AKSHI Archives - Albeu.com

Me prona dhe banesa në emër të saj/ Karçanaj flet me fjalët e Ramës: Jetoj në shtepi me qira
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka folur për jetën personale, pasuritë dhe sekuestrimet ndaj saj. E ftuar në emisionin “Top Story”, Karçanaj deklaroi, se gjithçka që ka ndërtuar është rezultat i punës së saj ndër vite dhe se çdo pasuri është e deklaruar sipas ligjit. Ish-drejtoresha e AKSHI-t foli edhe me fjalët e Kryeministrit Edi Rama, duke thënë se aktualisht jeton në një apartament me qira, të cilin e ka zgjedhur pranë vendit të punës pasi vetë ajo nuk drejton mjet.

Sa i përket pasurive të sekuestruarave, Karçanaj theksoi se sekuestrimi nuk do të thotë automatikisht që një pasuri është e paligjshme. Karçanaj foli ndër të tjera edhe periudhën e emigrimit në Kanada, duke thënë se dilte nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehej në 8 të darkës.

“Jetoj në një shtëpi me qira. Deri në vitin 2024 kam jetuar në apartamentin ku kam lindur. Apartamentin ku jetoj me qira e kam marrë me kontratë dhe e kam zgjedhur afër punës, sepse nuk drejtoj makinë dhe nuk kam makinë. Një pasuri e sekuestruar nuk është e paligjshme. Por dua të shtoj se nuk mund të provoj ndjesi më të keqe se kriminalizimi i jetës sime. Ato janë orenditë dhe muret e ndërtuara me dinjitet. Kam 30 vjet që punoj. Kam emigruar në Kanada, kam dalë nga shtëpia në 7 të mëngjesit dhe kthehesha në 8 të darkës”, deklaroi ish-drejtoresha e AKSHI-t.

The post Me prona dhe banesa në emër të saj/ Karçanaj flet me fjalët e Ramës: Jetoj në shtepi me qira appeared first on Albeu.com.

“I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat”/ Karçanaj flet për raportin me Agasin: Kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale
Ish-drejtoresha e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka komentuar për herë të parë publikisht raportin e saj me Ergys Agasi dhe hetimet që lidhen me çështjen e AKSHI-t. E ftuar në emisionin në “Top Story”, Karçanaj deklaroi se kontaktet institucionale nuk mund të interpretohen automatikisht si përgjegjësi penale.

Ish-drejtoresha e ASKSHI-t u shpreh, se nuk i takon asaj të përcaktojë nëse Agasi ka apo jo përgjegjësi penale, duke theksuar se kjo është detyrë e akuzës dhe e procesit hetimor. Lidhur me rolin e saj në institucion, Karçanaj theksoi, se drejtimi i AKSHI-t ka qenë i orientuar drejt zbatimit të ligjit dhe respektimit të procedurave.

“Në funksione publike është e domosdoshme të kesh kontakte, sepse në të kundërt nuk bëhet puna. Por kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale. Mund të ketë faj, nuk më takon mua ta them këtë. I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat dhe dokumentat dhe më pas të dalë në përfundime.

Ajo që mund të them për veten është se mënyra si e kam drejtuar institucionin ka qenë qartësisht e orientuar që të zbatohet ligji, të mos shkelet asnjë procedurë dhe gjithçka të jetë konform ligjit. Sa i takon prokurimeve, kam zgjedhur të mos merrem me të përditshmen. Madje kam deleguar rolin e titullarit të prokurimeve. Nuk i kam ndjekur prokurimet”, deklaroi ajo.

The post “I takon akuzës të hetojë duke analizuar provat”/ Karçanaj flet për raportin me Agasin: Kontaktet nuk mund të shndërrohen në përgjegjësi penale appeared first on Albeu.com.

Grupi i strukturuar kriminal në AKSHI, me zërin e dridhur Mirlinda Karçanaj shfaqet te Grida Duma: Unë do të them të vërtetën… sepse nuk kam heshtur, por e kam pasur të pamundur të flas!
Ish-drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj është shfaqur për herë të parë në media qëkur SPAK mori në dorë dosjen e grupit të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t dhe njoftoi për të masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Me zërin që i dridhej dhe gati e përlotur, ish-drejtuesja e lartë e shtetit është shprehur se ajo do të thotë publikisht të vërtetën, të vërtetën e saj, sepse deri tani është dëgjuar vetëm akuza.

