aksidentet Archives - Albeu.com

Aksidentet në veri dhe verilindje të vendit/ Reagon shoqata e siguruesve të Shqipërisë: Mungesa e marrjes së masave rrezik për qytetarët
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar në disa akse rrugore të Veriut dhe Verilindjes, ku moti i keq, bora dhe ngricat kanë shkaktuar vështirësi serioze në qarkullim dhe rritje të ndjeshme të aksidenteve dhe dëmeve materiale.

Në këto kushte, është e papranueshme që përgjegjësia të lihet vetëm mbi drejtuesit e automjeteve, ndërkohë që mirëmbajtja rrugore ka detyrime të qarta kontraktuale dhe ligjore për pastrimin, kriposjen, sinjalistikën, menaxhimin e rrezikut dhe njoftimin në kohë.

Shoqata vëren me shqetësim se në disa segmente rrugore ndërhyrjet e kontraktorëve të mirëmbajtjes kanë qenë të vonuara, të pamjaftueshme ose aspak të dukshme, duke rritur rrezikun për qytetarët, për mjetet dhe për sigurinë publike.

Siç ndodh në vendet e Rajonit, kriposja dhe trajtimi parandalues i akseve kritike duhet të jetë standard minimal (si në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut), sidomos në periudhat e paralajmëruara me ngrica dhe reshje.

Shoqata thekson se dëmet që sot mbulohen nga sigurimet nuk janë vetëm “pasojë e motit”, por edhe rezultat i mungesës së masave të detyrueshme të mirëmbajtjes, në këto raste duhet të funksionojë mekanizmi i përgjegjësisë rrugore, për të mos ia lënë gjithë koston qytetarëve dhe siguruesve.

Kërkohet transparencë dhe përgjegjësi për zbatimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe monitorimin e tyre.

Siguria rrugore nuk mund të jetë “përgjegjësi individuale” vetëm e drejtuesve të automjeteve. Ajo është përgjegjësi e përbashkët dhe fillon me rrugë të mirëmbajtura, të kriposura dhe të menaxhuara sipas standardeve.

Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim institucional për të ndërtuar praktika të qarta dhe të zbatueshme për menaxhimin e riskut në rrugë gjatë motit të keq, në interes të sigurisë së qytetarëve dhe stabilitetit të sistemit të sigurimeve.

The post Aksidentet në veri dhe verilindje të vendit/ Reagon shoqata e siguruesve të Shqipërisë: Mungesa e marrjes së masave rrezik për qytetarët appeared first on Albeu.com.

Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit 5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO)
Dy ditët e para të vitit, në vendin tonë u regjistruan 5 viktima shkak aksidentet rrugore. Shkaqet kryesore kanë qenë shpejtësia e lartë dhe moszbatimi i kodit rrugor, kanë qenë dhe shkaqet kryesore.

Fatkeqësisht me nisjen e këtij viti, tre të rinj humbën jetën në Tepelenë, dy persona kanë ndërruar jetë këtë mëngjes në Lezhë.

Këtë mëngjes një tjetër aksident ka ndodhur në rreth-rrotullimi ne Savrës. Dy mjete tip Benz janë përplasur në rreth-rrotullim.

Policia e qarkullimit rrugor, ka dokumentuar ngjarjen ndërkohë që nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Një prej mjeteve që vinte nga aksi rrugor Berat Lushnje, ka përplasur një mjet që vinte nga aksi Fier – Lushnje.

Sipas policisë, së qarkullimit mos zbatimi i kodit rrugor për dhënie përparësive, ka qenë shkaku i aksidentit që ka pasur vetëm dëme materiale.

The post Bilanc tragjik/ Në dy ditët e para të vitit  5 viktima dhe disa të plagosur nga aksidentet (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem
Numri i aksidenteve për 8 mujorin e vitit, ka shënuar rënie me 14.7 për qind në raport me një vit më parë.

Instituti i Statistikave publikoi shifrat e muajit gusht, ku rezulton një numër më i ulët aksidentesh në raport me gushtin e një viti më parë dhe po kështu më pak të plagosur dhe persona që kanë humbur jetën.

