aksidenti me 12 te vdekur Archives - Albeu.com

Aksidenti me 12 të vdekur në Kroaci, Në rrugë s’ka shenja frenash! Dyshohet se shoferin e zuri gjumi në timon
Gjendja e dy pasagjerëve të aksidentuar që udhëtonin në autostradën drejt Zagrebit, është ende shumë e rëndë. Ndërsa të tjerët janë në gjendje më të qëndrueshme, madje disa janë kthyer në Poloni me avionë. Ndërkohë që të aksidentuarit kurohen, ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin që mori 12 jetë njerëzish. 7 minuta para aksidentit kamerat e sigurisë kishin kapur autobusin teksa ecte në rrugë shumë normalisht.

E po ashtu, siç ka konstatuar deri më tani hetimet, në rrugë nuk ka shenja frenimi, çka tregon se me shumë gjasa drejtuesi i mjetit ka rënë në gjumë. Sipas informacioneve jozyrtare, drejtuesi i autobusit ishte mbi 70 vjeç. Nëse kjo vërtetohet, lind pyetja nëse i lejohej të drejtonte autobusin dhe nëse mund të kishte marrë ndonjë ilaç që mund të ndikonte në aftësinë e tij për të drejtuar automjetin.

Sipas asaj që është vërtetuar deri më tani, autobusi u largua nga stacioni të premten në orën 9 të mëngjesit. Këtë detaj e konfimroi për “Poland Fakt” edhe Jacek Antoškievič, pronar i kompanisë së transportit Megapol. Sipas tij, autobusi ka qenë në rregull, i ka kaluar të gjitha testet teknike, por nuk ka dashur të thotë nëse kjo ishte rruga e parë kaq e gjatë për shoferët e tij.

“Jeta ime u shkatërrua. Mos më shqetësoni. Jam i tronditur edhe pse po pi qetësues. Jeta ime u shkatërrua. Për mua është një tragjedi e tmerrshme,”-tha ai.

Aksidenti ndodhi pak ditë më parë në Kroaci. Autobusi po transportonte pasagjerë në një pelegrinazh në Medjugorje, dhe mes tyre ishin tre priftërinj, gjashtë murgesha dhe pelegrinë. Pelegrinët polakë u mblodhën nga qytete të ndryshme anembanë vendit dhe filluan udhëtimin e tyre nga Czestochowa, një qytet në Poloninë jugore i njohur për faltoren e tij Mariane./Blic.rs

The post Aksidenti me 12 të vdekur në Kroaci, Në rrugë s’ka shenja frenash! Dyshohet se shoferin e zuri gjumi në timon appeared first on Albeu.com.