agron gjekmarkaj Archives - Albeu.com

Firmat për Endri Shabani/ Agron Gjekmarkaj dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të PD, Berisha ia refuzon
Burime për OraNews bëjnë me dije se nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i tij pranë kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Dorëheqja mësohet se është paraqitur si gjest moral, pas firmave të dhëna për Endri Shabanin, i cili u zgjodh me votëbesim në Kuvend si Avokat i Popullit.

Gjithashtu bëhet me dije se mbrëmjen e sotme, kryedemokrati Sali Berisha ka refuzuar dorëheqjen e Gjekmarkajt, duke e konsideruar të panevojshme largimin e tij nga rradhët e PD.

The post Firmat për Endri Shabani/ Agron Gjekmarkaj dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të PD, Berisha ia refuzon appeared first on Albeu.com.

Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt/ Agron Gjekmarkaj: Sulm me retorikë kërcënuese
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit shqiptar, Nik Gjeloshaj, duke shkaktuar reagime të forta politike.

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, e cilësoi këtë veprim si kërcënues dhe të dëmshëm për përpjekjet e përbashkëta për një shoqëri europiane.

Ai kërkoi nga autoritetet shqiptare të reagojnë diplomatikisht dhe të mbështesin komunitetin shqiptar në Mal të Zi.

Gjithashtu, Gjekmarkaj theksoi se respekti për përfaqësimin e drejtë është kyç për stabilitetin dhe integrimin rajonal.

Deklarata e plotë e Gjekmarkajt:

Shqiptarët në Mal të Zi, malsorët dhe qytetarët e Tuzit, kanë qenë dhe mbeten një faktor thelbësor në proceset demokratizuese dhe integruese të Malit të Zi.

Ata kanë kontribuar me përgjegjësi dhe vizion në forcimin e bashkëjetesës ndëretnike, në stabilitetin institucional dhe në orientimin perëndimor të vendit.

Pikërisht për këtë arsye, çdo sulm me retorikë kërcënuese ndaj një përfaqësuesi autentik e autokton si z. Nik Gjeloshaj, personalitet perfaqesues me integritet, Zëvendëskryeministër i Malit të Zi, dhe aq më tepër kur vjen nga vetë Presidenti i Republikës, z. Jakov Milatović, është jo vetëm preokupues , por përbën një cenim të drejtpërdrejtë të përfaqësimit të shqiptarëve dhe të përpjekjeve të përbashkëta shqiptaro-malazeze për një shoqëri demokratike, gjithëpërfshirëse dhe europiane.

Në këtë kontekst, ftoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të ndjekin nga afër këtë ngjarje, të kërkojnë sqarimet e nevojshme nga autoritetet malazeze dhe të mbështesin pa komplekse komunitetin shqiptar në Mal të Zi, në funksion të respektimit të standardeve demokratike dhe të përfaqësimit të drejtë dhe dinjitoz.

Nuk mund të ketë stabilitet afatgjatë dhe integrim europian në rajonin tonë pa barazi reale mes qytetarëve dhe pa respekt institucional për të gjithë komponentët kombëtarë të shteteve tona.

Shpreh mbështetjen time të palëkundur për z. Gjeloshaj dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë në Mal të Zi. Është detyrë e çdo shteti serioz, përfshirë Shqipërinë, të mbrojë interesin kombëtar me dinjitet dhe me përgjegjësi, jo përmes retorikës, por përmes qëndrimeve të qarta dhe veprimit diplomatik.

The post Presidenti malazez kërkon shkarkimin e Nik Gjeloshajt/ Agron Gjekmarkaj: Sulm me retorikë kërcënuese appeared first on Albeu.com.

Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, reagon Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri, era e ndryshimit po vjen
Pas heqjes së masës së “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, me vendim të Gjykatës së Posaçme, ka reaguar edhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj.

“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Gjykata e Posaçme, ka dhënë vendimin për heqjen e masës së arrestit shtëpiak për Berishën ditën e sotme.