“Në muajin Gusht 2025 numërohen 159 aksidente rrugore, nga të cilët 229 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). * (Të dhënat e publikuara janë paraprake dhe subjekt përditësimi).

Gjatë periudhës Janar-Gusht 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 14,7 %, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, thuhet në publikim.

Arsyeja kryesore e aksidenteve duket se mbetet sjellja e shkujdesur e shoferëve në timon, duke ndërkohë këmbësorët janë në më pak raste shkaktarë të një aksidenti.

“Aksidentet rrugore, në 91,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 45-59 vjeç, duke zënë 25,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Gusht 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Hënë me 18,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Martë, me 11,3 %.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 23,3 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, vërën INSTAT.

The post Aksidentet u ulën me 14.7% në janar-gusht, sjellja e drejtuesve të mjeteve mbetet problem appeared first on Albeu.com.

Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht
Muaji gusht ka shënuar një numër të lartë aksidentesh në qarkun e Fierit, me pasojë tre humbje jete dhe 9 të plagosur rëndë.

Shkaqet kryesore të këtyre aksidenteve, lidhen me shpejtësinë e lartë dhe parakalimet e gabuara

Autoritetet vendore rendisin si akset më problematike “Pushimin e Shoferit”, “ Kryqęzimin e Savrës” dhe aksin “Savër-Çermë,” “Rrethrrotullimi Savër- Ura e Kuçit, “ Kryqëzimi i Vajkanit”, “ Rrethrrotullimi i Parkut- Qëndër”, “ Qëndër-QTU” , ku kontrollet kanë vijuar në mënyrë të pandërprerë me patrullë dhe shërbim të përforcuar.

Vetëm gjatë muajit gusht në qarkun e Fierit janë vendosur 6088 masa administrative, nga të cilat 4185 për shpejtësi, për parakalim të gabuar ka 416 gjoba, për përdorim alkooli 22, 122 drejtues kanë qenë pa rri sigurimi ndërsa 12 të tjerë për përdorim celular, por nuk mungojnë as shkeljet e tjera si përdorimi i automjeteve nga adoleshentët.

Edhe pse kjo periudhë shënon fundin e sezonit veror, trafiku në të gjithë qarkun e Fierit vijon të jetë tepër i rënduar prandaj edhe apeli për të gjithë përdoruesit e rrugës është i njëjtë, tregohuni të kujdesshëm dhe respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

The post Shtohen aksidentet në Fier, 3 viktima dhe 9 të plagosur rëndë në gusht appeared first on Albeu.com.

Aksidentet/ Policia Rrugore do të vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset
Policia Rrugore, do të vendosë 3 radarë inteligjentë “Poliscan”, për monitorim 24 orë në të gjitha akset rrugore.

Sipas një komunikate zyrtare, policia thotë se po intensifikon kontrollet përmes pajisjeve teknologjike të avancuara për matjen e shpejtësisë dhe identifikimin automatik të shkelësve, jo vetëm për shpejtësinë, por edhe për disa shkelje të tjera që përbëjnë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, parakalimet e gabuara dhe mosvendosja e rripit të sigurimit.

Qëllimi nuk është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve, nëpërmjet ndërgjegjësimit të përdoruesve të rrugës.

Tejkalimi i shpejtësisë është një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore me pasoja fatale.

The post Aksidentet/ Policia Rrugore do të vendosë 3 radarë inteligjentë për monitorim 24 orë në të gjitha akset appeared first on Albeu.com.

AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm
Të rinjtë shpesh etiketohen si “të pamatur” në timon, por të dhënat e INSTAT për muajin mars 2025 tregojnë një tjetër realitet: më shumë aksidente në rrugët shqiptare shkaktohen nga drejtuesit e moshës 35 deri në 44-vjeç, të cilët përbëjnë 29.5% të numrit total të ngjarjeve rrugore.

Kjo grupmoshë është statistikisht më problematike se të rinjtë 18-25-vjeç, që tradicionalisht janë parë si më të rrezikuar dhe më të pakujdesshëm në trafik, raporton skyweb.al.

Në 85.2% të rasteve, shkaktari i aksidentit është vetë drejtuesi i mjetit, ç`ka dëshmon qartë se faktori njeri, e më konkretisht disiplina dhe kultura e drejtimit, mbetet hallka më e dobët në sigurinë rrugore.

