Agim Baçi Archives - Albeu.com

Harresa e së shkuarës, mburoja e së keqes
Nga Agim Baçi

Sa herë më shfaqet “Dita e Shiritit të Zi”, që është Dita Evropiane e Kujtesës, më vijnë ndërmend pyetjet e socilogut të famshëm polak, Zygmunt Bauman, i cili në në librin e tij “Holokausti dhe moderniteti”, pasi shpreh shqetësim lidhur me atë çfarë ka ndodhur me holokaustin, pyet: bota moderne e sheh vetëm si një të shkuar, si një çast çmendurie, sikur i përket vetëm një segmenti shoqëror, apo si diçka që mund të përsëritet nëse nuk e lexojmë si duhet?

Por në fakt, ne si shoqëri, si e kemi parë të shkuarën tonë nën diktaturë: vetëm si fragment, si një lajthitje çasti që mbetet vetëm në një pjesë të historisë sonë, apo si diçka që ka vijuar të na ndikojë në përditshmërinë tonë edhe sot?

Në Shqipërinë e pas vitit 1990, nga dëshira për të vrapuar drejt asaj që na kish munguar në diktaturë, u praktikua ajo që Bauman e quan “vetëshfajsim historik”. Në Shqipëri vetëshfajësimi historik u mbështet më së shumti përmes slloganene “ashtu ishte koha” apo “gjithkush nga ne mund të kishte gabuar” – qëndrime këto që çuan një pjesë të shoqërisë shqiptare deri në mosdashje për të dëgjuar çfarë kish ndodhur realisht gjatë diktaturës, duke e lënë të keqen të bredhë lirisht rreth nesh.

Si pasojë e këtij “vetëshfajsimi” u krijua, në jo pak raste, ideja sikur debati mbi të shkuarën është thjesht një çështje historie dhe se i përket studiuesve të historisë apo politologjisë. Pasojat e kësaj sjellje “vetëshfajësuese” në Shqipëri i kanë vujatur jo vetëm ish të burgosurit politikë dhe ish pronarët, të cilët në shumë raste kanë mbetur ende viktima, pa rehabilitimin e duhur që shoqëria ua kish borxh.

Mjafton të shohim sjelljen e qeverive të pas vitit 1991 në Shqipëri, të mbështetura mbi slloganin “bashkëfajtor-bashkëvuajtës”, për të kuptuar se, përse disa vite më pare, disa sondazhe të mbështetura nga OSBE, sollën shifra alarmante të nostalgjikëve të ish diktaturës, shifra që mund të jenë rritur edhe më shumë aps zhgënjimit me partitë e krijuara në Lëvizjen e Dhejtorit ’90.

Por, a jemi vonë ne për të debatuar për të shkuarën tonë, siç pretendon një pjesë e shoqërisë? Sociologët që janë marrë me studimet e krimeve, duke iu referuar nazizmit, fashizmit, e sidomos regjimeve totalitare që shfarosën miliona qytetarë, kryesisht të pafajshëm, shprehen se, nëse nuk e shohim atë të shkuar kriminale si një tentative e përhershme të së keqes, si në tentativë për të përmbysur vlerat shoqërore, atëherë do të jemi nën rrezikun e asaj të keqeje vazhdimisht.

E për aq kohë sa nuk e mendojmë si realitet i së shkuarës sonë, nuk do të mundet dot ta zbojmë, por thjesht do të shtojmë nihilizmin tonë ndaj asaj të shkuare, e cila tashmë është rikthyer thuajse fitimtare.

Të paktën, duhej që t’i kthjejmë një përgjigje pyetjes së shtruar nga politologu dhe filozofi francez, Chanta Millon –Delsol, i cili pyet: cila ishte ajo forcë që bëri bashkë inteligjencën e vendeve ish- komuniste, madje edhe elitën në mjaft shtete perëndimore, për të mbështetur apo simpatizuar regjimet totalitare, kriminale, që shfarosën miliona të pafajshëm?

Një përgjigje e ka dhënë nobelisti polak Çesllav Milosh, në librin e tij “Mendja e robëruar” kur shprehej se, “është dëshira jonë e brendshme për të mos besuar se njeriu mund të arrijë në krime aq të tmerrshme”.

