agresioni serb Archives - Albeu.com

Kurti për “The Indipendent”: Na anëtarësoni në NATO, rrezikohemi nga agresioni serb
Kryeministri kosovar Albin Kurti në një intervistë për ‘The Independent’ ka thënë se Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin ekspansionist të Rusisë, duke kërkuar kështu anëtarësimin sa më të shpejtë në NATO.

Kurti tha se perëndimi duhet të dallojë synimin e Rusisë për të kryer gjenocid në Ukrainë, ndërsa thotë se edhe Ballkani Perëndimor mund të përballet me rrezik të shtuar të konflikitit ushtarak për shkak të situatës në Ukrainë.

“Ky invazion rus, ky agresion ushtarak nuk është më politik. Është gjenocid. Shihet qëllimi gjenocidal që rezulton në aspekte logjistike dhe demografike. Kur shoh se çfarë po ndodh në Kiev, duket se kjo është një tjetër Sarajevë në përgatitje,” shtoi ai.

The Independent shkruan se pas pushtimit të Ukrainës, Kurti ka frikë se Kosova mund të përballet me një konflikt ushtarak të ndërmjetëm, pasi Rusia ushtron ndikimin e saj politik në Serbi.

Paralajmërimet e tij vijnë pas një grumbullimi të forcave ushtarake në kufirin verior të Kosovës në fund të vitit të kaluar, që përfshinte tanke të prodhuara në Rusi dhe avionë luftarakë MiG.

“Mendoj se Ballkani Perëndimor është në rrezik edhe më të madh se vendet baltike dhe Moldavia, sepse atje Rusia do të kishte ndarë një pjesë të forcës së saj ushtarake. Në rastin e Ballkanit Perëndimor nuk do të duhej ta bënte fare këtë, sepse Serbia mund të jetë vlerë e shtuar e agresionit të tyre ushtarak. Ne do të donim të anëtarësohemi në NATO sa më shpejt të jetë e mundur.”

“Gjithashtu insistoj që NATO të jetë shumë më vigjilente se sa është tashmë. Në Moskë kemi një udhëheqës të fuqishëm që po pakëson rrugët e tij të arratisjes. Ai nuk është një person që duket i gatshëm të bëjë paqe, përkundrazi do të bëjë përpjekje për zgjerim të luftës. Kjo është arsyeja pse jemi në rrezik.”

Sipas The Independent, Kosova nuk ka gjasa të realizojë anëtarësim të shpejtë në NATO, ndërsa më shumë se 100 vende e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, katër shtetet anëtare të NATO-s nuk e kanë bërë këtë. Vendi gjithashtu nuk është anëtar i OKB-së, si rezultat i kundërshtimeve ruse. Kurti ka kërkuar që, të paktën, forcat e NATO-s të shqyrtojnë shtimin e pranisë ushtarake në vendin e tij.

The Independent shkruan se Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe ka kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me këtë vend, në tetor të vitit të kaluar. Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se presidenti serb Aleksandar Vuçicc, tha se të dy vendet kanë mbajtur 96 stërvitje të përbashkëta në vitin 2019. Shumica e armëve të vendit janë të importuara nga Rusia, sipas CIA World Factbook.

Sipas medias britanike, Kurti tha se, që nga fundi i vitit të kaluar, dukej se Serbia, si e “autorizuar” e Rusisë, ishte “gati për të sulmuar” në kufirin verior me Kosovën. Trupat serbe në kufi u inspektuan nga ambasadori rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko, së bashku me politikanë të lartë serbë.

“Kur keni të bëni me Federatën Ruse dhe përfaqësuesit e saj në Ballkanin Perëndimor, mund të tronditeni, por asnjëherë të habiteni, sepse gjatë gjithë kohës ata ju japin prova dhe jo indikacione për sulmin e tyre të ardhshëm”, tha Kurti.

Mes këtij përshkallëzimi të një mosmarrëveshjeje për targat, BE dhe SHBA u thanë Kosovës dhe Serbisë t’i ulnin tensionet .

Kurti tha se kronikat e lajmeve që shfaqin liderin bjellorus Aleksander Lukashenko para një harte që gdhendte Ukrainën, të kujtonin drejtpërdrejt raportet e takimeve ndërmjet z. Vuçiç dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Qeveria ruse dhe vetë presidenti Vladimir Putin e kanë krahasuar aneksimin e Krimesë me situatën në Kosovë. Media serbe e lajmeve RTV raportoi se Vuçiq pretendoi se ai dhe Putin kishin diskutuar për “hipokrizinë në marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe duke përdorur veriun e Kosovës si shembull gjatë të cilit politikani serb “i tregoi atij në hartë”.

Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe, për dallim nga shtetet e tjera evropiane, ka refuzuar të vendosë sanksione kundër Rusisë në prag të invazionit të saj në Ukrainë.

