aksidenti nee bullgari Archives - Albeu.com

Autoritetet bullgare dalin në përfundim: Shpejtësia nuk mund të jetë shkak për aksidentin e autobusit
Autoritetet bullgare kanë lajmëruar se shpejtësia nuk mund të ketë qenë shkaku për aksidentimin e autobuzit, ku humbën jetën 46-persona.

Lajmin e bëri të ditur ministrja për Zhvillim Rajonal në Bullgari, Violeta Komitova, e cila sot njoftoi rezultatet nga ekspertiza në rrugën Dragiçevo-Dikanja e Poshtme, ku ndodhi aksidenti i rëndë ku jetën humbën 45 qytetarë nga Maqedonia e Veriut, përcjell TV21.

“Historia e kësaj rruge fillon në vitin 2002 me një projekt teknik të miratuar dhe me leje ndërtimi. Fillimisht ishte një rehabilitim i rrugës E79. Në vitin 2006 kishte një leje shtesë për ndërtimin e kryqëzimeve rrugore. AST 15 është lëshuarnë vitin 2007, dhe kishte kufizim të shpejtësisë në90 km / orë. Nuk dihet se pse në vitin 2013 shpejtësia u rrit në 120 kilometra në orë. Rruga deri më sot nuk ka AKT 16, sepse nuk kanë përfunduar procedurat e shpronësimit”, sqaroi ministrja Komitova.

“Ky projekt nuk është as për autostradë, as për magjistrale”, shtoi zëvendësministri rajonal Ivan Shishkov.

Sipas arkitektit Vllado Kalinov, me ndryshimin e kufizimit janë ndërruar vetëm tabelat sinjalizimi rrugor, por sipas tij nuk janë për vozitje me atë shpejtësi.

“Ajo që na shqetëson është se në vetë projekt kthesat e rrugës janë pak mbi 4%, që do të thotë se shpejtësia duhet të jetë 90 km/h. Me shpejtësi më të madhe veturat kthehen majtas dhe në rastin e aksidentit, autobusi shkoi djathtas, gjë që është parakusht për të supozuar se autobusi ka lëvizur me shpejtësi të ulët”, tha arkitekti Vlado Kalinov./albeu.com/

The post Autoritetet bullgare dalin në përfundim: Shpejtësia nuk mund të jetë shkak për aksidentin e autobusit appeared first on Albeu.com.