Pra, kemi harruar që fara e së keqes për një shoqëri fshihet pas harresës.

Fatkeqësisht ne mund të rrezikojmë ta rishkruajmë historinë pas shumë nga dëshmitarët e së shkuarës, gjë që mund të humanizojnë të keqen, duke e bërë normale atë që ka ndodhur me gjyshërit dhe prindërit tanë.

Kjo tendencë, nuk ka qëllim që të rishkruajë vetëm të shkuarën, por edhe të kërkojë të kontrollojë të ardhmen sipas të njëjtës ideologji.

Kjo është pasoja kur ne rrezikojmë të kalojmë të shkuarën me “krimet e askujt”, duke mbetur e vetmja shoqëri që nuk kemi të penduar, e, për pasojë, as ata që mund të falnin ata që në emër të diktaturës bënë krime për ta mbajtur gjallë atë sistem çnjerëzor. /albeu.com

The post Harresa e së shkuarës, mburoja e së keqes appeared first on Albeu.com.

Ata kanë nevojë për ne!
Nga Agim Baçi

A po mendojmë ne se si duhet të sillemi me fëmijët teksa fuqinë e komunikimit në familje e shkolla e ka marrë tregu i zbavitjes dhe konsumit? A arrijmë dhe ne vetë si të rritur ta kuptojmë ankthin që i pushton fëmijët sot ky treg i zbavitjes?

Shumë prindër, që janë rritur me një komunitet që dikur ka bashkëvepruar, që ka folur e lozur me njëri-tjetrin në moshën e fëmijëve të tyre, gjendet sot shpesh pa fjalë dhe pa shpjegim përballë fëmijëve që qëndrojnë gjithnjë e më shumë vetëm dhe që kanë thuajse gjatë gjithë kohës kufje në vesh ku mund të jenë duke ndjekur video me personazhe që janë kthyer në model, duke lëkundur në ekstrem autoritetin prindëror për orientimin për nesër.

Por, kushdo që mendon se kjo situatë është thjesht individuale e fëmijës së tyre, apo vetëm e shoqërisë shqiptare, rrezikon të gjykojë gabim e të prishë urat e komunikimit me to. Një situatë e tillë ka nevojë për një debat sa familjar e shkollor aq edhe mbarëkombëtar, ku të mos i hapim udhë lumit të pesimizmit, pasi në një lumë të tillë nuk dërgon asnjë varkë në një breg zgjidhjesh.

Në lumin e pesimizmit dhe moskumunikimit fiton vetëm ankthi i përkohshmërisë, vetëm zemërimi dhe frika. Ndërkohë që ne të gjithë e dimë se ajo që e mban fillin e fortë mes nesh është besimi dhe dashuria, është empatia dhe solidariteti.

Ne si prindër duhet të kuptojmë se premtimi që na është bërë ne si brez dikur për një të ardhme më të mirë, nuk vlen me të njëjtën gjuhë me fëmijët e sotëm, të cilët janë të kërcënuar nga “droga e famës”, nga ethet e pasurimit të shpejtë, që në fund rezultojnë një amfiteatër vuajtjesh dhe padurimi. Nën ndikimin e spektaklit dhe konsumit dhe të kërcënuar gjithnjë e më shumë nga rezultati dhe jo nga qëllimi i asaj që bëjnë, fëmijët do e kenë gjithnjë e më të vështirë të përcaktojnë emocionalisht kufijtë e kënaqësisë për atë që kanë dhe për atë që duan të bëjnë me jetët e tyre. Mungesa e qëllimeve për të nesërmen e ka kthyer tanishmërinë në një diktaturë padurimi.

Thuajse çdo prind është përballur me emocionet që shkaktojnë te fëmijët rrëfime individuale në programe të përditshme televizive e sidomos në video të shpërndara, përfshi këtu deri ne limitet e fundit te intimes. Këto projekte e emisione i kthejnë të rinjtë në një gjah të konsumit të së sotmes, pa pasur fuqi të mendojnë për nesër, pa mundur të ëndërrojnë. Nën këtë presion, shumë fëmijë nuk e kuptojnë dot që, ajo që duhej të ishte vetëm e tyrja, është sot e gjithë publikut, pasi është bërë pjesë e show-t, duke u shpërndarë, pa ditur se kjo i bën më pas ata të pafuqishëm për t’iu kundërvënë makthit që krijon spektakli.

