Ahmet Zogu Archives - Albeu.com

100 vjet – Triumfi i legjimitetit të votës së lirë
nga Ekrem Spahiu

Sot, është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë një reflektim i ndërgjegjes dhe e vullnetit politik të gjithë spektrit politik të Shqipërisë, për të njohur zyrtarisht arritjen e 100 viteve më parë të rikthimit të legjitimitetit në Shqipëri.

Legjitimiteti – e drejta dhe pranimi popullor i një autoriteti për të ushtruar fuqi në emër të shumicës është guri i themelit për një shtet të qëndrueshëm. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të ngrihen e të funksionojnë institucione efikase, të cilat, nga ana e tyre, krijojnë kushte për stabilitet politik, siguri kombëtare e prosperitet social-konomik. Vetëm mbi bazën e këtij legjitimiteti mund të sigurohet edhe njohja, edhe respekti ndërkombëtar.

Në këtë prizëm duhen parë procesi dhe produkti politik legjitim në Shqipëri, të nisura në vitin 1923, të devijuara me rrugë e mënyra ilegjitime në qershor të vitit 1924 dhe të rivendosura në 24 dhjetor 1924.

Pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 1923 për Kuvendin Kushtetues, Ahmet Zogu krijoi qeverinë e re. Duke u nisur nga fakti që Zogu ishte Kryeministri më afatgjatë nga 1912 dhe me humbjen në zgjedhje, grupet opozitare e shihnin shumë të vështirë ardhjen në pushtet me rrugë legale, prandaj u bënë më agresive dhe intensifikuan veprimtarinë e tyre për të penguar konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe zhvillimin normal politik kushtetues të vendit. Duke mos e arritur dot qëllimin me anën e zgjedhjeve, atëherë ato iu drejtuan mjeteve jodemokratike: eleminimit fizik të kryeministrit Ahmet Zogu me atentat.

Atentati në Parlament ndaj kryeministrit të vendit e ndërlikoi shumë situatën politike. Ahmet Zogu, për t’i mos i dhënë shkak një ndërlikimi të mëtejshëm dhe të pakthyeshëm të stabilitetit dhe sigurisë së vendit, pas dy ditësh më 25 shkurt 1924 dha dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, duke dhënë qartësisht dhe urtësisht mesazhin se, për atë, më të rëndësishme ishin stabiliteti politik dhe siguria e vendit.

Pas atentatit dhe dorëheqjes së Ahmet Zogut, vendin e mbuloi kriza e qeverisjes. Edhe pse opozitës iu bënë shumë lëshime nga qeveritë pasardhëse, duke i dhënë disa ministri, ndër to edhe Ministrinë e Luftës, ajo nuk i përdori këto si instrumente ekuilibri parlamentar, por si instrumente potenciale për përmbysje pushteti.

Duke shfrytëzuar si karrem rrethanat e paqarta që shoqëruan fillimisht krimin e vrasjes së Avni Rustemit, opozita braktisi misionin e saj parlamentar, nuk pranoi të marrë pjesë në punimet e Asamblesë Kushtetuese. Ajo e shndërroi këtë ngjarje në një manifestim politik dhe në histeri revolucionare. Në përputhje me këtë filozofi, u organizua kryengritja e armatosur për të përmbysur organet legjitime, duke përdorur për këtë qëllim edhe ushtrinë.

Brenda pak ditëve, forcat kryengritëse, nga të gjitha anët e vendit, hynë në Tiranë më 10 qershor 1924. Kështu, opozita erdhi në pushtet me armë dhe në mënyrë antikushtetuese.

Historiografia komuniste e ka cilësuar këtë si revolucion, duke e reklamuar si vlerë ngjashmërinë e tij me Revolucionin Rus të vitit 1917. Por, realisht, përdorimi i institucioneve ushtarake nga anëtarë të parlamentit për përmbysjen e qeverisë legjitime nuk mund të emërtohet ndryshe përveçse grusht shteti.