Mirlinda Karçanaj ka zgjedhur të flasë në “Top Story-n” e Grida Dumës, duke thënë se gjithë këto muaj nuk ka dashur të heshtte, por e ka pasur të pamundur. Ajo theksoi se pasi Gjykata e Lartë rrëzoi arrestin shtëpiak, ajo ka “rilindur” sërish.

“Unë nuk kam heshtur, por e kam pasur të pamundur të flasë. Jam gjendur përballë një bote që nuk isha përgatitur. Jam gjendur brenda 4 mureve në një mjedis fajësie të paracaktuar. Jam qëlluar me gurë nga të gjitha drejtimet. Unë duhet të mbroja fëmijët, por nuk kisha mundësi të mbroja veten.

Ditën kur Gjykata e Lartë ndryshoi vendimin, kam marrë frymë, kam qenë në ankth, në stres, mora frymë për herë të parë si një njeri që ka të drejtën legjitime edhe të mendojë, jo të përjetojë atë që përjetova unë.

Çdo proces duhet të hetohet, çdo përgjegjësi duhet të provohet, por jo të poshtërohet. Si mund të jem unë e pafajshme, kur historia ime është treguar nga të gjithë ata që nuk e dinë fare si është kjo histori. Unë nuk jam pyetur për ato të zeza që më janë veshur publikisht”, ka thënë ndër të tjera Mirlinda Karçanaj.

The post Grupi i strukturuar kriminal në AKSHI, me zërin e dridhur Mirlinda Karçanaj shfaqet te Grida Duma: Unë do të them të vërtetën… sepse nuk kam heshtur, por e kam pasur të pamundur të flas! appeared first on Albeu.com.

Mazhoranca socialiste rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Është në hetim nga SPAK
Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesave të Partisë Demokratike, për interpelancë për çështjen e Agjencisë Kombëtarë të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), duke argumentuar se nuk mund të zhvillohen, pasi janë objekt hetimi penal.

Sipas Kuvendit, një kërkesë e tillë synon në thelb të zhvendosë një çështje që i përket ekskluzivisht organeve të drejtësisë në sallën e Kuvendit, duke krijuar një formë të ashtuquajtur “gjykate politike” mbi informacione që nuk janë përfundimtare nga institucionet gjyqësore.

“Së pari, interpelanca si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar nuk mund të përdoret që anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë për t’u shprehur dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e një ‘gjykate politike’ mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë përfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrim i tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues.

Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar të një hetimi penal, ç`ka nuk gjen mbështetje në asnjë normë ligjore. Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, për aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin e organeve të drejtësisë.

Së katërti, referimi i vazhdueshëm në raportime mediatike nuk përbën qëllim për realizimin e interpelancës si formë e kontrollit parlamentar, sidomos në raste kur çështja është në proces hetimi dhe nuk ka një konstatim përfundimtar nga organet kompetente.

Së pesti, vetë natyra e çështjes së ngritur, e lidhur me hetime për vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar, kërkon një trajtim në kuadër të procedurave penale dhe jo një debat politik paralel, i cili mund të cenojë hetimin e çështjes dhe të ndikojë në perceptimin publik mbi procesin e drejtësisë”, thuhej në përgjigjen e kthyer nga Kuvendi për Partinë Demokratike.

The post Mazhoranca socialiste rrëzon kërkesën e PD për interpelancë për AKSHI-n, Peleshi: Është në hetim nga SPAK appeared first on Albeu.com.

Strazimiri “përplaset” me Manjën për identifikimin elektronik: Çfarë kriteri përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg
Deputeti Gent Strazimiri, nuk i ka kursyer ironitë kur ka pyetur se çfarë kriteri plotëson AKSGHI, i cili konsiderohet si i vetmi institucion që mund të kryejë Identifikimin Elektronik.