Revokimi i masës është bërë nga gjyqtarja Flojera Davidhi. Sali Berisha, u vendos në arrest shtëpie më 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi SPAK ngriti ndaj tij akuzën për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, që vendosi arrest shtëpiak ndaj ish-kryeministrit Berisha, pasi ishte dhënë më herët masa e detyrimit të paraqitjes, teksa kjo masë nuk ishte respektuar nga kreu i PD.

The post Berisha lirohet nga arresti shtëpiak, reagon Agron Gjekmarkaj: Fitorja e Trump arrin dhe në Shqipëri, era e ndryshimit po vjen appeared first on Albeu.com.

Agron Gjekmarkaj për protestën e 11 korrikut: Duhet të jemi bashkë, varfëria ka trokitur kudo, sepse korrupsioni qeveritar ka grabitur ҫdo gjë
Nga; Agron Gjekmarkaj

Mënyra e vetme që shoqëria shqiptare të ngrihet në lartësinë e shpresave të veta është protesta.

Kur nisëm rrugën e lirisë para 34 vitesh besonim sa do ta mundnim varfërinë shumë më shpejt dhe po kaq do të instalonim një shtet të së drejtës.

Varfëria ka trokitur kudo në qytet e fshat sepse korrupsioni qeveritar ka grabitur në fshat dhe qytet. Paraja publike nuk shkon në të mira publike por në xhepa pushtetarësh dhe klientëve të tyre në biznes. Krimi mbikëqyr proceset ekonomike e politike.

Të tjera rroga e pensione do kishin shqiptarët nëse vjedhja nuk do të mbretëronte sovrane. Skandalet janë karta e identitetit të kësaj qeverie qysh në vitin 2013. Konçensionet dhe inceneratoret tymi i të cilave del ngadalë mbi pullazin e SPAK janë dy “sukseset” e kësaj qeverie e cila me këto para blen zgjedhjet dhe paguan patronazhistët. Shqipëria ka nevojë për një Qeveri Teknike për të garantuar rrotacionin demokratik.

Institucionet njëra pas tjetrës kanë rënë. Gjithçka është në dorën e një njeriu, në dorën e Edi Rames. Vendi nuk ka President, nuk ka Parlament nuk ka dinamika e logjike institucionale, ka vetëm vullnet despotik.

Drejtësia nuk heton dosjet korruptive të zgjedhjeve ndonëse gjithë shtypi i Europës ka folur për to e narkotrafikun që ndyn shtetin tonë.

Me 11 Korrik çdo kush gjen motiv për të protestuar për dinjitetin e vet, për të ardhmen e femijëve që sot duan vetëm të ikin, të dëbuar nga arrogance e korrupsioni qeveritar, nga banaliteti e idiotësia e tyre mendore.

Kjo qeveri nuk e pranon bashkëjetesën demokratike! Provat e saj për dhunimim e opozitës janë të pafundme. Më e spikatura mbetet ndalimi dhe arrestimi i Kryetarit të PD-së dhe Liderit të Opozitës Sali Berishes pa akuzë pa prova.

Ndalimi i shefit të Opozites është kërcënim për të gjithë. Nuk është më një çështje individuale e një personaliteti sado përfaqësues në simbolikën e vet por e ndërgjegjes së një populli të raportit të tij me drejtësinë dhe demokracinë.

Një vend i Natos dhe kandidat për në BE megjitheëse kësaj qeverie nuk i intereson integrimi si pengesë për të vjedhur nuk mund të synojë nxjerrjen jashtë ligjit të Opozitës. Burgosja politike është defakto nxjerrje jashtë ligji, bllokim i pluralizmit.

Protesta është mjeti i fundit i cili jo thjesht opozitën por shoqërinë e çon drejt aspiratave të veta. Konformizmi është atentat ndaj së tashmes dhe së nesërmes.

Të rrish indiferent, të shmangesh sot i bie që nesër do jesh më i pambrojtur, më i kërcenuar, më i patronazhuar, më i kontrolluar në votë dhe në liritë e përditshme.

Me 11 Korrik në darkë duhet të shfaqet shoqeria me gjithë spektrin e saj, ata që e duan dhe që nuk e duan PD, gjyshër, prind nipa e mbesa. Duhet të jemi bashkë të gjithë ata që bashkohemi në konceptet universale për të mirën, të drejtën dhe të dobishmen.

