aktivist opozitar Archives - Albeu.com

Rusia arreston aktivistin opozitar pasi parashikon fundin e Presidentit Putin
Vladimir Kara-Murza, një aktivist i rëndësishëm opozitar rus, u arrestua dhe u dënua me 15 ditë burgim për mosbindje ndaj urdhërave të policisë.

Arrestimi i tij erdhi vetëm pak orë pasi Vladimir Kara-Murza i dha një intervistë kanalit CNN, gjatë së cilës ai e quajti regjimin e Presidentit rus Vladimir Putin “vrastar” dhe parashikoi se lufta në Ukrainë do të çonte drejt rënies së Presidentit Putin.

“Nuk kam absolutisht asnjë dyshim se regjimi i Putinit do të marrë fund për shkak të kësaj lufte në Ukrainë”, i tha ai kanalit CNN, duke shtuar se kjo “nuk do të thotë se do të ndodhë nesër. Dy pikëpyetjet kryesore janë koha dhe çmimi. Dhe me çmim, nuk e kam fjalën për anën monetare – e kam fjalën për çmimin në gjak dhe jetë njerëzish, që është që tani i tmerrshëm. Por, regjimi i Putinit do të marrë fund prej kësaj, dhe do të ketë një Rusi demokratike pas Putinit”.

Në gjykatën e rajonit Khamovniki të Moskës, atij iu dha dënimi vetëm një ditë pasi ishte arrestuar nga policia përpara shtëpisë së tij.

Sipas avokatit të tij, Vadim Prokhorov, policia kishte deklaruar gjatë seancës gjyqësore se politikani “ishte sjellë në mënyrë të papërshtatshme pasi kishte parë oficerët e policisë; kishte ndryshuar trajektoren e lëvizjes së tij, kishte filluar të lëvizte më me shpejtësi, kishte injoruar kërkesën e policëve për të ndaluar dhe ishte përpjekur të largohej”.

Avokati Prokhorov refuzoi akuzat e policisë, duke vënë në dukje se zoti Kara-Murza ishte pritur nga policët në hyrje të godinës së apartamentit të tij dhe se ishte ndaluar menjëherë pasi kishte dalë nga makina.

Zoti Kara-Murza ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i udhëheqësit të vrarë opozitar Boris Nemtsov dhe u bë i njohur pasi gjendja e tij shëndetësore u rëndua dy herë në Moskë, një herë në vitin 2015 dhe një herë të dytë në vitin 2017, me simptoma helmimi.

Mostra të mbledhura nga të afërmit e tij në Rusi iu dorëzuan FBI-së, e cila e trajtoi rastin si një “helmim i qëllimshëm”.

Laboratorët e qeverisë amerikane kryen testime të shumta, por sipas dokumentave të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë, duket se nuk arritën në një konkluzion përfundimtar.

Arrestimi i tij vjen ndërsa autoritetet ruse kanë shtuar goditjet ndaj figurave opozitare dhe ndaj çdo forme mosbindjeje për luftën që po vazhdon në Ukrainë.

Zoti Kara-Murza krijoi ndër vite një mbështetje të rëndësishme në radhët e ligjvënësve amerikanë, të cilët kanë dalë në mbrojtje të rastit të tij.

“Shtetet e Bashkuara janë të trazuara nga arrestimi në Moskë i udhëheqësit të rëndësishëm të shoqërisë civile Vladimir Kara-Murza”, shkruajti në Twitter Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. “Po e monitorojmë nga afër këtë situatë dhe bëjmë thirrje për lirimin e tij të menjëhershëm”.

Sipas grupit investigativ Bellingcat, zoti Kara-Murza ndiqej nga agjentë rusë të sigurisë që mendohet se ishin të përfshirë edhe në helmimin e një tjetër figure opozitare, zotit Aleksei Navalny./VOA

The post Rusia arreston aktivistin opozitar pasi parashikon fundin e Presidentit Putin appeared first on Albeu.com.