agim jakupi Archives - Albeu.com

Shteti që konsumohet
nga Agim Jakupi

Nga Qeveria e Stabilitetit e vitit 1991 deri te Qeveria e Pajtimit Kombëtar e vitit 1997, Shqipëria ka kaluar disa momente kur përplasja politike ka vënë në provë jo vetëm partitë, por edhe vetë funksionimin e shtetit. Kriza e vitit 1997 tregoi se kur dobësohen institucionet dhe humbet besimi publik, një krizë politike dhe ekonomike mund të shndërrohet në krizë shtetërore.

Sot Shqipëria nuk ndodhet në kushtet e vitit 1997, por zhvillimet politike të kohëve të fundit kërkojnë vëmendje serioze. Polarizimi i thellë, përplasjet e vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës dhe mungesa e një dialogu politik të qëndrueshëm krijojnë një klimë ku institucionet rrezikojnë të shihen gjithnjë e më shumë si instrumente të luftës politike dhe jo si mekanizma të shtetit.

Në këtë kontekst, rasti i ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, merr një dimension të veçantë. Ajo është nën hetim dhe ndaj saj është caktuar masa e arrestit në shtëpi dhe pezullimi nga detyra, ndërsa ndër akuzat e ngritura është edhe ajo për zbulimin e akteve ose të dhënave sekrete. Detajet e informacionit që dyshohet se është nxjerrë nuk janë bërë publike dhe fajësia duhet të përcaktohet nga drejtësia.

Por pyetja politike dhe institucionale që ngre ky rast është shumë më e madhe se fati individual i një zyrtareje: Nëse informacioni i klasifikuar i shtetit mund të dalë nga institucioni që ka për detyrë ta mbrojë atë, sa të sigurta janë mekanizmat e kontrollit dhe sa funksional është shteti?

Kjo nuk është pyetje që duhet t’i përgjigjet propaganda e asnjë partie. Është një pyetje që duhet t’i përgjigjet vetë shteti: institucionet e sigurisë, drejtësia, parlamenti dhe mekanizmat e kontrollit.

Një shtet funksional nuk matet vetëm nga fakti se ka institucione me emër, drejtues dhe struktura. Ai matet edhe nga aftësia për të mbrojtur informacionin e klasifikuar, për të parandaluar abuzimin me pushtetin dhe për të ndëshkuar shkeljet kur ato provohen. Prandaj, rasti Hyseni duhet të shërbejë jo për të bërë gjyqin politik të një individi, por për të ngritur një pyetje shumë më të rëndësishme: a janë mjaftueshëm të forta institucionet shqiptare për të mbrojtur shtetin edhe nga njerëzit brenda vetë sistemit? Sepse problemi më i madh nuk është vetëm kur një shtet sulmohet nga jashtë. Problemi fillon atëherë kur besimi, informacioni dhe përgjegjësia shtetërore fillojnë të konsumohen nga brenda.

The post Shteti që konsumohet appeared first on Albeu.com.