Statistikisht, dita më e rrezikshme për të udhëtuar ka qenë e Hëna, me 20.5% të aksidenteve, ndërsa më pak incidente janë regjistruar të Enjten (10.2%).

Po ashtu, aksidentet kanë kulmuar në fashën orare 14:00 – 17:00, me 22.7% të totalit.

Pra, ndërsa ne vazhdojmë të dënojmë “të rinjtë e papërgjegjshëm”, statistikat e marsit godasin direkt në stereotipin: shkaktari më i madh i aksidenteve duket se nuk është mungesa e përvojës, por ndoshta vetëbesimi i tepruar i atyre që mendojnë se e dinë çdo gjë mbi timon. /skyweb.al

The post AKSIDENTET/ Të rinj dhe të “pamatur” në timon? Kush janë në të vërtetë shoferët më të rrezikshëm appeared first on Albeu.com.

Aksidentet ranë me 21.1% në janar-shkurt, shkaktarët kryesorë mbeten shoferët
Në dy muajt e parë të këtij viti, aksidentet rrugore shënuan ulje.  Instituti i Statistikave publikoi të dhënat zyrtare të cilat ende janë në përditësim, por që sipas treguesve paraprake gjatë periudhës Janar-Shkurt 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 21,1%, krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Shkurt 2025 numërohen 88 aksidente rrugore, nga të cilët 122 persona janë të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur).

Në një analizë më të detajuar të të dhënave publikimi, jep detaje mbi arsyet apo shkaktarët kryesorë të këtyre aksidenteve ku rezulton se në 81,8 % të rasteve, ato kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Po sipas INSTAT numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-moshat 25-34 vjeç dhe 45-59-vjeç, duke zënë secila nga 23,9% të numrit të aksidenteve gjithsej.

“Në muajin Shkurt 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte me 20,5%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Diel, me 9,1%.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00 – 24:00, duke zënë 19,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, vlerëson INSTAT./ Monitor

The post Aksidentet ranë me 21.1% në janar-shkurt, shkaktarët kryesorë mbeten shoferët appeared first on Albeu.com.

Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor/ 28 mln euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj
Nga; Emirjon Senja

I njohur ndryshe si “makina e kuqe te Transballkanikja”, radari automatik i vendosur në hyrjen e Vlorës është kthyer në makthin e shoferëve.

Një punonjës policie, i cili ka shërbyer disa herë pranë këtij radari, tha për “INA Media” se gjatë verës mund të vendosin deri në disa qindra gjoba vetëm gjatë një turni.

“Në ditët me fluks të verës mund të vendosim mes 300 deri 400 gjoba në turn”, – rrëfen ai, duke kërkuar që t’i ruhet anonimati.

Pas daljes nga autostrada, ku shpejtësia e lejuar është 100-120 km/orë, menjëherë në këtë segment ka kufizim shpejtësie deri në 60 km/orë, duke u kthyer në një grackë për drejtuesit e automjeteve.  Si pasojë, vizitorët e shumtë të Vlorës gjobiten automatikisht për çdo km të kaluar mbi shënimin e tabelës.

I konsideruar bilanc lufte, në 5 vitet e fundit kanë humbur jetën rreth 1000 persona nga aksidentet rrugore dhe mbi 1200 të tjerë kanë mbetur të lënduar rëndë. Në vitin 2021 u ndërhy në Kodin Rrugor, duke rritur ndjeshëm nivelin e gjobave.

Kjo ndërhyrje u servir si një mekanizëm për të disiplinuar drejtuesit e automjeteve, duke sjellë reduktim të numrit të aksidenteve rrugore, si rrjedhojë edhe më pak viktima në rrugë.  Institucionet premtuan se kjo masë do të shoqërohej edhe me përmirësim të infrastrukturës rrugore.

Dëshmitë e siguruara në mënyrë konfidenciale, vënë në pikëpyetje efektshmërinë e kësaj politike dhe sugjerojnë se gjobat po përdoren si instrument për të mbushur arkën e shtetit, pa krijuar një kulturë sigurie në rrugët e vendit, që është edhe qëllimi parësor.

