Akademia e Shkencave Archives - Albeu.com

Shuarja e Kadaresë/ Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve
Akademia e Shkencave, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të shkrimtarit të njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Ismail Kadare.

Përmes një mesazhi, ASH thekson se sot humbi jetën zëdhënësi i një kombi e një rajoni, ndërsa qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha.

Njoftim:

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare shkrimtari dhe akademiku Ismail Kadare

Kadare, njëherazi anëtar i Akademisë së Shkencave dhe shumë herë kandidat për çmimin Nobel-

Kryesia e ASH: Ikja e tij është e pangushëllueshme për Akademinë e Shkencave, për letërsinë shqipe dhe ekuilibret e saj, për gjuhën shqipe dhe folësit e saj, për letërsinë europiane e botërore. Letërsisë shqipe do t’i mungojë kryemjeshtri, letërsisë europiane do t’i mungojë fizikisht zëdhënësi i një kombi e një rajoni; qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha.

Me pikëllim të thellë në zemër njoftojmë ikjen pa kthim të prijësit historik të letërsisë shqipe prej më shumë se shtatë dekadash; anëtarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë; anëtarit të Akademisë së Shkencave Morale dhe politike të Francës; anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtarit të jashtëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi; fituesit të çmimeve letrare më të rëndësishme në Europë e në Botë (International Booker Man Prize, Prince of Asturias Award, Jerusalem Prize, Neustadt International Prize, Nonino, Park Kyong-ni); personalitetit që u nderua mirënjohjet më prestigjioze në Shqipëri e jashtë vendit, në të gjitha kontinentet, shkrimtarit Ismail Kadare, mikut tonë të pazëvendësueshëm, akademikut që i e mbushi me kuptim këtë titull të lartë, me veprën e të cilit u rritën e u formuan dhjetëra breza në Shqipëri e kudo që flitet gjuha shqipe.

Ismail Kadare u lind në Gjirokastër më 28 janar 1936. Qyteti i lindjes e ndoqi përjetësisht kudo që ai jetoi e shkroi, në Perëndim e në Lindje, duke u bërë pjesë e pandashme e krijimtarisë së tij në të gjitha fazat e jetës. Me një opus letrar që përmban mbi 70 vepra, në të gjitha llojet e nënllojet e letërsisë, eseistikës dhe publicistikës, të panumërta në botime ribotime, Ismail Kadare ka zënë e do të ketë kryet e vendit në historinë e letërsisë shqipe.

Ikja e tij është e pangushëllueshme për Akademinë e Shkencave, për letërsinë shqipe dhe ekuilibret e saj, për gjuhën shqipe dhe folësit e saj, për letërsinë europiane e botërore. Letërsisë shqipe do t’i mungojë kryemjeshtri, letërsisë europiane do t’i mungojë fizikisht zëdhënësi i një kombi e një rajoni; qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve të mëdha.

Ismail Kadare është shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqipe që prej fillimeve dhe përgjatë pesë shekujve të jetës së saj. Vepra e tij përbën arkitrarin e letërsisë shqipe. Letërsia e I. Kadaresë e ka ndërkombëtarizuar kulturën shqiptare në shkallë europiane e botërore. Gjuhët me të cilat ka folur letërsia e tij janë mbi 50 dhe numri i titujve të botuar e ribotuar jashtë gjuhës amtare është mbi 1500. Vepra e tij studiohet në universitete në kuadër të historisë së letërsisë europiane dhe të asaj botërore. Shkencës së albanologjisë tashmë i është shtuar një degë e re, ajo e kadareologëve, e studiuesve dhe përkthyesve të veprës së tij. Nën ndikimin e kësaj dege të re edhe vendi i gjuhës shqipe në universitete është rritur, me hapjen e katedrave dhe njësive të reja që nga Japonia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga Franca në Rusi. Sot vepra e Kadaresë përkthehet e studiohet edhe në ndonjë vend ku ka pasur kufizime.

Ismail Kadare do të mbetet një autoritet moral për popullin shqiptar, një institucion krijimi dhe mendimi, një referencë themelore për jetën e tij. Vepra që ai ka krijuar është e lidhur me çështje thelbësore të botëkuptimit shqiptar e ballkanas, të ndërveprimit të kulturave dhe vlerave qytetare të rajonit, të evoluimit të identiteteve historike e kulturore. Ajo është një dritare e rëndësisë parësore për të njohur edhe psikozat dhe komplekset e popujve të Europës Juglindore, aspiratat e vërteta të tyre.

Akademia e Shkencave u shpreh ngushëllimet e veta në këtë çast të rëndë familjes së shkrimtarit Ismail Kadare, studiuesve e lexuesve të panumërt të veprës së tij, bashkësisë akademike e botës universitare, përkthyesve e shqipëruesve kudo në Botë.