Kjo është një protestë emancipuese për një Shqipëri më të mirë, kundër korrupsionit, kundër varfërisë, kundër keqqeverisjes, për drejtësi, zgjedhje të lira, integrim e demokraci, për një Shqipëri që i thotë ndal shkretimit. Të gjithë bashkë ja dalim. Le të ikin nga vendi nëse drejtësia si ndal hajdutët dhe batakçinjtë që kanë vetëm bark e prapanica pushteti por duhet të rrinë shqiptarët zot të vetvetes dhe lirive të tyre. Ne e kemi thyer njëhere regjimin totalitar. Historia na ka vënë në prove për së dyti. Përsëri do ta thyejmë. Projekti për Shqiperinë si gjithë Europa riprezantohet mbremjen e 11 Korrikut në Bulevardin Deshmoret e Kombit!

The post Agron Gjekmarkaj për protestën e 11 korrikut: Duhet të jemi bashkë, varfëria ka trokitur kudo, sepse korrupsioni qeveritar ka grabitur ҫdo gjë appeared first on Albeu.com.

Bardhi dhe Gjekmarkaj takime në Bundestag: Shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje në shërbim të tyre nga procesi i integrimit
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i PD-së, Gazment Bardhi dhe Nënkryetari i Kuvendit dhe Nënkryetar i PD Agron Gjekmarkaj po zhvillojnë një vizitë në Gjermani.

Ata kanë zhvilluar një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane në Bundestag dhe më pas një takim të veçantë me Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane Z. Anton Hofreiter.

Lajmin e ka bërë të ditur Bardhi në një postim në Facebook, ku thekson se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrim tek standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve.

Postimi i plotë:

Sot gjatë vizitës në Bundestag kishim mundësi të shkëmbenim pikëpamjet tona për procesin e integrimit europian në një seancë dëgjimore në Komisionin për Çështje Europiane dhe më pas me Kyetarin e Komisionit për Çështje Europiane z. Anton Hofreiter.

Sëbashku me Nënkryetarin e PD-së, njëkohësisht Nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, z. Agron Gjekmarkaj, ritheksuam se procesi i integrimi europian duhet të jetë i vërtetë, të shoqërohet me përafrimin me standardet europiane, tek institucione që japin llogari dhe që respektojnë parimin e ndarjes e balancimit mes pushteteve. Nga ky proces shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje të përkushtuar në shërbim të tyre, të dalë nga zgjedhje të lira dhe të ndershme, si dhe më shumë mirëqenie dhe siguri.

Shteti ligjor, gjyqësori i pavarur, standardet për zgjedhje të lira e të ndershme, lufta ndaj korrupsionit, situata politike në vend dhe opozita funksionale, ishin disa nga çështjet për të cilat diskutuam në seancën dëgjimore në Komision. Shqipëria, kandidate për anëtare në Bashkimin Europian, duhet të ndjek standardet e Gjermanisë, dhe jo standardet e Serbisë apo Gjeorgjisë.

Gjermania, ka qenë dhe mbetet, një partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë. Ndihma e vyer e partnerëve tanë gjerman, na bën besimplotë se shqiptarët nuk janë vetëm në përpjekjen e tyre për antarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

The post Bardhi dhe Gjekmarkaj takime në Bundestag: Shqiptarët duhet të përfitojnë një qeverisje në shërbim të tyre nga procesi i integrimit appeared first on Albeu.com.

Sali Berisha është Sali Berisha
Nga; Agron Gjekmarkaj

Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje !

Partia nga vjen Petrua është parti europiane se u themelua me 8 Nëntor 1941 dhe gjatë gjithë ekzistencës së saj u përqafua me Europën ! Pastaj nga mitra e përgjakur e Partisë së Punës doli PS që vuajti shumë të marrë kthesat!

Ju folët për Sali Berishën duke e nënkuptuar !

Më kujtohet një poezi e Vinçens Prenushit, i cili u drejtohet detraktorve, dhunuesve “ Qiellin a ma merrni dot” pasi ja morën të gjitha atij i mbeti qielli një metaforë kjo që josh”

Diatrribat e mia me Sali Berishën kanë qenë publike , nuk kam asgjë për t’u fshehur dhe nuk jam nga ata që ju ik përgjeqësive të mia.

