aktgjykimit Archives - Albeu.com
Klestor Veseli: Sot i japim zë qëndrimit të popullit
<html><head></head><body>
Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, iu bashkua protestës së zhvilluar në sheshin “Skënderbeu”, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së.
Ai u shpreh se në këtë ditë do të dëgjohet qëndrimi i qytetarëve.
“Sot e dëgjojmë popullin se çka thotë”, tha Klestor Veseli.
Të mërkurën, Gjykata Speciale e dënoi Kadri Veselin me 18 vjet burgim. Hashim Thaçi dhe Jakup Krasnqii u dënuan me nga 25 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
</body></html>
The post Klestor Veseli: Sot i japim zë qëndrimit të popullit appeared first on Albeu.com.
Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës kundërshton aktgjykimin e Dhomave të Specializuara
Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës ka reaguar me shqetësim dhe indinjatë ndaj aktgjykimit të shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, i shpallur nga Dhomat e Specializuara më 16 shtator 2026.
Përmes një deklarate, Këshilli kërkon që procesi gjyqësor të analizohet në mënyrë kritike. Në vëmendje vendosen kohëzgjatja e pazakontë e paraburgimit dhe procedurave, organizimi i veçantë i Dhomave të Specializuara, si dhe mbështetja te koncepti i “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” dhe te përfundimet e nxjerra nga rrethanat për përcaktimin e përgjegjësisë individuale.
Këto elemente, sipas Këshillit, kanë krijuar shqetësime të rëndësishme lidhur me garantimin e procesit të rregullt dhe me proporcionalitetin. Organizata shton se nuk është bindur që në këtë rast është arritur standardi i fajësisë përtej dyshimit të arsyeshëm.
“Kosova pranoi një mekanizëm të jashtëzakonshëm gjyqësor në emër të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në deklaratë.
Këshilli shprehet se qytetarët e Kosovës kanë mbetur të zhgënjyer, pasi, sipas tij, Dhomat e Specializuara nuk i kanë përmbushur pritjet për drejtësi, vlerësim rigoroz të provave dhe integritet të procesit gjyqësor.
Mesazhi i Këshillit rikujton edhe rrethanat në të cilat u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ajo u shfaq pas një periudhe të gjatë represioni, përndjekjeje dhe dhune ndaj popullit të Kosovës, në kuadër të një lufte për mbijetesë dhe liri që më pas solli ndërhyrjen ndërkombëtare.
“Vendimi u shpall ‘në emër të popullit të Kosovës’, por reagimi i gjerë në Kosovë ka qenë i qartë dhe ne e ndajmë atë: Jo në emrin tonë”, vijon deklarata.
Këshilli kërkon që në fazën e apelit të bëhet një vlerësim i hollësishëm i arsyetimit juridik dhe i standardeve të provave të përdorura në këtë çështje. Njëkohësisht, ai u kërkon institucioneve të Kosovës të ndjekin me vëmendje etapat e tjera të procesit.
Qytetarëve u bëhet thirrje që reagimet e tyre t’i shprehin me qetësi, dinjitet dhe përmbajtje, në mënyrë që zërat e tyre të dëgjohen qartë dhe paqësisht.
“Këshilli qëndron me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin dhe familjet e tyre”, përfundon deklarata.
</body></html>
The post Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës kundërshton aktgjykimin e Dhomave të Specializuara appeared first on Albeu.com.