agim nesho Archives - Albeu.com

Edhe demokracitë kanë nevojë për gaztor, apo jo?
Nga; Agim Nesho

Ka qenë e njohur që në oborret e fuqishme mbretërore ishte e zakonshme që mbreti të mbante lolon e tij. Ai i shërbente për të vënë në lojë fisnikët, të thoshte fjalë të guximshme që të tjerët nuk guxonin ta bënin. Regjimet e egra diktatoriale të komunizmit, në vendet pa traditë demokratike, vazhdonin të përsërisnin vetveten jo në formën e diktaturave mizore por në formën komike të tyre me diktatorë qesharakë. Ata nuk ishin të etur për gjak por të lebetitur për para dhe pasuri.

Shqipëria është rasti perfekt i diktaturave qesharake, i një qeverie kleptokratike me pasurinë e popullit, që po shkatërron çdo vlerë dhe po e kthen vendin në një shkretëtirë të pabanuar, ku shqiptarët po largohen me dëshpërim në mënyrë të pallogaritshme. Por diktatori i përbuzur nga shqiptarët është lakeu i pëlqyer nga perëndimi! Ai është i kudondodhur në takime ndërkombëtare dhe samite të rëndësishme, me atletet e tij magjike apo brekushet e zeza të gjera, në konferenca për shtyp apo seminare ku ai mban të njëjtin “fjalim magjik” ku ndërthur përrallat nga komunizmi me realitete që ka krijuar ai vetë.

Si gaztor i oborrit të demokracive ai nuk ka frikë të bëjë humor me Putinin, të kritikojë Evropën që asnjëherë nuk pranoi të martohej me dhëndurët simpatikë të Ballkanit, apo të tregojë që është i vetmi që ka mundësi të bëjë miqësi me rivalët tradicionalë në botë. Por Rama nuk zbulon se sekreti i kësaj aftësie vjen se ai ka nxjerrë vendin e tij në shitje për të blerë influencë për pushtetin e tij.

Ai flet e flet dhe audiencat gojëhapur si idiotë e duartrokasin. Ndërsa shqiptarët të tmerruar po përjetojnë lindjen e një diktature të re dhe regjimi putinesk, i cili po i largon nga perspektiva e tyre evropiane, demokratët e lodhur perëndimore dëgjojnë ‘të mahnitur’ diktatorin demagog.

Ata besojnë retorikën boshe të tij që “udhëton në të njëjtën rrugë me Van Der Leyen në Europën e Bashkuar” kur Shqipëria është një shtet i kapur dhe mafia pastron paratë në territorin e saj; që për Ballkanin nuk duhet të shikojmë mbrapa, por shokët e tij të projekteve të përbashkëta janë nacionalistët serbë që vetëm te lufta e kanë mendjen dhe që duan ti vënë flakën Ballkanit; që justifikon Serbinë në cdo samit pse ajo nuk vendos sanksione kundër Rusisë se mos i prishet qejfi dhe na ikën nga Perëndimi; që shkruan vetë në Financial Times se ‘Veriu i Kosovës është tokë e askujt’ duke i përgatitur terrenin Putinit dhe Vucic që në Ballkan kemi një konflikt të ngrirë dhe duhet të zgjidhet.

Dhe ka guximin të thotë që nuk kemi influencë nga Putini kur punon për të realizuar skenarët e tij. Si është e mundur që Evropa demokratike të mos njohë realitetin Shqiptar të pasqyruar në shtypin më të madh botëror që flasin për autokracinë ballkanike se “nuk dihet kush drejton mafia apo qeveria”.

Opinioni publik Shqiptar e ka të qartë që ky realitet që po ndodh në Shqipëri është deformuar nga lobimi i frikshëm i regjimit kudo në botë nga blerja e influencës ndërkombëtare dhe nga sjellja servile duke u vetë-ofruar për të përmbushur objektivat e qeverive të huaja se ato të popullit të tij. Interesat e ngushta të qeveritarëve dhe interesat e errëta të burokratëve të lidhur me Shqipërinë kanë sjellë që regjime si i Ramës të tolerohen dhe të mirëpriten në Evropë.