Punonjës të policisë rrugore thanë për “INA Media” se ka një urdhër verbal, që i detyron ata të vendosin një numër të caktuar gjobash.

Gjatë bisedave informale me efektivë të ndryshëm të Policisë Rrugore, në konfidencialitet, ata flasin për një numër “jo më të ulët se 30 gjoba që duhen vendosur në turn”.

Kodi Rrugor, i miratuar që në vitin 1998, është ndryshuar 13 herë deri më tani. Në vitin 2023 u fut për herë të parë masa e këshillimit, pa gjobë, por me pasqyrim në sistem, me qëllim edukimin e drejtuesve të automjeteve.

Të dhënat zyrtare dëshmojnë se ndërsa gjobat e Rrugores janë katërfishuar, këshillimi është harruar, ndërsa aksidentet kanë shënuar një rritje me 20%.

Sipas INSTAT-it (T2 2024), Shqipëria numëron rreth 914 mijë mjete të llojeve të ndryshme që qarkullojnë në rrugët e vendit. Nga këto, më shumë se 738 mijë janë autovetura, pjesa më e madhe e të cilave lëvizin në rrugët e Tiranës, duke u dyfishuar krahasuar me 10 vite më parë.

“Kemi të bëjmë me një situatë ku ndëshkimi për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor del nga qëllimi kryesor i tij”, – këmbëngulin ekspertët.

28 milionë euro gjoba në një vit

Për periudhën 2020-2023, ndëshkimet për drejtuesit e automjeteve janë katërfishuar. Sipas të dhënave të siguruara nga “INA Media” përmes një kërkese për informacion në Policinë e Shtetit, këto gjoba janë vendosur vetëm nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me qëllim sensibilizimin për të reduktuar numrin e aksidenteve. Megjithatë, po sipas të dhënave zyrtare, numri i aksidenteve gjatë të njëjtës periudhë rezulton i njëjtë, madje është rritur gjatë vitit 2023.

Me rritje rezulton të jetë edhe numri i atyre që humbën jetën dhe i të dëmtuarve rëndë në aksidentet përgjatë të njëjtës periudhë.

Vlera e gjobave të vendosura për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në periudhën 2020-2023. Burimi: Policia e Shtetit

Më konkretisht, sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit rezulton se vetëm efektivët e Policisë Rrugore vendosën 674 732 581 lekë (6.7 milionë euro) gjoba në vitin 2020 ndaj shoferëve që kryen shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në vitin 2023, sipas të dhënave zyrtare, kjo shifër ka arritur në 2 687 208 554 lekë (~28 milionë euro), një rritje katër herë më shumë se në vitin 2020 (shih më lartë).

Numri më i madh i shkeljeve lidhet me parkimin e gabuar, ndërkohë që sasinë më të madhe të parave në arkën e shtetit e kanë gjeneruar gjobat për shkelje që kanë të bëjnë me shpejtësinë tej normave të lejuara, që konsiderohen më të rrezikshme.

Policia e Shtetit tha për “INA Media” se gjatë vitit të shkuar janë vendosur rreth 265 000 masa administrative për parkim/ndalim në vende të palejuara, ndërsa shpejtësia tej normave të lejuara ka numëruar më shumë se 219 000 gjoba me më shumë se 700 milionë lekë të ardhura në arkën e shtetit.

Ndërkohë, futja e radarëve automatikë ka rritur ndjeshëm numrin e gjobave për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, duke rritur sasinë e gjobave në vlerë me më shumë se 6 herë krahasuar me vitin 2020.

Hyrja e Vlorës, për shkak të numrit të lartë të vizitorëve gjatë stinës së verës, është një ndër pikat e rëndësishme që monitorohet me radar dhe ka edhe numrin më të lartë të ndëshkimeve.

Zona të tjera të njohura për numrin e lartë të gjobave përmes radarit automatik është segmenti nga Liqeni i Thatë deri te rrethrrotullimi në dalje të Tiranës, në drejtim të Elbasanit; akset Durrës-Kavajë; Elbasan-Peqin apo “Uji i Ftohtë” Tepelenë – Gjirokastër.

