Ahmetaj Archives - Albeu.com

Arben Ahmetaj i kthehet Ramës nga arratia: Paradoksale, i njëjti kryeministër me dy standarde brenda një fjalimi
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili doli në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Përmes një reagimi publik ne “Facebook”, Ahmetaj u ndal te deklaratat që Rama bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste të hënën paradite, ku sipas tij, kryeministri foli edhe për çështjen e tij duke pretenduar se në të kishte “1001 të zeza”.

Sipas Ahmetajt, një deklaratë e tillë bëhet në një moment kur çështja ndaj tij ende nuk ka nisur të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur. Ai e cilëson këtë si një shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë.

“Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh ‘1001 të zeza’. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur”, shprehet ai.

Ahmetaj thekson se një deklaratë e tillë publike për një çështje që i takon drejtësisë përbën shkelje të hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Ai e konsideron gjithashtu paradoksale, sipas tij, që kryeministri flet për respektimin e këtij parimi, ndërkohë që – sipas Ahmetajt – e shkel atë publikisht sa herë që i intereson politikisht.

“Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim”, thuhet në reagim.

Në fund të deklaratës së tij, Ahmetaj thekson se prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.

Sipas tij, e drejta e lirisë së shprehjes, edhe për kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar këtë parim dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

REAGIMI

Paraditen e të hënës në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Kryeministri, në përpjekje për të justifikuar qëndrimet e tij, gjeti kohë të flasë edhe për rastin tim, duke pretenduar se aty paskësh “1001 të zeza”. Kjo deklaratë bëhet në një kohë kur çështja ende nuk ka filluar të gjykohet dhe hetimet sapo janë mbyllur.

Një deklarate e tillë publike dhe për një çështje që i takon drejtësisë, përbën pikërisht shkeljen e hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Është paradoksale të dëgjosh leksione për prezumimin e pafajësisë nga i njëjti Kryeministër, i cili nuk heziton ta shkelë atë publikisht sa herë që i intereson politikisht, duke e përdorur atë me standard të dyfishtë edhe brenda të njëjtit fjalim.

Prezumimi i pafajësisë është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe nga legjislacioni në fuqi.

E drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT

“Kjo është provë e re, që nuk është as e re. Dhe kur mendoj që vihet me këtë kollajllëk, në Kuvendin e Shqipërisë, për të kërkuar kokën e një të zgjedhuri, mbasi është bërë gjithçka për t’ua futur 7 pash jo nën dhe, por në llum. Po një njeri i thjesht, i pambrojtur e parafytyroni ju se si mund ta haja fletearrestin surratit. E kur sheh këtë, aty e kupton konkretisht se si e hanë shumë njerëz në Shqipëri, se si për faqen e zezë të autorëve, të kësisoj përplasjesh turinjve të fletëve të arrestit, Shqipëria është bërë delja e zezë e arrestit, me shumë të burgosur të paraburgim. Jetojnë nën kurrizin e të tjerëve. Hajde ta fusim një herë, se na ka dalë një incizim, na kanë ardhur disa sms. Po ça është një i zgjedhur? Kokë për t’u marrë si trofe në Pazar? Pasi është sakatuar dhe zhargavitur.

Grup i strukturuar kriminal i tha gjykatësja prokurorit për Ilir Beqajn, arbitri. Lojtari përballë tha; ishte gol. Abitri tha; ishin dy gola. Arbitrat e tjerë thanë; ishin 3 gola. Ra grupi i strukturuar? Po Ilir Beqaj. S’kam folur për të se s’ka pasur një vendim. Pasi u ngrit dhe u zie një tenxhere, spaska pasur grup të strukturuar. Këtu prokurori kërkon, gjykatësi vrapon. Por në emrin tonë, jo! Me votën tonë, jo. Herë tjetër kur të vijnë në Kuvend për të kërkuar jo imunitetin, pasi ky është keqkuptim, pasi s’ka ndaj hetimit dhe përgjimit, për askënd nga ne.