Shqyrtimi i projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shoqërua me përplasje mes deputetit Gent Strazimiri dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

Gjatë fjalës së tij, Strazimiri nuk i ka kursyer ironitë kur ka pyetur se çfarë kriteri plotëson AKSHI, i cili konsiderohet si i vetmi institucion që mund të kryejë Identifikimin Elektronik.

Gjithashtu, Strazimiri theksoi se AKSHI nuk po përmbush asnjë kriter, pasi të gjithë njerëzit i ka në burg dhe sipas tij, edhe ata që nuk janë po bëhen gati të shkojnë.

Strazimiri: Duhet të shqetësohemi sidomos kur marrim nga qeveria përgjigjen që i vetëm institucion që mund të krijojë identitetin digjital qenka AKSHI, që është struktura shtetërore e zhytur në skandale të të gjithë llojeve, ku gjysmën e njerëzve i ka në kërkim, gjysmat në burg, gjysmat po bëhen gati të shkojnë në burg. E rëndësishme është që komisioni të thellohet. Nëse do të shkojmë te Kaçanai që jetoka me qera por as vetë nuk di se ku i ka vilat, u ngatërroka, e rëndësishme është që t’i japim kohë vetes e të shohim si implementohet. Kur të dhënat tona elektronike prej 10 vitesh i kanë në dorë patronazhistët, ose i marrin sa herë të kenë qejf iranianë t e i nxjerrin, në fund na del që i paskan shitur vetë ata të AKSHI-t që janë në burg ose në kërkim nga kjo drejtësia e re, duhet të ndalemi të mendohemi e të bëjmë disa seanca dëgjimore. Ose ta çojmë në gropë, aty ku ka rënë AKSHI, këtë praktikë pa lindur mirë akoma. Kur themi që i vetmi institucion që përmbush kriteret për të implementur këtë ligj qenka AKSHI, ti i pari duhet të thuash a të çohemi ta mbyllim e t’i vëmë drynin këtij institucioni, sepse e dimë ku do ta çojë, AKSHI i ka në burg njerëzit.

Manja: Institucioni është institucion dhe individi është diçka tjetër. E dëgjova sugjerimin tuaj, por edhe nëse do të ftojmë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ti sërish nuk e ndërron mendimin

Strazimiri: Bëni të paktën sikur shqetësohesh.

Manja: Nuk bëjmë dot. Ne do ta miratojmë projektligjin sepse na keni kërkuar disa herë të bëni sikur jeni pro ligjeve të integrimi. Ky është një nga këto ligje. Në Konferencë Kryetarësh, në seancë plenare para dy javësh na keni thënë t’u themi kush janë ligjet e paketës së integrimit që të mbani qëndron pro tyre.

Strazimiri: Çfarë kriter përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg, dhe ata që nuk janë po bëhen gati të shkojnë atje?

The post Strazimiri “përplaset” me Manjën për identifikimin elektronik: Çfarë kriteri përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg appeared first on Albeu.com.

Lala tregon mekanizmin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t për të fshehur pasurinë: Nga kutitë e verës me para, te “tradhtia” e shoferit! Karçanaj jetoi deri në gusht të 2025 te Dublexi në Qerret
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë për Kjo Javë në News24, tregoi detaje nga dosja e AKSHI-t dhe përfshirja e Marlinda Karçanajt në abuzime me tendera dhe marrje ryshfeti në shuma të majme.

Ajo tregoi mekanizmin që përdori Karçanaj për të fshehur pasuritë. Madje ajo theksoi se e ‘tradhtoi’ shoferi i saj i cili doli zbuluar para oficerëve të SPAK.

“Janë dy çështje të tipologjive të ndryshme. Sa i takon funsiomeve që mbante zonja Balluku, mori më shumë vëmndje. Por tipologjia e AKSHIT është ndryhse, pasi ka rrëmbime, ka filmime, pastrim parash, pak nga të gjitha llojët.

Agasi sipas SPAK kishte instaluar kamera dhe filmonte takimet me personazhe të ndryshme, politikë apo biznese, përfshirë dhe zonjën Karçanaj. Mendoj se e bënte për shantazhuar çdo personazh që nuk do t’i bindej të nesërmen. Pasi doli skandali i AKSHI-t, zoti Rama doli dhe bëri avokatin dhe tha se ishte me qira.