Po ashtu, edhe segmenti rrethrrotullimi i Ardenicës-Fier në aksin Lushnje-Fier është një tjetër zonë që njihet për numrin e lartë të gjobave për shkelje të kapura nga radari automatik, krahas akseve të tjera si Elbasan-Librazhd, në dalje të Elbasanit apo ai Kakavijë-Gjirokastër, pranë fshatit Goranxi etj.

Shtimi i gjobave nuk ul numrin e aksidenteve

Ashpërsimi i ndëshkimeve të parashikuara në Kodin Rrugor, duke sjellë katërfishim të vlerave të gjobave, nuk ka ndikuar në përmirësimin e sjelljes së drejtuesve të automjeteve në rrugë.

Ekspertët e sigurisë rrugore i shohin me dyshim ndërhyrjet në Kodin Rrugor, duke sugjeruar se raportimi i një numri të lartë të automjeteve bëhet për të fshehur dështimin në lidhje me uljen e numrit të aksidenteve.

“Penalitetet për shoferët u shtuan, por po shohim që aksidentet nuk po ulen, madje gjatë shtatë muajve të parë të këtij viti janë rritur me 20%. Çdo vit ikin mijëra shqiptarë, por në listë futen makina që nuk qarkullojnë asnjëherë dhe kjo bëhet për të justifikuar numrin e aksidenteve që po rritet”, – thotë eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe.

Eksperti Sulçe tha për “INA Media” se është në dijeni të faktit se policët e Rrugores marrin urdhra për të vendosur gjoba.

“Penalitetet po i shtojmë, por edhe kjo ka një limit sepse nuk mund të shtosh gjobat sipas dëshirës. Efektivët e Policisë Rrugore e kanë të caktuar numrin e gjobave se sa duhet të vendosin çdo ditë”, – shprehet ai, duke shtuar se ka një qasje të Policisë Rrugore për të vendosur sa më tepër gjoba në shërbim të mbushjes së arkës së shtetit me të ardhura nga penalitetet ndaj përdoruesve të rrugës.

Panorama e paraqitur nga Sulçe pranohet edhe nga vetë efektivët e Policisë Rrugore.

“Mosarritja e normës prej 30 gjobash në turn përkthehet në kritika nga eprorët. Por nëse e plotëson apo tejkalon këtë normë nuk ka asnjë bonus”,- rrëfejnë efektivët e policisë.

Inxhinieri Artur Sulçe e lidh këtë “normë” të vendosur nga eprorët edhe me faktin se kur bëhet fjalë për aksidente të rënda, policët gjobisin të dy shoferët e përfshirë, pa pritur ekspertizën dhe shqyrtimin e çështjes për të nxjerrë fajtorin.

“Kjo bëhet për t’iu ardhur në ndihmë kompanive të sigurimeve, por edhe për të rritur numrin e gjobave ndaj shoferëve, pa pritur njëherë që të dalë fajtori”, – shprehet ai.

Sipas të dhënave të siguruara nga “INA Media” përmes një kërkese për informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, aksidentet janë rritur me 10% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022, ndërkohë që numri i jetëve të humbura në këto aksidente është mesatarisht 190-200 në vit gjatë katër viteve të fundit, pa ndonjë trend të dukshëm në rënie.

Numri i aksidenteve rrugore gjatë periudhës 2020-2023. Burimi: Policia e Shtetit.

Referuar të dhënave zyrtare, në vitin 2019 pati 227 të vdekur nga aksidentet rrugore, një vit më pas, për shkak edhe të pandemisë, ku u aplikuan bllokime të lëvizjes për ditë të tëra, numri i personave që humbën jetën në aksidente zbriti në181, ndërkohë që një vit më pas u shënuan 197 viktima. Viti 2022 shënoi 164 viktima, kurse 2023-shi pati një bilanc më të rëndë me 192 viktima.

Numri i viktimave nga aksidentet rrugore gjatë periudhës 2019-2023. Burimi: Policia e Shtetit

Gjatë pesë viteve të fundit, në Shqipëri janë shënuar rreth 1000 viktima dhe mbi 1200 të dëmtuar rëndë për shkak të aksidenteve rrugore, ndërkohë që INSTAT pasqyron një rritje të numrit të aksidenteve dhe të të dëmtuarve gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Numri i personave të dëmtuar rëndë në aksidente rrugore gjatë periudhës 2019-2023. Burimi: Policia e Shtetit.

