air serbia Archives - Albeu.com

Këshilltarja e Kurtit e akuzon Arifin se kontrollohet nga Beogradi: Do të dalin në pah marrëveshjet, s’guxon të flasë për Vulinin
Ardita Sinani, këshilltarja politike kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për herë të parë në historinë e Kuvendit Komunal të Preshevës, sot është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme, në ora 08:00 dhe “tërësisht në errësirë informative duke mos u transmetuar as nga faqja zyrtare e Komunës së Preshevës”.

Sipas saj, zakonisht, seancat e jashtëzakonshme mbahen për situata të jashtëzakonshme, transmeton Paparaci. Por, ajo u shpreh se sot, e vetmja situatë e jashtëzakonshme, ishte zgjatja e jetës politike të një individi, njëherësh kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Është zgjatje e jetës politike, sepse ditëve të fundit, pakënaqësitë me udhëheqjen e pushtetit lokal përveç se nga jashtë taborit politik të shumicës, ato u shpërfaqën edhe brenda tij. Duke sjellur kështu situatën kur një këshilltar nga rradhët e APN dhe subjekti politik UDSH të distancohen nga politikat e të parit të Komunës dhe duke u tërhequr nga shumica qeverisëse në pushtetin lokal në Preshevë. Prandaj është zgjatje e jetës politike të një individi”, shkroi ajo në Facebook

Sinani, tregoi në seancën e sotme që sipas saj u mbajt në mënyrë tinëzare, morën pjesë 18 këshilltarë komunalë shqiptarë dhe këshilltarë serbë.

“Sepse sot, në ditë vikendi, pa mbulim mediatik, në mënyrë tinëzare një shumicë e brishtë prej 20 këshilltarëve, prej tyre 18 këshilltarë shqiptar dhe 2 këshilltar serb brenda më pak se 5 minutave u bënë pjesë e një turpi që do të mbahet mend gjatë”, shtoi Sinani.

Ndër të tjera, ajo tha se në këtë seancë ku u shqyrtua situata politike në Preshevë, kaluan disa pika të rendit të ditës, por pa asnjë diskutim apo debat.

“Në ato pak minuta të të ashtuquajturës “seancë”, u kaluan një mori pikash të rendit ditës, pa asnjë diskutim, pa asnjë debat dhe pa asnjë sqarim se pse ky pushtet lokal pati ngërç politik sa të vie puna që në limitet e afatit ligjor të mbajë “seancë”. Për opinionin e gjerë shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo…kjo “seancë” është ftuar me sms të dërguar nga sekretaria e Kuvendit kryetarëve të grupeve të këshilltarëve dje pasdite”, shtoi Sinani.

“Kryetari i Kuvendit sot, në hapje të seancës para 20 këshilltarëve prezent tha se seanca është inicuar nga kërkesa e këshilltarëve të APN, për të shqyrtuar siç u tha “situata politike në Preshevë”. Ky “shqyrtim i situatës politike” kaloi pa asnjë fjalim, asnjë arsyetim se cilës situatë politike po i referohen! Mbase ditëve në vazhdim do të sqarohet pse synimi për të mbajtur gjallë politikisht një individ të shantazhuar e të zhytur thellë në llumin e nëntokës së politikës së Beogradit duhet të mbahet tinëzisht, pa media, në ditë vikendi, në 8 të mëngjesit, e i mbuluar nën arsyetimit të “seancës së jashtëzakonshme” e për të “shqyrtuar” kinse “situatën politike në Preshevë””.

Gjithashtu, ajo pati akuza ndaj kryetarit Arifi, duke thënë se ai është i shantazhuar, dirigjiuar dhe kontrolluar, prandaj, “nuk guxon të thotë asnjë fjalë për shefin e BIA-s”, Aleksandar Vulin, që ShBA-të i vunë sanksione.

“Mbase do të dalin në pah edhe marrëveshjet e errëta me Listën serbe, grupacion politik që dihet botërisht që vendimet politike për të qenë apo jo të përfshirë në ndonjë akrobacion të tillë si ky i sotshmi, i merr nga qendra në Beograd. Gjegjësisht nga Aleksandër Vuçiqi.

Mbase edhe do të kuptohet nga të gjithë, pse një grupacion politik shqiptar në Preshevë, i quajtur nga Shqiprim Arifi, PATERICË, duhej të ishte pjesë edhe e këtij turpi si ky i sotshmi.

Por një gjë është tashmë shumë e qartë. Të gjithë e kuptuan”.

“Tash çdo shqiptar në Preshevë, Luginë e kudo, e ka kuptuar pse Shqiprim Arifi me plot “guxim” çirret ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës e Shqipërisë, e nuk guxon të thot asnjë fjalë për shefin e BIA që Thesari shtetëror amerikan i shpall sanksione.

Sepse nga andej është i shantazhuar, dirigjuar e kontrolluar”, përfundoi ajo./gazetaexpress

The post Këshilltarja e Kurtit e akuzon Arifin se kontrollohet nga Beogradi: Do të dalin në pah marrëveshjet, s’guxon të flasë për Vulinin appeared first on Albeu.com.