Emri dhe vepra e tij do të jenë përjetësisht të pranishme në jetën e shqiptarëve dhe të gjithë Botës.

Tiranë, 1 korrik 2024

The post Shuarja e Kadaresë/ Akademia e Shkencave: Humbëm zëdhënësin e kombit, qytetërimit tonë do t’i mungojë shqiptuesi i kumteve appeared first on Albeu.com.

Pas shkrirjes së Akademisë Albanologjike, rreth 90 punonjës shkencorë nuk kanë marrë pagat e dhjetorit! Ja arsyet e vonesës
Pas shkrirjes de facto të Akademisë Albanologjike dhe kalimit të Instituteve nën Akademinë e Shkencave, rreth 90 punonjës shkencorë nuk kanë marrë ende pagat e dhjetorit.

Gjatë vitit të kaluar, që të bëhej pagesa për punonjësit, kur Akademia Albanologjike ishte institucion autonom, rektori firmoste një shkresë, që i dërgohej thesarit, dhe më pas vijonte procedura.

Por e njëjta formulë nuk mund të ndiqej për pagat e muajit dhjetor 2023 për ta, edhe pse VKM-ja e shkrirjes së saj dhe kalimi i instituteve bëhej efektiv më 1 janar 2024. Pagat e muajit dhjetor jepen me buxhetin e vitit pasardhës dhe nga 1 janari, buxheti për Albanologjinë kalon nga Akademia e Shkencave.

Sipas informacioneve jozyrtare, arsyeja e vonesës ka të bëjë pikërisht me kalimin e instituteve nën drejtimin e Akademisë, e me këtë, edhe ndryshimin e llogarive dhe rrugës administrative përmes së cilës, pagat kalojnë nga thesari drejt punonjësve shkencorë. Vetë procedura ka ndryshuar përmes një udhëzimi të ri të Ministrisë së Financave duket bërë që punonjësit shkencorë të jenë ende të pashlyer, por edhe pa një përgjigje për datën se kur do të paguhen.

The post Pas shkrirjes së Akademisë Albanologjike, rreth 90 punonjës shkencorë nuk kanë marrë pagat e dhjetorit! Ja arsyet e vonesës appeared first on Albeu.com.

Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e institucioneve, kush janë zëvendësuesit e rinj
Akademia e Shkencave ka nisur nga strukturimet, duke shkarkuar kështu drejtorët e institucioneve në gjysmën e mandatit dhe ka emëruar të rinj.

Akademia emëron drejtorët e rinj të Instituteve Albanologjike, konkretisht;

Akademikun Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë

Prof. dr. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë Akad.

Valter Memisha, dr. i Institutit të Gjuhësisë e Letërsisë

Prof. asoc. dr. Olsi Lelaj, dr. i Institutit të Antro-pologjisë

Akad. asoc. S.Çapaliku, dr. i Qendrës së Studimit të Arteve.

The post Akademia e Shkencave shkarkon drejtorët e institucioneve, kush janë zëvendësuesit e rinj appeared first on Albeu.com.

Pas shkrirjes se Akademisë Albanologjike institutet kalojnë te Shkencat, si do funksionojnë
Pa shkrirjes së një sërë institutesh, duke i bashkuar ato tek Akademia e Shkencave, Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin se si do të funksionojnë 6 institute.

Ndërsa deri më tani kanë funksionuar si institucione të pavarura, në vendimin e Këshillit të Ministrave thuhet se njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi.

V E N D I M

PËR NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E NJËSIVE TË PËRHERSHME TË KËRKIM-STUDIMIT NË ALBANOLOGJI PRANË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Ngritjen pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (në vijim, Akademia) të njësive të përhershme të kërkim-studimit, si njësi vijuese të veprimtarisë në fushën e albanologjisë të njësive kryesore të Akademisë së Studimeve Albanologjike, si më poshtë vijon:

a) Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë;

b) Instituti i Arkeologjisë;

c) Instituti i Historisë;

ç) Instituti i Antropologjisë;

d) Qendra e Studimit të Arteve;

dh) Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologjike (QBEA).

Qëllimi, fusha e kërkimit të njësive të përhershme të kërkim-studimit, mënyra e funksionimit dhe e organizimit të tyre, organet drejtuese dhe strukturat përbërëse përcaktohen në statutin e tyre përkatës, pjesë përbërëse e statutit të Akademisë.

Njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi. Marrëdhëniet dhe raportet e njësive të përhershme të kërkim-studimit me strukturat ekzistuese të Akademisë dhe me organet e saj drejtuese rregullohen sipas përcaktimeve në ligjin nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në statutin e Akademisë.

Njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si institute drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje departamentet, të cilat drejtohen nga përgjegjësit e tyre, ndërsa njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si qendra drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje sektorët, të cilët drejtohen nga përgjegjësit e tyre. Në mbështetje të këtyre njësive të përhershme, funksionon dhe administrata ndihmëse e këtyre njësive në bashkëpunim me administratën e Akademisë, si pjesë e nën drejtimin e saj, në përputhje me rregulloret e brendshme të këtij institucioni.

Njësitë e kërkim-studimit të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, kanë buxhetin e tyre si zë më vete në buxhetin vjetor të Akademisë, i cili detajohet për shpenzimet e personelit dhe shpenzimet e tjera korrente me vendim të Kryesisë së Akademisë. Procedurat për çeljen e buxhetit të tyre përcaktohen në udhëzimin vjetor të zbatimit të buxhetit.

Njësitë e kërkim-studimit në albanologji e ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe përdorin asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, së bashku me tërësinë e aseteve dhe të fondeve të trashëgimisë të kaluara në administrim të Akademisë, nëpërmjet vendimit nr.338, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”.

Marrëveshjet në fuqi, nënshkruar nga përfaqësues të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) apo të njësive në përbërje të saj me institucione apo njësi të ngjashme, vendase apo të huaja, ruajnë vlefshmërinë juridike për sa kohë nuk ka kërkesë për revokim nga palët nënshkruese përgjegjëse. Marrëveshjet e lidhura në nivel institucional ndiqen nga Akademia, ndërsa marrëveshjet me palë nënshkruese njësitë e ASA-s ndiqen nga njësitë e përhershme përkatëse të kërkim-studimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.

Kërkuesit shkencorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë. Kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë”, të ndryshuar. Për personelin akademik, nivelet e pagave sipas kufirit minimal të vendimit të sipërcituar garantohen nga buxheti i shtetit i miratuar për Akademinë.

Për personelin administrativ, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me shkronjën “ç”, të pikës 1, të vendimit nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”.

Për punonjësit mbështetës, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës edhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.

Organika e njësive të përhershme të kërkim-studimit për punonjësit kërkimorë, shkencorë, administrativë dhe mbështetës përbëhet nga 127 (njëqind e njëzet e shtatë) punonjës.

Të ardhurat e ASA-s për vitin 2023 trajtohen sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor për arsimin e lartë, duke u mbartur dhe në vitin 2024 dhe përdoren me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, për njësitë përgjegjëse të përcaktuara në këtë vendim.

Ngarkohet Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1.1.2024.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

The post Pas shkrirjes se Akademisë Albanologjike institutet kalojnë te Shkencat, si do funksionojnë appeared first on Albeu.com.

Pa media dhe vetëm me një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave. Gjinushi drejt rikonfirmimit
Në mënyrë krejt të papritur dhe pa njoftuar mediat dhe publikun, mbahen sot zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave. Duke qenë se media nuk ishte në dijeni të zgjedhjeve, sot mësohet se kandidat i vetëm për këtë post është sërish Skëndër Gjinushi, i cili duket se ka bërë gati të gjitha kushtet për t’u rikonfirmuar sërish në detyrë.

Zgjedhjet mbahen sot pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, me opinionin shkencor, ku pjesëmarrësit në garë të shpalosnin platformat dhe idetë e tyre.

Mësohet se rreth 15 akademikë kanë votuar paraprakisht me zarf në një procedurë krejt të dyshimtë, ndërkohë që votat e tyre janë administruar nga një komision teknik AD Hoc dhe jo nga një komision votimi, që duhej të ishte ngritur për këtë rast.

Bw shkruan se akademikët Nestor Thereska dhe Ardian Civici kanë propozuar Gjinushin për kryetar, ndërkohë i vetmi zë kundër kësaj procedure të ndjekur është akademiku Artan Fuga. Ky i fundit mësohet se ka kundërshtuar procedurat që po ndiqen sot nga Akademia e Shkencave për t’i hapur rrugë kështu rikonfirmimit të Gjinushit si kryetar.

Aktualisht, zgjedhjet po zhvillohen pa praninë e mediave, në një qark të mbyllur që lë vend për shumë dyshime. Kujtojmë se projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së. Me këto ndryshime iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

The post Pa media dhe vetëm me një kandidat, mbahen sot zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave. Gjinushi drejt rikonfirmimit appeared first on Albeu.com.

Citoi një libër që nuk ekziston, kryeakademiku, Gjinushi: E çfarë rëndësie ka kjo! Shamku: Përfundon në qesharak
Në një konferencë të zhvilluar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, kryetari i akademisë Skënder Gjinushi, citoi një gjuhëtar të huaj, Manuel Zrinzo Caruana. Por Gjinushi ka cituar një libër që në fakt nuk ekziston dhe një autor i cili është një personazh i sajuar nga një blog në blogun kolektiv Peizazhet e Fjalës. Gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli, ishte një nga personat që vunë re gafën e Gjinushit.