“Ata [Rusia] ishin i vetmi vend që nuk kishte vendosur sanksione kundër nesh në vitet 1990,” tha z. Vuçiq javën e kaluar, sipas një raporti nga Agjencia e lajmeve Reuters. Ai shtoi se Rusia e kishte mbështetur Serbinë në “integritetin e saj territorial në Organizatën e Kombeve të Bashkuara” duke refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. “Ne nuk duhet ta harrojmë këtë”, tha z. Vuçiq.

Vuçiq shërbeu si ministër i informacionit nën Sllobodan Millosheviqin, kreun e parë në pozitë të një shteti që u gjykua për krime lufte për përfshirjen e tij në mizori gjatë luftës në Ballkanin Perëndimor. /Gazeta Express

The post Kurti për “The Indipendent”: Na anëtarësoni në NATO, rrezikohemi nga agresioni serb appeared first on Albeu.com.

Gjukanoviç për DW: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh
Interesi më i madh i Malit të Zi është të ketë një qeveri të përgjegjshme. DPS do të ofrojë mbështetje për qeverinë e pakicës, thotë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në intervistë ekskluzive me DW.

“Ne do të mbështesim çdo qeveri që do të ruajë karakterin qytetar dhe laik të Malit të Zi, do të promovojë demokracinë multietnike dhe do të kontribuojë në zhvillimin dinamik ekonomik, në mënyrë që Mali i Zi, si një vend i zhvilluar demokratikisht dhe ekonomikisht, të jetë pjesë e Bashkimit Evropian në të ardhmen e afërt”, thotë presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, në një intervistë për DW.

Ai pohon se vendi i tij tani është “në proces të konsolidimit të pushtetit” dhe se interesi më i madh i Malit të Zi është që sa më shpejt të ketë një qeveri të përgjegjshme.

„Nuk do të jemi pjesë e qeverisë“

Gjukanoviq thotë se Partia (e tij) Demokratike e Socialistëve (DPS) i ka ofruar mbështetje qeverisë pakicë edhe pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, duke besuar se “do të jetë shumë e rrezikshme për Malin e Zi, nëse koalicioni qeverisës bëhet kaq i varur nga nacionalizmi serbomadh”.

Sipas Gjukanoviqit, qeveria e deritanishme përbëhej nga tre koalicione, “njëra prej të cilave është koalicion i profilizuar qartë i Serbisë së Madhe. Ne kemi menduar, se nëse një qeveri e tillë përcakton politikën shtetërore, kjo do të ishte shumë e rrezikshme për Malin e Zi”.

Kurse sot sipas presidentit malazez “ne themi: ne jemi të gatshëm të mbështesim qeverinë e pakicës – pra, koalicionet që kanë natyrë qytetare, që duan të ndihmojnë Malin e Zi të ecë drejt Evropës. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim një qeveri të tillë,por nuk do të marrim pjesë në të. Padyshim që u deshën 14 muaj përvojë të pasuksesshme si kjo për t’u kthyer tek propozimi ynë fillestar”, thotë Gjukanoviq. “U desh kohë për të kuptuar se jo çdo ndryshim do të thotë ndryshim për mirë. Ndryshimi mund të jetë edhe për të keq. Mali i Zi tani ka pësuar një ndryshim për të keq. Por kjo nuk do të thotë qëDPS do të kthehet automatikisht në pushtet.Nuk do të thotë po ashtu se do të kthehet ashtu siç ka qenë kur është larguar nga pushteti. Ne e kuptuam shumë saktë mesazhin e votuesve, kemi punuar shumë prej një viti për të eliminuar dobësitë, për reforma në parti”, thotë Gjukanoviq dhe konstaton: “Mendoj se Mali i Zi ka nxjerrë një mësim tjetër dhe se tani, pas kësaj eksperience, do të marrë vendime më të mençura për të ardhmen.”

Kthimi i DPS?

Duke folur për partinë që ai drejton, Gjukanoviq thotë se DPS në 14 muajt e fundit ka treguar se mund të merret me politikë të përgjegjshme edhe nga opozita. “Mendoj se falë nesh, falë opozitës shtetformuese, Mali i Zi arriti t’i rezistojë ofensivës së Beogradit. Pas 30 gushtit përjetuam një ofensivë shumë agresive nga Beogradi. Nacionalizmi serbomadh nga Beogradi kuptoi se fitorja e të preferuarve të tyre hapi derën për një aneksim të ri të Malit të Zi, këtë herë përmes projektit “Bota Serbe”. Kjo nuk ndodhi sepse kishim një opozitë me përgjegjësi shtetërore të drejtuar nga DPS”.

Sa i përket planeve të Partisë Demokratike të Socialistëve, Gjukanoviq thotë: “Ne besojmë në veten tonë, në reformat që kemi bërë në parti dhe do të kthehemi, nuk ka dyshim për këtë. A do të jetë tani? Në një vit, dy, tre? Nuk ka asnjë nxitim… Por ne po tregojmë përgjegjësi edhe nga bankat e opozitës.”/DW

The post Gjukanoviç për DW: Mali i Zi po përballet me agresionin serbomadh appeared first on Albeu.com.