Ballkani në rrezik, e djathta ekstreme e Serbisë po e shfrytëzon luftën e Putinit për të tentuar rimarrjen e Kosovës
Nga Bennett Murray “Politico.eu”

Përktheu: Alket Goce-AlbEu.com

Beograd – Ultra-nacionalistët në Serbi, po e përdorin pushtimin rus të Ukrainës për të nxitur fushatën e tyre kundër pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë aktivistët kundër luftës po gjenden midis dy “zjarreve. Politikanët në krahun e djathtë të presidentit serb Aleksandar Vucic, e kanë nuhatur shumë shpejt mundësinë e artë për ta lidhur luftën e Rusisë kundër Ukrainës me dëshirën e tyre për të gllabëruar sërish Kosovën.

Dhe kjo ndonëse Vucic është i angazhuar në negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për të normalizuar pjesërisht marrëdhëniet me Kosovën, pavarësia e së cilës nuk njihet as nga Beogradi dhe as nga Moska. Një fitore e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, është një nxitje për Serbinë që ta rifitojë Kosovën, thotë Misha Vacic, lideri i partisë politike ultra-nacionaliste dhe pro-Kremlinit, E Djathta Serbe.

“Ne duhet të jemi të durueshëm dhe të presim përfundimin e pushtimit në Ukrainë. Më pas do të kemi kohë të mjaftueshme për aksionin tonë”- thotë ai për POLITICO. Më shumë se 200.000 rusë kanë mbërritur në Serbi që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

Duke qenë ndër pak vende evropiane që lejon hyrjen pa viza për shtetasit rusë, Serbia ofron një strehë të sigurt për ata që largohen nga Rusia për arsye që variojnë nga ekonomike në ato ideologjike. Vacic, që në shtator 2022 shkoi në Donetsk-un e pushtuar nga Rusia për të vëzhguar të ashtuquajturin referendum për bashkimin e një pjesë të këtij rajoni me Rusinë, që u kritikua ashpër nga qeveritë perëndimore si i manipuluar, pretendon se aktivistët liberalë rusë në Serbi përbëjnë një kërcënim për realizimin e shoqërisë së tij ideale, sidomos nëse bashkojnë forcat me homologët e tyre rusë.

“Është një revolucion i vërtetë i liberalëve. Edhe nëse vetëm 10 për qind e rusëve që kanë ardhur së fundmi do të ishin aktivistë liberalë, Serbia do të kishte ende të paktën 20.000 armiq politikë. Ata mendojnë se duhet ta çlirojnë Serbinë nga serbët, nga vlerat tradicionale serbe”- thekson Vacic.

Në mesin e rusëve që kanë mbërritur në Beograd që kur Putini nisi pushtimin e tij të plotë të Ukrainës vitin e kaluar është edhe Ilya Zernov. Aktivisti politik 19-vjeçar nga Tolyatti në Rusinë Jugperëndimore kërkoi strehim në Beograd marsin e kaluar. Protestat e tij kundër luftës nxitën një kontroll të policisë në konviktin ku qëndronte në Kazan.

“E kuptova se s’mund të vazhdoja studimet e mia, dhe nuk mund të kthehem dot në Rusi për një kohë të gjatë”- thotë Zernov për POLITICO, duke  shtuar se policia që kontrolloi konviktin e tij e kërcënoi me dhunë dhe me burgim. Zernov është një pjesëmarrës aktiv në Shoqërinë Demokratike Ruse (RDS), një organizatë kundër luftës e themeluar vitin e kaluar në Beograd, me qëllimin e deklaruar mbështetjen e fitores së Ukrainës.

Që nga ajo kohë, ajo është shfaqur si një nga grupet më të dukshme pro-ukrainase në Serbi, duke organizuar rregullisht protesta në rrugë. Por në një vend ku Putini gëzon një mbështetje të konsiderueshme dhe në mesin e një lëvizjeje ultra-nacionaliste gjithnjë e më agresive, aktivistët kundër luftës janë një objektiv i vazhdueshëm.

Zernov raportoi në polici muajin e kaluar se Vacic e kishte sulmuar fizikisht. Sulmi, për të cilin Zernov tha se ndodhi pasi ai u përpoq të shkruante mbi disa parulla anti-ukrainase në murin e një blloku apartamentesh në Beograd, i shkakton çarjen e daulles së njërit nga veshët.

Vetë Vacic e mohon këtë akuzë. Kërcënimet për dhunë penguan planet për të mbajtur 2 tubime kundër luftës në përvjetorin e parë të pushtimit të Rusisë. “Policia na paralajmëroi se kishte informacione mbi një sërë provokimesh të dhunshme që po planifikoheshin nga këta përfaqësues të ekstremit të djathtë”- thotë bashkëthemeluesi i RDS Peter Nikitin, grupi i të cilit organizoi njërën nga protestat.