Në rrethana të tilla të marrjes së pushtetit, Asamblea Kushtetuese u shpërnda vetvetiu. Zgjedhja e kryeministrit të këtij “revolucioni”, më 16 qershor 1924, u bë me short, sikur të ishte lojë fati. Parlamenti tashmë ishte inekzistent, por edhe sikur të kishte, deputetët e “revolucionit” nuk përbënin shumicën.

Zotimet për reforma radikale që mori qeveria “revolucionare”, jo vetëm që nuk u realizuan, por u shkatërruan edhe ato vlera që ishin arritur, sepse Noli nuk kishte asnjë instrument me identitet kombëtar për realizimin e programit tij. Në këto kushte të një qeverie jo legjitime dhe të paaftë të garantonte sigurinë kombëtare, anarkia mbuloi vendin.

Mungesën e legjitimitetit të qeverisë së ardhur në pushtet me revolucion e dëshmon, mbase më qartë, niveli i njohjes ndërkombëtare. Sikurse është e njohur, Qeveria e Nolit, e cila nuk erdhi në këtë rrugë, u njoh vetëm nga dy shtete, Greqia dhe Bashkimi Sovjetik. Ky fakt është shumë domethënës: Bashkimi Sovjetik komunist ndjehej se ishte e izoluar dhe kërkonte eksperimentim të bolshevizmit në Ballkan, ndërsa Greqia llogariste kështu më shumë mundësi për të realizuar synimet e saj ekspansioniste.

Britania e Madhe dhe vendet e tjera të demokracive perëndimore nuk pranonin asnjë kontakt së paku derisa në Shqipëri të zhvilloheshin zgjedhje që legjitimonin qeverinë me vullnet popullor. Për më tepër, Shqipëria shihej kështu si një vatër destabiliteti e bolshevizmit në Ballkan.

Në këto kushte, rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet ishte e vetmja alternativë që mund të rikthente besimin në popull. Ndërkohë, fuqitë europiane, veçanërisht ajo britanike, nuk do të donin të lejonin një vatër komuniste në Ballkan, prandaj shprehën mbështetje diplomatike dhe politike për rikthimin e legjitimitetit.

Për këto arësye, rikthimi i legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924 është kontribut madhor për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare dhe për shtetin shqiptar. Ndërkohë,  rikthimi i procesit politik legjitim shtroi linjat e njohjes pothuaj të menjëhershme ndërkombëtare. Me këtë kontribut, Zogu dhe shumica legjitime shpëtuan Shqipërinë nga zhvillime të paparashikuara që po sillnin vorbullat e turbullta dhe retë e zeza midis dy luftërave botërore.

Prandaj, është në nderin, vullnetin dhe kulturën e kombit shqiptar, të institucioneve të tij shtetërore, për të vënë në vend mohimin e padenjë që i është bërë datës 24 Dhjetor 1924.

Tani, një shekull më vonë, kur besohet se kemi një ndërgjegjësim më të plotë politik kombëtar dhe europian, këto institucione i bëjnë nder vetes të njohin se periudha 1920-1924, e cila kurorëzohet me rikthimin e legjitimitetit më 24 Dhjetor 1924, është periudha shkollë e demokracisë shqiptare.

Në vlerësim të kësaj date të rëndësishme historike, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, shteti Shqiptar me një ceremoni dinjitoze më 24 dhjetor 2012, në Bulevardin “Zogu I” u vendos monumenti i Ahmet Zogut si protagonisti kryesor i “Triumfit të Legalitetit”.

Është në denjitetin e Institucioneve të Shtetit shqiptarë që datën 24 Dhjetor 1924 ta vendosë në kalendarin e ditëve të shënuara të kombit dhe shtetit shqiptar.

The post 100 vjet – Triumfi i legjimitetit të votës së lirë appeared first on Albeu.com.

Princ Leka nis betejën ligjore, kërkon pronat e sekuestruara të gjyshit në Mat
Princ Leka II kërkon pronat e sekuestruara të gjyshit të tij Ahmet Zogu, të cilat ndodhen në Mat. Këto prona janë sekuestruar që prej viti 1945.

Princ Leka ka nisur betejën ligjorë, ai kërkon kompensim për tokat e paraardhësit të tij.

