Aktorët e Hollivudit nisin grevën historike Archives - Albeu.com

Aktorët e Hollivudit nisin grevën historike
Aktorët e Hollivudit kanë njoftuar mbrëmjen e 13 korrikut se do t’i bashkohen një greve të skenaristëve, duke nisur atë që paraqet mbylljen më të madhe në industrinë e filmit që më shumë se 60 vjet.

Shoqëria e Aktorëve të Ekranit (SAG) po kërkon nga gjigantët e transmetimit që ata të pajtohen për një ndarje më të drejtë të fitimeve dhe për kushte më të mira pune.

Rreth 160.000 performues pritet të bëhen pjesë e grevës gjatë ditës. Kjo grevë bën që shumica dërrmuese e prodhimeve filmike dhe televizive në SHBA do të ndalen.

Yjet Cillian Murphy, Matt Damon dhe Emily Blunt lanë në gjysmë premierën e filmit të shumëpritur të regjisorit Christopher Nolan, “Openheimer”, në Londër mbrëmjen e 13 korrikut, pasi u shpall greva.

Greva e SAG fillon në mesnatë sipas kohës lokale të Los Anxhelosit, që në Kosovë i bie në orën 9 të mëngjesit. Protesta do të fillojë në mëngjes jashtë selisë qendrore të Netflixit në Kaliforni, përpara se të kalojë para selive të Paramount, Warner Bros dhe Disney.

Sindikata – e cila zyrtarisht njihet si Shoqata e Aktorëve të Ekranit dhe Federata Amerikane e Artistëve të Televizionit dhe Radios, apo SAG-AFTRA – gjithashtu kërkon garanci që inteligjenca artificiale (AI) nuk do të përdoret për të zëvendësuar aktorët.

Grupi që përfaqëson studiot, Aleanca e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit, ose AMPTP, e kritikoi vendimin.

Në reagimin e AMPTP-së thuhet se “greva sigurisht që nuk është rezultati që ne shpresonim pasi studiot nuk mund të funksionojnë pa interpretuesit që sjellin në jetë shfaqjet dhe filmat tanë televizivë”.

“Sindikata ka zgjedhur për fat të keq një rrugë që do të çojë në vështirësi financiare për mijëra njerëz të panumërt që varen nga industria”, thuhet tutje në këtë reagim.

Për t’i adresuar shqetësimet lidhur me përdorimin e AI, AMPTP-ja tha se kishte rënë dakord për një “propozim novator” që do të mbronte aktorët dhe do të kërkonte pëlqimin e tyre kur kopjet digjitale përdoren në shfaqje ose bëhen ndryshime.

Por, drejtori ekzekutiv kombëtar i SAG dhe kryenegociatori, Duncan Crabtree-Ireland, tha se oferta ishte e papranueshme.

“Nëse mendoni se është një propozim novator, ju sugjeroj të mendoni përsëri”, tha ai.

Një tjetër kërkesë e SAG-së për gjigantët e transmetimit është që aktorët të marrin paga bazë dhe bonuse më të mëdha për ritransmetimin e filmave dhe shfaqjeve ku ata kanë luajtur.

Greva përfshin dhjetëra mijëra aktorë që marrin shumë më pak para sesa kolegët e tyre më të famshëm.

Grevës do t’i shtohet një liste projektesh që tashmë janë mbyllur ose kanë ngecur për shkak të grevës së mëparshme të skenaristëve.

Për filmat në prodhim, kjo do të thotë se një pjesë e madhe e punës do të bëhet e pamundur. Edhe në rastet kur xhirimet tashmë kanë përfunduar, aktorët nuk do të jenë të qasshëm për rixhirime dhe pjesë të tjera thelbësorë të procesit të krijimit të filmave.

Shumë shfaqje televizive që janë ende duke u filmuar do të duhet gjithashtu të ndalin punën pasi aktorët bëhen të paqasshëm, megjithëse në disa raste mund të lidhen marrëveshje midis interpretuesve dhe producentëve për ta lejuar vazhdimin e punës.

Yjet më të mëdhenj të Hollivudit nuk do të marrin pjesë në ngjarjet për të promovimin e filmave të rinj. Eventet e mëdha për ndarjen e çmimeve për industrinë e filmit, si Emmys dhe Comic-con, mund të shtyhen apo të kufizohen.

Ngjarjet ndërkombëtare, të tilla si festivalet e filmit në Toronto dhe Venecia, do të vazhdojnë, megjithëse aktorët e SAG nuk do të mund të marrin pjesë siç kanë bërë në vitet e kaluara.

Në orët e para pas njoftimit, disa aktorë të lidhur me SAG shkuan në Instagram për të shprehur mbështetjen e tyre për grevën, si ylli i Better Call Saul, Bob Odenkirk, Cynthia Nixon e Sex and the City dhe veterani i Hollivudit, Jamie Lee Curtis./REL/

The post Aktorët e Hollivudit nisin grevën historike appeared first on Albeu.com.