Eshtë përgjegjësia jonë, në shtëpi e shkollë, t’u themi se informacioni nuk është mençuri, por thjesht një mundësi. Duhet t’i themi me qetësi se është reflektimi ndaj asaj që shohim që mund të na japë më shumë dritë në atë që duam të ndjekim, dhe jo eksitimi i gjithanshëm që sugjeron bota e spektaklit. Përndryshe, nëse nuk ua themi hapur, do kemi murin e indiferencës së tyre, ndaj asaj që do u kërkojmë më pas.

Ky mur indiference, zemërimi dhe nervozizimi që shfaqin të rinjtë mund të shembet nëse vendosim ura të vërteta bashkëbisedimi, pa u ankuar për atë që nuk kemi patur ne në kohën tonë dhe pa dramatizuar atë qe ata na kërkojnë ata për shkak se janë bijë të kohës së tyre.

Nëse nuk arrijmë dot të ndërtojmë pyetjet e duhura në familje e shkollë, nuk ka pse, më pas, të bëjmë si të tmerruar nga dhuna që pason shoqërinë tonë, nga cinizmi i të rinjve.

Nëse nuk i drejtojmë sytë nga dashuria, nëse zemrën e tyre e lëmë në dorë vetëm të rezultatit dhe arsyes, atëherë duhet të llogarisim se mund të jetojmë në mbretërinë e indiferencës së tyre jo vetëm për ne, por për gjithçka rrotull tyre.

Ndaj, le të mos ngurojmë që t’u themi fëmijëve se, nëse ke një zemër të ndjeshme, nuk është dobësi, por është forcë për të kuptuar. Le t’u themi me forcë fëmijëve tanë se, të kesh sa më pak rroba në trup, nuk do të thotë se je i hapur ndaj të tjerëve.

…Ata kanë nevojë për ne dhe, duhet të jemi ne të parët që duhet të kuptojmë se, për çdo gabim të tyrin, kemi dhe ne pjesën tonë të fajit!

The post Ata kanë nevojë për ne! appeared first on Albeu.com.

Mungesa e vendmbërritjes si mungesë vetëvlerësimi!
Nga Agim Baçi

“Yt bir ka një mangësi të madhe inkurajimesh!”. Kjo fjali e një psiko-pediatri ishte diçka e përmbledhur e një takimi të dy prindërve bashkë me të birin 15 vjeçar. Mjeku bisedoi dhe nga pyetje-përgjigjet që bënin bashkë me djaloshin, ngriti pikërisht një nga ato pak gjëra që gjithsecili nga ne ose nuk i vë re ose i vë re shumë vonë- a dimë ne t’u flasim fëmijëve në shtëpi apo në shkollë duke pranuar se janë të ndryshëm e jo njëlloj qoftë me vëllezërit e motrat e tyre biologjikë ashtu edhe me shokët e shoqet në shkollë?

Por, në fakt, vlen vërtet të pyesim: si ua shpjegojmë ne fëmijëve atë që ata duan, atë që pëlqejnë, me atë që marrin realisht në jetë apo me atë që duhet të marrin? A ka një rrugë përshkrimi se si rregullohet ai hendek dëshirash, sidomos në një botë ku simpatia dhe mirënjohja janë dy ndjesi që po humbin nga komunikimi i përditshëm dhe ku humbja e durimit te adoleshentët ndërpret të gjitha udhët për një vendmbërritje të qartë, mbështetur në ide?

Ndërkaq, nuk mund të shmangim përgjigjen për pyetjen se, cila është përgjegjësia jonë si të rritur nëse adoleshentët e sotëm nuk mendojnë për ndonjë vendmbërritje? A është dhe përgjegjësia jonë si të rritur që atyre sot u duket gjithçka e kotë, pa ngjyra? A është edhe faji ynë për faktin se shpesh në komunikimet e tyre mungon përgjegjësia morale apo ndjesia e fajit, ose që ky debat mund t’u duket i pavlerë?

