akullnajat Archives - Albeu.com

Ndryshimet klimatike, akullnajat në Zvicër po zvogëlohen me ritëm “të çmendur”
Akullnajat në Zvicër po zvogëlohen me një ritëm “të habitshëm”.

Një total prej 10% të vëllimit të tyre të akullit është zhdukur gjatë një periudhe prej vetëm dy vitesh pasi një kombinim i reshjeve të ulëta të borës dhe temperaturave të larta shkaktojnë shkrirje të paparë, sipas shifrave të publikuara të enjten, raporton CNN.

Në vitin 2023, akullnajat e vendit humbën 4% të vëllimit të tyre të përgjithshëm, sipas të dhënave nga Komisioni Zviceran për Vëzhgimin e Kriosferës.

Ky nivel i shkrirjes është i dyti vetëm pas rekordit të vendosur në vitin 2022, kur 6% e akullnajave u shkatërruan.

Për ta parë këtë në perspektivë, akullnajat zvicerane kanë humbur aq shumë akull gjatë kësaj periudhe dyvjeçare sa humbën gjatë tre dekadave midis viteve 1960 dhe 1990.

“Humbjet që kemi parë në 2022 dhe 2023 janë thjesht marramendëse dhe përtej gjithçkaje që kemi përjetuar deri më tani,” tha Matthias Huss, kreu i Rrjetit Zviceran të Monitorimit të Glacierëve (GLAMOS), një organizatë që mbledh dhe vlerëson të dhënat e akullnajave dhe punon me Akademinë e Shkencave të Zvicrës.

“Edhe pse akullnajat vazhdimisht dhe shpejt kanë humbur masën për shumë dekada, ky është një përshpejtim i jashtëzakonshëm”, tha ai për CNN, duke shtuar se këto ekstreme “do të ishin të pamundura pa ndryshimet klimatike”.

Dy vitet ekstreme kanë bërë që gjuhët e akullnajave të shemben dhe shumë akullnaja të vogla në vend të zhduken fare.

Humbja e akullit u regjistrua edhe në lartësi të mëdha, të cilat zakonisht nuk shohin rënie të tilla. Disa metra akull u zhdukën në jug të Valais dhe luginën Engadin në lartësi mbi 3,200 metra, sipas GLAMOS.

Humbjet, që prekin akullnajat në të gjithë vendin, kanë ardhur pas një dimri me reshje bore të pakta.

Nivelet e borës në gjysmën e dytë të shkurtit arritën një rekord të ulët, në rreth 30% të mesatares afatgjatë.

Kjo u pasua nga një verë me temperatura të larta. Një qershor shumë i nxehtë dhe i thatë nënkuptonte shkrirjen e borës dy deri në katër javë më herët se zakonisht, sipas GLAMOS.

Në gusht, një balonë meteorologjike e lëshuar nga shërbimi kombëtar meteorologjik, MétéoSuisse, duhej të ngjitej 5,298 metra përpara se temperatura të binte në 0 gradë Celsius (32 Fahrenheit), duke shënuar vijën më të lartë të “zero gradë” që nga fillimi i regjistrimeve.

Temperaturat e larta, të cilat vazhduan deri në shtator, bënë që reshjet e borës të verës të shkriheshin shpejt.

Shkrirja e madhe e akullnajave të dy viteve të fundit ka implikime të zymta.

“Do të thotë një riformësim domethënës i peizazhit të lartë alpin,” tha Huss.

Po krijon kushte të rrezikshme me shkëmbinj të paqëndrueshëm që kërcënojnë rrëshqitje të rrezikshme.

Akullnajat në rënie po çojnë gjithashtu në zbulime të zymta. Në korrik, u gjetën eshtrat e një alpinisti gjerman, i cili u zhduk 37 vjet më parë, ndërsa po ecte përgjatë një akullnajeje pranë Matterhorn-it të famshëm të Zvicrës.

Ka avantazhe të përkohshme pasi rrjedhja e ujit nga akullnajat ka ndihmuar në lehtësimin e ashpërsisë së thatësirës që ka përjetuar vendi dhe mbushjen e rezervuarëve të hidrocentraleve, tha Huss.