Por a ka nevojë Perëndimi të nëpërkëmbë vlerat dhe parimet e tij duke u bërë pjesë e kësaj shfaqje groteske tragji-komike? Kohë përpara francezët qeshnin me diktatorin e Republikës së Afrikës Qendrore, Bokassa, se kur mbaronte mbledhjet e qeverisë i detyronte ministrat të luanin futboll. Shumë vite më vonë opinioni publik botëror mësoi se pas lojës një nga ministrat shkonte në hell për të plotësuar shijet kanibaliste të diktatorit.

Vërtet interesat e Francës për vendin afrikan ishin të mëdha, por interesat dhe vlerat e shoqërive demokratike janë shumë më të mëdha. Nesër evropianëve do tu vijë turp se si kanë duartrokitur dhe përkrahur një diktator qesharak që është tallur me naivitetin e tyre. Por duket se sot Perëndimi, i lodhur dhe i ngarkuar me shumë probleme, ka nevojë për gaztorët e tij, apo jo?

The post Edhe demokracitë kanë nevojë për gaztor, apo jo? appeared first on Albeu.com.

Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Partia e Lirisë: Mbështesim qeverinë!
Partia e Lirisë ka reaguar për ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike të vendit tonë me Iranin, si pasojë e sulmit kibernetik që Irani bëri ndaj Shqipërisë më 15 korrik të këtij viti.

Nëpërmjet një deklarate të zëvendës-kryetarit të kësaj partie, Agim Nesho, thuhet se Partia e Lirisë, e përkrah këtë masë ekstreme në marrëdhënien diplomatike mes dy vendeve, duke e quajtur të drejtë por pak të vonuar ndaj një vendi, që qëllimet e tij ndaj Shqipërisë i ka patur agresive dhe destabilizuese, burim kërcënimi të papranueshëm për sigurinë kombëtare.

Sakaq ai thekson se që qeveria shqiptare duhet të jetë më e qartë në qëndrimet e saj të politikës së jashtme, në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, BE dhe SHBA, sidomos në kushtet e sotme të cënimit të rendit ndërkombëtar nga fuqi sfiduese si Rusia, Irani, etj., për të mos lejuar shtrirjen e influencave të tyre nëpërmjet projekteve destabilizuese rajonale, qarkullimit pakufizim të shtetasve nga këto vende jo-miqësore, që realizojnë interesa anti-perëndimore.

The post Shqipëria ngrin marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Partia e Lirisë: Mbështesim qeverinë! appeared first on Albeu.com.

Një ditë pas largimit nga presidenca, Meta kafe me Neshon dhe Blushin: Është koha për veprim
Një ditë pasi i dorëzoi postin e presidentin Bajram Begajt, Meta duket se nuk do të humbasë kohë për një rrugëtim të ri në politikë.

Mëngjesin e sotëm, ish-presidenti ka publikuar mëngjesin e sotëm një foton në kafe së bashku me diplomatin Agim Nesho dhe Tedi Blushin.

Meta shkruan se me Neshon kujtuan 2 marsin dhe ranë dakord që koha për veprim.

“Një ditë e re, një rrugë e re”, shkruan ndër të tjera Meta.

Postimi i Metës:

I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re. /albeu.com

The post Një ditë pas largimit nga presidenca, Meta kafe me Neshon dhe Blushin: Është koha për veprim appeared first on Albeu.com.

Nesho: Konferenca e tre liderëve show, vajtën për të legjitimuar “Ballkanin e Hapur”
Show mediatik, e ka cilësuar diplomati Agim Nesho konferencën e sotme të kryeministrit shqiptar, atij maqedonas dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërkohë që BE nuk dha sërish “dritë jeshile”.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Nesho tha se ata vajtën atje për rtë legjitimuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, si iniciativë paralele me BE-në.