Ajo mund të jetë e pafajshme. SPAK ka arritur të provojë se zonja Karcanaj kishte prona të fshehta, 2 apartamente luksoze në Tiranë dhe një dublex në Qerret dhe një tokë arë.

Se di sa pasuri të tjera mund të nxjerre hetimi në dritë. Dy janë momentet që duhen thënë; nuk është rasti tipik që një zyrtar ka kryer shkelje, dhe po i sekuestrohen pasuritë. Në këtë rast pati hetim të thelluar.

Sipas SPAK, Danile Shima, ish-zv.drejtori i AKSHI-t, u zhduk në mënyrë të mistershme vjeshtën e viti ttë kaluar. Një nga dëshmitë që dha në SPAK, pretendoi se ka prova që i ka çuar një shumë prej 200 mijë eurosh, ryshfet Karçanajt, në kuti vere apo kuti të tjera. Më pas ajo i përdori për të blerë një shtëpi.

Nëse marrin dublexin në qerret, nuk ka shkuar kurë në atje ska shkuar kurrë atje. Ai deklaroi se kishte përfituar një shumë parash nga kjo gjë. E kam zbardhur në mënyrë të detajuar në emisionin ‘Në Shënjestër’. Ai thotë se ka marrë një thes me para, i çoi në bankë, që dyshohet se ishin arritur përmes furnizimit nga gjobat për tenderat.

Më pas shkonin për kompaninë e Agasit. Pra Agasi, bashkëpunonte me Karcanajn dhe Beqirajn. Ai thotë; se njoh blerësin, nuk kam firmosur kontratë. Shoferi i zonjës Karcanaj e ka ‘tradhtuar’ atë. Ai ka thënë si fillim që nuk e kishte idenë se ku e kishte shtëpinë Karçanaj, por më pas kur i kanë nxjerrë prokurorët faturat që ai kishte paguar për administrimin e kësaj pasurie, rezultoi se rrezikoi të shkonte në përgjegjësi penale dhe tregoi; më falni, unë kam bërë një gabim.

Por shefja ime ka jetuar aty deri në 2025-ën. Ai njeri nuk kishte të ardhura, nuk i justifikoheshin paratë. Interesante është dhe blerja e apartamentit, që shkoi në duart e nënës së saj. Ai apartament ndodhet në rruga e Kavajës. Ai person që e ka blerë nuk kishte para. I dhanë para dy kompanitë, të Agasit dhe Beqirajt. Kontratat për këto para janë firmosur brenda ditës. Më pas ai apartament u shit te motra e Daniel Shimës, të cilën ajo e rishiti 30 mijë euro më pak. Në finale, sipas SPAK, edhe kjo është pasuri e fshehur e Karçanajt. Është shoferi që tregoi se i kishte lëvizur rrobat që aty.”, tha ajo.

The post Lala tregon mekanizmin e ish-drejtoreshës së AKSHI-t për të fshehur pasurinë: Nga kutitë e verës me para, te “tradhtia” e shoferit! Karçanaj jetoi deri në gusht të 2025 te Dublexi në Qerret appeared first on Albeu.com.

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t
Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për kredi të butë, program i cili u hap pak ditë më parë nga bashkia Tiranë.

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, thotë se dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Ajo deklaron se janë shpenzuar miliona euro nga taksat e shqiptarëve për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

“Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon. Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale. Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit”, thotë Vangjeli.

Deklarata:

Partia Demokratike denoncon një tjetër dështim të shërbimeve publike digjitale, që po u mohon qytetarëve një të drejtë themelore: aksesin në programet e strehimit social.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimet për fazën e parë të përfitimit nga programet e strehimit social duhet të kryhen nga data 20 Prill deri më 19 Maj 2026, ekskluzivisht përmes portalit e-Albania.

Por në realitet, sistemi nuk funksionon.

Dhjetëra denoncime tregojnë se aplikimi është i pamundur për shkak të problemeve në komunikimin me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Vetë portali ka pranuar publikisht ndërprerje dhe mirëmbajtje të sistemit, por ajo që po ndodh nuk është as ‘ndërprerje e përkohshme’ dhe as ‘ngadalësim’. Është një kolaps i plotë i shërbimit.