Duke i kujtuar trupës së Apelit se në vitin 2012, gjykata e njohu si trashëgimlënësin e Leka Zogut, Princ Leka II këmbëngul në shfuqizimin e një vendimi të agjencisë së Dibrës për tokat në Mat, aty ku lindi paraardhësi i tij Ahmet Zogu, mbreti i cili u largua nga Shqipëria për në Greqi në muajin prill të 1939-ës, në kohën kur vendi ynë u pushtua nga Italia fashiste. Sipas Top Channel në një padi thuhet se “familja mbretërore e Princ Leka II nisën procedurat ligjore për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave”.

Ato që kërkohen janë sipërfaqe me toka e që aktualisht rezultojnë se i përkasin shtetit shqiptar në fshatrat Zenisht, Rukaj, Rremull, Urakë e në qytetin e Burrelit.

Duke skicuar kufijtë për secilën nga parcelat në zonat e mësipërme, paditësi thotë se Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Dibër, nuk e ka njohur si subjekt të shpronësuar.

Por, paditësi Leka Zogu II i vë në dukje gjykatës se ai është trashëgimtar ligjor i radhës së parë i të ndjerit Leka Zogu I e Suzanës, ndaj dhe njohja e kompensimi i tyre duhet t’i kalojë gjyqësisht. Nuk bëhet fjalë vetëm për toka bujqësore, por edhe për pyje e troje në katër fshatra e po ashtu në qytetin Burrelit e që si njësi administrative i përkasin Matit.

Në vitin 1945 kur në pushtet erdhën komunistët, Komiteti Ekzekutiv urdhëroi konfiskimin e pasurive të Ahmet Zogut e midis tyre edhe tokat në pronësi të tij kaluan në përdorim nga shteti shqiptar. Më herët, Princ Leka II fitoi në Gjykatën e Lartë një tjetër pronë të gjyshit, pikërisht vilën mbretërore të Shirokës, në Shkodër./albeu.com/

The post Princ Leka nis betejën ligjore, kërkon pronat e sekuestruara të gjyshit në Mat appeared first on Albeu.com.

93 vite nga shpallja e Zogut mbret, betimi i tij mbi Bibël e Kuran
Gjatë vitit 1920, Shqipëria po përjetonte një periudhë të zgjatur trazirash politike dhe destabiliteti.

Pas zgjedhjeve të parakohshme të 25 gushtit 1928, deputetët e parlamentit nga Skrapari propozuan që Shqipëria duhet të shpallej sërish mbretëri. Ky propozim u pranua dhe u mor në konsideratë nga Asambleja Kushtetuese.

U ngrit një Komision Statutor, i cili propozoi një ndryshim regjimi nga Republikë në Mbretëri Kushtetuese. Ky propozim u miratua nëpërmjet një votimi më 30 gusht 1928 nga Asambleja Kushtetuese, e cila e shpalli Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare dhe të trashëgueshme. Më pas u ngrit një komision i cili këtë vendim ia komunikoi Presidentit Ahmet Zogu, duke i ofruar atij fronin mbretëror.

Më 1 shtator 1928, vendimi i Asamblesë Kushtetuese hyri në fuqi. Zogu I, Mbreti i Shqiptarëve, mbajti këtë betim me duart mbi Bibël dhe Kuran:

“Unë, Zog I, Mbreti i Shqiptarëve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetet mbretërore, betohem para Zotit Fuqimadh, se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore; gjithashtu, do ti përmbahem Statutit e do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi, duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit. Perëndia më ndihmoftë!”

The post 93 vite nga shpallja e Zogut mbret, betimi i tij mbi Bibël e Kuran appeared first on Albeu.com.

Rama zbulon historinë e gjyshes me shoferin e mbretit Zog: E rrëmbeu dhe e mbajti 6 muaj në hotel!
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar në “E diell” historinë e gjyshes së tij dhe njohjen me shoferin e mbretit Ahmet Zogu.