Po ashtu, ai hodhi poshtë gjithashtu pretendimet e Vacic, se grupi i tij dhe ata si ai po synojnë të bëjnë fushatë për problemet sociale në Serbi. “Synimi ynë i vetëm është t’i tregojmë botës dhe publikut serb se çfarë po ndodh, dhe ta mobilizojmë opinionin publik në mbështetje të Ukrainën. Vacic po mbron drejtpërdrejt interesat ruse dhe interesat e Putinit në Serbi, dhe po  përpiqet ta kthejë Serbinë më pranë Rusisë”- thekson Nikitin.

Me afrimin e përvjetorit të pushtimit të Ukrainës nga Rusia muajin e kaluar, në Beograd u rritën shumë  tensionet. Gjatë një tubimi të ekstremit të djathtë në mesin e shkurtit pjesëmarrësit që tentuan të hynin në zyrën e presidentit Vucic.

Damjan Knezeviç, lideri i rrjetit të ekstremit të djathtë, Patrulla Popullore, mbajti një fjalim të zjarrtë para një turme prej rreth 1.000 vetash duke bërë thirrje për rrëzimin e Vucic, në mesin e një debati të nxehtë kombëtar mbi propozimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjes Serbi-Kosovë.

Shumë nga të pranishmit tundnin flamujt rusë ose mbanin simbole pro-luftës, duke përfshirë shkronjën “Z” të përdorur nga ushtria ruse në automjetet e saj ushtarake në Ukrainë dhe logon e Grupit Vgner, një ushtri mercenare që e mbështet luftën e Putinit. Policia arrestoi të nesërmen Knezevic dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë me akuzën e nxitjes së dhunës.

Në ditën e tubimit, një tjetër anëtar i Patrullës Popullore u arrestua në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, me akuzat për armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet një armë dhe municione. Arrestimet e shtuan zemërimin në mesin e ndjekësve të Patrullës Popullore, të cilët planifikuan të mbanin një tubim pro luftës më 24 shkurt, shumë pranë protestës kundër luftës të organizuar nga RDS.

Ditën e tubimit, sipas këshillave të policisë, RDS mbajti një version të zvogëluar të aktivitetit. Gjithsesi ka njëfarë shprese për ukrainasit dhe rusët kundër luftës që janë strehuar në Serbi:ofensiva e ngecur e Putinit i ka demoralizuar edhe ultra-nacionalistët serbë.

“Ata ishin shumë entuziastë sepse prisnin që Putini ta nënshtronte Ukrainën brenda 3 ditësh, Më pas menduan se ai do të thoshte që ne duhet ta rimarrim Kosovën”- thotë Čedomir Stojković, një avokat në Beograd që heton ndikimin e fshehtë të Rusisë në vendin e tij. “Por me kalimin e kohës, pasi lufta nuk rrodhi ashtu siç prisnin radikalët. Pritshmëritë nisën të ndryshojnë dhe tani nuk ekziston më entuziazmi i dikurshëm” tha ai. /albeu.com

The post Ballkani në rrezik, e djathta ekstreme e Serbisë po e shfrytëzon luftën e Putinit për të tentuar rimarrjen e Kosovës appeared first on Albeu.com.

Si po e shfrytëzojnë rusët e pasur Serbinë si rrugë për të dalë në Evropë?
Air Serbia i ka dyfishuar fluturimet Moskë-Beograd, pasi aeroplanët e këtij shteti mund të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të Bashkimit Evropian, shkruan the Guardian.

Rusët e pasur po e shfrytëzojnë një shteg të njohur si “Dera e prapme e Serbisë”, për të ikur në Evropë dhe për t’i ikur ndalimit që BE-ja ua ka bërë fluturimeve nga dhe në Rusi.

Air Serbia, në të cilën shteti serb është aksionari më i madh, i ka dyfishuar fluturimet direkte në nga Moska në Beograd. Realizohen 15 fluturime në javë, numër ky i rritur në mënyrë të shpejtë, pas BE-ja ndaloi fluturimet e avionëve rusë nëpër hapësirën e saj ajrore.

Prestigjiozja britanike më tej shkruan se si Serbia ka refuzuar t’i vendosë aksione Rusisë, por avionët e saj janë të lirë të kalojnë nëpër hapësirën ajrore të BE-së.

Kjo, shkruan the Guardian, e ka bërë Serbinë “korridorin e vetëm ajror të hapur për Rusinë”, sipas një kompanie të fluturimeve ajrore.

Kapacitetet e ulëseve të linjave ajrore midis Rusisë dhe Serbisë janë rritur për 50 për qind në javën e parë të marsit, krahasuar me një javë para se Rusia ta sulmonte Ukrainën.

Sipas kompanisë së fluturimeve, javëve në vijim pritet të rritet edhe më shumë kapaciteti.

Serbia dhe Bjellorusia e autokratit Alexander Lukasheno janë shtetet e vetme në Evropë që nuk i kanë vendosur sanksione Rusisë, prej 24 shkurtit, kur forcat ruse hynë në Ukrainë./Express

The post Si po e shfrytëzojnë rusët e pasur Serbinë si rrugë për të dalë në Evropë? appeared first on Albeu.com.