Kodi Rrugor – shtrëngime, por edhe lehtësime për shoferët e këqij

Ndryshimet në Kodin Rrugor gjatë viteve të fundit kanë parashikuar shoqërimin e gjobave edhe me heqje të pikëve në patentë për shoferët që kryejnë shkelje të rënda, siç janë përdorimi i mjetit nën efektin e alkoolit, tejkalimi i shpejtësisë, përdorimi i celularit apo mosvendosja e rripit të sigurimit gjatë drejtimit të mjetit, si formë shtrëngimi ndaj shoferëve problematikë.

Të gjitha këto ndërhyrje kanë si qëllim ndërgjegjësimin e drejtuesve të automjeteve me qëllim uljen e numrit të aksidenteve.

Kreu i Policisë Rrugore të Tiranës, Besmir Qibini, tha për “INA Media” se më shumë se gjobat, aplikimi i heqjes së pikëve nga patenta ka ndikuar pozitivisht në drejtim të përmirësimit të sjelljes së shoferëve.

“Me kalimin e kohës ata ndiejnë koston e këtij penaliteti, i cili është më afatgjatë sesa një ndëshkim në vlerë monetare”.

Kodi Rrugor aktualisht parashikon që penaliteti të përgjysmohet nëse paguhet brenda 15 ditëve nga dita e marrjes së tij.

Në kohën e diskutimit të ndryshimeve në Kodin Rrugor, një pjesë e mirë e ekspertëve reaguan kundër këtij lehtësimi për shoferët shkelës, pasi, sipas tyre, kjo do të minimizonte ndikimin e efektit të gjobës te drejtuesit e automjeteve.

Shifrat e aksidenteve rrugore, viktimave dhe të dëmtuarve në periudhën 2019-2023. Burimi: Policia e Shtetit

Sistemi bonus-malus i sigurimeve nuk shpërblen shoferët e rregullt

Më 19 shtator 2024, përmes vendimit nr.156 të Bordit, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi rregulloren për “Përcaktimin e faktorëve të rriskut që përfshihen në përllogaritjen e premtimeve për produktet e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Në një reagim për “INA Media”, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tha se rregullorja e re është hartuar me qëllim tarifimin në bazë të rriskut që mbart çdo i siguruar, me fokus mbrojtjen e konsumatorit.

“Me hyrjen në fuqi, parashikuar më 1 janar 2025, rregullorja pritet të sjellë një ndryshim pozitiv në tregun e sigurimeve, duke ofruar një sistem tarifimi më të drejtë dhe të bazuar në rrezik. Për përdoruesit e mjeteve motorike, kjo rregullore pritet të inkurajojë sjellje më të përgjegjshme dhe të kontribuojë në përmirësimin e sigurisë rrugore në Shqipëri”, – shpjegon AMF.

Rregullorja fokusohet kryesisht te kriteret për përcaktimin e primit për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve, duke marrë si faktorë rrisku qarkun ku është regjistruar automjeti; moshën e drejtuesit të automjetit dhe kohën kur ka marrë lejen e drejtimit dhe, mbi të gjitha, historikun e sjelljes së shoferit në rrugë.

Koeficientët e rriskut për shoferët sipas numrit të aksidenteve në rregulloren e re të AMF-së. Burimi: AMF

Referuar kësaj rregulloreje, çdo shofer që bën të paktën një aksident në vit do të duhet të paguajë policën e sigurimit 25 për qind më shumë gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkohë, çdo shofer që ka regjistruar dy ose më shumë dëme gjatë tre viteve të fundit do të duhet të paguajë një policë sigurimi 50 për qind më të shtrenjtë sesa primi fillestar.

Koeficientët e rriskut sipas fuqisë motorike të makinës për primet e TPL të parashikuara në rregulloren e re të AMF-së. Burimi: AMF

Kostoja rritet edhe më tepër nëse kemi të bëjmë me shoferë të rinj ose me automjete më të vjetra se 11 vite, që po ashtu kanë koeficientë më të lartë rrisku.