Të ngremë kokën për të çuar në burg, një deputet me këto argumente? Çfarë jemi ne, bashkautor të krijimit të popullit të paraburgos në Shqipëri? Kur të vinë për të kërkuar heqjen e imuniteti të vinë të armatosur me prova. Siç erdhën dy herët e para. Për rastin e parë kishin prova dhe rastin tjetër, një mal me argumente! Një grua me dy gra? për të legjitimuar kërkesën ekstreme, arrest pa gjyq. Duke na vënë në situata absurde ne shumicën socialiste që i kemi dhënë shpirtin drejtësisë dhe lëkurën drejtësisë së pavarur.

Beni ça keni për të bërë…ëmmmm. Ku është parë kjo forcë politike në historinë e Europës. Hapini ça thotë motra ime për këto gjëra (I referohet Melonit). Le ta hetojnë Ballukun, ta ulin në gjyq për barazi në tendera para 6 vitesh, por të mos fyejnë inteligjencën tonë duke na thënë se ajo i prish provat. Ajo si rrezikonte provat as kur ishte ministre, dhe sot që është deputete as që bëhet fjalë. Ajo është kërkesë që lidhet me rolin e ministres. Pastaj gjykata të vendosë si ta shoh të arsyeshme, është pushtet i pavarur”, tha ai.

The post Arben Ahmetaj i kthehet Ramës nga arratia: Paradoksale, i njëjti kryeministër me dy standarde brenda një fjalimi appeared first on Albeu.com.

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit.

Ahmetaj është marrë zyrtarisht i pandehur për veprat penale “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje e pasurisë”.

Ndërkohë, akuza zyrtare u është komunikuar edhe bashkëjetueses së tij, Erjola Hoxha, si dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka.

The post SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për… appeared first on Albeu.com.

‘O plaçkitës, Porti është afera jote!’ Ahmetaj i drejtohet Ramës/ Zbulon kompaninë që do marrë me koncesion terminalin doganor për 35 vite
Ish numri 2 i qeverisë Rama denoncon një tjetër aferë skandaloze lidhur me projektin e Porto Romanos. Dhënia e një koncesioni për një terminal doganor për kompaninë “Lidl”

Ahmetaj thotë se ky koncesion, – “akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje”-  i miratuar përmes ligjit për investimet strategjike, i jep kompanisë ekskluzivitet absolut për 35 vite, me rinovim automatik, në një zonë ku janë bërë shpronësime të pronave private nën pretekstin e “interesit publik”. E gjithë kjo ndodh përpara se porti i ri të jetë ndërtuar.

Ndërsa fton SPAK dhe gazetarët të investigojnë mbi këtë koncesion Ahmetaj i drejtohet drejtëpërdrejtë Ramës

“. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme,  kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë”

Ahmetaj bën thirrje që të ndalohet kjo aferë skandaloze.

Pjesë nga intervista

Arben Ahmetaj: Problemi tjetër. Janë bërë shpronësime për interes të privatit të shitura si interes publik. Sot është dhënë një koncesion, akoma s’është firmosur kontrata, por përfaqësuesit e Lidl janë duke punuar atje, një koncesion për terminal doganor, magazinë doganore, ekskluzivitet  35 vite me rinovim automatik, pra privatizim asetesh shtetërore në mënyrë indirekte, me ekskluzivitet që 5 km rreth nuk do ketë asnjë tjetër, dhe janë shpronësuar privatë në raport me konceptin e interesit publik dhe atyre privatëve që janë, janë shpronësuar që Lidl të bëjë këtë që po bën, që është që është me Kod Doganor nuk mund t’i jepet tani, se nuk ka port. Nuk ka port dhe nuk jepet si investitor strategjik magazina doganore. O i marrë! O plaçkitës! Nuk jepet magazina doganore si investim strategjik. Çfarë do? Porti është afera jote? Po e kap njëherë e mirë portin ti, që deri kur të vdesësh ti ta kesh portin tënd? 35 vjet plus 35 vjet. Që ta trashëgosh ti në mënyrë të padrejtë pasurinë e shqiptarëve. Të gjithë atyre që janë shpronësuar për, në favor të Lidlit, ka shumë thashetheme,  kush është mbrapa. Po le t’i investigojnë gazetarët. Po edhe SPAK-u mor le ta investigojë.

