akademia e sigurise Archives - Albeu.com

Akademia e sigurisë shtyn afatet për regjistrimin e kandidatëve të rinj, kriteret që duhet të plotësoni
Policia e Shtetit ka njoftuar së është shtyrë deri më datë 31.10.2023, afati i aplikimeve për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, për shtetasit që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike, kompjuterike ose në ato elektronike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në këto degë.

Qëllimi i shtyrjes së afatit të aplikimeve, dhënia e mundësisë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit, duke qenë së kërkesat e adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, kanë qenë të shumta.

Gjithashtu, ju informojmë se aplikimet e kryera deri tani, janë të vlefshme.

Për më shumë informacione mbi procedurën dhe mbi kriteret që duhet të plotësohen, të interesuarit duhet të paraqiten në drejtorinë vendore të Policisë, ku kanë vendbanimin.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit, të Policisë Kriminale, të parandalimit të pastrimit të parave dhe të krimit kibernetik, ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve dhe që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

The post Akademia e sigurisë shtyn afatet për regjistrimin e kandidatëve të rinj, kriteret që duhet të plotësoni appeared first on Albeu.com.

Pranimet në Akademinë e Sigurisë, kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët dhe kuotat sipas rretheve
Kanë nisur prej disa ditësh aplikimet e të rinjve student ekselentë për Akademinë e Sigurisë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka përcaktuar kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë në bazë të nevojave të drejtorive vendore në qarqe.

Numri total i kuotave të pranimit, për këtë vit, është 100 dhe ata që do të pranohen në radhët e Akademisë së Sigurisë, janë pjesë e grupit që do të quhen “të ekselencës”, pasi ata duhet të plotësojnë disa kritere dhe vijnë nga degët:

– jurisprudencë, ekonomi ose IT;

– mesatarja 8 e lart në të dy ciklet e studimit, pra bachelor dhe master;

– gjuha angleze.

Në një deklaratë për media, zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko tha dhe se ishte nënshkruar një marrëveshje me Universitetin e Tiranës, e cila synon që:

– të nxisë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe standardeve etike të nëpunësve, të ministrisë dhe policisë së shtetit

– të kontribuojë në rritjen cilësore dhe sasiore të kapaciteteve mësimdhënëse dhe kërkimore të Akademisë së Sigurisë si institucion i lartë i formimit akademik të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të ciklit të përshpejtuar të studimeve, (rreth 1 vit), këta studentë do të inkuadrohen në radhët e Policisë Kriminale, për të fuqizuar goditjen ndaj krimit ekonomik, kibernetik etj.

Aplikimet bëhen pranë drejtorive vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë të ndara sipas nevojave të strukturave të Policisë në nivel vendor në drejtoritë respektive:

17 kuota në qarkun Korçë;

5 kuota në qarkun Berat;

8 kuota në qarkun Fier;

13 kuota në qarkun Vlorë;

16 kuota në qarkun Gjirokastër;

13 kuota në qarkun Shkodër;

16 kuota në qarkun Kukës;

12 kuota në qarkun Dibër.

Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikantëve fitues sipas rezultateve të arritura do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.

Detajet e plota gjenden ne websitin e internetit dhe gjithashtu ne te gjitha rrjetet sociale te Ministrise se Brendshme.

The post Pranimet në Akademinë e Sigurisë, kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët dhe kuotat sipas rretheve appeared first on Albeu.com.

Hapen aplikimet për “Patrullë të Përgjithshme”, 300 kuota të lira për shkollën bazë të Policisë
Në datën 16 nëntor 2022 hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, të ndara sipas nevojave organike të drejtorive vendore të Policisë.

Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 30.12.2022. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë drejtorisë vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, 300 kursantët që do të rezultojnë fitues në listën e qarkut ku kanë aplikuar, bazuar në kuotat e vendosura për çdo qark, do të ndjekin studimet për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.