“Megjithatë, ky përfitim është kalimtar dhe jetëshkurtër,” shtoi ai.

Ndërsa ato tkurren, akullnajat po humbasin me shpejtësi rolin e tyre të rëndësishëm për të kontribuar me ujë kur njerëzit kanë nevojë për të.

“Kjo do të përkeqësojë mungesën e ujit gjatë valëve të të nxehtit në të ardhmen e afërt,” tha Huss.

Pamja afatgjatë për akullnajat e Zvicrës është alarmante.

“Akullnajat në Alpe do të vazhdojnë të tkurren masivisht dhe të tërhiqen në majat më të larta malore,” tha Huss.

Në qershor, votuesit zviceranë ranë dakord për një ligj të ri për të reduktuar ndjeshëm nivelet e ndotjes nga ngrohja e planetit, shtysa për të cilën erdhi nga grupet klimatike që kërkonin fundin e karburanteve fosile për të shpëtuar akullnajat.

Por koha po mbaron ndërsa ndryshimet klimatike përshpejtohen.

Hulumtimet e fundit zbuluan se edhe nëse përmbushen objektivat ambicioze klimatike, deri në gjysma e akullnajave të botës mund të zhduken deri në fund të shekullit.

The post Ndryshimet klimatike, akullnajat në Zvicër po zvogëlohen me ritëm “të çmendur” appeared first on Albeu.com.

1 milionë vite më parë Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore
Më shumë se një milion vite më parë, Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore që çoi në zhdukjen e  njerëzve në kontinent, ku më pas u kthyen për të qëndruar.

Qeniet njerëzore arritën në Europë për herë të parë 1,4 milionë vite më parë nga Azia jugperëndimore dhe nga atëherë kanë jetuar në kontinent, duke iu përshtatur çdo kushti të mundshëm dhe duke iu mbijetuar ndryshime klimatike, edhe atyre ekstreme. Të paktën kjo ishte, deri pak kohë më parë, teoria dominuese mbi përhapjen e njerëzve në Europë.

TË ZHDUKUR APO NË ARRATI. Por tani një studim i UCL – London’s Global University i publikuar në Science e vë në dyshim këtë interpretim duke demonstruar se vetëm 300.000 vite pasi ishin stabilizuar në kontinent, paraardhësit tanë iu nënshtruan një periudhe të shkurtër, por intensive akullnajore që i vrau ose i detyroi të largoheshin nga Europa në kërkim të kushteve më të favorshme.

Fakti që gjatë mijëvjeçarëve të kolonizimit të parë nga ana e njerëzve, Europa kishte njohur periudha të ngrohta dhe të tjera të ftohti intensiv është diçka e njohur prej kohësh: Deri tani mendohej që këto ‘mikro-akullnajore’ nuk iu kishin krijuar probleme paraardhësve tanë, të cilët mësuan t’i durojnë deri në datën vendimtare të  që mësuan t’i duronin deri në datën vendimtare të 900.000 viteve më parë, kur gjurmët e njerëzve në Europë u bën sërish të dendura.

AKULLI NË LISBONË. Duke analizuar mikroorganizmat detarë dhe kokrrat e polenit të përfshira në një kampion sedimenti të marrë nga shtrati i detit në brigjet e Portugalisë, ekipi i UCL zbuloi se të paktën një nga këto ngjarje pati pasoja katastrofike te njerëzit që ndodheshin në Europë në atë kohë. Ngjarja, e cila ndodhi 1.1 milion vjet më parë dhe zgjati rreth 200,000 vjet, çoi në një kolaps të temperaturave: deti në brigjet e Lisbonës, për shembull, ra nën 6 °C dhe shumë nga tokat përreth u reduktuan në shkretëtira, pothuajse pa bimësi.