Pamundësia për të aksesuar shërbimet digjitale po sjell pasoja konkrete: bllokim aplikimesh, vonesa në regjistrime, pamundësi për të përmbushur detyrime ligjore dhe humbje të të drejtave të garantuara me ligj.

Çdo ndërprerje, edhe e përkohshme, krijon pasiguri, kosto dhe penalitete për qytetarët që varen nga këto sisteme.

Ndërkohë, miliona euro nga taksat e shqiptarëve janë shpenzuar për këto sisteme që sot nuk funksionojnë.

Vetëm në tre vitet e fundit, mbi 8.5 milionë euro janë dhënë për ‘mirëmbajtje dhe përmirësim’ të sistemit të gjendjes civile. Rezultati është i qartë dhe i turpshëm: fondet janë shpenzuar ndërsa sistemi nuk punon.

Ky realitet ngre pyetje për menaxhimin e fondeve publike dhe për përgjegjësinë institucionale.

Nuk është rastësi që SPAK ka sekuestruar mbi 40 milion euro në kuadër të hetimeve të dosjes së Akshit.

Përfundimi është i thjeshtë dhe alarmant: qytetarët po lihen pa shërbim, ndërsa fondet publike shpërdorohen.

Sa kohë që në krye të qeverisë qëndron Edi Rama, shqiptarët do të vazhdojnë të përballen me shërbime që dështojnë dhe me premtime që mbeten vetëm propagandë.

Partia Demokratike kërkon:

Vënien e menjëhershme në funksion të sistemit të aplikimit;

Garantimin e aksesit të plotë për çdo qytetar që kërkon të përfitojë nga programet e strehimit social;

Transparencë të plotë mbi fondet e shpenzuara dhe përgjegjësi për dështimin e sistemit.

Programet sociale janë një detyrim ndaj qytetarëve dhe duhet të funksionojnë pa justifikime.

Qytetarët meritojnë shërbime që punojnë, jo premtime që dështojnë.

The post Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t appeared first on Albeu.com.

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi 40 milionë euro pasuri.

Bushati tha se hetimi i kësaj dosje, është pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri.

“Këtu përveç vjedhjes me tendera, kemi korruptim të policisë, hipotekat, gjykata, thonë edhe të SHIK. Nëse do ti vija një emër, siç ka Rama ministrinë për rrugët, ministrinë për shëndetësinë, kjo ishte ministria e kriminalitetit”, tha ai.

Sipas tij, në këtë skemë, janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore.

Bushati: Kjo dosje për mua është pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri. Jemi mësuar, pavarësisht se janë hajdutë me shifra të mëdha, janë zbuluar vjedhje ordinere. Merr lekët për incenerator dhe i zhduk nuk bën incenerator. Këtu përveç vjedhjes me tendera, kemi korruptim të policisë, hipotekat, gjykata, thonë edhe të SHIK. Nëse do ti vija një emër, siç ka Rama ministrinë për rrugët, ministrinë për shëndetësinë, kjo ishte ministria e kriminalitetit. Edi Rama nëpërmjet këtij grupi kontrollonte kriminalitetin e Shqipërisë. Ku duket?

Duket që këtu përveç vjedhjes së parave publike, futet rrëmbimi i personave. Simbioza e vjedhjes me kriminalitetin dhe banditizmit, e një konkurrenti që nuk bindet dhe rrëmbehet, thonë të njëjtën fat ka patur familja e shqiptaro-gjermanes.

Tjetër gjë, po të shohësh nivelin e fshehjes së pasurive, është më u sofistikuar. Pse? Deri tani jemi mësuar që ia lë kushëririt dhe shokut, por këtu janë të përfshirë një sërë punonjësish të kompanisë së Beqirit, që merr tenderat publikë, në fshehjen e parave të korrupsionit që kompania e Beqirit ndan.

Pra ka një ndërmarrje që përfiton para publike dhe brenda kësaj, një ndërmarrje me sistem të organizuar të fshehjes së pasurive të zyrtarit. Në këtë nivel ka arritur majën e sofistikimit të vjedhjes dhe kriminalitetit.