Çim Peka: Dhe kush është sipas jush pra?

Arben Ahmetaj: Nuk jam Ansa dhe as 007-a. Unë ja ku e ke dosjen, do ta jap me vete. Të gjitha dosjet do t’i jap me vete. Dhe është skandal. Pra projekti Lidl, magazinë doganore, duke përdorur në mënyrë kriminale ligjin e investimeve strategjike, është një mënyrë po kriminale për të privatizuar dhe dhënë ku të do qejfi ty, dhe ku të do qejfi ty, pronën shtetërore.

I kërkoj çdo lloj institucioni që ka fuqi, nëse ka ngelur ndonjë, ta ndalojë. Ta ndalojë. Ta ndalojë. Se i është bërë dëm qytetarëve që janë shpronësuar, dhe po i bëhet dëm vendit, magazinë doganore pa u bërë porti që tani. Kush është mbrapa? Është interesante, do habiteni.

The post ‘O plaçkitës, Porti është afera jote!’ Ahmetaj i drejtohet Ramës/ Zbulon kompaninë që do marrë me koncesion terminalin doganor për 35 vite appeared first on Albeu.com.

Ahmetaj: Ditën kur Rama të mos jetë kryeministër, do kthehem. E ka lënë vendin në dorë të karteleve
Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ Arben Ahmetaj ka treguar se do të vijë në Shqipëri ditën kur Edi Rama nuk do të jetë më kryeministër dhe nuk do të ketë më drejtësinë në dorë.

Gjatë bisedës, Ahmetaj ka treguar se, ka parë SMS të miqve të tij, që tani janë ish-miq, që i shkruani Edi Ramës, se pse e bëre Ahmetajn zv/kryeministër, kur ti na premtove që do e shkrije.

Çim Peka: Kjo është pyetja në raport me çështjen tuaj.

Arben Ahmetaj: Cila është?

Çim Peka: Çfarë, në çfarë rrethanash Arben Ahmetaj do pranonte të kthehej në Shqipëri dhe të përballej me drejtësinë? Në çfarë kushtesh?

Arben Ahmetaj: Kur drejtësia të çlirohet nga kthetrat e kreut të organizatës. Kur drejtësia të kishte një lloj, në kuptim të respektit të figurës, këtë e them si dhe burri i burrit, po dhe burri i zonjave, një Altin Duman tjetër, jo në kuptimin fizik, në kuptimin e mentalitetit. Ore nuk është kamxhiku, nuk është dhuna. Nuk është dhuna, është humbur në atë vend mundësia që drejtësia të ketë fytyrë humane. Po more kur të jetë e çliruar nga kjo, do vija dhe do përballesha me drejtësinë, dhe me atë, me kreun e organizatës, që ka punuar për të më zeruar gjithë jetën time dhe për të më çuar në burg.

Çim Peka: Ditën që Edi Rama nuk është kryeministër dhe drejtësia nuk punon për statistikë, por bën hetim për të kuptuar korrupsionin, ju jeni të gatshëm të vini në Shqipëri dhe të…

Arben Ahmetaj: Po sigurisht. Po unë i di të vërtetat. Unë jua thashë edhe intervistën, unë kam parë SMS të kreut të organizatës, kur dikush i thotë, po ti na premtove që do ta shkrije, pse e bëre zëvendëskryeministër? E kam të ndarë unë me një nga ish-kolegët e mi këtë gjë.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Dhe, dhe, dhe, do t’i kthehem një moment këtij ish-kolegut se, se kam një falje për t’i kërkuar. Thotë, Dardha e ka bishtin mbrapa dhe pastaj filloi intriga dhe vjen, se ju referove te dubël standardit, në njërën anë thotë, po të isha unë prokuror dhe gjyqtar…

Çim Peka: Do zgjatem dhe pak këtu sepse kjo është interesante. Një ish-kolegu juaj ka SMS me kryeministrin kur i thotë…

Arben Ahmetaj: Jo, jo ish-kolegu im. Një person i tretë

Çim Peka: Ka SMS me kryeministrin, i shkruan pse e bëre zëvendëskryeministër?

