akses më të lartë Archives - Albeu.com

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale
Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të Europës si dhe përdorimin e internetit, përfshin dhe Shqipërinë.

Të dhënat e fundit për aftësitë bazë digjitale janë të vitit 2023, teksa në grafikun e Eurostat, Shqipëria renditet e fundit në Europë, si për meshkujt dhe për femrat, sa i përket individëve më të paktën një aftësi bazë digjitale.

Vetëm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave kishin një aftësi bazë digjitale, përkundrejt 57% dhe 54%, që është mesatarja e Europës. Në rajon kryeson Mali i Zi (53 dhe 50%), e ndjekur nga Serbia (36 dhe 32%). Nuk ka të dhëna për Kosovën.

Sipas Eurostat, treguesi i aftësive dixhitale (DSI) mbulon pesë fusha: aftësitë në informacion dhe menaxhimin e të dhënave; aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimit; aftësitë për krijimin e përmbajtjes dixhitale; aftësitë e sigurisë; dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve.

Këto pasqyrojnë pesë fushat e kompetencës të Kornizës së rishikuar të Kompetencës Dixhitale (DigComp 2.0). Për të pasur të paktën aftësi bazë dixhitale (të përftuara si kombinim i niveleve bazë dhe mbi bazë), individët duhet të dinë të kryejnë të paktën një aktivitet që lidhet me secilën nga këto fusha.

Në vitin 2023, 56% e personave të moshës 16–74 vjeç në BE kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme dixhitale, 24 pikë përqindjeje më pak se objektivi për vitin 2030 i përcaktuar në Dekadën Dixhitale.

Përqindjet më të larta të personave 16-74 vjeç që kishin të paktën aftësi bazë të përgjithshme dixhitale u regjistruan në Holandë (83%) dhe Finlandë (82%), të ndjekura nga Irlanda (73%), Danimarka (70%) dhe Çekia (69%).

Nga ana tjetër, nivelet më të ulëta u shënuan në Rumani (28%) dhe Bullgari (36%). Në shumicën e vendeve të BE-së, pesha e personave me të paktën aftësi bazë dixhitale ishte më e lartë te burrat sesa te gratë, me Austrinë, Francën dhe Greqinë që regjistruan diferencat më të mëdha, përkatësisht 8, 7 dhe 6 pikë përqindjeje.

Në 8 vende të BE-së, situata ishte e kundërt, me një përqindje më të lartë të grave me të paktën aftësi bazë dixhitale, ndërsa diferenca më e madhe u regjistrua në Lituani.

Sipas Eurostat, teknologjitë dixhitale janë përhapur në pothuajse të gjitha sferat e jetës së njerëzve. Ato transformojnë modelet e biznesit, vendet e punës dhe proceset e prodhimit, duke nxitur rritjen dhe inovacionin.

Transformimi dixhital që po përparon me shpejtësi po nxjerr gjithnjë e më shumë në pah potencialin e tij për shoqërinë dhe ekonominë: duke mbështetur punësimin, shëndetësinë dhe arsimin, duke përmirësuar qëndrueshmërinë ekonomike të bizneseve dhe duke kontribuar në qëndrueshmëri.

Aksesi në internet i familjeve shqiptare ndër më të lartat në Europë

Ndonëse shqiptarët nuk kanë aftësi digjitale, familjet shqiptare renditen ndër vendet me aksesin më të lartë të internetit në Europë, me 99.27% të familjeve që kanë akses në internet, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2025, përkundrejt 94.74% që është mesatarja e bashkimit Europian. Në rajon, akses pak më të lartë ka Kosova, me 99.35%.

Sipas Eurostat, ndonëse të gjitha familjet në BE mbuloheshin nga teknologjitë e broadband-it, përdorimi i internetit nga familjet në BE mbeti nën 100%.

Në vitin 2024, 94% e familjeve në BE kishin akses në internet në shtëpi. Përqindjet më të larta të familjeve me internet në shtëpi u regjistruan në Holandë dhe Luksemburg, të dyja me 99%, të ndjekura nga Finlanda, Danimarka dhe Spanja, të gjitha me 97%.

Përqindjet më të ulëta të familjeve me akses në internet në shtëpi u regjistruan në Greqi me 87%, Kroaci me 88% dhe Lituani me 90%.

Shqipëria renditet lart dhe në përqindjen e individëve që e kanë përdorur internetit për të ndërvepruar me autoritetet publike në 2024-n, me rreth 70%, përkundrejt 56% që është mesatarja e Bashkimit Europian, për shkak të numrit të lartë të shërbimeve që merren online në vend.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 56% e personave të moshës 16-74 vjeç në BE, gjatë 12 muajve para anketës mbi përdorimin e TIK-ut në familje dhe nga individët, kanë kontaktuar ose ndërvepruar nëpërmjet internetit me autoritetet publike ose shërbimet publike për qëllime personale.

Normat më të larta të përdorimit të e-government, përfshirë faqet që lidhen me detyrimet e qytetarëve, si deklarimi i taksave apo njoftimi i ndryshimit të vendbanimit, të drejtat, si përfitimet sociale, dokumentet zyrtare, si karta e identitetit apo certifikata e lindjes, shërbimet publike të arsimit, si bibliotekat publike apo informacioni për regjistrimin në shkolla ose universitete, si dhe shërbimet publike shëndetësore, si ato të spitaleve publike, u regjistruan në Danimarkë (95%), Finlandë (90%) dhe Holandë (86%). Përdorimi më i ulët i e-government u regjistrua në Rumani (18%) dhe Bullgari (25%).

Edhe kur vjen puna tek shëndetit, shqiptarët ndërveprojnë, sidomos për të aksesuar të dhënat personale për shëndetin online, me rreth 56% të individëve.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, 28% e qytetarëve të BE-së të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin aksesuar online të dhënat e tyre personale shëndetësore, 40% kishin rezervuar një takim me një mjek përmes një faqeje interneti, ndërsa 58% e qytetarëve të BE-së kishin kërkuar online informacion që lidhet me shëndetin.

Dy nga këto përqindje ishin më të lartat në Finlandë, ku 74% e qytetarëve kishin aksesuar online të dhënat e tyre shëndetësore dhe 64% kishin rezervuar një takim me mjekun përmes internetit.

Holanda kishte përqindjen më të lartë të personave që përdornin internetin për të kërkuar informacion mbi shëndetin, me 82%.

Eurostat nuk ka informacion për përdorimin e teknologjisë së informacionit nga sipërmarrjet shqiptare. Në rajon, Mali i Zi ka përqindje të ngjashme përdorimit të të dhënave analitike nga kontraktorë të jashtëm mbi mesataren e Bashkimit Europian (47% nga meshkujt, përkundrejt 33% të mesatares së BE-së) he 37% nga punonjësit e vet (28% mesatarja e BE-së)./Monitor

The post Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale appeared first on Albeu.com.