Për ti vënë pastaj qershinë mbi tortë, po të bëhej serial Netflixi, pasi rrëmbejnë para dhe vjedhin, rrëmbejnë persona, marrin atë Pepën që importonte pije, sjellin vera nga 30 mijë euro dhe i hapin në zyrën e kryeministrit. Suksesi i rrëmbimit të njerëzve festohet duke hapur tapa shishesh 30 mijë euro.

The post Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore appeared first on Albeu.com.

“I donin të gjitha qyl”, Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka funksionuar pushteti!
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për hetimet e SPAK për dosjen “AKSHI”.

Hoxha shpjegoi mekanizmin si funksiononte paracaktimi i tenderave dhe pronat që janë blerë, ndërkohë tha se kjo dosje tregon se si ka funksionuar pushteti.

“Ajo që do ta quaja interesante në këtë hetim të SPAK, është fakti që më në fund na zbërthehet edhe në rrugë ligjore skema se si funksionon pushteti që kemi sot. Brenda grupit, po ti marrësh personazhet, ti shikon skemën se si funksionon shteti, nga maja e thojit deri te qimja e flokut. Si kanë korruptuar administratën, si kanë menaxhuar taksat, tenderat, si kanë blerë median, si kanë blerë edhe pyllin atje në Petrelë, pra kishin aq shumë lekë, por nuk e kanë blerë, kanë falsifikuar letra, kanë ndërtuar pa leje. Kanë emëruar drejtoreshën e kadastrës. Shumica e pronave janë te Equos Resort. Pjesë dërrmuese, pyll, është rreth e rrotull këtij objekti. Edhe këtë e kanë grabitur. Çdo gjë e kanë kërkuar qyl.

Në total, te 40 mln euro, këto janë sekuestro dhe jo konfiskim. Ë rëndësishme është që në këtë total, është nëj shumë e madhe në para, 7 milionë euro, është sasi e konsiderueshme.

Në vitin 2023, ka shkuar një kompani e afërt me zotin Agasi, të blejë Equos Resort, për 9 mln euro dhe një kredi që kishte marrë biznesmeni. Gjatë kësaj kohe nuk është paguar kredia, as 9 mln euro, por brenda objektit është vendosur fillimisht zyrë e Agasit. Ky ambjent është kthyer në shtab. Duke çuar në Kadastër njeriun e vet dhe në hipotekë, kanë bërë që të ndërtojnë aty pa leje. Kanë ndërtuar, janë të paktën 3 mijë e ca metra katrorë. Kanë legalizuar dhe kanë kthyer në pronë të vetë, edhe atë që ishte në pronë shtetërore. E kanë marrë me kodra cfarë kishte aty. Zotëria në fjalë, pas tre vjetësh ka kërkuar ti rikthehet prona. Nuk ka dalë pronar Agasi por Orest Sota.

I gjithë ky investim që është bërë aty, SPAK ka shkuar dhe e ka kapur. Për këtë është nën hetime dhe ish drejtoresha e kadastrës”, tha ndër të tjera Hoxha.

The post “I donin të gjitha qyl”, Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka funksionuar pushteti! appeared first on Albeu.com.

Dosja “AKSHI”/ Ola Xama: Sekuestrimi i 40 mln eurove, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK
Gazetarja Ola Xama, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për sekuestrimin e pronave mbi 40 mln euro në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK për dosjen “AKSHI”.

Xama dha se kjo është ndër shifrat më të larta të sekuestruar ndonjëherë nga SPAK. Xama shpjegoi gjithashtu si funksiononte skema e paracaktimit të tenderave të AKSHI-t.

“Nga ajo që bie në sy, sa i takon sekuestrimit të pasurive, kjo është një nga vlerat më të larta. Dyshohet se kreu i grupit ka qenë Ergys Agasi, që në bashkëpunim me ish drejtoreshën e AKSHI, Karçanaj dhe të tjerë, kanë organizuar një skemë për të përfituar dhe paracaktuar tendera me vlerë dhjetara milionë euro, duke ia dhënë kompanive që paracaktoheshin. Një pjesë e shumave monetare përfundonin te kompania EA Solutions e Agasit.

Një pjesë e parave kanë shërbyer për të blerë prona.