Arben Ahmetaj: Një nga këta që del tek lotet, T V V K K B B L L? Po. Po.

Çim Peka: I shkruan kryeministrit pse e bëre zëvendëskryeministër?

Arben Ahmetaj: Ti na the që do ta shkrije, pse e bëre…

Çim Peka: Dhe përgjigja e kryeministrit?

Arben Ahmetaj: Dardha e ka bishtin mbrapa. Po nuk ka rëndësi më.

Çim Peka: Jo, një ka, ka rëndësi. Ju bëre kryeministër për t’ju bërë shembull, për t’ju bërë këtë që ju bëri, zëvendëskryeministër për t’ju bërë këtë që ju bëri?

Arben Ahmetaj: Edhe një herë më fal. 100%. Tashi do përmend ish-kolegun. Unë haja drekë në zyrë, që ta dish, në tryezë të punës haja drekë. E dinë të gjithë ata që kanë punuar me mua. Edhe më vjen, i kërkoj ndjesë mikut tim me Ditmirin Bushatin, kam një histori të gjatë, në fakt, edhe prezentimin e parë në Partinë Socialiste, praktikisht e kemi gati rrugëtim të përbashkët. Mendoj që i kam bërë mirë Partisë Socialiste, po siç i erdhën punët Ditmirit që dhe ai kaloi në genocid, ndoshta i kam bërë keq, e kam prezantuar jo me Partinë Socialiste, po me Edi Ramën.  Dhe më thotë, është gjallë Ditmiri, nuk e di ku është tashmë. Thotë, epo, u bëre zv/kryeministër u forcove. I thashë, ore djalë, unë e di çfarë po ndodh me mua.

Unë jam në lojë shtesë, po unë këtu nuk jam për kreun e organizatës. Unë u bëra, hyra nga e para sërish në qeveri për qytetarët që ishin në rrugë. Unë e di çfarë rruge kam. Unë e di çfarë po ndodh. Dhe ma ka kujtuar në Shqipëri kur ika nga zëvendëskryeministër. Dhe e dyta i kërkoj të falur. Unë dy të falura kam përpara shqiptarëve, kam shumë, në raport me gjithë gjënë. Kemi bërë një diskutim me Ditmir Bushatin në 2019-ën dhe kam rënë dakord pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që ky është i padenjë të drejtojë shtetin. Këtu bie dakord. Dhe kur më tha, po pse u ktheve? I thashë, u ktheva për njerëzit në rrugë, nuk u ktheva për atë. Më ka ardhur në zyrë, në zyrën time të vogël aty, ministër Shteti, e ka thënë, të lutem, bëje se po falimentojmë, merru edhe me pandeminë. Po, le t’i mohojë sa të dojë.

Çim Peka: Kush të ka ardhur në zyrë? Rama?

Arben Ahmetaj: Kreu i organizatës.

Çim Peka: Tek zyra jote e vogël?

Arben Ahmetaj: Te zyra e vogël. Dhe i kërkoj të falur Ditmirin se më tha, ky ja ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Kam qenë naiv unë. A kam pranuar? Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Sigurisht. Por, ndër vite pastaj, 20, 21, 22, 23, 24, 25, nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve.

