Aksi rrugor Kardhiq- Delvine Archives - Albeu.com

Skandali me rrugën Kardhiq – Delvinë, PD denoncon abuzimet: Rama 4-fishoi kostot
Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme abuzimet që janë bërë nga qeveria me aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, duke publikuar disa shifra.

Në një dalje për mediat, anëtari i Kryesisë së PD-së Eno Bozdo nxori emrat e kompanive që sipas tyre janë oligarkët e preferuar nga Rama, kompanitë “Gjoka” dhe “AlbStar”.

Sipas PD-së, se qytetarët nuk kanë parë gjë ende, duke paralajmëruar se nuk kanë parë gjë akoma.

DEKLARATA E PD

Jam këtu sot, në emër të Partisë Demokratike, për t’i transmetuar publikut disa data dhe shifra.

Viti 2012

Në 7 muaj ndërtohet loti i parë i rrugës Kardhiq-Delvinë: 5.6 milion euro për 7 kilometra.

Punë e “qeverisë Berisha” të Partisë Demokratike.

Shtator 2018

Loti 4 i tenderohet firmës “Gjoka Konstruksion”: 20 milionë euro për 6.1 kilometra.

Loti 5 i tenderohet firmës “Alb Star”: 14 milionë euro për 3.3 kilometra.

Prill 2021

Autoriteti Rrugor Shqiptar për të njëjtin segment i akordon Gjoka Konstruksion një fond shtesë: 3.8 milion euro

ARRSH e zgjidh qesen me fond shtesë edhe për Alb Star-in: 2.6 milion euro.

Tetor 2018

ARRSH ia tenderon lotin 6, firmave Agbes dhe Arbëria: 20 milionë euro për 4.5 kilometra.

Prill 2021

Autoriteti akordon, edhe për lotin 6, një fond shtesë: 3.9 milion euro.

Korrik 2020

Lotin 7 qeveria ia jep Gjoka Konstruksion: 15 milionë euro.

Shkurt 2022

Firma Jubica merr tenderin për sinjalistikën rrugore: 1.8 milionë euro.

Maj 2022

Firma Gener merr tenderin e sistemimit të skarpateve të rrugës: 11 milionë euro.

Partia Demokratike kërkon, së pari, të theksojë standardin e saj në kohën kur qeveriste vendin: 1 km rrugë ndërtohej me 950 mijë euro. Qeveria Rama i ka ‘rilindur’ rrugët duke i katërfishuar në kosto.

Së dyti, tenderimet e trefishta për të njëjtin segment rruge, duke akorduar fonde shtesë, krejtësisht abuzive dhë të pambështetura.

Së treti, shfaqjen e të njëjtëve emra përfituesish, ku ‘nxijnë’ Gjoka dhe AlbStar, oligarkët e preferuar të Rama 1, 2 dhe 3 në Bashki dhe Rama 1, 2 dhe 3 në Qeveri. Në serialin “Nuk keni parë gjë akoma”, ky nuk është episodi i fundit. Por, një gjë duket qartë: Shqipëria në rrezik./albeu.com

The post Skandali me rrugën Kardhiq – Delvinë, PD denoncon abuzimet: Rama 4-fishoi kostot appeared first on Albeu.com.