Çfarë ndodh me adoleshentët kur intelekti i emocioneve nuk prek më as dashurinë, duke e kthyer gjithçka vetëm në seksuale dhe jo në të menduarit për tjetrin? A mjafton sot vetëm të kalërosh mbi protagonizmin vetëm si qëllim për të qenë i njohur pa e vrarë mendjen nëse nuk je i qartësuar moralisht apo në ndjesitë për gjithçka që bën e thua?

Në fakt, mungesa e vendmbërritjeve është pasojë e një jete në kërkim të vazhdueshëm të argëtimit, duke hequr ndodhitë, duke hequr objektivat. Për këtë mungesë objektivash nuk mund të fajësojmë vetëm fëmijët. Bota e tyre e brishtë është sot një botë në duart e teknologjisë, e cila i ka thjesht klientë të kohës së tyre dhe statistikë për atë që bëjnë, ndërkohë që ne si prindër duhet të këmbëngulim, bashkë me mësuesit, për të mos i braktisur në skajet e veprimeve të tyre.

Niçe na ka paralajmëruar se “rinia zhytet thellë në ekzistencën e vet”. Paralajmërimi i tij i fortë ishte në atë kohë kur nuk parashikohej ky pushtim i kohës dhe qëllimeve nga teknologjia. Sot, kjo thënie e Niçes nuk vlen vetëm për t’iu besuar më shumë të rinjve, por edhe si një nevojë për të gjetur shtegun e komunikimit që të mos u humbë etja për jetën, etja për dijen.

Të rinjët e sotëm shpesh na tregojnë se janë vitalë, janë të zgjuar. Përballë vitalitetit të tyre, kreativitetit që ua ka shtuar edhe pushteti teknologjik, duket se ne prindërit nuk po mundemi të rindërtojmë me ta hartën e rrugëtimeve, të emocioneve, e sidomos të vendmbërritjeve, duke i lënë në një vetëvlerësim të ulët për atë që mund të arrijnë. Duket se jemi në atë fazë që paralajmëronte filozofi Ivan Iliç në librin e tij “Shoqëria pa shkollë”, i cili na paralajmëronte ne  prindërve se, me pafuqinë tonë për të komunikuar me ta, rrezikojmë t’u krijojmë bindjen se nuk do të kenë asnjë  fuqi ta ndryshojnë realitetin. E nëse i krijojmë këtë iluzion, të një varke pafuqie, përballë dallgëve të përditshmërisë, a e kemi ne më pas moralin që t’u kërkojmë atyre që të mos heqin dorë nga ëndrrat, që të mos i jepen tanishmërisë, që të mos flenë vetëm në shtratin e argëtimit?

The post Mungesa e vendmbërritjes si mungesë vetëvlerësimi! appeared first on Albeu.com.

Pse investohet kaq shumë në “politikën e mosbesimit”?
Nga Agim Baçi

“A mbijeton dot demokracia kur ne nuk u besojmë liderëve tanë?”, pyeste disa kohë më parë, në një esse të gjatë lidhur me fatin e demokracive sot, politologu dhe kryetari i Qendrës për Strategjitë Liberale, Ivan Krastev. Një pyetje që na vjen në mend sidomos pasi u njohëm edhe me sondazhet e fundit, të publikuara të premten mbrëma në kanalin televiziv Euronews Albania, rezultatet e të cilave tregonin mospëlqimin dhe refuzimin e publikut për të gjithë liderët politikë sidomos për ata opozitarë.

Po kujt i shërben ky mosbesim ndaj liderëve politikë? Kë bën më të fortë pyetësori i mbështetur në mospëlqimin e tyre?

Sipas politologëve, çdo qëndrim që i vendos politikanët në nivelin e kontestimit apo refuzimit publik, favorizon vetëm atë që është në pushtet, pasi në thelb, një politikë e tillë mbjell vetëm dekurajim mes qytetarëve, duke krijuar idenë se vota e tyre është e parëndësishme, se qëndrimet dhe opinionet e tyre nuk vlejnë për të ndryshuar realitetin.

