesve të mundshëm republikanë u rrit kur prokurorët e Manhatit e paditën atë për falsifikim të dhënash të biznesit në lidhje me pagesat në këmbim të heshtjes që ai dyshohet se ka bërë për një aktore filmash pornografikë. Fushata e zotit Trump njoftoi se kishte mbledhur 14.5 milionë dollarë gjatë tre muajve të parë të këtij viti dhe se kontributet u përshpejtuan ndjeshëm pasi ai tha se do të paditej penalisht në mes të marsit. Por disa analistë politikë thonë se vendimi mund t’i dëmtojë shanset e zotit Trumpin me gratë me arsim universitar që jetojnë në rrethina, një grup demografik kyç.

SA MUND TË ZGJASË PROCESI I APELIMIT?

Një apel mund të zgjidhet shpejt, por gjykatave federale të apelit ndonjëherë u duhet një vit ose më shumë për të dhënë vendime. Zonja Carroll ka një tjetër padi për shpifje kundër Trump, e cila ka ngecur në apele që kur ajo e paraqiti atë në 2020, megjithëse ajo përbën një sfidë unike ligjore. Zonja Carroll e akuzoi zotin Trump vetëm për shpifje në atë rast sepse afati i kufizimeve për pretendimin e saj për sulm seksual kishte skaduar.

Ajo ngriti padinë e saj të dytë në vitin 2022 pasi Nju Jorku miratoi një ligj që lejon paditjen për pretendime për sulm seksual kur në rrethana të tjera, hapësira për ta bërë këtë do të ishte mbyllur.

Një gjykatë federale e apelit anuloi një vendim të gjykatësit Kaplan në atë çështje në fillim të këtij viti dhe ia ktheu atij përsëri për të vendosur nëse në këtë rast zbatohet një ligj që mbron punonjësit e qeverisë nga pretendimet për shpifje.

ME ÇFARË ÇËSHTJESH TË TJERA LIGJORE PËRBALLET ZOTI TRUMP?

Përveç çështjes për para në këmbim të heshtjes në Manhatan, ish-presidenti Trump përballet me dy hetime penale të mbikëqyrura nga prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra dhe përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ai gjithashtu përballet me një hetim penal nga një prokuror në shtetin e Xhorxhias në lidhje me përpjekjet e tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 në atë shtet.

Ish-presidenti Trump ka mohuar të gjitha akuzat në këto çështje dhe e ka quajtur veten viktimë të një gjuetie shtrigash të motivuar politikisht./voa

The post Çfarë ndodh pas vendimit për abuzim seksual ndaj ish-presidentit Trump? appeared first on Albeu.com.

Prokurorët: Trump manipuloi të dhënat e biznesit për të ndikuar tek zgjedhjet, ish-Presidenti: Akuzat, politike
Ish-Presidenti Donald Trump u akuzua të martën për 34 akuza penale që lidhen me falsifikim të të dhënave të biznesit. Sipas prokurorëve, duke filluar nga gushti i vitit 2015, zoti Trump orkestroi një skemë të paligjshme, në bashkëpunim me persona të tjerë, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, skemë që parashikonte, blerjen e informacione negative që lidheshin me të, për të mos lejuar publikimin e tyre, pasi mund t’i dëmtonin shanset për t’u zgjedhur. Zoti Trump u deklarua i pafajshëm para një gjykatësi në Nju Jork. Ai më pas bëri një dalje të publike, nga rezidenca e tij në Mar-A-Lago.

Në reagimin e tij të parë pas njohjes me akuzat, ish-presidenti bëri kritika të ashpra, duke i quajtur ato të motivuara politikisht. Në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida të martën në mbrëmje, ish-presidenti foli para mbështetësve, duke hedhur akuza të shumta, në një fjalim, që sipas vëzhguesve i ngjante një fjalimi elektoral. Ai ishte i ashpër me prokurorin Alvin Bragg, si dhe me gjykatësin e çështjes Juan Merchan edhe pse ishte paralajmëruar disa orë më pare në gjykatë që të mos përdorte një retorikë nxitëse. Ish-Presidenti këmbëngul se çështja ndaj tij është një sulm politik, që synon të dëmtoj ambiciet e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

“Kurrë nuk kam menduar se diçka e tillë do të ndodhte në Amerikë. Krimi i vetëm që kam kryer ka qënë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë. Që nga fillimi, demokratët e përgjuan ekipin tim elektoral. Ata më sulmuan me hetime të rreme për Rusinë dhe Ukrainën. Dështuan me gjyqet në Kongres për shkarkimin tim. Bastisën në mënyrë të paligjshme dhe antikushtetuese rezidencën time në Mar-a-Lago”, tha ai.

