aktjykim Archives - Albeu.com

Jakaj: Mbajtja në paraburgim e Thaçit dhe të tjerëve vijon të jetë shqetësimi kryesor
<html><head></head><body>

Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Jakaj, vlerëson se në këtë etapë të procesit gjyqësor në Hagë, çështja më shqetësuese mbetet vazhdimi i paraburgimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi Dhomat e Specializuara njoftuan se aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00, Jakaj tha se shtyrja e vendimit në vetvete nuk është problematike, por se arsyeja e dhënë nga gjykata dhe zgjatja e paraburgimit ngjallin shqetësime serioze.

Në një deklarim për KosovaPress, Jakaj u shpreh se vonesa në shpalljen e aktgjykimit ka qenë e pritshme, duke pasur parasysh mënyrën se si është zhvilluar procesi. Sipas tij, megjithatë, mbeten shqetësuese argumentet e gjykatës që lidhen me volumin e madh të provave dhe dokumenteve, si edhe fakti që të akuzuarit vazhdojnë të mbahen në paraburgim në këtë fazë të procedurës.

Jakaj: Shqetësim mbeten arsyet që janë dhënë nga gjykata në atë që ka shumë prova

“Në rrethanat në të cilat është zhvilluar vetë procesi gjyqësor, për mua ka qenë i pritshëm shtyrja e vendimit. Tani më sa duket është përfundimtare sepse është caktuar data edhe ora. Shtyrja e shpalljes së vendimit nuk paraqet ndonjë problem, por shqetësim mbeten arsyet që janë dhënë nga gjykata në atë që ka shumë prova, ka shumë dokumente që duhet me u shqyrtua deri në vendimmarrje. Mendoj që procesi i shqyrtimit të provave dhe i analizimit të tyre ka përfunduar gjatë procedurës së shqyrtimit të provave.. Dhe aspekti i dytë i shqetësimit lidhet me vazhdimin e paraburgimit në këtë fazë, sepse tani më nuk ka arsye dhe shumica e arsyeve për të cilat është caktuar paraburgimi nuk ekzistojnë. Mundësia e ndërhyrjes te dëshmitarët nuk ekziston sepse dëshmitarët veç e kanë kryer procesin e dhënies së dëshmive. Ndikimi në prova nuk mund të jetë sepse provat veç janë në gjykatë. Dhe, të marrë parasysh kohëzgjatjen e paraburgimit, natyrisht është një prej shqetësimeve kryesore që unë e kam si Avokat i Popullit”, thotë Jakaj.

Jakaj bëri të ditur se vërejtjet e tij për mënyrën se si funksionojnë Dhomat e Specializuara datojnë që nga viti 2021, pas vizitës së tij të parë në këtë institucion. Ai tha se të njëjtat shqetësime ia ka paraqitur edhe kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, gjatë një takimi në Kosovë, si edhe përmes letrave, por pa marrë përgjigje.

Jakaj: Shqetësimet tona lidhur me funksionimin e kësaj gjykate kanë ardhë qysh në vitin 2021

“Shqetësimet tona lidhur me funksionimin e kësaj gjykate kanë ardhë qysh në vitin 2021, kur unë për herë të parë kam bërë një vizitë në Gjykatë.. Unë kam pasur një takim në maj me kryetaren e Gjykatës, Trendafilova, e cila ka qenë për një vizitë në Kosovë dhe në takimin që kam pasur me të, unë i kam paraqitur shqetësimet që unë deri në atë kohë i kisha evidentuar si shqetësime publike. Nuk kam marrë përgjigje. Kjo mua më ka shtyrë që me bë një vizitë të dytë në Hagë, me i taku përfaqësuesit e gjykatës, mbrojtësit e viktimave, mbrojtjen e të akuzuarve, vetë të akuzuarit. Dhe nga kjo vizitë pastaj këto që unë i kam pasur vetëm si shqetësime, më kanë tejkaluar shqetësimin. Si përfundim i kësaj, unë i kam dërguar një letër kryetares së Gjykatës, në të cilën ja kam shpjeguar ato që i kemi diskutuar në takim, dhe shqetësime të tjera për të cilat unë nuk kam marrë përgjigje”, thotë Jakaj.