Po me forcën e pushtetit ju mund t’i merrni shumëçka Sali Berishës, po nuk i merrni dot emrin, si themelues i Pluralizmit, si njeriu që rrezoi partinë tënde dhe diktaturën për të futur Shqipërinë në stinën e lirisë dhe shtetit të së drejtës, gjë që na lejon sot të flasim për Europën!

Ishte Sali Berisha që e futi Shqipërinë në NATO dhe e nxorri nga izolimi duke hequr vizat, ishte ai që solli Presidentin Bush në Shqipëri!

Mënyra se si ai u ndalua dhe arrestua në thyerje të nenit 73 të Kushetetutës e bën atë një të burgosur politik. Unë nuk po merrem me thelbin e procesit , le të merret drejtësia por jo duke i shërbyer pushtetit!

Pra Sali Berisha është Sali Berisha, në çdo rast, një ditë gjërat mund të ndryshojnë dhe se di a do keni kurajo për të pranuar evolimin e të vërtetave.

Pra Sali Berishës Petro qiellin nuk ja merrni dot !! Thjesht mos u ngut në tahmah!

The post Sali Berisha është Sali Berisha appeared first on Albeu.com.

“Je bullist”, Gjekmarkaj debat me Dudushin: Ça e ke këtë gjuhë rrugaçe me mua?
Debate të forta ka pasur mbrëmjen e sotme në studion e Top Story. Protagonistë kanë qenë deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj dhe gazetari Alban Dudushi.

Gjekmarkaj tha se protesta dje u udhëhoq nga qytetarët që duan rrëzimin e qeverisë, ndërsa Dudushi tha se “koka” e kësaj proteste ishte online, duke iu referuar kështu ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nga banesa mbajti fjalën e tij online për demokratët.

Gjekmarkaj: Ka pasur një fluks qytetarësh që mbase nuk e votojnë PD, por duan të kenë opozitë, Kjo do reflektojë, sheshin e mori qytetari në dorë. E futi në ekuacion Partinë Demokratike

Dudushi: The ca gjëra që nuk mund ti lëmë

Gjekmarkaj: Nuk ti lë farë se kam dëgjuar 15 minuta

Dudushi: Të thuash që merita e kësaj proteste ishte pa kokë, koka ishte online. Protesta u bë për Sali Berishën kjo nuk do as men as kalem. Ajo që thua ti kthehet në propagandë

Gjekmarkaj: Unë të dëgjova me vëmendje pa të ndërprerë asgjë. Tani ti fillon

Dudushi: Mos thuaj gënjeshtra

Gjekmarkaj: Ce ke këtë gjuhë, është gjuhë rrugaçe.

Dudushi: Unë nuk po të fyej them kujdes mos thuaj gënjeshtra.

Gjekmarkaj: Ore fol tamam, kur të mbaroj unë fol ça të duash, Ti nuk do që unë të çoj një fjali deri në fund. Je bullist, ke logjikë prej njeriu të çuditshëm.

The post “Je bullist”, Gjekmarkaj debat me Dudushin: Ça e ke këtë gjuhë rrugaçe me mua? appeared first on Albeu.com.

“Në lagje nuk e gjen më berberin”, fjalimi i fortë i Gjerkmarkajt në Kuvend: Gjergji me të motrën kërkojnë azil në Londër
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka folur në Kuvend për largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Përmes një fjalimi me tone satirike, Gjekmarkaj ka prekur fenomenin e emigrimit të të rinjve drejt Gjermanisë dhe Anglisë.

Ai u shpreh se shqiptarët sot po ikin nga deti duke mbushur tragetet ndërsa shtoi se në lagje sot nuk e e gjen më berberin, shitësin e një jave më parë, ndërsa në lokale shpesh të kap syri njoftimet ku kërkohet kamarier dhe banakier.

Deklarata e plotë:

Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq.

Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin  e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej tij, si liri, si ekonomi, si kulturë, si komunikim.

