agia sofia Archives - Albeu.com

“O miq o armiq, ose më trego ato fis q**at…” Dumani: Nga vjedhja e 26 armëve humba 100 mijë euro, ti fitove 200 €
Përmes një bisede të gjatë të zhvilluar mes një personazhi të quajtur “Visi” por në “SKY” njihet me emrin e xhamisë së Stambollit “Agia Sofia” dhe vetë Nuredin Dumanit që mbulohet në aplikacion “SKY“ me emrin “Toto Rinoo”, Dumani i shfaq Visit premtimin se do i gjente se s’bën njerëzit që i kishin vjedhur 22 pistoleta, një tomson dhe 3 pushkë.

Pavarësisht se “Agia Sofia” i betohet Dumanit, se nuk ka asnjë lidhje me vjedhjen, por 3 pistoletat i kishte marë për tregti nga një miku i tij,sërisht Dumani shprehet i prerë në bisedën që bën në “SKY” duke pohuar se:”…o miq o armiq, ti dhe unë… ose trego ato fis q**at…”.

Sipas Dumanit “Agia Sofia” bënte tregti me pistoletat e tij duke fituar 200 deri në 300 euro, por vetë Dumani nga kjo vjedhje kishte humbur plot 100 mijë euro.

Madje Nuredin Dumani e paralajmëron personin që fshihet me emrin “Agia Sofia”, duke ju shprehur se ai do i fuste miq dhe njerëz që të flisnin me të, për ta mbyllur këtë muhabet.

Më tej Dumani vijon duke i thënë: “…ok se do takojm nga afër …e di që s’ke me lan njeri pa fol për mu, amo mos u mundo kot se s’ka njeri në Shipëri që munet me të shpëtu ty nga kjo valle ke me kërcy ti në valle pa merak…”.

“Ora News” zbardh biseda të tjera të zhvilluara mes “Visit” që maskohet në SKY si “Agia Sofia” dhe Nuredin Dumanit që maskohet si “Toto Rinoo”.

Toto Rinoo: Por nuk më shpjegon dot si armët e mija kanë ra ndor tënde, kur 3 ditë më par kishte që ish vjedh dyqani?Si erdhën ke ty?

Agia Sofia:Po çdo gjë që të kam thënë janë të vërteta.

Toto Rinoo:Unë do të them një fjalë burrash. Që në këtë botë ka dy rrugë për ty dhe për mua. O ti më jep njerëzit që ti kan dhanë dhe ngelemi miq ose do bëhemi armiq.

Si thua me bo, po të dysh jepja kontaktet e vëllait tat e thuaj filloni e kërkoni se nuk ka mu mbyll lehtë kjo punë.

O miq o armiq, ti dhe unë. Zgjidh kë don ti se unë skom punë me ty. Ti kishe punë se ke pas në dorë mallin tim është vjedhur. Dhe unë të gjeta që je ti ai që ke mallin tim, ke ty do e kërkoj sa tkem frymën…

Agia Sofia: Unë deri më sot vetëm miq kam bërë. Unë stë kam rënë në qafë, unë po të shpjegoj si është puna, po të them po të doli një presje ndrryshe atëhere ke të drrejtë.

Unë po të flas taman me sinqeritet. Unë po të isha se do të mohoja që i kam pas në dorë atëherë kishe të drejt 1000%.

Toto Rinoo: ok se do takojm nga afër .. e di që ske me lan njeri pa fol për mu amo mos u mundo kot se ska njeri në shipëri që munet me të shpëtu ty nga kjo valle. Ke me kërcy ti në valle pa merak.

Agia Sofia: un po të them për ëe disatën herë që nga unë s’ta kam bër këtë gjë edhe të flas me bindje për këtë gjë. Edhe ai që ta ka dhën contactin tim, unë këtu e kam.

Po do ishte më e mira t’ma thonte kshu kshu është muhabeti. Unë për të fitu 200-300 euro.

Toto Rinoo: pse si kujton ti s’të gjej dot dhe pa atë njeriun që ma dha kontaktin tuaj të “SKY”.

Ai që ma dha këtë osht si vlla për mu. una zor kam me gjet numrat e telefonit, se sa kontaktet e “SkY”.

Agia Sofia: s’kam si të mbaj peshën e njerëzve që e kan bër vjedhjen.

Toto Rinoo: ti peshën e ke në kra tan kohës tashi.

Unë do isha njeri i keq nese do e mohoja këtë gjë, se vetë po zgjedh me majt këtë peshë dhe s’jom un ai që po ta ve peshën.

Se unë jam në gjëndje të sjell ty përball meje dhe s’munet askush me mohu gjon time. S’ka lind akoma ai njeri….