Kjo politikë sondazhesh duket se ka vlerë edhe për vendet e zhvilluara, por për vende si Shqipëria, ai mbetet është jetik sidomos kur qeveria ka pak gjëra për t’u krenuar gjatë mandatit apo mandateve të saj qeverisëse. Ndaj dhe në ligjërimin e tij politik dhe mediatik Kryeministri investohet në çdo qëndrim, me qëllim që ndaj kundërshtarit të tij politik të ketë më shumë mosbesim, më shumë kontestim, pasi kështu qeveria zë pozicionin e së “keqes më të vogël”.

Po të ishin formuluar disa pyetje të tjera në këto sondazhe, të tilla si: Sa mendojnë qytetarët se është e korruptuar qeveria; Sa nga ne besojnë se parlamenti, si pushteti më i lartë i një republike parlamentare, arrin t’i kërkojë llogari kryeministrit dhe ta kontrollojë atë?- fare lehtë do kishim një panoramë krejt ndryshe të situatës së qeverisë së sotme përballë publikut. Për të vazhduar me të tjera pyetje: A ndërhyn apo jo qeveria në pavarësinë e gjyqësorit? Sa besim kanë njerëzit në institucionet e drejtësisë?, pasi situata mund të jetë edhe më e errët lidhur me mbështetjen që në të vërtetë ka sot qeveria në publik.

Frika e qeverisë se sondazhet e bazuara vetëm në punën e qeverisë, sidomos në zbatimin e ligjit, mund të sillnin një ndryshim të opinionit publik, ka bërë që qeveria të mbajë në qendër të debatit të tilla krahasime me opozitën, a thua se në këto dhjetë vite të qeverisjes së Ramës ka pasur po aq pushtet në vendime edhe mazhoranca edhe opozita.

Padyshim që opozita është një element i rëndësishëm për funksionimin e demokracisë, dhe si e tillë duhet gjykuar në atë që shfaq, në mënyrën sesi ia kërkon besimin publikut për të ardhur në pushtet. Është po kaq e rëndësishme që opozita të pyesë vetveten se ku përfundon ajo pjesë e shoqërisë që nuk mbështet qeverinë, por që nuk arrin të jetë as në krah të tyre. Gjithsesi mbetet absurde që të kërkosh të njëjtën përgjegjësi publike tek opozita sesa te mazhoranca, pasi është kjo e fundit që merr vendime për fatin e qytetarëve.

“Demokracia në të cilën njerëzit e kanë humbur shpresën se zëri i tyre demokratik mund të sjellë ndryshime dhe t’i shërbejë synimit të tyre kolektiv, është një demokraci në krizë” shkruan Krastev, duke vënë theksin se në një shoqëri demokratike nuk mjafton vetëm ekzistenca e institucioneve, por besimi se këto institucione funksionojnë dhe se mund të vetërregullohen. Pikërisht këtu qeveria jonë duket se është e interesuar ta zhdukë këtë shpresë, ndaj dhe investon gjithçka në politikën e mosbesimit.

Ndaj gjuha e Kryeministrit është tallëse, kontestuese, bullizuese, pasi në interesin e tij është që qytetarët të mos besojnë se kanë fuqi të ndryshojnë. Ndaj dhe që pas ardhjes në pushtet ai është përpjekur të bindë publikun se ai është fati ynë. Qoftë edhe duke lozur së fundmi me kartën e mbështetur në të tilla sondazhe, se ai është ende “e keqja më e vogël”. Në këtë strategji dekurajuese kontestimi ndaj kundërshtarit është jetik, sidomos në prag të fushatës zgjedhore. Fatkeqësisht, edhe opozita po ia jep këtë shans me moskorrigjimin e vetvetes./albeu.com

The post Pse investohet kaq shumë në “politikën e mosbesimit”? appeared first on Albeu.com.

