akm Archives - Albeu.com

Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026
Shqipëria po përgatitet të hyjë në një fazë të re të monitorimit mjedisor, teksa Plani Kombëtar i Monitorimit të Mjedisit për vitin 2026, vë theksin tek menaxhimi dhe reduktimi i zhurmave në zonat urbane.

Në mjediset urbane të vendit, zhurma është identifikuar prej vitesh si një nga faktorët më shqetësues të cilësisë së jetës, sidomos për shkak të trafikut, aktiviteteve ekonomike dhe zhvillimit të shpejtë urban.

Raportimet e viteve të fundit tregojnë se disa zona të qyteteve kryesore regjistrojnë nivele të zhurmës mbi kufijtë e lejuar, duke e bërë monitorimin dhe ndërhyrjen të domosdoshme.

Autoritetet përgjegjëse kanë prezantuar dokumentin e përditësuar të Planit Kombëtar të Veprimit për Menaxhimin e Zhurmës Mjedisore, një instrument strategjik që synon forcimin e kontrollit akustik në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe legjislacionin vendas.

Plani parashikon ndërmarrjen e masave ligjore, administrative dhe organizative për të siguruar respektimin e niveleve të lejuara të zhurmës dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës.

Ai bazohet në Ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2023, duke përcaktuar mënyrat e parandalimit, reduktimit dhe minimizimit të efekteve të dëmshme nga ekspozimi ndaj zhurmës.

Në programin e monitorimit për vitin 2026 përfshihet matja e treguesve akustikë LaeqT për ditën dhe natën, me një frekuencë matjesh çdo 14 ditë në mënyrë 24-orëshe, të realizuara sipas kushteve të përcaktuara meteorologjike dhe standardeve teknike CEI 29-10 dhe EN 60804/1994.

Aktualisht, rrjeti kombëtar i monitorimit përbëhet nga 67 stacione të planifikuara, prej të cilave 43 janë aktive në 11 qendra urbane, duke siguruar të dhëna të detajuara për vlerësimin e situatës së zhurmës në vend.

Vendosja e këtij plani në agjendën e vitit 2026, konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt harmonizimit me praktikat europiane dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve./ Monitor

The post Ende pa zgjidhje për ndotjen akustike, AKM me plan veprimi për 2026 appeared first on Albeu.com.

Zhduken 54 ton mish dhe sallam i skaduar KMY, por AKM nuk ka dijeni ku është groposur!
Nxjerrja nga tregu dhe asgjesimi i produkteve ushqimore të cilat kanë skaduar, është një nga detyrimet kryesore që duhet të plotesojë çdo biznes.

Në vijim të investigimit lidhur me produktet e skaduara Tv Ora News iu drejtua me një kërkesë për informacion KMY-së ku u parashtrohet pyetja se sa ushqime të skaduara ka asgjesuar ky subjekt nga viti 2018 deri në 2023?

Duke qenë se KMY refuzoi të na jepte informacion, të njëjtën kërkesë ia adresuam Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Sipas AKU, nga viti 2018 deri në 2023 KMY ka kryer gjashtë procedura asgjesimi, ndërsa AKM në përgjigjen zyrtare na bën me dije se KMY ka kryer vetëm dy procedura asgjesimi.

Janë 4 procedura asgjesimi me sasi 54 ton, kryesisht mish dhe nënproduktet e tij që nuk dihet së ku kanë përfunduar.

Kjo pasi AKM nuk ka asnjë informacion për katër asgjesimet e kryera nga viti 2019 deri në 2020 nga KMY.

Sipas legjislacionit në fuqi, kur kryhet një procedurë asgjesimi duhe të jenë prezent inspektorët e AKU, inpektorët e Mjedisit dhe përfaqësues së Drejtorisë së Tatimeve.

Inspektorët e Mjedisit pasi konstatojnë sipas listës produktet e skaduara, bëjnë verifikimin e mjetit që do t’i transportojë deri në landfill. Subjekti që bën depozitimin e mbetjeve duhet të ketë kontratë me landfillin.

Praktikisht janë 54 ton ushqime të skaduara të KMY-së, kryesisht mish dhe nënproduktet e tij që nuk dihet se ku kanë përfunduar, sepse AKM nuk ka asnjë informacion për 4 procedura asgjesimi nga ky subjekt.

Por skandali thellohet pasi Tv Ora News i kërkon informacion më të detajuar AKU, ku përveç procesverbaleve i kërkojmë të na vihet në dispozicion edhe lista e mallrave të skaduara bashkëlidhur çdo procesverbali.

Nga 6 asgjesime që ka kryer KMY, vetëm 1 procesverbal ka të bashkëlidhur listën e produkteve të skaduara.

AKU është institucioni që pretendohet së garanton sigurinë ushqimore, ndërkohë që janë dhjetëra ton ushqime të skaduara që nuk rezultojnë bashkëlidhur procesverbaleve të asgjesimit.

Ku përfunduan 54 ton mishi dhe sallam që AKU firmosi për t’i asgjesuar?

Nuk rezulton asnjë foto dhe video në AKM që fakton groposjen e produkteve të skaduara.

Në lidhje me këtë situatë alarmante Tv Ora News ka depozituar një shkresë drejtuar kreut të AKU, Edmond Rrushi, ku i kërkojmë të vërë para përgjësisë çdo inspektor që ka kryer shkelje gjatë procedurës së asgjesimit të ushqimeve të skaduara.

The post Zhduken 54 ton mish dhe sallam i skaduar KMY, por AKM nuk ka dijeni ku është groposur! appeared first on Albeu.com.