Agia Sofia: unë të kam fol me sinqeritet…

Toto Rinoo:Lere sinqeritetin me mua…. por më trego kush jan fisqimat direkt ose indirekt.Kaq dua nga ty… po të them një gjë dhe do ta mar me çdo kusht dhe ca do lloj kosto të ketë more vesh…

Agia Sofia: Tani po ke pak besim beso

Toto Rinoo: Unë s’të besoj pa të pa në sy kur flet.Unë i besoj veç zotit njeriu jo dhe i besoj vetvetes dhe duke vlerësu veten njikohësisht vlerësojm dhe shokët.Amo dije mirë që dhe baba im me qen i përlym dhe atë e dënoj ront.

Unë ta thash këtu njerëzit mkan besu mall e lek para dhënie e jetën e tyre, edhe kurr si kam trradhtu, jo mo ty qe t’kom kap me pras ndor.Ok mos tradhto njeri.

Ishalla po vin me të ndimu miqt e tu.

Unë do të vi në ship, ta di dhe shpinë.

Apo don ta tregoj ku e ke.

Agia Sofia:Tani po flet rand.

Toto Rinoo: Dhe familja jote pasi tkem kry pun me ty do pagujn mallin të gjithë. 100 mijë euro më bon malli mua.

o ti o familja ka mi pagu, se nuk mjaftoj veç koka jote apo e tyre.

A mo ti i ke fitu ato 200 apo 300 euro, ndërsa un kam humb 100 mijë euro.Kush osht ma në zor këtu ti apo un?

Agia Sofia: Po s’ta kam bërë un dëmin prej 100 mijë euro. Se unë si kam pas naj her bashk aq lek jo të kem bo një dëm të till.

Toto Rino: Atëherë trego kush i ka bërë.

Agia Sofia: Po për zotin se njof.

Toto Rinoo:Këtu ndryshon puna, që ti nuk e njef.Dhe ka shuuuum munsi që mos e njofësh atë që ti ka dhan ato armë. Por mos harro se nuk jan bostan dhe i bleve në Pazar.

Këto blehen tek njerëz të njoftur. Ke të njoftur ti? Ti pa pik turpi mundohesh me mashtru mua me argumentin që nuk i njef.

Agia Sofia: un ju thash tani këtyre miqve, të kthej përgjigje ose ti jap contactin tënd nëse do e meru vet nëse un përveç që i kam ble me lek nuk kam as një pik lidhje me as si kam vjedh as si njof hajdutat, as gjë.

Nësë të del që un kam gisht tjetër gjë, atëherë po.

The post “O miq o armiq, ose më trego ato fis q**at…” Dumani: Nga vjedhja e 26 armëve humba 100 mijë euro, ti fitove 200 € appeared first on Albeu.com.

Vjedhja e 22 pistoletave dhe 3 pushkëve tërboi Dumanin. Biseda në SKY me “Agia Sofia”: Do bëj masakër, do të të zhduk emrin nga gjendja civile
Vjedhja në ambientet e një dyqani në Fushë-Krujë, të 22 pistoletave të kalibrave të ndryshme, 3 pushkëve dhe një tomsoni, ka tërbuar Nuredin Dumanin, i cili përmes aplikacionit “Sky”, ka zhvilluar një bisedë të ashpër me një person që identifikohet me nofkën “Agia Sofia”.

Ky individ që mban emrin e xhamisë së madhe në Stamboll, dyshohet se në muajin Dhjetor 2020, i ka vjedhur një sasi të madhe armësh Nuredin Dumanit.

Siç del në bisedat e zhvilluara në aplikacionin “SKY” Dumani, shan e kërcënon, duke premtuar se do bënte masakra nëse nuk kthehen armët dhe nëse personi me nofkën “Agia Sofia” nuk tregonte personin që kishte vjedhur armatimin.

Biseda mes dy protagonistëve zhvillohet një ditë pas Vitit të Ri 2021, pikërisht në 2 Janar, ku Dumani pasi i kishte gjetur kodin e “SKY” këtij individi i shkruan dhe fillon ta kërcënojë, madje i thotë se është Nuredin Dumani se të gjitha fjalët që thotë i kthen në vepra.

Sipas “Ora News” Dumani i thotë se nëse nuk kthen lekët e armëve apo të tregojë personat që kanë vjedhur armatimin e tij, ai do fshijë kontaktin e Agia Sofia dhe njëherësh do i zhdukë emrin dhe në Gjendje Civile, duke e kërcënuar se e llogarit të vrarë.