A janë primaret risi? Ndreca: Aq sa është risi Berisha në politikë. Baçi: Në Shqipëri janë paradoksale
Situata në Partinë Demokratike dhe opozita, ishte një nga pikat që u diskutuan në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin analistët Neritan Alibali, Mentor Nazarko dhe Agim Baçi, si dhe avokati Plarent Ndreca.

Të pyetur nga moderatori Xhafo, se si i shohin primaret në PD dhe a janë ato risi, avokati Ndreca tha se janë po aq risi sa Sali Berisha në politikë.

Sipas Ndrecës problemet e opozitës nuk kanë filluar sot por që në vitin 2013-të, dhe prej asaj kohe nuk diti të ringrihet.

Ndërkohë Baçi theksoi se që të bësh primare në radhë të parë duhet të demokratizosh partinë nga brenda dhe më pas të synosh ta bësh atë me aleatët.

Pjesë nga Biseda:

Xhafo: Çfarë mendoni për primaret në PD:

Ndreca: Është risi për politikën shqiptare aq sa është risi Sali Berisha. Kjo krizë në opozitën shqiptare ka filluar që në 2013-n, në momentin që mori atë ndëshkim nga shqiptarët. Nuk arriti të bënte atë që çdo opozitë serioze bën, që është rrotacioni politik. Erdhi zoti Basha, por ai ishte një mashë në duart e zotit Berisha, pavarësisht veprimit të fundit, kur përjashtoi nga grupi parlamentar zotin Berisha.

Xhafo: Ju do fitoni prapë 61 bashki?

Ndreca: Aq sa na japin shqiptarët mundësinë për të fituar. Sa kohë që nuk ka një opozitë reale, një opozitë serioze patjetër që shqiptarët sytë në ballë i kanë dhe dinë ta bëjnë dallimin. Patjetër që ne në tavolinë jemi më të favorizuar. Nëse do të kishte një opozitë reale, rrotacioni i pushtetit do të ishte më i afërt. Për sa kohë nuk ka një forcë politike shpatullat për të mbajtur fatet e këtij vendi, shumë i vështirë rrotacioni.

Xhafo: Këtë që thotë zoti Ndreca e ka thënë edhe Veliaj në studio?

Alibali: Është e njëjta shprehja që është thënë nga pushteti i PD në vitet 2005-2013-të, një opozitë joreale, mendoj se do vazhdojë ky lloj rotacioni me sigurinë që forca në pushtet e konsideron opozitën si një forcë që nuk mund të vijë në pushtet.

Xhafo: Primaret janë risi?

Alibali: Primaret janë risi, por nuk do ta zgjidhin çështjen. Primaret e përcaktojnë opozitën si parti e lider opozitës. Edhe pse duket se ka një koalicion mes PD dhe PL, zyrtarisht nuk do të ketë koalicion. Deklarata e Metës që thotë kam interes për këshillat bashkiakë tregon që nuk është gati

Ndreca: Çfarë mendoni për primaret?

Alibali: Marrëdhënia mes Berishës dhe Metës nuk është marrëdhënie dashurie, por interesi. Koalicioni PD-LSI në 2009-2013-të ka qenë me kërcitje. Unë shtroj një pyetje që vërtetë Meta mund t’i bëjë thirrje elektoratit të vet që të votojnë për kandidatët në primare, por a do jenë të prirur ata të votojnë një kandidat që nuk është i partisë së tyre? Meta me një prerje të shpatës përcaktoi se nuk del në konkurrim me kandidat por me Këshilla. PD ka problemet e veta, dhe këto zgjedhje për dy anët e PD janë një provë gjeneralë për zgjedhjet vitit 2025-s. Dje unë kam thënë në Abc se grupi i Alibeajt është e pamundur që mos dalë me kandidatë.

Xhafo: Baçi mendimi juaj për primaret?

Baçi: Primaret në demokracitë europiane janë futur me vonesë, por në Shqipëri janë paradoksale, pasi duhet të kesh rregulluar demokracinë e brendshme pastaj primaret. Më duket një shpikje që Berisha të gjejë një zgjidhje për një aleancë sa më të madhe.

The post A janë primaret risi? Ndreca: Aq sa është risi Berisha në politikë. Baçi: Në Shqipëri janë paradoksale appeared first on Albeu.com.