Zoti Trump tha se demokratët i kanë shtuar përpjekjet duke ngritur akuza penale ndaj presidentit të 45 të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo padi e rreme u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet. Sistemi ynë i drejtësisë nuk funksionin. Ata po e përdorin atë tani, përveç gjithçkaje tjetër, për të fituar zgjedhjet”.

Zoti Trump kryson në garën mes kandidatëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2024. Ai sulmoi mbrëmë ashpër prokurorin dhe gjykatësin që po trajton çështjen e tij, pavarësisht se ishte këshilluar disa orë më parë që të mos përdorte retorikë nxitëse.

“Ja ku jemi tani. Kam një gjykatës që e urren Trump-in, me një grua që e urren Trump-in. Vajza e tyre ka punuar për zonjën Kamala Harris dhe tani paguhet nga fushata Biden-Harris”.

Shumica e republikanëve që po kandidojnë për Shtëpinë e Bardhë ose që kanë në plan të shpallin kandidaturën, kanë shprehur mbështetje për zotin Trump, duke thënë se hetimet ndaj ish-presidentit janë të motivuara politikisht.

Akuzat janë bazuar në pagesën prej 130,000 dollarësh për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump. Pagesa u bë nga avokati i zotit Trump Michael Cohen, i cili ka thenë se çdo veprim e ka bërë i udhëzuar nga ish-presidenti. Si pjesë të skemës, prokurorët e Manhatanit përmenden edhe dy raste të tjera pagesash. Njëra prej 150,000 dollarësh, që David Pecker, një mik i zoti Trump dhe botuesi i revistës National Enquirer, i bëri ish-modeles së revistës “Playboy”, Karen McDougal, e cila gjithashtu pretendon se ka patur një marrëdhënie me zotin Trump në mesin e viteve 2000.

Po kështu zoti Pecker pagoi me 30 mijë dollarë, për portierin e kullës Trump, i cili pretendonte se zoti Trump kishte një fëmijë nga një lidhje jashtëmartesore. Një histori që më vonë rezultoi të ishte e pavërtetë, por që megjithatë zoti Cohen i kishte kërkuar zotit Pecker, që të mos e prishte marrëveshjen që garantonte heshtjen e tij mbi këtë rast të supozuar.

Prokurorët pretendojnë se nuk është një, por disa raste që provojnë se ish kandidati Trump, ka shpenzuar fonde për të ndikuar në procesin zgjedhor të 2016 e të gjitha këto u regjistruan në mënyrë të rreme si shpenzime ligjore, siç tha dje prokurori Bragg.

“Tridhjetë e katër deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto konsiderohen vepra penale të rënda në shtetin e Nju Jorkut, pavarësisht se kush i kryen ato”, tha prokurori Bragg.

Akuzat penale ndaj ish-presidentit u miratuan nga një juri e madhe. Ato u kritikuan menjëherë nga aleatët republikanë të zotit Trump. Disa ekspertë ligjorë kanë ngritur pikëpyetje rreth tyre, të tjerë e shohin si dëshmi të funksionimit të sistemit të drejtësisë.

“Çështja do të shqyrtohet bazuar në ligje dhe fakte. Dhe gjithashtu nuk mendoj se ajo do ta ndihmojë zotin Trump, në sytë e opinionit publik, sepse shumica e amerikanëve duan që procesi ligjor të funksionojë plotësisht dhe në mënyrë të drejtë, edhe kur bëhet fjalë për një ish-president”, thotë Paul Schiff Berman, profesor i të drejtës në Universitetin George Washington.

Mes atyre që u mblodhën jashtë gjykatës së Nju Jorkut të martën kishte mbështetës dhe kundështarë të zotit Trump.