Të kurdisur me ideologji  si instrumente totalitarizmi pёrballë detit vendosёm bunkerë betoni!

Pastaj  në liri me ëndje e rendje i dhunuam brigjet siç dinë vetёm oligarkёt tanë të cilёt e urrejnë kapitalizmin me fytyrë njerёzore sepse në disa raste ata janë vetë qenie pa fytyrë.

Botёn ata e masin me lartësinë e kёrthizёs dhe kёrthizёn e pёrdorin si qendёr graviteti për Botën.

Pushteti lokal në ballë – ai qendror nga pas, duke kёrkuar me ngulm vetёm një perspektivë atë individualen filluan ta rrahin detin me zinxhirë si Kserksi perandori i lashtë persian.

Vargonjtë e kёtij zinxhiri të pakёputur janë oligarkёt rrethuar me hallexhinj por të vetmuar kur numёrojnë para dhe të shoqёruar me një apo dy  dinjitarë zyrash kur ndajnë hiset.

E pat thënë Hasan Zykua i gjorë “ç’e vёrtit kadiu sherianë kur ai sheh paranë!”

Fjalëpakë , autoritarë, namuzqarë e të menduar   portrete balzakiane  të babëzisё   me kacidhet e Shqipёrisë në xhepat e tyre ata po shndёrrohen në mitet e bashkohёsisё sonë.

Ne po i harrojmë shkrimtarёt dhe artistёt tanë, tek kёta të fundit bёjmё diferencime, atyre të teatrit kombёtar që protestuan pёr shembjen fashistoide të tij nuk ua ngremё rrogёn por i rrasim në turbinёn socrealiste, ndonjë grupimi tjetёr po!

Natyrisht emrat e Palok Kurtit, Prenkë Jakovёs, Çesk Zadesё, Naim Frashёrit, Kadri Roshit, Bujar Lakos, Ndrek Lucёs , Agollit, Camajt, Arapit e të tjerёve edhe në këtë sallë do shkaktojnë hutim, një ditë jo të largёt, ndonjë do pyesë, ku kanë ndёrtuar kёta? Cili është fshati i tyre turistik? Ç’ hotel  a markё sallami mban emrin e tyre?

Nga ana tjetёr  do të dimё  sa mace  e pishina kanё manjatёt e naftёs, sa qen dhe apartamente kanë ata të kullave, sa lepuj e jahte kanë ata të bankave dhe sa ministra lepuj shёtisnin hanin  e lёpinin buzёt teksa hyzmet bënin në të tilla akçihana.

Lajkatarë  e joshёs kur nevoja i thёrret si dёshmorë të interesit, me mure llastiku në vend të lёkurёs sё barkut e cila zgjerohet befasisht pa cak e kufi ata e piskasin shtetin si kone ndaj plakёs që shet domate, ndaj plakut 82 vjeçar, ndaj atij  që proteston kur nga deti me motor i hynë në çadёr dhe i thyejnё brinjёt apo edhe mё keq i mbysin fёmijёn.

Ata po e pinë detin me grykёn si gjyryk nga Saranda në Velipojë, nga Shёngjini më Vlorë, nga Dhёrmiu e Palasa në Orikum. Në këtë turravrap babëzie ata nuk janë vetёm.

Qeveria shqiptare i asiston siç di ajo, me kujdes e devotshmёri pёr detajet.

Nga miliona euro qё vinë nga tjetёrsimi i publikes në private ata urrejnë të bukurёn dhe të dobishmen e pёrbashkёt në emёr të sё mirës vetjake, xhepit, trashёgimisë, pasurisë por jo Shqipёrisë. Ajo qënkesh vetёm pёr ta e fёmijёt e tyre si lopa larane pёr t’u mjelë nga një dorë rapaçe. Të tjerёt janë qyqarё, zuzarë, shёrbёtorë , skllevёr e bij skllevёrish që pasuri e dinjitet nuk dashkan.

Kёsaj frote i jepen  u falet toka më e pёrshtatshme, hektarë të zgjedhur si investime strategjike për të bërë fshatrat e tyre turistikё, me vilat që njeriut të zakonshёm i duhen dy jetë për t’i blerë dhe tri per të kuptuar, de çfarë po ndodh.