Zoti Peka, paraja, paraja e drogës ka larguar klasën, e ka masakruar klasën e mesme në Shqipëri. Kur ju thoni s’ka njerëz, paraja e drogës është nëna e të gjithë të këqijave në atë vend. Që nga deformimi i ekonomisë, që nga deformimi social, që nga deformimi kulturor, që nga deformimi politik, ë, që nga emigracioni. A e di, ka ardhur koha aty që të dëgjosh, është jashtë mode që të mos të kesh ndonjë në krah, ndonjë kartel droge ose mos të merresh me drogë, për ta ndisur vendin, sepse kjo, kjo është Shqipëria e gjithë neve? Jo mo, nuk është kjo Shqipëria ime. Kjo Shqipëri i përket Edi Ramës. Shqipëria e frikës, Shqipëria kartel droge, është Shqipëria e Edi Ramës.

Çim Peka: E qartë. Domethënë, në këtë pjesë të parë, në raport me statusin tuaj juridik, edhe fizik, kuptuam. Ju duhet të ishit sipas Dumanit në burg, ndërkohë që prej tre vitesh akoma, prej tre vitesh, prej tre vitesh, ndërkohë që akoma nuk ka dosja s’ka vajtur në gjykatë. Keni vazhduar të denonconi, njëkohësisht kanë vazhduar t’ju kërcënojnë dhe sot po flisni për katër depozita të Edi Ramës. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës, AKSHI dhe Shëndetësia. Shikoj që keni sërish dosje plot në tavolinë. Shqiptarët nuk janë të interesuar për fatin e individit, edhe kur ai ndoshta po sulmohet pa të drejtë. Shqiptarët janë të interesuar të dinë sa më shumë për ata çfarë, për ata që i drejton.

The post Ahmetaj: Ditën kur Rama të mos jetë kryeministër, do kthehem. E ka lënë vendin në dorë të karteleve appeared first on Albeu.com.

Ahmetaj tregon mesazhin: Kur SPAK akuzoi Ballukun, kam marrë kërcënime me vdekje nga Venezuela
Arben Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar se, është kërcënuar me jetë me një mesazh nga një numër venezuelian.

Sipas tij, kërcënimi është bërë në muajin tetor, kur në Shqipëri SPAK akuzoi për herë të parë në mënyrë zyrtare Belinda Ballukun.

Çim Peka: Vetëm se një gjë zoti Ahmetaj, meqë unë jam personi që ju kam intervistuar, i vetmi, për këto intervistat, kemi biseduar bashkë gjatë, po bëhen tre vjet. Më bën përshtypje, duke e njohur mirë Ramën, për një gjë biem dakord, që ai funksionon me struktura mafioze, që fillimisht tenton të të blejë. Kur nuk ja del dhe je rrezik për të, tenton dhe eliminimin. Deri këtu biem dakord. Po si ka mundësi që ju jeni kërcënuar sistematikisht edhe me jetë, tek e fundit edhe me rrëmbim tuaj. Keni folur dhe për disa se mos kërcënuar, besoj do i thoni, do jepni prova sot. Si ka mundësi që ky njeri nuk ka tentuar t’ju blejë kur ju keni treguar se po vazhdoni të flisni dhe në fakt i keni bërë dëm të madh, jo dëm të vogël.

Arben Ahmetaj: Përpara se të vij tek përgjigja e pyetjes tuaj të fundit …

Çim Peka: Sepse ne biem dakord që Rama tenton të blejë. Pse s’e, pse s’e paska tentuar me ju?

Arben Ahmetaj: Urdhëro! Një nga tre mesazhet, në tetor. Të lutem a po e ndjekni?

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Po. Një nga tre mesazhet.

Çim Peka: Çfarë numri është ai?

Arben Ahmetaj: Ky është numër, kam përshtypjen o nga Mainmari, o Venezuela. Pra, o nga Burma e dikurshme ose nga Venezuela.

Çim Peka: Dhe çfarë kishte ndodhur në tetor në Shqipëri në atë kohë kur ju jeni kërcënuar? Mund ta lidhim me ndonjë ngjarje?