KRITERET PËR APLIKIM

Kriteret, që duhet të përmbushë aplikanti, për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë, për “Patrullë të Përgjithshme”, janë:

– Të jetë shtetas shqiptar;

– Të jetë jo më shumë se 30 vjeç;

– Të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;

– Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare apo të jetë larguar nga shërbimi civil;

– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën dhe të mos ketë shenja të dukshme (tatuazh) që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;

– Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;

– Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi ose të një kundërvajtjeje penale me dashje;

– Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– Të jetë i pajisur me vërtetim besueshmërie.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM

Aplikantët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm, për aplikim në Polici:

– Kërkesën e motivuar, në të cilën shprehen arsyet pse aplikanti dëshiron të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit;

– Formularin e aplikimit dhe autorizimin për sigurimin e dokumentacionit;

– Fotokopje të kartës së identitetit;

– Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të mesëm;

– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;

– Vërtetim nga gjykata;

– Vërtetim nga prokuroria;

– Fotokopje të librezës së punës, për ata që janë në marrëdhënie pune ose i kanë shkëputur marrëdhëniet e punës;

– Vërtetim që ndjek arsimin e lartë (për ata që vazhdojnë arsimit e lartë);

– Dokument i lëshuar nga institucionet shëndetësore, që vërteton se aplikanti nuk është përdorues i lëndëve narkotike;

– Mandat-pagesa e tarifës së aplikimit.

Kontrolli mjekësor dhe analiza që vërteton se nuk je përdorues i lëndëve narkotike janë procedura që kryhen në fazën e kontrollit shëndetësor.

Dëshmia e penalitetit dhe certifikata familjare nxirren nga vetë strukturat policore ku kryhet aplikimi.

SHQYRTIMI I DOKUMENTACIONIT DHE PROCESI I ANKIMIMIT

Afati i shqyrtimit dhe i verifikimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga mbyllja e afatit të aplikimeve.

Aplikanti që nuk plotëson kriteret dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, skualifikohet dhe njoftohet me shkrim nga strukturat e Burimeve Njerëzore.

Aplikanti ka të drejtën e ankimimit tek Drejtoria Vendore e Policisë, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton ankimimin dhe kthen përgjigje brenda 5 ditëve nga data e marrjes së ankesës.

FAZAT E KONKURRIMIT

Aplikanti që kualifikohet për të vazhduar më tej procesin e konkurrimit, në Akademinë e Sigurisë, i nënshtrohet fazave të mëposhtme:

– Testimi me shkrim;

– Testimi i aftësive fizike;

– Intervista me gojë, ushtrime vlerësuese dhe testim i aftësive të të shkruarit;

– Testimi psikologjik;

– Kontrolli shëndetësor;

– Marrja e shenjave të gishtave;

– Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Secili aplikant, për çdo paqartësi që mund të ketë lidhur me këtë proces, mund të drejtohet pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorisë Vendore të Policisë ose pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Po ashtu, mund t’i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre, me e-mail, në adresën:

policiaeshtetit@gmail.com

Policia e Shtetit është e interesuar që të ketë sa më shumë aplikime dhe në këtë kuadër fton të gjithë të rinjtë dhe të rejat, që të aplikojnë, duke iu garantuar një proces konkurrimi transparent dhe të paanshëm, sipas parimeve të shanseve të barabarta, mosdiskriminimit dhe meritokracisë.

The post Hapen aplikimet për “Patrullë të Përgjithshme”, 300 kuota të lira për shkollën bazë të Policisë appeared first on Albeu.com.

Korrupsion për fitimin e gradës “Nënkomisar”, SPAK çon në gjykatë pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe dy të tjerë
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 27.05.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 277/2021 në ngarkim të pandehurve:

Dritan Lelaj, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 245/1 pika 2 dhe 186/1 i Kodit Penal.

Qetësor Gurra, me masë sigurimi “Arrest në burg”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 pika 4 i Kodit Penal.

Silvana Miho, akuzohet se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.

