akademikut Archives - Albeu.com

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Reagon kryeministri Rama: Lamtumirë shqiptar i mirë, ngushëllime vëllazërore familjes
Me anë të një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja.

Kreu i qeverisë shkruan “Lamtumirë shqiptar i mirë”.

“LAMTUMIRË SHQIPTAR I MIRË! Ngushëllime vëllazërore familjes, të afërmve e miqve të Profesor Rexhep Qoses”, shkruan Edi Rama.

Siç thotë familja, akademiku ka ndërruar jetë sot dhe po sot është varrosur vetëm me prani të familjarëve të tij.

Më dëshirën e të ndjerit, familja thekson se nuk do të organizojë ceremoni pritjeje dhe as do të marrë pjesë në ceremonitë e organizuara nga institucionet.

The post Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja/ Reagon kryeministri Rama: Lamtumirë shqiptar i mirë, ngushëllime vëllazërore familjes appeared first on Albeu.com.

Profil/ Kush ishte Rexhep Qosja, zëri i fortë i debatit publik, përfshirja në politikë dhe krijimtaria e tij artistike
Akademiku i njohur, Rexhep Qosja u nda sot (23 prill) nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai, ishte një nga figurat më të rëndësishme të mendimit shqiptar bashkëkohor, një emër kyç në letërsinë, kritikën dhe debatet publike shqiptare. Shkrimtar, studiues dhe akademik me ndikim të gjerë, ai ka lënë gjurmë të thella në zhvillimin e kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar.

I lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj (Mal i Zi), Qosja u formua si një nga intelektualët më të spikatur të hapësirës shqiptare, duke ndërtuar një karrierë të gjatë në fushën e studimeve letrare dhe publicistikës.

Nga studimet letrare te krijimtaria artistike

Veprimtaria e Rexhep Qosjes u shtri në disa fusha, duke përfshirë kritikën letrare, studimet shkencore, romanin dhe esenë. Ai është autor i një sërë veprash që kanë ndikuar në mënyrën si lexohet dhe interpretohet letërsia shqipe.

Ndër veprat më të njohura të tij përmendet romani “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, si dhe studime të shumta mbi historinë e letërsisë dhe figurat kryesore të saj. Në punën e tij shkencore, Qosja është marrë gjerësisht me analiza mbi autorë të rëndësishëm si Naim Frashëri dhe Ismail Kadare, duke kontribuar në thellimin e kritikës letrare shqiptare.

Zë i fortë në debatet publike

Përveç veprimtarisë akademike, Rexhep Qosja është njohur edhe si një nga zërat më të fortë dhe shpesh polemikë në debatet publike shqiptare. Ai ka trajtuar çështje që lidhen me identitetin kombëtar, historinë, kulturën dhe zhvillimet politike në Kosovë dhe Shqipëri.

Qëndrimet e tij kanë nxitur diskutime të gjera në opinionin publik, duke e vendosur shpesh në qendër të polemikave intelektuale.

Karriera akademike dhe institucionale

Qosja ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës dhe një figurë e rëndësishme në jetën akademike në Kosovë. Ai është gjithashtu anëtar i Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, ku ka kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe studimeve albanologjike.

Në dekada, ai është shquar si një nga studiuesit më të rëndësishëm të historisë së letërsisë shqipe dhe kritikës moderne.

Trashëgimia dhe ndikimi

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Rexhep Qosja ka marrë vlerësime dhe çmime të ndryshme për kontributin në kulturën dhe shkencën shqiptare. Por mbi të gjitha, ai konsiderohet si një nga intelektualët që ka ndikuar drejtpërdrejt në formësimin e mendimit kritik shqiptar.

Veprat dhe analizat e tij vazhdojnë të jenë referencë për studiues, studentë dhe lexues të interesuar për letërsinë dhe identitetin shqiptar.

Rexhep Qosja mbetet një figurë qendrore e botës akademike dhe kulturore shqiptare, një intelektual që ka shoqëruar për dekada zhvillimet e shoqërisë shqiptare me mendimin dhe analizën e tij kritike. Në një kohë kur debati publik shpesh dominohet nga zërat e momentit, trashëgimia e tij qëndron si një pikë referimi për reflektim të thellë dhe qasje intelektuale ndaj realitetit shqiptar.