Arben Ahmetaj: Unë, unë nuk besoj që është aspak koincidencë. Për informacionin tuaj zoti Peka…

Çim Peka: Dhe çfarë thotë mesazhi?

Arben Ahmetaj: Kërcënim me vdekje. Praktikisht këto mesazhe sot, të treja, janë me autoritetet jo vetëm zviceriane. Jo vetëm zviceriane. Praktikisht, informacioni akoma informal, më vjen që nuk janë numra të thjeshtë. Janë numra me një ndryshim VPN-je shumë të shpejtë, gjë që më çon në logjikën që nuk janë për t’u marrë me shaka. Po është koincidencë që ka të bëjë me ngjarjet e tetorit në Shqipëri? Nuk e di. Po fakti është që ky është një kërcënim i ri dhe në Shqipëri vazhdon genocidi.

Çim Peka: Në tetor në Shqipëri ka pasur një ngjarje. Ka pasur fillimi i hetimeve ose akuza për Belinda Ballukun.

Arben Ahmetaj: Unë lutem që të mos, lutem që të jetë koincidencë. Lutem që të jetë, të jetë koincidencë sepse në qoftë se s’do ishte koincidencë, besoj që një pusetë e re do hapet në raport me të gjithë njerëzit e përfshirë që kërcënojnë mua dhe familjen time. Po të them një gjë zoti Peka, se ë, sigurisht që unë jam futur në një psikozë, bindje që në pikën që unë jam, në padrejtësinë që më është bërë, për mua, e drejta ka shumë vlerë. Madje, jeta ime s’ka vlerë as sa gjysma e të vërtetës më, në raport me daljen e të vërtetës dhe në raport me sigurinë e familjes time. Në këtë psikozë jam. Dhe po ta them ty dhe po ja them dhe shqiptarëve.

Çim Peka: Siguria e familjes tuaj është të mos flisni, jo të flisni.

Arben Ahmetaj: Më falni! Tani, më fal, një sekond, ta mbaroj.

Çim Peka: Ose të flisni.

Arben Ahmetaj: Të lutem, ta mbaroj. Jo, unë, unë nuk pushoj, nuk pushoj së luftuari. Kush më njeh mirë, le të pyesi kreu i organizatës dy-tre bashkëpunëtorë që i jep edhe kulla, edhe i ka shpëtuar dhe nga SPAK-u, që e dinë mirë natyrën time në veprim, për shkak të incidenteve ndaj nesh. E dinë shumë mirë reagimin tim. Unë nuk jam njeri i thjeshtë në atë raport. Unë s’jam trim, s’jam ndonjë i fortë. Por unë nuk ndaloj. Nuk ndaloj. Dhe po jua them shqiptarëve, edhe për ata që më besojnë dhe për ata që s’më besojnë, një burrë ka dy vdekje.

Dy vdekje ka një burrë. Një moment kur i merr frymën e fundit Perëndia, dhe një moment tjetër kur në mënyrë të padrejtë dhe të dhunshme, siç ka bërë kreu i organizatës dhe Altin Dumani, marrin dinjitetin e një burri. Këto janë dy vdekje. Njerëz, s’kam çfarë i bëj, si ka bërë asnjë. Tjetrës, siguria e familjes time të mos flasë. Mjerë kush i afrohet familjes time, ta kërcënojë. Mjerë kush i afrohet. Unë këtë gjë tani nuk e bëj më vetëm për veten time. Bëj dhe për vendin.

Unë një gjë nuk ia fal vetes. Një gjë nuk ia fal vetes. Unë kam në historinë time shumë modeste, shumë modeste, veprime që kanë qenë përtej vetes time. Greva e urisë e 91-shit, ka qenë për mua apo ka qenë për vendin? Mbyllja e skemave piramidale me ndjesë pastë Fatos Nanon edhe Arben Malajn, unë dhe Farudin Arabin. Kam qenë 27 vjeç unë kur kam hyrë te VEFA-ja, sepse Prodi dhe Fondi Monetar tha, nuk i japim Shqipërisë asnjë cent në qoftë se nuk mbyllen skemat piramidale. Pyeteni Arben Rakipin, ka qenë në prezencë me mua, me Fatos Nanon, me Gim Tiranën dhe me drejtorin e atëhershëm të policisë. Po, ja ne të katërt i kemi mbyllur. E kam bërë për vete?

