aksidentin Archives - Albeu.com

Basha publikon raportin për aksidentin fatal në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”: Shkak nuk ishte gjendja e rrugës
Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka reaguar për aksidentin tragjik të ndodhur më 14 qershor në Autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”, ku një qytetare humbi jetën, duke bërë të ditur se raporti zyrtar i Policisë së Kosovës ka sqaruar rrethanat e rastit.

Fillimisht, Basha u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimës, ndërsa më pas ka komentuar pretendimet publike që janë bërë për shkaqet e aksidentit.

“Të dashur qytetarë, aksidenti tragjik i 14 qershorit në Autoudhën ‘Dr. Ibrahim Rugova’, ku humbi jetën një qytetare, na preku thellë të gjithëve. Edhe një herë, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe të afërmit e saj”, ka shkruar Basha.

Ai ka theksuar se, sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin nga ana e drejtuesit.

“Sot, Raporti zyrtar i Policisë së Kosovës tregon që në bazë të hetimeve profesionale, drejtuesi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi veturën, duke goditur fillimisht sinjalizimin rrugor dhe më pas elementet mbrojtëse anësore”, ka deklaruar ai.

Sipas Bashës, në përfundimet e raportit thuhet se rruga nuk ka pasur ndikim në shkaktimin e aksidentit dhe se qarkullimi ka qenë i lirë.

“Raporti konstaton se të dy shiritat e qarkullimit kanë qenë të lirë për lëvizje dhe se gjendja e rrugës nuk ka ndikuar në shkaktimin e aksidentit. Këto janë gjetje zyrtare të organeve kompetente”, ka shtuar ai.

Basha ka kritikuar gjithashtu deklaratat publike që, sipas tij, janë përpjekur ta përdorin këtë ngjarje për përfitime politike.

“Le të jetë ky mësim për të gjithë se tragjeditë e tilla nuk duhet të përdoren për propagandë politike”, ka thënë Basha.

Në fund, ai ka përsëritur edhe një herë ngushëllimet për familjen e viktimës.

The post Basha publikon raportin për aksidentin fatal në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova”: Shkak nuk ishte gjendja e rrugës appeared first on Albeu.com.

Para disa ditësh lëndoi krahun në aksident, Blendi Fevziu rrëfen për herë të parë momentin e vështirë
Gazetari i njohur Blendi Fevziu, në një intervistë për “Pushime on Top”, ka rrëfyer për herë të parë aksidentin që i ka ndodhur para pak ditësh ku lëndoi krahun.

Ai tregon se ka qenë në një motor duke bërë xhirime në një Park Kombëtar në Shqipëri.

Motori i ka dalë jashtë kontrollit, kështu që është detyruar të hidhet para, në mënyrë që të parandalojë më të keqen.

“Është një aksident në ngjitje duke bërë xhirime, e kam dhe të filmuar madje. Kur mbarova më thanë ta bëjmë dhe një se me dron del shumë bukur, por doli me pasoja. Isha në në Park Kombëtar në Shqipëri, po bëja një xhiro me motor me katër rrota pata një problem dhe u hodha vetë, se motori po ecte mbrapsh.

Për fat isha me kaskë dhe veshjen e duhur për ta përballuar. Është një problem që do më marri gjysmën e kësaj vere. Sidomos kur shoh detin… unë që notoja një orë e gjysmë. Nuk mund ta lëviz krahun, tani detyrohem të shoh të tjerët që notojnë”, tregon Fevziu.

The post Para disa ditësh lëndoi krahun në aksident, Blendi Fevziu rrëfen për herë të parë momentin e vështirë appeared first on Albeu.com.