Dumani në këtë bisedë shfaqet me nofkën “Toto Rinoo” ndërsa personi tjetër që besohet se është nga Fushë-Kruja, shfaqet me nofkën “Agia Sofia” i cili është emri i Xhamisë së Madhe në Stamboll.

Mes dy personave zhvillohet kjo bisedë si më poshtë, e nxehtë dhe kërcënuese deri në betime për vrasje dhe masakrime.

Toto Rinoo: Ça bone, mirë?

Agia Sofia: Ça bone ti?

Toto Rinoo: Mirë, faleminderit. Kalojm.

Agia Sofia: Nuk po të njof.

Toto Rinoo: Desha të flas pak me ty, për nji muhabet…në lidhje me diçka.

Agia Sofia: Kush je?

Toto Rinoo: (Nuredin Dumani,i dërgon foton e një arme).

Agia Sofia: S’po të kuptoj!

Toto Rinoo: Unë jam i zoti i kësaj armës. E di kush je ti, të njof mirë thjesht unë kërkoj atë që i ka vjedhur këto. Ndërsa ty të njof, ti smë ke takuar kurrë, hera e parë që folim. O djali shiko pak dhe kuptomë ça po të them. Pasi doja të flisja me ty si burrat dhe do gjejmë një rrugë.S’kom dasht me taku lajf se me dasht tashi për një orë të takoj.

Agia Sofia: Hahahahaha

Toto Rinoo: Me zgjidh këtë problem, armët janë vjedhur nga 4 persona. Unë të katër do ti zhduk dhe ty po qe nevoja. Po ca qesh ti?…të duket shaka…unë ta njoh vëllanë mirë dhe ty madje. Dhe mundohu me nejt pak serioz. Mos me hap dhomët mua, a mir…Me jep përgjigje këtu ose ke me dhanë lajf. Qysh dush ti e bojm…(I dërgon sërisht foto të armës)

Agia Sofia: Kujt ja more këtë kontakt? Kur armët janë vjedh nga 4 persona, atëherë ti e paske të zgjidh punën.

Toto Rinoo: I dërgon sërisht foto të armëve dhe vijon…o ti njeri unë e zgjidh mir këtë punë të paketoj e ty e qa ke mrapa. Të tregoj unë zgjidhjen ty pa merak.

Agia Sifia: Me degjo pak. Qofsh kush të duash mos kujto se po me tremb me të shkrujt se s’ja kam frikën asnjë njeriu ok. Edhe fol mirë, mos me flit mua me paketime.

Toto Rinoo: Shiko pak ti këtu. Unë të flas si të duash ti o idjot. Të paketoj o k… pse ça kujto ti se po flet me shokun tat o debil po te vras ty e ça ke mrapa. Për mallin tim s’ka byth jo ti po askush në Shipëri dhe sa për presjonet un i boj ralitet. Unë jam Nuredin Dumani. Më bërë të tregoj emrin që fole si gangster pulash ti. Do të rregulloj unë, pa merak e shef ti, se kush jam pa merak dhe do të shoh sa trim je pikolino ti dhe hajdut dhe gangster.Ti zbohesh dot, O hajdut o Gagster more vesh.

Agia Sofia: As të njof, as kam lidhje me të njof. As stë kam vjedh gjë as stë kam ra në qafë ok.

Toto Rinoo: A do më njohësh!Pa merak. Ku i more ato armë që janë të mijat , ato janë me numër serije.Janë vjedh 22 pistoleta, dhe 3 pushkë e 1 tomson.

Agia Sofia: Ore shok unë as ti kam vjedh, as gjë ok,se sjam hajdut edhe ato armë foto më kanë ardh.

Toto Rinoo: Po s’më njofte, do më njohësh të premtoj.Atë do e shikojnë ne. Dhe ato që ke bo me silenciator, sjan të tuat. Dhe këto që ke shit s;jan të tuat, sja ke haberin e di e di. Nga kush?

Agia Sofia: Unë po të them, që unë stë kam gisht në këtë punë nëse unë të kam gisht në këtë punë.

Toto Rinoo: Shiko, unë e di që do gjesh shumë arsye për me u la vet. Por nuk kam nevojë për mu sjaru.Unë du njeriun se kush ka hy në dyqan.

Agia Sofia: Po se kam lidhje me ty, si mund ti vjedh unë armët ty?

Toto Rinoo:(dërgon mesazh zanor dëke kërkuar që të paguajë të gjithë armët e vjedhura)

Agia Sofia: Po si të paguaj unë të gjitha, kur unë kam ble 3 pistoleta dhe asgjë më shumë.

Toto Rinoo:(Vijon ti dërgojë dy mesazhe zanore, duke i kujtuar se armët e vjedhura i kishte shitur dhe kishte fituar para)

Agia Sofia:Po kan shit dhe të tjerë, unë po të them për vete kam blerë 3 armë.