Ku qëndron pabarazia?

Logjika e sistemit bonos-malus është që të shpërblejë shoferët e rregullt dhe të ndëshkojë shoferët e parregullt, me qëllim bindjen e tyre përmes presionit financiar, duke i bërë rrugët më të sigurta. Ndërkohë, në rregulloren e AMF-së kemi të bëjmë kryesisht vetëm me ndëshkimin dhe jo me shpërblimin, pasi çdokush që nuk ka shkaktuar asnjë aksident shpërblehet me një ulje të çmimit fillestar të policës së sigurimit nga 2 deri në 5 për qind, ndërkohë që një shofer i keq paguan 25 deri në 50% më shumë.

Koeficientët e rriskut sipas moshës së shoferit në rregulloren e re të AMF-së për primet e TPL. Burimi: AMF

Nëse një policë sigurimi për një autoveturë sot kushton mesatarisht 17 000 lekë, një shofer që ka shkaktuar një aksident do ta paguajë minimumi 21 250 lekë, ndërkohë që ai që ka shkaktuar dy aksidente ose më shumë do ta paguajë 25 500 lekë.

Çfarë ndodh me shoferët e mirë?

Ndryshe nga shoferët e këqij që ndëshkohen rëndë, shoferët e mirë nuk shpërblehen në të njëjtën masë.

Koeficientët e rriskut sipas kohës së marrjes së patentës në rregulloren e re të AMF-së për primet e TPL. Burimi: AMF

Sipas rregullores së Agjencisë së Mbikëqyrjes Financiare, nëse çmimi mesatar i një police sigurimi për autoveturat është 17 000 lekë, një shofer që nuk ka shkaktuar asnjë aksident gjatë vitit nuk do të mund ta blejë më pak se 13 940 lekë edhe sikur t’i plotësojë të gjitha kushtet e rriskut të ulët.

Sipas koeficientëve të mësipërm, çmimi i një police sigurimi mund të rritet deri në 125 për qind, por ulet jo më shumë se 18 për qind kur kemi të bëjmë me një drejtues dhe një automjet që përbëjnë rrezik të ulët në qarkullim.

“INA Media” kërkoi një koment mbi rregulloren në fjalë nga disa kompani sigurimesh, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk pati asnjë reagim.

Pavarësisht se AMF thotë se do të aplikohet sistemi bonus-malus, në mënyrën se si janë caktuar faktorët e rriskut si edhe koeficientët për secilën kategori, duket se aplikohet vetëm gjysma e këtij sistemi: vetëm malus. Pra, ndëshkimi përmes çmimeve më të larta të policave të sigurimit të detyrueshëm të automjetit për shoferët e këqij, ndërkohë që stimulohen pak ose aspak shoferët e mirë.

Fadil Likaj, ekspert i sigurisë rrugore

Për Fadil Likaj, ekspert i sigurisë rrugore, zgjidhja nuk është e vështirë. Ai sugjeron se gjobat nuk mund të jenë i vetmi mekanizëm për të ulur numrin e aksidenteve, por duhet përmirësuar infrastruktura rrugore dhe menaxhimi i trafikut.

“Pa përmirësime në infrastrukturë dhe pa monitorim efektiv të sjelljes së drejtuesve, vetëm shtimi i gjobave mund të mos ketë ndikimin e dëshiruar. Vendet që kanë sukses në këtë drejtim aplikojnë një kombinim të qasjeve: ashpërsimin e gjobave-përmirësimin e infrastrukturës-edukimin dhe monitorimin rigoroz të sjelljes së shoferëve”, – shprehet Likaj për “INA Media”.

“Ashpërsimi i gjobave mund të kontribuojë në uljen e numrit të aksidenteve dhe në përmirësimin e sigurisë rrugore, por vetëm kur bëhet pjesë e një strategjie të integruar me masat e tjera parandaluese dhe edukative”, – përfundon ai. /INA Media

The post Rekord gjobash pas ndryshimit të Kodit Rrugor/ 28 mln euro në një vit, por aksidentet vijojnë njëlloj appeared first on Albeu.com.