“Ai është një mashtrues. Ai vazhdon ende të mashtrojë shumë njerëz, por jo njujorkezët. Shpresoj që ata të shohin rrugën e drejtë”, thotë Jennifer Fisher, kritike e zotit Trump.

Por mbështetësit e ish-presidentit mendojnë ndryshe.

“Unë mbështes presidentin tim, Donald Trump, presidentin më të madh në historinë amerikane, ndoshta udhëheqësin më të mirë që ka patur ndonjëherë planeti tokë”, thotë Dion Cini, mbështetës i zotit Trump.

Gjyqi ndaj ish-presidentit Trump, është një risi për sistemin amerikan të drejtësisë, pasi është hera e parë që një ish president akuzohet sipas kodit penal. Rasti është i komplikuar edhe për vetë natyrën e akuzave, pasi ka mendime të ndryshme nga ekspertët se sa bindëse do të jenë provat e prokurorëve, pasi dëshmitari kyç, duket të jetë ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen, vetë diskredituar si i pabesueshëm më parë dhe i dënuar në vitin 2018 për deklarata të rreme, ndonëse ai vetë thotë se ka ndryshuar dhe se po thotë tashmë vetëm të vërtetën. Seanca e ardhshme është lënë për në muajin dhjetor. Prokurorët kanë kërkuar fillimin e gjyqit në janar, por avokatët mbrojtës kanë kërkuar shtyrjen deri në pranverë./voa

The post Prokurorët: Trump manipuloi të dhënat e biznesit për të ndikuar tek zgjedhjet, ish-Presidenti: Akuzat, politike appeared first on Albeu.com.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet të martën?
Nga BBC

Donald Trump pretendon se do të arrestohet të martën për akuzat që rrjedhin nga një hetim për një pagesë prej 130,000 dollarësh për yllin e pornos Stormy Daniels, në 2016.

Nëse po, ai do të ishte ish-presidenti i parë që do të përballet me akuza penale.

Këtu janë disa pyetje kyçe mbi çështjet në lojë në këtë rast.

Për çfarë akuzohet Trump?

Në vitin 2016, ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi me median duke i ofruar shitjen e llogarisë së saj të asaj që ajo tha se ishte një lidhje kurorëshkelëse që kishte me Donald Trump në 2006.

Ekipi i Trump e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels për të heshtur.

Kjo nuk është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump rimbursoi Cohen, të dhënat për pagesën thonë se ishte për tarifat ligjore. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat e biznesit, që është një shkelje, vepër penale, në Nju Jork.

Prokurorët gjithashtu mund të pretendojnë potencialisht se kjo shkel ligjin zgjedhor, sepse përpjekja e tij për të fshehur pagesat e tij ndaj Daniels ishte e motivuar nga mosdashja që votuesit të dinin se ai kishte një lidhje me të.

Mbulimi i një krimi duke falsifikuar të dhënat do të ishte një krim, që është një akuzë më e rëndë.

Edhe avokatët e ndjekjes penale pranojnë se sido që të jetë, ky nuk është aspak një rast i qartë. Ka pak precedent për një ndjekje penale të tillë dhe përpjekjet e kaluara për të akuzuar politikanët për kapërcimin e kufirit midis financimit të fushatës dhe shpenzimeve personale kanë përfunduar në dështim.

“Do të jetë e vështirë,” thotë Catherine Christian, një ish-prokurore financiare për prokurorin e qarkut të Nju Jorkut.

A do të akuzohet vërtet?

Vendimi nëse do të ngrihen akuza i takon Prokurorit të Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Bragg. Ai ngriti jurinë e madhe për të hetuar nëse kishte prova të mjaftueshme për të ndjekur një ndjekje penale, dhe ai është i vetmi që e di nëse, ose kur, do të shpallet një aktakuzë.

Javën e kaluar, avokatët e zotit Trump thanë se ish-presidentit iu ofrua një shans për t’u paraqitur para jurisë së madhe, gjë që konsiderohet një shenjë se hetimi është afër përfundimit.

Avokatët e ish-presidentit kanë minimizuar sugjerimet se ata ose Trump kanë ndonjë njoftim paraprak për një aktakuzë të afërt, duke thënë se komenti i Trump për arrestimin e tij të martën bazohej në raportet e mediave.

