agjentet e FBI Archives - Albeu.com

Kërcënoi Biden, agjentët e FBI vrasin të dyshuarin
Një person, i akuzuar për kërcënime ndaj Presidentit Joe Biden, u vra nga agjentët e FBI-së në Juta disa orë përpara se Presidenti të mbërrinte atje të mërkurën, thanë autoritetet.

Agjentët FBI-së po përpiqeshin të zbatonin një urdhër arresti në shtëpinë e të dyshuarit Craig Deleeuw Robertson në Provo, në jug të qytetit Salt Lake, në orën 6:15 të mëngjesit kur filluan të shtënat me armë, thuhet në deklaratën e FBI-së.

Robertson postoi në internet të hënën se kishte dëgjuar se Presidenti Biden po vinte në Juta dhe se po planifikonte të gjente një kostum kamuflazhi dhe “të pastronte pluhurin nga snajperi M24”.

Ai ka thënë se është mbështetës i ish-presidentit Trump dhe në të kaluarën ka postuar kërcënime ndaj zyrtarëve të forcave të zbatimit të ligjit që janë duke hetuar atë.

Fqinjët e të dyshuarit Craig Deleeuw Robertson thonë se ai është i dobët, i moshuar dhe ecte me ndihmën e një shkopi. Ndonëse ai mbante rregullisht armë, ata thonë se nuk e shihnin si një kërcënim. Në llogaritë e tij në platformat e mediave sociale ai ka deklaruar se është 74 vjeç.

“Nuk mendoj se ai do të shkonte me makinë në qytetin Salt Lake dhe të qëllonte me armë presidentin. Jam një qind për qind i bindur se ai nuk do ta bënte këtë”, tha fqinji i tij Andrew Maunder.

Postimet treguan se ai dukej se zotëronte një snajper me rreze të gjatë veprimi dhe shumë armë të tjera, si dhe veshje kamuflimi, thanë hetuesit në dokumentet e dorëzuara në gjykatë.

Robertson gjithashtu iu referua një “vrasjeje presidenciale” dhe bëri kërcënime të tjera kundër Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland dhe Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Sipas autoriteteve, Robertson kishte shkruar në Facebook në shtator të vitit 2022 se “Është koha e duhur për një ose dy vrasje presidenciale. Së pari Joe, pastaj Kamala!!!” Postimi i tij është përfshirë në dosjen e dorëzuar në gjykatë. Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë nuk përmendet asnjë avokat i të pandehurit Craig Deleeuw Robertson.

Nuk janë publikuar detaje të mëtejshme në lidhje me të shtënat, të cilat janë duke u analizuar nga FBI-ja.

Presidenti Biden është duke zhvilluar një turne në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se Presidenti Biden ishte informuar lidhur me incidentin. Ai vizitoi të mërkurën shtetin e Nju Meksikos, ku foli në një fabrikë për prodhimin e turbinave me energji nga era. Më pas Presidenti Biden shkoi në Juta.

Të enjten, ai do të vizitojë një spital të Departamentit të Veteranëve në Juta për të folur rreth ligjit mbi përfitimet për veteranët e ushtrisë amerikane dhe do të mbajë një takim për mbledhje fondesh për zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024.

The post Kërcënoi Biden, agjentët e FBI vrasin të dyshuarin appeared first on Albeu.com.

Kush janë presidentët e SHBA-së të hetuar nga FBI ndër vite
Ditën e djeshme u bastis nga agjentët e FBI vila e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Mar a Lago.

Sipas burimeve, kjo ndërhyrje u bë me qëllim gjetjen e disa dokumentave konfidenciale, që dyshohej se ndodheshin aty.

Edhe pse kjo ishte hera e parë në histori që FBI bastisi shtëpinë e një ish-presidenti të SHBA-së, Trump nuk është presidenti i parë i SHBA (ish ose në shërbim) që hetohet nga FBI.

Disa presidentë të tjerë amerikanë janë përballur me hetime të FBI-së, gjatë gjithë kohës që ishin ende në detyrë.

Richard Nixon presidenti i 37 i SHBA, dha dorëheqjen më 8 gusht 1974, për të shmangur shkarkimin për skandalin ëatergate, që shpesh përmendet si një nga skandalet më të mëdha politike në historinë e SHBA. Më 17 qershor 1972, policia kapi pesë burra që hynë në zyrat e Komitetit Kombëtar Demokratik në kompleksin ëatergate në Uashington DC, më 10 tetor 1972, gazetarët e ëashington Post zbuluan se agjentët e FBI-së kishin gjetur lidhje midis ndihmësve të Nixon dhe depërtimit të ëatergate. Gjithashtu u zbulua se një sistem regjistrimi ishte instaluar në Zyrën Ovale, duke përfshirë bisedat e Nixon me zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Duke u përballur me rrezikun e shkarkimit, Nixon mbajti një fjalim dorëheqjeje.

Edhe Administrata e Ronald Regan, presidenti i 40-të i SHBA-së, që shërbeu midis viteve 1981-1989, u përball me një hetim mbi skandalin Iran-Contra që përfshinte shitje sekrete të armëve amerikane në Iran në këmbim të lirimit të amerikanëve të mbajtur peng në Liban nga Hezbollahu. Disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë anëtarin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kolonel Oliver North, u dënuan për hetimin, por nuk u gjetën prova për përfshirjen e Reganit.

Ndërsa Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA-së, dhe gruaja e tij Hillary Clinton, u hetuan për skandalin ëhiteëater mbi investimet e tyre në pasuri të paluajtshme në shtetin jugor të SHBA-së, Arkansas, përpara se të arrinin në Zyrën Ovale në 1993. .ëhiteëater Development Corporation ishte sipërmarrja e dështuar e biznesit të Clintons së bashku me dy partnerët e biznesit, Jim dhe Susan McDougal. Klintonët u akuzuan për presion ndaj një bankieri të Arkansasit për t’i dhënë McDougal-it një hua të paligjshme. Në lidhje me akuzat u nisën disa hetime nga agjencitë amerikane, Kongresi dhe një prokuror special. Megjithatë, Klintonët u pastruan nga çdo akuzë.

Xhorxh ë. Bush, presidenti i 43-të i SHBA-së, shërbeu në 2001-2009 dhe disa anëtarë të administratës së tij u përballën me akuza për zbulimin e identitetit të operativës së CIA-s, Valerie Plame tek gazetari Robert Nova. Plame dhe burri i saj e akuzuan Bushin për ekzagjerim të provave për të justifikuar shkuarjen në luftë në Irak, një pretendim që u vërtetua me kalimin e viteve. Disa zyrtarë nga administrata e Bushit u përballën me një hetim që zgjati 22 muaj. Por nuk u gjet asnjë provë për përfshirjen e Bushit në aferën Plame.

The post Kush janë presidentët e SHBA-së të hetuar nga FBI ndër vite appeared first on Albeu.com.