“Libri “Shteti dhe Drejtshkrimi” është një sajesë e sarkazmës së Gjeto Basharit, i cili e sajon ekzistencën e ketij gja-libri thjesht e vetëm për t’u tallur me hiperkontollin e shtetit në punë të gjuhës, ja si kjo që kërkon të bëjë Shkencizma sërish”, shkroi Ledi Shamku në faqen e saj në Facebook.

Ledi Shamku, në një intervistë për “Piranjat” hodhi akuza të reja ndaj Gjinushit duke thënë se ai mundohet t’i bëjë të gjitha dhe në fund përfundon në qesharak.

Ledi Shamku: Ai nuk kupton, se nuk mund të kuptosh edhe nga gjuhësia dhe nga nanoshkenca, edhe nga Metematika, Covid, Bujqësia, nuk kupton dot nga të gjitha ndryshe do bëhet qesharak siç u bë”

Ndërkohë “Piranjat” morën edhe versionin e Gjinushit, i cili tha se nuk është e një rëndësie të madhe ngatërrimi që bëri.

Skënder Gjinushi: Çfarë fjalimi…Ajo ishte një referencë që ka një problem. Ekziston, është marrë, përgjegjësia është e atij që e ka nxjerrë. Që i besuam dikujt që është serioz dhe del se ka një pasaktësi. E çfarë rëndësie ka? Çfarë vlere ka?”

Skënder Gjinushi: Nuk bëj debat për njerëzit që vetëm shpikin. Nuk kam asgjë për të sqaruar. Me detaje nuk merrem dhe me hollësirat. Shkoni kërkojini diku tjetër.

Ndërkohë polemikat mes Shamkut dhe Gjinushit kanë vijuar. Së fundmi Ledi Shamku ka deklaruar se kreu i Akademisë së Shkencave i ka dërguar ultimatum Akademisë së Shkencave të Kosovës, duke i kërkuar përjashtimin e saj Konferenca Studimore Gjuhësore për Drejtshkrimin. Sipas Shamkut, konferenca ishte planifikuar që në verë dhe emri i saj ishte prezent në listën e pjesëmarrësve, por pas debateve të fundit me kreun e Akademisë së Shkencave, bënë që Gjinushi të kërkonte përjashtimin e saj.

Nga ana e tij Gjinushi i ka mohuar këto akuza.

Skëndet Gjinushi: “Absolutisht jo. As nuk e di se çfarë përfaqëson. Nuk kam aq kohë të merrem me të. Nuk më shqetëson asgjë, ajo kritikon edhe veten.”/abcnews.al

The post Citoi një libër që nuk ekziston, kryeakademiku, Gjinushi: E çfarë rëndësie ka kjo! Shamku: Përfundon në qesharak appeared first on Albeu.com.

Shkencë mes “avujve” të rakisë, Gjinushi dhe Vocaj e kthejnë nga një “teke” tek Akademia e Shkencave (FOTO LAJM)
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka lidhur një marrëveshje me Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kjo marrëveshje do të shërbejë “për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore”.

Në takimin që u mbajt të hënën në Kryesi mes palëve, ishin të pranishëm Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi; zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Tonin Vocaj; sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave akad. Shaban Sinani; akad. Ilia Mikerezi,  drejtues shkencor i Qendrës kërkimore e bioteknologjisë dhe gjenetikës, ASH; akad.Neki Frashëri, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore, ASH, etj.

Marrëveshja, sipas asaj që thuhet në njoftimin e ASH-së ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Policisë Shkencore me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Qendrës kërkimore “Bioteknologji-Gjenetikë”, në Akademisë e Shkencave të Shqipërisë, për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore, në lidhje me analizat gjenetike në popullatën shqiptare.

Megjithatë, në fotot e publikuara nga takimi ka diçka që të tërheq syrin. Zotërinjve të pranishëm në mbledhje u është ofruar raki, në vend të ujit që shërbehet zakonisht në raste të tilla./albeu.com/

The post Shkencë mes “avujve” të rakisë, Gjinushi dhe Vocaj e kthejnë nga një “teke” tek Akademia e Shkencave (FOTO LAJM) appeared first on Albeu.com.

“Nderi më i madh për mua”, Rama pikturon shqiponjën
Teksa ka qenë prezent në aktivitetin e organizuar ditën e sotme në Akademinë e Shkencave, kryeministri Edi Rama ka lënë edhe në shënim.

Ai ka publikuar një foto teksa shfaqet me një lapustil duke vizatuar me dorë shqiponjën dy krenare ndërsa në dy skajet e saj ka shkruar “Nderi më i për mua”.

Në fjalën e tij në Akademinë e Shkencave Rama deklaroi se më në fund ky institucion është çliruar për të konkretizuar punën e saj në profil të mirëfilltë shkencor.

The post “Nderi më i madh për mua”, Rama pikturon shqiponjën appeared first on Albeu.com.