Ai zbuloi se si gjyshja e tij ra dakord që gjyshi ta rrëmbente dhe qëndruan për 6 muaj në hotel derisa mori përgjigje nga Papa i Romës që të martohej me një ortodoks sepse ishte katolike.

Ajo bëri të pamundurën që të gjithë fëmijët të jenë katolikë dhe ndonëse gjyshi donte t’i merrte hak duke pagëzuar Edi Ramën në ortodoks, por ajo e pagëzoi gjatë natës me emrin Paulin. Ky emër është i xhaxhit të kryeministrit. Gjyshja zgjodhi pikërisht atë sepse kishte ndërruar jetë në moshë të re.

Rama: Në një nga udhëtimet në një event në katedralen e Shkodrës, ishte shofer dhe si të gjithë rrinin jashtë. Gjyshja ime në këtë familje, familja e kumbarit ishte shumë katolike, praktikante dhe gjyshja shkonte rregullisht në kishë dhe duke hyrë gjithë besimtarët në katedrale, shoferi i naltmadhnisë që ishte i dhënë pas veturave, por jo aq indiferent pas vajzave të bukura, i nguli sytë dhe që atë moment iu qep duke i bërë serenata. Një ditë të bukur i thotë të martohet. Kjo i thotë familjes, familja i thotë në asnjë mënyrë dhe bëjnë një rrëmbim konsensual. Me veturë e rrëmbeu nga Shkodra dhe e çoi në Durrës.

Kur arriti në Durrës në darkë, gjyshja i thotë ku po shkojmë ne, tek shtëpia i tha. Në asnjë mënyrë i thotë ajo, pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Ku do shkojmë? Në hotel. Gjyshja ishte e vendosur që duhet të martoheshin në kishë. Kisha nuk pranonte se ai ishte ortodoks dhe gjyshja i shkruan letër Papës së Romës ku i thotë se unë jam i dashuruar me këtë njeri, vjen nga një familje ortodokse por nëse ju më jepni lejen që të martohem, betohem para Zotit që fëmijët e mi të jenë të gjithë katolikë.

Dhe e ka mbajtur në hotel 6 muaj në Durrës. Vjen përgjigja nga selia e shenjtë dhe martohen në Kishën Katolike, babai im, xhaxhai, halla bëhen të gjithë katolikë dhe kur lind unë, ky më merr dhe më pagëzon ortodoks pa i thënë prindërve. Kthehet në shtëpi i thotë gjyshes e mora hakun, por nipi është ortodoks. Gjyshja e sheh duke qeshur dhe i thotë s’ke për ta kuptuar asnjëherë përse ne katolikët gjithmonë i arrijmë qëllimet tona sepse zgjohemi më herët se ju. Ky është pagëzuar katolik kur ti po flije gjumë. Ajo më kishte pagëzuar natën me një prift dhe unë emrin e pagëzimit e kam Paulin që është emri i xhaxhait, i cili vdiq shumë i ri nga një aneurizëm e zemrës.   /tch

The post Rama zbulon historinë e gjyshes me shoferin e mbretit Zog: E rrëmbeu dhe e mbajti 6 muaj në hotel! appeared first on Albeu.com.

Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut
Kryeministri Edi Rama ka postuar mbrëmje e sotme letrën e banorëve të Vlorës që në vitin 1930 i kishin dërguar mbretit Ahmet Zogu për ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës.

Shefi i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar dokumentet e vitit 1930 ku një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Zogut ndërtimin e rrugës.

Rama ndër të tjera shkruan se premtimi për rrugën e Lumit të Vlorës është mbajtur vetëm nga qeveria e tij, pavarësisht faktit se më parë e kishin bërë si premtim edhe qeveri të tjera.

“Kur në vitin 1930 një përfaqësi e komunitetit i kërkonte Ahmet Zogut ndërtimin e rrugës së Lumit të Vlorës, të cilën banorët ua kërkuan të tërëve me radhë dhe të tërë pa përjashtim ua premtuan, por premtimi u mbajt vetëm prej qeverisë sonë”, shkruan Rama. /albeu.com/

The post Rama publikon letrën drejtuar Ahmet Zogut appeared first on Albeu.com.