– Dhe termat janë vitalizim, rijetёzim, zhvillim, pasurim.

Detit i shёmtuam tokёn pёreth, i premë pishat, nxorёm tapi të falsifikuara, ndёrtuam pa kriter dhe të gjitha kategoritë e jashtëqitjve i derdhёm në të me pёrbuzje!

Dhe në fund ngritёm çmimet që shoqёria normale t’i rrijё larg si djalli temjanit, pranë detit e pa freskuar!

shtirë se mund të formojnë një mendim të vetёm ku deti nuk është pjesë e tij.

Të parёt janë peshkatarёt të cilёt e dinë që deti është i rrezikshёm, e stuhitë të tmerrshme, por si kanë konsideruar ato arsye të mjaftueshme për të ndenjur në tokë kur gjuetia bëhej me krah.

Ndёrsa po ata tani rrinë në breg, në kafe pёrtypin mёrzi e varfёri bashkë. Nafta – kjo perpetum mobile me çmimin e saj, monopolet mbi anijet e kanë shndёrruar peshkatarin në të papunë që ndonjёherё rrallë, shumë rrallë ha peshk rezervati grek.

Deti nuk ka ndjena as meshirë ai sillet me ty ashtu siç ti sillesh me të.

Sapo u fitua e drejta per t’u larguar nga qyteti, për të ikur nga mali, për të dalë nga lugina e pёrdorёm detin si urë pёr të ikur, u ngri ai si deti i kuq në kohёt e Moisiut, shumë pak e pёrdoren për tu kthyer.

Po Shqiptarёt po ikin edhe nga Deti, po i mbushin tragetet.

Në lagje s’e gjen me Berberin, as shitёsin e një jave më parë, te bari ku pi kafenë rutinë shkruhet kёrkojmё banakier dhe kamarier !

Kapitalizmi pa fytyrё njerёzore po e boshatis Shqipёrinë. Qeveria me një fytyrë sot sjell një ligj për të rregulluar punёt në det, pasi në tokë i kreu të gjitha.

– Dallgёt fshijnё shkrimet në rërë po jo firmat në letёr.

Rritja e ҫmimit tё energjisё barrё e rёndё për familjet, do zgjidhej pjesёrisht sikur t’i vendosej vetёm pak kufizim luksit tё oligarkёve me paratё publike dhe jo lakun nё fyt shtreses sё mesme.

Qeverinë s’e tremb  bajlozi se ai e ka xhan, i ndan gjёrat me tё ndёrsa  Gjergji me të motrёn kёrkojnё azil në Londёr.

Dhe sё fundi shteti ynë mbeti pa ushkur, gati pёr t’u larë në det  ҫullak, pasi hakerat i rrёmbyen ҫdo informacion, çdo shkresё e sekret e bashkё me të edhe dinjitetin rojtarёve të tij, qё s’ka dallgë që ua kthen mbrapsht si traqet nga anijet e mbytura plazheve  dikur motit.

Atë që e ka marrë lumi mos e kerkoni në det se deti u bë kos nga keta pas shpines time!!

The post “Në lagje nuk e gjen më berberin”, fjalimi i fortë i Gjerkmarkajt në Kuvend: Gjergji me të motrën kërkojnë azil në Londër appeared first on Albeu.com.

“Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë!”, Gjekmarkaj paralajmëron Ramën për pedagogët: Kujdes se studentët t’i patën shkulur 6 ministra
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama për protestë të fortë nga pedagogët, pas deklaratës së këtij të fundit se disa prej tyre nuk meritojnë as rrogën që kanë.

“Z.Rama tha që disa prej pedagogeve mbase nuk e meritojnë as rrogen që marrin. Se ai i çmon keto pune por më i dobëti prej tyre e meriton atë (rrogen) më shumë se çdo pushtetar. Studentet me force ti paten shkulur 6 Ministra, prape ti marrin. Mos i nënvlefteso as pedagoget”, shkruan Gjekmarkaj në një postim të bërë në Twitter.