“Ishim përgatitur që nuk do e merrnin hapjen e negociatave. Nuk ishte çështje e Bullgarisë. Macron tha se bullgarët kërkonin edhe disa garanci nga BE. Jam dakord me Erisa Zykajn që tha se mund të luhet edhe për komunitetin politik evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor vajtën për të legjitimuar Ballkanin e Hapur si një iniciativë paralele. Pranuan idenë e Macron pa u diskutuar me të gjithë.

Këtu ky komunitet është një hapësirë që vendet e tjera që nuk plotësojnë detyrat e shtëpisë, të gjendet diçka, një organizëm tjetër dhe ata të quhen që janë afër Evropës po nuk janë brenda saj. Liderët shqiptarë e pranuan, se ka afruar që nga Britania deri te Turqia dhe kjo u jep atyre mundësi për të vazhduar me Ballkanin e Hapur.

Kemi deklaratën e Vuçiç, që thotë se ia bëra të qartë kancelarit Kosovës që ne nuk do ta njohim kurrë Kosovën. Ajo konferencë ishte show mediatik. Një deklaratë e tillë mohuese që është parakusht i o panegociueshëm nga serbët.

Kemi regjime hibride. Këta lidee me pozicionin që ka thënë Macron e ndjejnë veten komfront”, deklaroi Nesho./abcnews.al

The post Nesho: Konferenca e tre liderëve show, vajtën për të legjitimuar “Ballkanin e Hapur” appeared first on Albeu.com.

Rënia e qeverisë bullgare, Nesho: Lajm i keq për Shqipërinë, në Bruksel nuk do të ketë asnjë proces për negociatat
Parlamenti i Bullgarisë ka rrëzuar pasditen e së mërkurës qeverinë e kryeministrit Kiril Petkov, gjë e cila vjen një ditë para mbajtjes së samitit mes liderve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku pritej të merrej një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Por mesa duket lëvizjet e fundit në politikën shqiptare kthejnë gjithçka përmbys.

Ish-ambasadori shqiptar në SHBA dhe njohës mjaft i mirë i diplomacisë dhe politikës së jashtme, Agim Nesho, i kontaktuar nga Abcnews.al, është pyetur se sa ndikim do të ketë kjo lëvizje politike në Bullgari, në samitin e ditës së nesërme në Bruksel, ai tha se ky është një lajm shumë i keq për vendin tonë.

Sipas tij nuk do të ketë asnjë vendim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi në Bruksel do të duheshin përfaqësues zyrtarë të qeverisë bullgare, por në rastin konkret deri në krijimin e qeverisë së re do të kemi një qeveri kujdestare, e cila nuk ka kompetenca vendimmarrjeje në politikën e jashtme.

“Ky lajm mund të vërë në dyshim dakordësinë që qeveria dhe opozita kishin rënë dakord që të votonin në parlament ditën e sotme heqjen e vetos për Maqedoninë e Veriut, pasi edhe Borisov në këtë kuadër ka rënë dakord pas presionit Europian, por në këtë moment ka rënë qeveria dhe nuk ka vendimmarrje. Dy janë zgjidhjet ose të krijohet një qeveri nga minoranca, ose të kemi një qeveri kujdestare, por në këtë moment nuk ka vendimmarrje”, deklaroi Nesho.

I pyetur rreth deklaratave të bëra mëngjesin e sotëm nga Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varlehy, i cili dha lajmin e mirë se kishin arritur në dakordësi me opozitën bullgare e cila kishte premtuar se do të hiqte veton për Maqedoninë e Veriut, Nesho tha se kjo tashmë mbetet një premtoi për të ardhmen, duke riktheksuar edhe njëherë se në samitin e datës 23 dhe 24 qershor nuk do të ketë proces.

“Do të jetë një proces që nuk do të ketë vendim për këtë rast. Duhet të jetë një akt zyrtar. Tani nuk ka qeveri, pasi do të kemi qeveri kujdestare. Borisovi si opozitë e ka premtuar, por kjo ngelet për të ardhmen”, u shpreh Nesho./abcnews.al

The post Rënia e qeverisë bullgare, Nesho: Lajm i keq për Shqipërinë, në Bruksel nuk do të ketë asnjë proces për negociatat appeared first on Albeu.com.