Për shkak se nga gjykata nuk mori përgjigje, ai tha se u detyrua të angazhonte një organizatë të pavarur ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me seli në Londër, e cila përgatiti një raport mbi shqetësimet e ngritura.

Jakaj: Jam detyruar me angazhu një organizatë ndërkombëtare të pavarur të të drejtave të njeriut

“Në mungesë të një përgjigjeje, jam detyruar me angazhu një organizatë ndërkombëtare të pavarur të të drejtave të njeriut, me seli në Londër, Komiteti për të Drejtat e Njeriut i Odës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, një organizatë shumë prestigjioze ndërkombëtare, që njihet për profesionalizmin dhe punën e saj. Ata kanë hartuar një raport mbi bazën e kërkesës sime, i cili ka legjitimuar shqetësimet që unë i kisha ngritur, por edhe përtej saj ka paraqitur edhe shqetësime të tjera, për të cilat janë njoftuar edhe gjykata edhe vendet anëtare që e mbështesin dhe financojnë këtë gjykatë… Nga raporti del se i janë drejtuar Gjykatës, nuk është që kanë marrë informacione”, thotë ai.

Ai njoftoi gjithashtu se muajin e kaluar në Hagë është zhvilluar një takim me misionet diplomatike të shteteve të akredituara në Holandë, ku janë paraqitur gjetjet e raportit. Sipas Jakajt, në këtë takim ishte ftuar edhe gjykata, por ajo nuk mori pjesë dhe as nuk ktheu përgjigje.

Lidhur me raportin, Avokati i Popullit theksoi se Kosova duhet të ndërtojë mekanizma monitorimi në Hagë, në mënyrë që të mund të bëhet një analizë më e thelluar e të gjithë procesit dhe të shmanget cenimi i të drejtave të njeriut.

Jakaj: Vendet që kanë marrë pjesë në këtë takim, janë informuar për gjetjet e raportit

“Unë në muajin që shkoi e kemi mbajtur një takim në Hagë, ku kemi ftuar misionet diplomatike të vendeve të akredituara në Holandë, me i njoftua me raportin. E kemi ftuar edhe Gjykatën, Gjykata nuk ka marrë pjesë, nuk na ka kthyer përgjigje, në fakt na ka injoruar, në njëfarë mënyre na ka shpreh një tendencë mospërfillëse në raport me kërkesat tona. Por që, e rëndësishme është që vendet që kanë marrë pjesë në këtë takim, janë informuar për gjetjet e raportit, janë informuar për këto shqetësime.. Raporti që është hartuar nga autorët anglezë, vë në pah dy rekomandime shumë me rëndësi që vijnë për autoritetet e Republikës së Kosovës. Njëra prej tyre, që është më e rëndësishmja, është fakti që Kosova duhet me marrë përgjegjësi që me kriju mekanizma të monitorimit të kësaj gjykate me qëllim që të ketë një analizë më të detajuar të krejt procesit për mos me e lejuar në asnjë rast me u cenu të drejtat e njeriut”, thekson ai.

Trupi Gjykues kishte pasur afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Më pas, me arsyetimin e kompleksitetit të rastit, ai e shtyu këtë afat deri më 20 korrik 2026, ndërsa tani ka caktuar 16 shtatorin si datë për shpalljen e aktgjykimit.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza për vrasje, torturim dhe përndjekje, që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999, në kohën e luftës së fundit në Kosovë.

Të katër të akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat dhe janë deklaruar të pafajshëm. Aktakuza përfshin rreth 155 viktima.

Prokuroria ka kërkuar që secili prej tyre të shpallet fajtor dhe të dënohet me nga 45 vjet burgim për krimet e pretenduara.

Në këtë gjykim kanë dëshmuar mbi 130 dëshmitarë, ndërsa 160 deklarata të dëshmitarëve të tjerë janë pranuar me shkrim. Procesi gjyqësor ndaj tyre përfundoi në shkurt, ndërsa Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga arrestimi i tyre në vitin 2020.

</body></html>

The post Jakaj: Mbajtja në paraburgim e Thaçit dhe të tjerëve vijon të jetë shqetësimi kryesor appeared first on Albeu.com.