akuzat e Ahmetajt Archives - Albeu.com

Ish-zyrtarë socialitë në burg/ Rama: Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që i përkasin, faturohet si faji ynë
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i vendit Edi Rama, ka komentuar daljen para drejtësisë dhe burgosjen e ish-zyrtarëve socialitë, duke u shprehur se faturohen si faje apo e metë e PS-së.

Por kreu i qeverisë theksoi se pa Partinë Socialiste, drejtësia nuk do të çlirohej, ku sipas tij, nga kthetrat e pushtetit politik dhe të vepronte pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

“Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS”, theksoi kryesocialisti.

Kryeministri shtoi se sot në Shqipëria ka më pak korrupsion.

Edi Rama: Sa i përket drejtësisë mendoj se kam shumë për të thënë. Ka një diskutim që jo u fut ky në burg, jo u fut ai, jo po dënohet ky e ai, dhe këto faturohen si faje, apo si përgjegjësi apo e metë e PS-së.

Por pa PS-në, pa vullnetin tonë kurrën e kurrës nuk do të ndodhte kjo që po ndodh që drejtësia të çlirohet nga kthetrat e pushtetit politik, pavarësisht nga pushteti politik dhe të veprojë pavarësisht se cilës anë i përket njëri apo tjetri.

Nuk ka ndodhur në historinë e shtetit shqiptar që nga viti 2012, deri kur bëmë reformën në drejtësi që të ketë 1 të vetëm person të lidhur me pushtetin politik që të jetë vendosur para një drejtësie të pavarur.

Fatos Nano, u dënua nga një gjykatë politike, s’po flasim për këtë, por për institucione të pavarësua.

Kjo është një arritje historie e PS dhe as nuk duhet të diskutohet fare se këtu në Shqipëri, ka vetëm një parti që po lufton për të bërë shtet.

Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka në këtë proces njerëz individë që për fat të keq i përkasin drejtësisë dhe jo rrugës së PS.

Por, sot ka më pak korrupsion sepse sot nëse do të kishte më shumë korrupsion nuk do ishim ulur në tryezën e negociatave të BE.

The post Ish-zyrtarë socialitë në burg/ Rama: Si çdo pyll që ka derrat e vet, edhe PS ka individë që i përkasin, faturohet si faji ynë appeared first on Albeu.com.

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: Ata që dje ishin një karrige më tutje nga unë, janë në duart e drejtësisë ose në kërkim
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar sot akuzat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kreu i qeverisë ka deklaruar se ka qenë Partia Socialiste që e ka bërë “Reformën në Drejtësi”, e cila sipas opozitës është një “kamxhik” në dorën e kryeministrit që përdoret për të goditur kundërshtarët politikë.

Rama ka deklaruar se ata që i quajnë ‘çetë hajdutësh’, deri dje kanë qenë në një karrige me ata dhe sot janë në duart e drejtësisë.

“Ata do t`u thonë se unë dhe ne jemi “çetë hajdutësh”, se ja ky dhe ai, që ishin deri dje me ne, deri në një karrige më tutje nga unë janë sot në duart e drejtësisë apo në kërkim por do t`u thoni vetes dhe të tjerëve se po të mos ishin ne socialistët për t’i dhënë pavarësisë drejtësisë nuk do të kishte asnjë njeri me pushtet politik përpara drejtësisë siç nuk pati kurrë më parë që nga 1912 deri kur bëmë reformën në drejtësi.

Reformën në drejtësi e bëmë siç e thamë, jo për të luftuar kundërshtarët nëpërmjet drejtësisë por për të dhënë për herë të parë në histori shqiptarëve shansin real të ndërtimit të një shteti shqiptar të së drejtës. Ky popull se ka pasur kurrë një shtet të së drejtës. Pikërisht se ky vend ka këtë parti, PS, ka sot edhe shansin historik të ndërtojë një shtet të së drejtës me çdo dhimbje, kosto dhe çmim. Por me vendosshmërinë e arritjes së atij suksesi që do të mbetet në histori jo vetëm duke ëndërruar, as duke luftuar për të, as duke vrapuar drejt tij por duke u ringritur sa herë që stërkëmbëshat kërkojnë të na kthejnë pas”, u shpreh Rama.

The post Akuzat e Ahmetajt/ Rama: Ata që dje ishin një karrige më tutje nga unë, janë në duart e drejtësisë ose në kërkim appeared first on Albeu.com.

Akuzat e Ahmetajt/ Rama: Investigimi i RAI3 përdori figura të errëta, një të arratisur nga SPAK dhe një kriminel…
Në një deklaratë për mediat, kryeministri Edi Rama, ka reaguar për dokumnetarin e RAI3, ku ish- zv-kryeministri Arben Ahmetaj, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë shqiptare.

Rama deklaroi se investigimi i RAI3, ka përdorur figura të errëta, një të arratisur nga drejtësia e re (Arben Ahmetaj) dhe një kriminel italian të dënuar me 17 vite burg.

Edi Rama: “Po me kë e kishin ata?  Ata e kishin me qeverinë e tyre dhe deri këtu janë në të drejtën e tyre të shenjtë. Por ama kur pastaj fusin në valle edhe qeverinë tonë, duke marrë autobote me llum nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës, për të thënë se marrëveshja e qeverisë së Italisë me qeverinë e Shqipërisë është jo vetëm e keqe, po edhe është bërë me një narkoshtet, me një qeveri ku shumë anëtarë të saj janë dënuar si të lidhur me mafian, ata shkelin jo vetëm mbi të vërtetën, po edhe mbi nderin e mbi dinjitetin tonë shtetëror.

Në bashkëpunim me një grusht shqiptarësh pa atdhe, pa fe, pa din e as iman, që jo nuk e bindin dot popullin këtu megjithëse shajnë e shpifin ditë-natë prej vitesh të tëra, po vetëm humbasin e diskreditohen përditë në sytë e tij, RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative. U përdorën si  heronj të shfaqjeve figura të errëta, një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare për tërë të zezat, një i arratisur i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u, një i mbyllur në arrest shtëpie nga gjykata speciale antikorrupsion, një i përjashtuari nga Vetingu në sistemin e drejtësisë.

U mor si opinionist një veteran i luftës me gjysëm të vërteta kundër meje e qeverisë sonë e ku di unë kush tjetër, ndërkohë që u trajtuan si personazhe negativë të shfaqjes, personalitete të politikës e të kulturës italiane apo lloj-lloj individësh të njohur e të panjohur në Shqipëri, duke hedhur baltë akuzash e dyshimesh pa asnjë lloj fakti.

Por në fund shfaqja që dukej si një çorbë tik-toku, qep, shqep e bashko fjalë e imazhe sipas skenarit, nuk tha asgjë të re përveç jashtënxjerrjeve të ujrave të zeza të politikës Non Grata e të kanaleve mediatike që i shërbejnë asaj llumpolitike. Asgjë pakontestueshme logjikisht, e lëre pastaj të vlefshme juridikisht, nuk nxorri pseudo investigimi italo-shqiptar, po vetëm mbarsi malin për të pjellë një mi, duke u justifikuar në fund se prova s’ka po “epo ka akuza”.

The post Akuzat e Ahmetajt/ Rama: Investigimi i RAI3 përdori figura të errëta, një të arratisur nga SPAK dhe një kriminel… appeared first on Albeu.com.