Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:00, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Orikum, në fshatin Radhimë. Sipas informacioneve policore, në aksident janë përfshirë tre automjete: një “Benz”, një “BMW” dhe një “Seat”.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “BMW”, Flamur Kabello, i cili po udhëtonte në drejtim Orikum–Vlorë.
Të lidhura
None found
Nga aksidenti kanë mbetur të dëmtuar lehtë pesë pasagjerë me shtetësi egjiptiane, të cilët ndodheshin në mjetin “Benz”.
Ata janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Shoferi i “Seat”, nuk ka pësuar dëmtime.
Sipas të dhënave paraprake, testet e alkoolit për dy drejtuesit kanë rezultuar 0.000 mg/l.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pozicionimi i gabuar në karrexhatë i mjetit “Benz”, si dhe shpejtësia. Shërbimet policore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.