Ajo që bën çudi te kjo dosje, është që aplikimi për lejen e legalizimit ka nisur në vitin 2020, kur fuqia e Agasit ka qenë inekzistence, por duke qenë se ka qenë administraimi i sistemit të IT, kanë ndërhyrë në sistemin e kadastreës.

Di që pas rrokadës në agjencisë shtetërore të Kadastrës, ka patur kallëzim për këtë ndërhyrje në Prokurori dhe një pjesë e hetimit i është përcjellë SPAK.

Po ashtu, kompanitë dhe të ardhurat e kompanive të Ermal Beqiraj zënë vlerë dhjetëra milionë euro. Zoti Beqiraj kishte edhe një jaht.

Shohim në këtë dosje që edhe punonjësit e kompanive, kanë dalë prestanome për pronat e zyrtarëve të lartë.

Janë bllokuar edhe pasuritë e kompanisë Albascan, që ofron shëbrime IT edhe për SPAK”, tha ndër të tjera Xama.

SPAK ka vendosur sekuestrimin e pasurive te grupit te AKSHI:

Në ngarkim të personit nën hetim M.K:

– Pasuria e llojit apartament, me vendndodhje në rruga“Dervish Hima”, Kati 8, Ap. 32, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në rrugën e “Kavajës”, me sip. 73.5 m2, Tiranë;

– Pasuria me vendndodhje në Qerret Kavajë;

– Pasuria me nr. 125/211 e llojit ullishte me sip. 1500 m2, Sauk, Tiranë;

– Autoveturë Volkswagen, modeli Tiguan;

– Llogari bankare në BKT

– Disa Llogari bankare në OTP Bank

Në ngarkim të personit nën hetim E.A:

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 26690.9m², nga kjo ndërtesë me sipërfaqe 346.2 m², me vendndodhje në Qeha Shytaj, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 5288.1m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 182.2 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 8956m², nga kjo ndërtesë 1 kat me sipërfaqe 568 m², me vendndodhje në Qeha, Petrelë, Tiranë;

– Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe 8260.2 m2 dhe ndërtim 2 kat me sipërfaqe 490.2 m2;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 911.3 m², nga kjo ndërtesë sipërfaqe 350.8 m²;

– Pasuria e llojit pyll me sipërfaqe 9316.1m², nga kjo ndërtesë 2 kat me sipërfaqe 192.8 m²;

– Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 406.34 m² me ndërtesë, Lundër, Tiranë;

– Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 10300 m²;

– Pasuria me nr.47/215, e llojit truall, me vendndodhje në zonën kadastrale 8518, me sipërfaqe 400m², Durrës;

– Pasuria e llojit ndërtesë, me vendndodhje në ZK 8518 me sip. totale 165 m2;

– Pasuria e llojit apartament, Durrës;

– Pasuria e llojit garazh, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit apartament, Tiranë;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall;

– Pasuria me nr.6/756, truall;

– Pasuria e llojit, apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit apartament;

– Pasuria e llojit garazh;

– Pasuria e llojit truall dhe ndërtesë, Gjilek, Vlorë;

– Automjet Land Rover Defender 2023;

E.B

– Subjekti “E.A.S;

– Llogari bankare në OTP, Credins dhe BKT;

Në ngarkim të personit nën hetim Ermal Beqiri

– Truall me vendndodhje në Green Coast, Vlorë;

– Truall me vendndodhje “Hoxha Tasim”, Tiranë;

– Ndërtesa dhe truall nr. 5/3;

– Truall dhe ndërtesë nr. 38/36, Rolling Hills Tiranë

– Apartament në Golem, Kavajë;

– Mjet lundrues Yacht “Skyfall”;

– Subjekti “S.S” sh.p.k.;

– Subjekti “H” sh.p.k.;

– Njësi shërbimi në rrugën “Çerçiz Topulli”;

– Automjete dhe motomjete sipas regjistrave;

– Të gjitha llogaritë bankare në emër të tij dhe subjekteve;

Vlera e përfafërt e tyre është mbi 40 (dyzet) milion euro.

The post Dosja “AKSHI”/ Ola Xama: Sekuestrimi i 40 mln eurove, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK appeared first on Albeu.com.