Debati për Enver Hoxhën

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Qosja e cilësoi jonormale injorimin që i bëhej Enver Hoxhës. Sipas tij, “Hoxha e shkëputi Shqipërinë prej një varfërie të madhe që sundonte përpara…i siguroi atij populli bukën, ndërtoi një shtet bashkëkohor me të gjitha institucionet politike, shoqërore, kulturore, arsimore, shkencore. Nuk mund t’i harrojmë këto. Shqipëria sot ndriçohet edhe me hidrocentrale që ka ndërtuar ai regjim, apo në radhë të parë me ato termocentrale. Ai regjim e mbrojti Shqipërinë prej përmbytjeve, e shpëtoi Shqipërinë prej kënetave. U rritën tani kënetat, u rritën aq shumë sa po bëhen vërshime ashtu si Shkodra sepse regjimi i sotëm nuk po i kushton rëndësi ose i la të shkatërrohen ato që i kishte ndërtuar ai regjim me Enver Hoxhën në krye për mbrojtjen e qyteteve, fshatrave, fushave prej vërshimeve dhe brakave. Nuk mund dhe nuk duhet t’i harrojmë këto. E thashë më parë e dua ta përsëris se ai regjim i dha popullit shqiptar një dinjitet ndërkombëtarisht të njohur dhe kjo nuk është diçka e parëndësishme”

Në debatin që u zhvillua në vitin 2018, Qose është deklaruar pro idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Perfshirja ne politike

Politikisht organizoi Forumin Demokratik të Intelektualëve Shqiptarë si kundërpeshë ndaj LDK-së së Ibrahim Rugovës, më 1998 shkoi edhe më tej, duke e themeluar Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB). Në këtë cilësi mori pjesë në bisedimet në Rambuje në shkurtin e vitit 1999 si anëtar i delegacionit shqiptar. Pas luftës Qosja mori pjesë në Këshillin Administrativ Interim vendosur më 15 dhjetor 1999. Pas një viti, më 16 dhjetor, dha dorëheqjen nga kryetarësia e LDB-së pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e 28 tetorit të atij viti.

The post Profil/ Kush ishte Rexhep Qosja, zëri i fortë i debatit publik, përfshirja në politikë dhe krijimtaria e tij artistike appeared first on Albeu.com.

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush
Akademiku dhe shkrimtari i njohur shqiptar Rexhep Qosja, ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij Edita Qosja-Rexhepi, ka ndërruar jetë pak ditë më parë.

Në një mesazh të ndjerë dhe plot dhembje, Qosja ka ndarë disa rreshta falënderimi për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij në këto ditë të vështira, duke shprehur ngushëllimet e tyre të sinqerta – të shumtë në numër e me zemër të madhe.

Qosja ka shkruar se ditët pas vdekjes së bijës së tij, janë ditë të rënda dhe është lutur që askush të mos provohet me një dhimbje të tillë.

“Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore”, shkruan profesori në postimin e tij.

Postimi i plotë i akademikut Rexhep Qosja:

Edita, nënë e tre fëmijëve, do të mbetet përjetë në mendjen dhe zemrën e familjarëve, miqve e të afërmve.

Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e dhembshuri, me vuajtje e mundime, me sprova e pafuqi, humbëm të dashurën, të shtrenjtën, të pazëvendësueshmen, pjesën e shpirtit e të zemrës sonë, bijen time Editën, të mirën, të urtën, të prajshmen, zemërbardhën, fisniken, nënën e Valjetit, të Donikut, të Lironës, gjyshen e Rinesës e të Lizës dhe motrën e Violës sonë.

Këto ditë, kur pushuan dhembjet e Editës, kur ato dhembje na i la neve, janë ditë jo të lehta, janë ditë të rënda për ne, janë ditë që mos u provofshin nga askush.

Por, në këto ditë dhembjeje e pikëllimi, na e hapën derën e na e ngushëlluan zemrën e mendjen numër i madh njerëzish – farefis, miq nga të gjitha trojet shqiptare, dashamirës të përhershëm, kolegë fisnikë, fqinjë nga afër e nga larg, por edhe një varg institucionesh kulturore, kombëtare, politike, një vargu krijuesish të arteve e të shkencave, të cilat na e lehtësuan e na e zbutën, aq sa është mundshme në këto raste, humbjen tonë të madhe, kurrë të harrueshme.

Ngushëllimet tuaja zemërore i kemi ndier shumë afër si në ditën e varrimit, si në ditët ngushëlluese përmes ardhjes, përmes telefonit, përmes postës elektronike, përmes komunikimit digjital e mediave.

Ju jemi shumë falenderues e mirënjohës të gjithë juve, që në çfarëdo mënyre keni gjetur mundësinë të na ngushëlloni, të na jepni zemër e kurajë. Mos paçi pikëllime të këtilla kurrë!

Humbja e vajzës sime të shtrenjtë, më ka ndihmuar të kuptoj se sa e thellë është dashuria prindërore e sa e pafundshme është dhembja e largimit të parakohshëm të fëmijës për prindërit, por më ka bërë të kuptoj e të ndiej edhe se sa e nevojshme, se sa e dobishme e se sa e njerëzishme e fisnike është pjesmërrja ngushëlluese për dhembje të mëdha njerëzore.

Me nderim e mirënjohje Rexhep Qosja me familje

The post Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon akademiku Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne, mos i provoftë askush appeared first on Albeu.com.