Ky ndryshim i papritur i temperaturave, por edhe i përbërjes së peizazhit goditi fort grupet e gjuetarëve-mbledhësve njerëzorë që jetonin në atë kohë në Europë dhe që mund të mos kenë ditur ende si të ndiznin zjarre apo të ndërtonin streha të qëndrueshme. Një simulim i ndërtuar duke u nisur nga këto të dhëna konfirmoi se 1.1 milion vjet më parë klima në zonën e Mesdheut u bë shumë e ftohtë dhe e ashpër për mbijetesën e paraardhësve tanë: kjo do të shpjegonte, ndër të tjera, hendekun prej rreth 200,000 vjetësh në gjetjet e veglave prej guri. Sipas studimit, njerëzit u kthyen në Europë vetëm 900,000 vjet më parë, kur klima u bë më e durueshme; dhe që atëherë ata nuk u larguan më kurrë dhe filluan të kolonizojnë seriozisht kontinentin.

The post 1 milionë vite më parë Europa u godit nga një fazë e shkurtër akullnajore appeared first on Albeu.com.

Studim: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken
Sipas një studimi të fundit, akullnajat e botës po zhduken më shpejt nga sa mendonin deri tani shkencëtarët. Shkencëtarët mendojnë madje, se në vitin 2100 mund të zhduken dy të tretat e akullnajave.

Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akullnajat që ka në zona të ndryshme të Tokës shkencëtarët përdorën simulime kompjuterike. Si bazë për këto simulimeve u supozuan rritje të ndryshme të temperaturës dhe u përllogarit se sa prej akullnajave do të shkriheshindhe se si shkrirja e tyre do të rriste nivelet e detit.

Në kushtet aktuale mendohet se krahasuar me periudhën para-industriale Toka do të arrijë një rritje temperature prej 2.7 gradësh Celsius, që do të thotë se deri në vitin 2100 rreth 32% e masës së akullnajave në Tokë do të zhduket.

“Pavarësisht se çfarë, ne do të humbasim shumë nga akullnajat,” tha për agjencinë e lajmeve AP autori kryesor i studimit David Rounce, studiues i akullnajave dhe profesor inxhinierie në Universitetin Carnegie Mellon. “Por gjithësesi ne kemi mundësinë të punojmë për të kufizuar numrin e akullnajave që mund të humbasim./dw/

The post Studim: Në vitin 2100 dy të tretat e akullnajave mund të zhduken appeared first on Albeu.com.

Shkrijnë akujt në Polin e Veriut, shkencëtarët në alarm: Po lëvizim me bluzë me mëngë të shkurtra prej ngrohjes globale
Vala e të nxehtit përvëlues nuk ka prekur vetëm kontinentin europian, pre e tyre kanë rënë edhe akullnajat në veri të Groenlandës.

Shkencëtarët kanë ngritur alarmin për këtë rritje të pazakontë të temperaturave duke paralajmëruar se pasojat e këtyre fenomeneve do të ndihen në të gjithë globin.

Ky është tingulli i akullit që shkrin, proces i cili është i pandalshëm, që pas rritjes së temperaturave në polin e veriut.

“Padyshim që më shqetëson. Ne jemi këtu në majë të botës dhe Polit të Veriut, dhe veçanërisht ditën e djeshme, jo sot, por dje mund të lëviznim me bluzë me mëngë të shkurtra dhe kjo gjë nuk pritej.”, shprehet shkencëtari, Kutalmis Saylam.

Kjo zonë kërkimore në Groenlandën Verilindore, dikur konsiderohej një zonë e limituar për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Skuadra e shkencëtarëve, vendosën të mos largohen nga aty për shkak të gjendjes së pazakontë. Madje si asnjëherë më parë janë veshur me të shkurtra për të luajtur volejboll në Polin e Veriut.

Ngrohja globale ka filluar të ndihet edhe në këtë cep të planetit ku sipas shkenctarëve, nga data 15 korrik, çdo ditë shkrijnë 6 miliard tonë ujë.

The post Shkrijnë akujt në Polin e Veriut, shkencëtarët në alarm: Po lëvizim me bluzë me mëngë të shkurtra prej ngrohjes globale appeared first on Albeu.com.