Nga analiza një nga një dhe në unitet e të dhënave të përfituar nga rezultatet e përgjimeve telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celular të të pandehurve, të dhënat e përfituara nga praktikat e administruar në Akademinë e Sigurisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, akteve të tjera shkresore dhe deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale, apo deklarimet e të pandehurve, është provuar tej dyshimit te arsyeshëm bazuar në prova se i pandehuri Dritan Lelaj ka ofruar përfitim e parregullt monetar të pandehurit Qetësor Gurra, i cili nga ana tjetër e ka pranuar këtë ofertë për përfitim të parregullt me qëllim ndikimin e paligjshëm tek funksionarë të tjerë publike të Akademisë së Sigurise dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të favorizuar të pandehurin Dritan Lelaj në rezultatin fitues në provimin e fitimit të gradës “Nënkomisar” për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë në Akademinë e Sigurisë, për vitin akademik 2021-2022, të zhvilluar në datën 27.10.2021.

Gjithashtu, rezulton e provuar se i pandehuri Dritan Lelaj gjatë procesit të provimit/ankimit ka përdorur një dokument në të cilin janë paraqitur rrethana të rreme që nuk përputhen me të vertetën, dokument ky i lëshuar nga e pandehura Silvana Miho, si personi që ka patur për detyrë ta lëshojë dokumentin.

Ndërsa për shtetasin nën hetim Agim Lelaj, bazuar në nenin 328/1 gërma b) te Kodit të Procedurës Penale është kërkuar pushimi i akuzës/hetimeve për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike”, parashikuar nga 245/1 pika 2 i Kodit Penal, me arsyetimin se veprimet e kryera nga ai nuk mund të kualifikohen si veprime të kundërligjshme që përbëjnë anën objektive të veprës penale të parashikuar nga neni 245/1 pika 2 e K.Penal.

The post Korrupsion për fitimin e gradës “Nënkomisar”, SPAK çon në gjykatë pedagogun e Akademisë së Sigurisë dhe dy të tjerë appeared first on Albeu.com.

SHÇBA “i hodhi” prangat, kush është Qetsor Gurra dhe çfarë e lidh me masakrën e Pukës
Paraditen e sotme ra në prangat e policisë shtetasi Qetsor Gurra, pedagog i Akademisë së Sigurisë në Policinë e Shtetit.

Ndaj tij kishte nisur një hetim nga Drejtoria Rajonale në Tiranë e Shërbimeve për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Mësohet se Prokuroria e Pukës ka çuar për hetim Gurrën gjatë kohës që ka qenë i emëruar në gradën Komisar në Pukë.

Bashkë me Gurrën u dërguan për hetim edhe shefi i Komisariatit të Pukës, kryekomisar Ridvan Bushati, shef i seksionit të hetimit dhe parandalimit të krimit, nënkomisar Kol Zaja, specialist i të njëjtit seksion dhe kryeinspektor Lulzim Latifi, nënspecialist.

Të gjithë zyrtarët u hetuan për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 29 qershor 2012, kur konfliktet mes familjes Markaj dhe Përmarkaj arritën kulmin me përdorimin e kallashnikovëve.

Ç’ndodhi më 29 qershor?

Hil dhe Paulin Markaj, vëllezër me njëri-tjetrin u ekzekutuan me armë zjarri dhe tre persona të tjerë nga e njëjta familje mbetën të plagosur pas një sherri për pronën. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mjaft të hershëm mes fisit Markaj e Përmarkaj lidhur me një vijë uji vaditëse në tokat e tyre. kjo ngjarje mori edhe emrin masakra e Pukës. Për vrasjen e dyfishtë dhe plagosjen e tre të tjerëve, policia arrestoi dy autorët Fran dhe Bardhok Përmarkaj./albeu.com/

The post SHÇBA “i hodhi” prangat, kush është Qetsor Gurra dhe çfarë e lidh me masakrën e Pukës appeared first on Albeu.com.