Kujtojmë se pak ditë më parë pedagogët u ngritën në protestë, duke kërkuar që të rishikohet rroga e tyre dhe të rritet.

The post “Disa nuk meritojnë as rrogën që kanë!”, Gjekmarkaj paralajmëron Ramën për pedagogët: Kujdes se studentët t’i patën shkulur 6 ministra appeared first on Albeu.com.

Agron Gjekmarkaj: Lamtumirë Tigrush, po me Zef Mazin ç’pate!?
Agron Gjekmarkaj, ka përshkruar përmes satirës seancën e fundit të Parlamentit ku u votuan ndryshimet në qeveri.

Analiza satirike e Gjekmarkajt:

Babo nuk doja, kurrsesi nuk doja po rixhatë e shumta të kolegëve andej e këtej ma thyen zemren dhe betimin.

Majko me shënja, “jepi ç’pret”, Damo me sy,” nxito, hë te keqen “, Tao me zë, “nuk mund të heshtësh”, Shalsi “si do e lësh Babon pa bukën e përditshme?”, Etilda me pikellim muzgu, “mos na e bëj këtë, jemi sjellë mirë me ty, të kemi duruar si zhegun ndaj mos na prit në besë siç ju ka dalë nami në parti”!

Andej nga banka ku rri ti me vezireshat e vezirushet e paket ngjante si natë vaji “moj e bukura Kronikë si të pashë e më s’të lashë, si të lashë e me s’të pashë”! Mu t’hollua shpirti. U preka. Nuk mbajta më. A durohej përhumbja e pashpresë e Nikos? Po vuajtja pa horizont shelbimi e Çuçit? Po Bores kush ja zëvendeson atë gëzim nëse aty nuk gjindet ku tjetër? Po përtesën e Margaritit për të folur për Butrintin me kokën mbi re kush e shquan? Po trenin dhe lodrat e Gent Cakës kush i’a shtie në mend Oltës që na bashkoi partinë si tabele qitjeje?

Po marazi i Krifcës? Ah mor Babo ç’të shihja sot në korridor, Greta Bardeli Gjoni dhe Zef Hila si Bac Pencer sa një bina i kishin zënë rrugën Fridës dhe hesap i lypnin për fushat e Shkodrës djerr, për lopët që kishin humbur burrat nga mbarështimi online, për naftën e plotë të tjera. Në kini zot ndaluni u thashë, ku veni? Boll e ka gërvishtur Braçja me çaponj!! Se di sa me dëgjuan! Timen e bëra.

Vetem Vllai, Mimi di Puccini nuk jepte shenja jete, më sheh si hasëm, me pikon xhani gjak, edhe pse nga një trung kulturor.

Të gjithë duan kronikën lum Baboja. Të mitë po kaq se shumëkujt po i harrohet emri në rropamat e përçarjes. Saimir Korreshi tha kam blerë një kuintal shalqi Lushnje eja e freskohu. Eralda Taso Bane qeshi me fuqinë e shakasë si kontribut në dhimbjet tona. Dash Sula mungonte e bashkë me të eleganca.

Përballë dilemave të tilla falet gjaku jo më një shkrim me romuze.

Dita sot filloi me ngjarje. Festuam 100 vjetorin e mardhënieve me SHBA-të. Qeshë edhe unë në rresht të parë si Pasha kur ja behe ti me një dolloma të gjatë rozë, sytë çakërr miletit.

Luli të pa me indiferencë të përmbajtur e mall të shtuar. Kohët e zamanit i kalonin nëper fiqir.

Meta vëngër e nuk nginjej po të shihte të pjekur në hell si shën Andrean. Paska lëshuar pëllumbat Babo, mërmëritën ca aty po Elisa i pa vengër. Nuk qe shikim por flakë.

Ndërsa u ndriu nuri të gjithave shoqëni e motrani të pranishme aty që tek xhaketa jote zylmen e partisë gjetën.

Në lajme e resme ata të nahisë sime më kishin bërë hasha, askund unë. I turpëroj dreqërit se helbete, i konsumuar në politikë e pushtet, i panjohur për miletin nga mediat.