Po grevën e urisë të Partisë Socialiste e kam bërë për vete? Jo. Unë këtë gjë e bëj për familjen time, e bëj për tre vajzat e mia, dhe për vendin. Nuk e fal unë që të gjithë përpjekjet e mia, të gjithë përpjekjet e mia, me gabimet e mia, sigurisht, ta shoh Shqipërinë unë në duart e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Nuk është kjo as Shqipëria e askujt. Kjo është vetëm Shqipëria e kreut të organizatës dhe 15 oligarkëve. Kaq është. Kjo është Shqipëria e… sot Shqipëria në duart e karteleve të drogës dhe krimit të organizuar dhe të korrupsionit, nuk është në dorë të shqiptarëve. Është në dorë të krimit të organizuar dhe kjo është Shqipëria që do Edi Rama, nuk është kjo Shqipëria që duam.

Çim Peka: Kjo që thoni ju është krejt e vërtetë, por të gjitha këto nuk ndodhen pas 2021 kur Edi Rama ju shpalli në kërkim. Meqenëse nuk e bëni vetëm për vete dhe për familjen, po e bëni edhe për vendin.

Arben Ahmetaj: Pyetja juaj më duket me shumë sens në ë, qerthullin e gjithë hedhjes baltë mbi atë që tentoj të bëj unë. Kjo që, pyetja juaj ë, e ka marrë përgjigjen disa herë. Unë kam këtu dosjet, edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur marrjen e Shqipërisë në një republikë narko-ë, trafikante, që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH-in. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të tatimit të vlerës së shtuar, në dorë të privateve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale.

E dini zoti Peka çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri, përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka? Ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Kupola e policisë është e përfshirë, kupola e policisë, nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo, a janë futur duart në TIMS? Po mo, a një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po, a janë përdorur këto të dhëna personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur.

The post Ahmetaj tregon mesazhin: Kur SPAK akuzoi Ballukun, kam marrë kërcënime me vdekje nga Venezuela appeared first on Albeu.com.

“Po, jam kërcënuar”/ Arben Ahmetaj: I kam kërkuar institucioneve të huaja për të verifikuar tre numrat e telefonave
Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës me telefon në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj zbuloi se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre.

Ahmetaj: Para se të flas për kërcënimet, ne do t’i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s’ka rëndësi se s’dua të bëj sot devijim…

Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka…

Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?

Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.

The post “Po, jam kërcënuar”/ Arben Ahmetaj: I kam kërkuar institucioneve të huaja për të verifikuar tre numrat e telefonave appeared first on Albeu.com.

Kërkesa për ekstradim? Ahmetaj: Shpresoj që SPAK mos të jetë i përfshirë në këtë tymnajë, duan eleminimin tim fizik
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe SPAK, duke e cilësuar lajmin për një kërkesë të re ekstradimi si një “teatër” dhe “tymnajë” për të mbuluar skandalet. I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj pretendoi se ka pasur një plan për eliminimin e tij fizik dhe se struktura brenda Prokurorisë së Posaçme janë të përfshira në këtë skenar.

Duke iu referuar lajmeve për një kërkesë të re ekstradimi nga autoritetet shqiptare drejt Zvicrës, Ahmetaj e quajti atë një “lajm të rremë”. Ai zbuloi se kërkesa e vetme zyrtare për ekstradim daton më 18 gusht 2023. Ahmetaj deklaroi se kjo lëvizje është një manovër e qeverisë për të larguar vëmendjen nga skandalet që po dalin në dritë në Tiranë, ku janë të përfshirë anëtarë të lartë të kabinetit.