Megjithatë ka shenja të tjera që juria e madhe po përfundon hetimin. Të dy, Michael Cohen dhe ish-këshilltari i tij ligjor Robert Costello, tani një kritik i mprehtë,  pritet të japin dëshmi të hënën.

Costello do të prezantohet nga ekipi mbrojtës i Trump në një përpjekje për të diskredituar dëshminë e Cohen.

Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet?

Nëse ai akuzohet, avokatët e Trump kanë treguar se arrestimi i ish-presidentit do të ndiqte procedurë standarde.

Kjo do të thotë se ai do të udhëtonte nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago në Florida për të bërë një paraqitje në gjykatën e qytetit të Nju Jorkut, të kompletuar me një prenotim zyrtar, gjurmë gishtash dhe shkrepje fotosh.

Duke pasur parasysh natyrën historike të një lëvizjeje të tillë dhe shqetësimet e sigurisë të përfshira, mënyra se si do të shpaloset kjo është e pasigurt, dhe ka të ngjarë të jetë objekt negocimi midis zyrës së prokurorit të qarkut dhe ekipit të Trump.

Pasi çështja të rezervohet dhe të zgjidhet një gjyqtar, detaje të tjera do të vendosen, të tilla si koha e gjykimit dhe kufizimet e mundshme të udhëtimit dhe kërkesat për lirimin me kusht për të pandehurin.

Një dënim për sheklje ligjore do të rezultonte me gjobë. Nëse Trump do të dënohej për akuzën e krimit, ai do të përballej me një dënim maksimal prej katër vjet burg, megjithëse disa ekspertë ligjorë parashikojnë se një gjobë është më e mundshme dhe se çdo kohë pas hekurave është shumë e pamundur.

A do të ketë protesta?

Pasi sugjeroi në një postim në rrjetet sociale se ai do të arrestohet të martën, Trump bëri thirrje të përsëritura për protesta masive nga mbështetësit e tij.

Gjuha e tij i bën jehonë retorikës së zemëruar që ai përdori përpara sulmit në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 dhe ka ngritur shqetësime për mundësinë e dhunës.

Bragg është në kontakt të ngushtë me policinë e Nju Jorkut dhe sigurinë e gjykatës, sipas një letre drejtuar departamentit të tij që u zbulua në shtyp të dielën.

“Ne nuk tolerojmë përpjekjet për të frikësuar zyrën tonë apo për të kërcënuar sundimin e ligjit në Nju Jork”, shkroi ai.

“Partnerët tanë të zbatimit të ligjit do të sigurojnë që çdo kërcënim specifik ose i besueshëm kundër zyrës do të hetohet plotësisht dhe se ekzistojnë masat e duhura mbrojtëse.”

Megjithatë për momentin, ka pasur pak prova deri më tani për llojin e protestave masive të organizuara që çuan në sulmin e 6 janarit.

A mund të kandidojë ende për president?

Një aktakuzë apo edhe një dënim penal nuk do ta pengonte Trump të vazhdojë fushatën e tij presidenciale nëse ai vendos kështu, dhe ai ka dhënë çdo indikacion se do të vazhdojë të ecë përpara pavarësisht se çfarë ndodh.

Në fakt, nuk ka asgjë në ligjin amerikan që e pengon një kandidat që shpallet fajtor për një krim të bëjë fushatë dhe të shërbejë si president, madje edhe nga burgu.

Megjithatë, arrestimi i Trump do ta ndërlikonte fushatën e tij presidenciale.

Ndërsa mund të shkaktojë që disa votues republikanë të mblidhen rreth kampionit të tyre të luftuar, mund të jetë një shpërqendrim i rëndësishëm për një kandidat në gjurmët e fushatës, duke u përpjekur të pengojë votat dhe të marrë pjesë në debate.

Ajo gjithashtu do të thellonte dhe ndezte ndarjet tashmë të mprehta brenda sistemit politik amerikan.

Konservatorët besojnë se ish-presidenti po mbahet me një standard tjetër drejtësie, ndërsa liberalët e shohin këtë si një çështje të mbajtjes së përgjegjësisë ndaj shkelësve të ligjit, madje edhe atyre në pozitat më të larta të pushtetit./albeu.com

The post Çfarë ndodh nëse Trump arrestohet të martën? appeared first on Albeu.com.