Toto Rinoo:(Sërisht i dërgon mesazh zanor)

Agia Sofia:Unë deri më sot as skam vjedh njeri, as skam ndërmed me vjedh njeri, me jat fut njeriu.

Toto Rinoo:Shif pak çfarë do të çoj. Këto janë gjithë numrat e serisë të armëve që janë vjedh.

Agia Sofia: O vlla, unë të kuptoj shumë mirë ty. Nuk po hapet ça ke nis, se spo punon mirë. Unë deri më sot as skam vjedh njeri, as skam ndërmed me vjedh njeri, me jat fut njeriu.

Toto Rinoo: E kuptove tashi që spo luan kush bllofin. E di je tu kontrollu listën që a përputhen numrat e seris.

Agia Sofia: Për zotin nuk po hapet. O vlla unë nuk rrej kurë në jetën time se sjam i tillë. (I dërgon foto të disa armëve).

Toto Rinoo: Shiko pak, unë spo akuzoj njeri për hajdut, amo ai mall osht vjedh dhe ty të ngel barra pasi ty tu gjetën këto armë.

Afia Sofia: Po si kam unë, këto janë shit për të fitu 200 apo 300 euro.Unë të thashë që në fillim, mu duke si ndonjë i njohur dhe thash po bën shaka. Tani e kuptoj shumë mirë, në çfarë situate je.

Toto Rinoo: Ore s’jam në situatë të keqe, në këtë mes je ti në situatë të keqe.Se ti më ke dalë në dritë, që 3 ditë pas vjedhjes. Ty të janë parë armët dhe i ke shit po ti.Tani ne kemi veç një rrugë, me gjet atë që i ka vjedhur ose ti do i paguash vetë këto armë. Ose me çu mu, kea to që ti kan dhan ty dhe ngelet midis nesh dy, kjo punë.Se si do i vejë puna prapa, mes nesh ka me ngel si për mir si për keq.Se unë do e mbaroj këtë punë se z’bo.

Agia Sofia:Po jo se të garantoj unë, se s’jam unë!Unë do flas me atë dhe do të kthej përgjigje, se atë që i kam ble e kam shok. Se nëse je ai që mu prezantove, ta siguroj që kemi shokë të përbashkët.

Toto Rinoo:Thjesht po kërkoj ma shumë se dy veta mi qëru.Po mos kem tjer me qëru atëher do merem me ty, se do qes mllefin diku dhe ai diku je ti se veç ty të kom ma të shpejt e me hek dufin.

Agia Sofia:Po jo se të garantoj unë, se nuk jam unë. Për këtë stë kam bo gjë unë, këtë gjë të jesh i sigurt. Tani unë po të flas pastër dhe nëse del nga dora ime se të ka vjedh një fishek atëherë të kam borxh, ça të duash.Unë sjam tradhtar me shit njerës, më mirë vij vet.

Toto Rinoo:Ok hajde vetë. S’po të akuzoj as për tradhtar as për hajdut. Mos shit njeri.Si ke vjedh ti, i ka vjedh ai që ti dha ty. Por puna osht se të jan kapur ty këto armë.

Agia Sofia:Unë i kam marë nga krah tjetër

Toto Rinoo:Kush është krahu tjetër?E di kush jam un me të vërtet se veç në TV ke ngju pralla për mu.Amo ndryshe osht situate.

Toto Rinoo: si e lom këtë punë, a mos e zgjasim kot se duket sikur po folim si fëmijët.

Agia Sofia: unë ta thash si e mora, thash njeri po bën shaka.

Toto Rinoo: O më jep njerzit ose m’baje vet dopjo 6-ën. jo jo më thuaj si erdhën armët e mija ke ty vetëm 3 ditë pasi mu vjedh dyqani mua.

Agia Sofia: po s’kam si ta mbaj, un tani po të flas taman.

Toto Rinoo: pasha Allaun do bëj masakër për këtë punë dhe për atë zot po duket sikur po e ofendon, duke më bindur që ti ske lidhje.Unë po të fshi nga kontakti dhe do flas dhe me Gjendjen Civile, të fshi dhe ty nga ty…un jam Nuredin Dumani..do takojm shum shpejt të premtoj.

Agia Sofia: Tani këtë gjë s’ta pranoj, të më flasësh kështu.

The post Vjedhja e 22 pistoletave dhe 3 pushkëve tërboi Dumanin. Biseda në SKY me “Agia Sofia”: Do bëj masakër, do të të zhduk emrin nga gjendja civile appeared first on Albeu.com.