“Zoti Peka, sot ishte le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është që drejtohet nga  qeveria e Tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një në Tiranë dhe që përfshin persona anëtarë të qeverisë së lartë. Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eleminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo.

Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por ëh, për familjen time nuk kam asnjë alternativë tjetër përveç se të jemi të drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte një lajm i rremë. I dalë, shpresoj jo? I dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë. Për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord,” tha Ahmetaj.

The post Kërkesa për ekstradim? Ahmetaj: Shpresoj që SPAK mos të jetë i përfshirë në këtë tymnajë, duan eleminimin tim fizik appeared first on Albeu.com.

“Veliajn e “hoqi qafe” se donte t’i zinte vendin”/ Ahmetaj: Pendohem për dashurinë ndaj Ramës
Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka folur për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, Ahmetaj deklaroi se Rama e hoqi qafe Veliajn si një nga njerëzit që donte t’i zinte vendin. Duke u ndalur te inceneratorët, Ahmetaj deklaroi se nuk pendohet pse i kundërshtoi por pendohet vetëm për dashurinë vëllazërore ndaj Ramës.

“Rama, Veliajn e hoqi qafe si një nga ata që donte t’i zinte vendin. Dhe pastaj doli e qante, si ata që të vrasin dhe pastaj të qajnë. Ç’a nuk i kanë bëra familjes sime, e kanë shkatërruar. Nuk pendohem pse kam kundërshtuar inceneratorët. Pendohem pse kam pasur dashuri gati vëllazërore ndaj një njeriu që ka thikë në dorë për njerëzit rreth e rrothull”, deklaroi Ahmetaj.

The post “Veliajn e “hoqi qafe” se donte t’i zinte vendin”/ Ahmetaj: Pendohem për dashurinë ndaj Ramës appeared first on Albeu.com.

Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj i është përgjigjur Kreut të SPAK Altin Dumani, pasi ky i fundit kur u pyet për inceneratorin në Kuvend tha se Ahmetaj mundë të bashkëpunojë me drejtësinë. Në një lidhje Live me “Çim Pekën”, Ahmetaj theksoi se nuk ka si të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi nuk ka kryer asnjë krim.

“Nëse më lejon të referohem Çimi. Edhe në teknikën ligjore bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Unë nuk kam si të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë. Jam shembull i 10 standarteve,” tha Ahmetaj.

The post Ahmetaj i përgjigjet Dumanit: Nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer krim appeared first on Albeu.com.

Hetimet për inceneratorët/ Dumani nga Kuvendi: Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë. Gjatë raportimit të veprimtarisë së SPAK për vitin 2024 në Kuvend, Dumani tha se lidhur me inceneratorët SPAK ka hetuar 71 pesona në të gjitha niveleve, ku disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim dhe disa në gjykim.

Dumani u shpreh se rastet e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor.

“Lidhur me inceneratorët, kemi Elbasanin, Fierin dhe Tiranën. SPAK ka hetuar në kuadër të këtyre procedimeve penale 71 pesona të gjithë niveleve, disa janë në nivele penale të formës së prerë, disa në hetim, disa në gjykim dhe po hetohet për fakte oenale të tjera për këtë veprimtari kriminale. Lidhur me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, kanë kaluar të gjitha fazat e shyqrtimit gjyqësor dhe kanë gjetur të drejtë kualifikimin ligjor të bërë nga SPAK.

Lidhur me pyetjen që nuk është marrë i pandehur ende Veliaj, dua të them se hetimet parprake nuk kanë përfunduar ende hetimet vijojnë Akoma për inceneratorin e Tiranës. Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, Deklarimet publike të tij velrësohen rast pas rasti, Për ne sot ai është person në kërkim ndërkomëbtar për disa vepra penale. Në cdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh ai.

The post Hetimet për inceneratorët/ Dumani nga Kuvendi: Ahmetaj i mirëpritur të bashkëpunojë me drejtësinë appeared first on Albeu.com.