Aksidentet me vdekje, rritje me 17% në vitin 2023/ Policia: Shumica për faj të drejtuesve
Aksidentet rrugore të shtuara përgjatë vitit 2023, kanë rezultuar fatale për 192 persona, një rritje kjo me gati 17% në krahasim me 2022-in.

Shqetësuese për Policinë Rrugore, është tendenca në rritje e humbjeve të jetës së këmbësorëve, që zënë gati 30% të numrit total të aksidenteve me pasojë.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Kryesisht, i kemi pasur në ato akse, që i kemi përcaktuar si “njolla të zeza”, ku këmbësorët nuk respektojnë kalimin në vendkalime të përcaktuara.

Si periudhë kohe, është ajo që ka errësirë, për shkak se nuk ka ndriçimin e nevojshëm.

Shumica e 1 285 aksidenteve rrugore të ndodhura ne total përgjatë një viti kanë si pasojë sjelljen e shoferit.

Të rinjtë e grupmoshës 25-34-vjeç, janë më problematikët, pasi kanë shkaktuar edhe numrin më të lartë të aksidenteve.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Shkaqet kryesore që kemi klasifikuar gjatë vitit të kaluar kanë të bëjnë me shpejtësinë, mosdhënien e përparësisë dhe këmbësorët.

Policia Rrugore paralajmëron shtim të kontrolleve, sidomos për shpejtësinë.

Altin Qato, drejtor i Policisë Rrugore: Policia Rrugore do të fokusohet me monitorimin me patrulla, por duke përdorur dhe mjetet inteligjente, kryesisht matësit e shpejtësisë për të penalizuar çdo shkelës të normave të shpejtësisë.

Në vitin që lamë pas, më shumë aksidente rezulton se kanë ndodhur në Nëntor dhe Dhjetor. Vetëm muaji i fundit i vitit regjistroi një rritje me 50% të ngjarjeve, në krahasim me 2022-in. Tirana, Durrësi dhe Lezha janë qarqet më problematike.

The post Aksidentet me vdekje, rritje me 17% në vitin 2023/ Policia: Shumica për faj të drejtuesve appeared first on Albeu.com.

Numri i lartë i aksidenteve, Brataj: Përdoruesit e skuterave nuk i respektojnë rregullat
Numri i personave të plagosur dhe që kanë humbur jetën për shkak të aksidenteve rrugore ka ardhur duke u rritur nga muaji në muaj.

Referuar shifrave më të fundit të INSTAT, në muajin gusht janë shënuar 180 raste të plagosur nga aksidentet, ku 11 persona kanë humbur jetën. Shifrat tregojnë për 15 të aksidentuar më shumë se muaji paraardhës.

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thekson se numri i aksidenteve është rritur jo vetëm për shkak të mos respektimit të kodit rrugor nga drejtuesit e automjeteve po edhe nga përdoruesit e skuterave elektrikë, të cilët kalojnë në rrugë pa respektuar semaforët apo rregulla të tjera të qarkullimit.

“Duhet të sensibilizohemi të gjithë pasi bëhet fjalë për mijëra përsa i përket numrit të aksidenteve nëse i referohemi periudhës janar-gusht, përfshirë këtu edhe aksidentet e shkaktuar nga përdorimi i skuterave elektrikë, të cilët i respektojnë më pak nga të gjithë rregullat e qarkullimit. I sheh kudo, kundër sensit”, tha Brataj.

Përdoruesit e monopateve apo skuterave elektrike nuk ndëshkohen me gjobë edhe kur ata shkelin rregullat  e qarkullimit.

“Monopatet janë njëlloj si motori apo biçikleta. Shikon akoma biçikleta në rrugë kur ekziston korsia e biçikletave apo monopate që futen në mes të makinave në rrugë duke u bërë burim aksidentesh”, shtoi Brataj.

Kodi Rrugor e ka të përcaktuar ndëshkimin me gjobë edhe për këmbësorët, që nuk respektojnë semaforin apo vizat e bardha por në këtë rast kodin nuk e respekton as policia./TCH

The post Numri i lartë i aksidenteve, Brataj: Përdoruesit e skuterave nuk i respektojnë rregullat appeared first on Albeu.com.