Se kisha vënë re po ai qerrata Salian me naivitetin që e karakterizon që pranë çdo zjarri ujë hedh e jo fuçi benzinë  me tha, ashtu e kështu. Yt i paudhë i thashë. Me jep të shtyrën me honet e ngasjes kur ata janë të gjithë shpirt dlirë.

Ti Babo festën e Amerikës e ktheve në demaskim të armiqve të brendshëm. Ta dinë këta amerikanët sa hileqarë jemi ne ketej që një dy themi “hallall me rrejtë kaurin”! Po e zënë lepurin me qerre ata edhe kur palë palë rendin për ti gënjyer gjasme në garën kush është më pro, kush info më qelibar çon, kush tradhtar të kauzës tjetrin shpall!

Qeshin me politikën tonë të madhe kabà e me përbetimet tona edhe më. E madhe ajo e uruar Amerikë po t’ja hidhnin çamarroket e vegjël do ishte shuar nga mot.

Sot i bëre të gjithë kureshtarë hyre në kafe dy herë Babo. Ngjarje e madhe. Babo gju me gju.

Nuk pipëtiu as miza. Të tutë sakën se guxonin të afroheshon edhe se shpirti jua lypte më shumë se frymëmarrjen. Kur Manastirliut i dhe ymër e gëzim duke e thirrur u iku boja të tjerëve. Xhelozia si topat e nemçes ra mbi ato fytyra ëngjullore deri atë çast.

Pamja në seance qe e trishtë. Ulsiu kafshonte buzën që mos të ngashërehej. Me ju dhimbtë gurit e drunit ishte bë. Ikja e Belës për në qiellin e shtatë të Qeverisë, e kishte lënë atë kuk mes Delinës që qesh kot dhe Evisit që hesht plot. Gjithkush qan hallin e vet. Ti hoqe Tigrushin për arsyet e tua. Disa thonë se çoi dosjen e inceneratorëve tek LSI ca se Spaku pas dere, nejse e di vetë ti punën tënde po mua me fike. Kronikat e mia pa Tigrushin janë si malet pa kurore, si fushat djerr, si ora pa zemrek, si tava pa levrek! Tani vetëm Tezja me frazat si karritë më ka mbetur ashtu e vrerosur, me shikimin rrepirë dhe plot munxë! Se mos ma heq dhe atë e pastaj mbeta si kukudh me laps në dorë. Ti bëj sh…. kronikës.

Lamtumirë Tigrush. E lehtë të qoftë lendina pas daljes nga kronika. Nga sot je vetëm lexues i saj! Po me Zef Mazin ç’pate!? Allah allah e zëvendësove me Ciun. Po kjo nga u gjet o Babo dermani?

Pas votimit u kthyem prapë në kafe kur hop ti prapë aty njerëzor deri në dhimbje. Ç’të shihnim Ulsiun që qante në krahët e tu dhe ti që i gugasje ëmbël tek veshi, mos qaj xhan mos qaj, me Belën do takohesh përsëri po ai s’donte t’ja dinte! Shyqyr që erdhi Paulini dhe i vikati nuk qajnë burrat more haram dhe pushoi.

Thashë se plasi, gjithë ajo vapë e kaq lot. Por edhe dashuria e fjala jote i ra si balsam pas asaj pamje shafran.

Nën ketë shembull u pajtuam edhe unë me Fatmirin, nuk e mbajti zemra ndarjen. Doktori erdhi të bëri rezil e iku tek Mirdita e Linditës e cila trazohet nga paudhësitë. Kosta i Gramozit dhe i saj sot ishte i zymtë katran.

Gaz Bardhi mungoi. Grida rroku me sy mungesën pa guxuar ta shprehë mallin. Xhindja molepset në nostalgjira.

Luan Baçi e Luçiano Boçi që mos bëfshin hajër mor Babo kur unë të përshendeta, ata seç bënin, mendova se kruheshin, por jo preknin ca vende kundër tersit. Lëshuan një ah lehtësuese se po të uleshe aty çfarë do i thonin Doktorit! E madhe do qe belaja.

The post Agron Gjekmarkaj: Lamtumirë Tigrush, po me Zef Mazin ç’pate!? appeared first on Albeu.com.