aksionet e policise Archives - Albeu.com

Gledis Nano tha se aksionet e policisë dekonspirohen, reagon Meta: Prandaj e shkarkuan!
Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me intervistën e dhënë nga ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, për median Franceze.

Teksa Nano u shpreh se aksionet e policisë dekonspiroheshin, Meta tha se kjo ka qenë edhe arsyeja e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm nga detyra.

Sipas Metës, këtu mafia ka shtetin e vetë.

“Tani është e qartë se cili është objektivi që nuk realizoi Policia e Shtetit, që solli si pasojë shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm. U dekonspiruan vetëm 14, por duhej të dekonspiroheshin të gjithë.

Çdo shtet ka mafien e tij por këtu mafia ka shtetin e vet.

Ndaj një orë e më parë për të shporrur Kryeministrin e Krimit dhe Shpopullimit!”, ka shkruar Meta./albeu.com/

The post Gledis Nano tha se aksionet e policisë dekonspirohen, reagon Meta: Prandaj e shkarkuan! appeared first on Albeu.com.

MEGAOPERACIONI/ Njëri prej tyre drejtues policie, zbulohen emrat e personave të arrestuar sot nga FNSH dhe RENEA
Kreu i Policisë së Shtetit Gledis Nano publikoi emrat e personave që janë arrestuar apo u është ekzekutuar masa e sigurisë së dhënë nga GJKKO.

Emrat e publikuar kanë qenë pjesë e 8 grupeve të fuqishme kriminale, dhe kontribut në “zbërthimin” e tyre ka pasur edhe dëshmia e të penduarit Nuredin Dumani.

Njëri prej këtyre emrave është Leonard Palushi, një prej krerëve të policisë në Lezhë.

Emrat, për të cilat është ekzekutuar vendimi i gjykatës sipas Nanos janë:

Nuredin Dumani

Ardian Uzuni

Alton Ndoci

Skerdi Tasi

Erion Alibej

Iliarjan Peci

Petrit Qoli

Agron Qoli

Agron Qafa

Asllan Plaku

Enver Diva

Besian Xhixha

Leonard Palushi

Fjala e Gledis Nanos:

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, mbajtur në SPAK, gjatë konferencës për operacionin “Golden bullet”.

“Përshëndetje të gjithëve,

Operacioni i koduar “Golden bullet”, që është në vijim, ka nisur menjëherë pas arrestimit të shumë të kërkuarit Nuredin Dumani, i cili u arrestua gjatë operacionit policor të koduar “Arratia”, që u zhvillua nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me SPAK-un dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si dhe në bazë të  informacioneve të mara nga burime të ndryshme, u krijuan dyshimet e arsyeshme për përfshirjen e shumë personave të tjerë, në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Menjëherë pas nxjerrjes së urdhër arresteve për 32 persona dhe urdhrave për kryerjen e kontrolleve në 28 banesa, të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Policia e Shtetit organizoi operacionin policor të koduar “Golden bullet”, për ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg”.

Operacioni u shtri në disa qarqe, në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Lezhë. Në operacion u përfshinë forcat speciale RENEA, FNSH, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Kundër Krimeve ndaj Personit e Pasurisë, Drejtoria Hetimore, si dhe Drejtoritë Vendore të qarqeve që përmenda.

Ky operacion u drejtua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Deri tani janë ekzekutuar gjithsej 18 masa sigurie, nga këto 9 persona u kapën gjatë operacionit, ndërsa për 9 të tjerët, masat e sigurisë u ekzekutuan në disa IEVP, sepse këta shtetas janë arrestuar më parë, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë operacionit, si rezultat i kontrollit të banesave dhe hoteleve janë sekuestruar 3 armë zjarri (konkretisht 2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Operacioni “Golden bullet” është tregues i bashkëpunimit të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit, SPAK-ut dhe Prokurorive të Rretheve Gjyqësore, konkretisht asaj të Elbasanit, si dhe të  profesionalizmit të këtyre strukturave, në hetimin e thelluar që çoi në identifikimin dhe dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtyre personave dhe grupeve kriminale.

Operacioni është në vijim dhe dua të garantoj qytetarët se strukturat e Policisë së Shtetit nuk do të ndalojnë asnjë moment operacionet, deri në kapjen e të gjithë personave të kërkuar që janë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Gjithashtu, shpreh vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit dhe me homologët tanë, me qëllim lokalizmin, kapjen dhe çuarjen përpara drejtësisë, të këtyre personave, që mund të strehohen jashtë vendit.

Njëkohësisht, mbetem i vendosur për të pastruar nga radhët e Policisë së Shtetit ata punonjës policie që shpërdorojnë detyrën apo më keq akoma bëhen palë me krimin, si dhe inkurajoj agjencitë ligjzbatuese që të hetojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të Policisë, në veprimtari të kundërligjshme.

Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, që bashkërisht të parandalojmë, të evidentojmë dhe të godasim paligjshmërinë, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti,  me qëllim krijimin e një ambienti shumë më të sigurt për qytetarët dhe aspak të sigurt për shkelësit e ligjit.

Faleminderit!”/albeu.com/

The post MEGAOPERACIONI/ Njëri prej tyre drejtues policie, zbulohen emrat e personave të arrestuar sot nga FNSH dhe RENEA appeared first on Albeu.com.